Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
sabato 30 novembre 2013
Te integrohemi pa Komplekse!
Nje shqetesim real i shkrimtarit Kim Mehmeti! Po eshoqeroj me komentin tim ne statusine e tij:
"Ne fakt duhet te ndodhe e kunderta. Te integrohemi ne boten e madhe nepermjete identiteti tone. Kjo eshte rruga me e mire! Cdo menyre tjeter eshte konformiste dhe shpreh nje kompleks te kujt e mbart kete mendim.. Vete Europa punon fort per ruajtjen e identitetit te saj, por edhe per identitetin e cdo shtet te vecante. Multikulturalizmi eshte nje nga vlerat e Europes. Le te hyme ne Europe pa komplekse, jo duke i varferuar vlerat tona, por duke i pasuruar ato. Vetvleresimi duhet te jete vlera jone e pare!".
"Ne fakt duhet te ndodhe e kunderta. Te integrohemi ne boten e madhe nepermjete identiteti tone. Kjo eshte rruga me e mire! Cdo menyre tjeter eshte konformiste dhe shpreh nje kompleks te kujt e mbart kete mendim.. Vete Europa punon fort per ruajtjen e identitetit te saj, por edhe per identitetin e cdo shtet te vecante. Multikulturalizmi eshte nje nga vlerat e Europes. Le te hyme ne Europe pa komplekse, jo duke i varferuar vlerat tona, por duke i pasuruar ato. Vetvleresimi duhet te jete vlera jone e pare!".
sabato 23 novembre 2013
Jo refraktarizëm brezash!
“Generations Unite To Change The World- Gjeneratat bashkohen për të ndryshuar botën”.
Preferova t'i referohem këtij slogani të Samitit të Grave, mbajtur më 9
maj 2013 në New York. Ky Samit i Forbes, shumë i ndryshëm në llojin e tij, ishte jo
për çështjet e grave, por për atë se si një brez i ri i grave mund të ripërcaktojnë
nocionin e pushtetit nëpërmjet inovacionit dhe një ndryshimi në gjëndje, që të
bashkojnë forcat me udhëheqësit tradicionalë për të ndihmuar në zgjidhjen e
problemeve më të vështira të shoqërisë.
Pra një takim i fuqishëm, trasformues dhe shumëbrezësh i mendjeve më të fuqishme:
sipërmarrës, filantropistë, Shpikës, edukatorë, drejtues të fondacioneve dhe
OJQ-ve, artistë dhe politikane. Çdo njëri prej tyre, pa asnjë dallim një
pjesëmarrës aktive në shoqëri.
Ky mund të jetë pa frikë një model (dhe jo e kundërta e tij, sic ndodh rëndom), i cili duhet
ndjekur nga shoqëria jonë dhe ledershipi yne ekonomik, shoqëror dhe politik! Jo refraktarizëm brezash!
Kjo është domosdoshmëri për të rritur eficencën e një organizate, të një shoqërie apo një vendi.
Kjo është domosdoshmëri për të rritur eficencën e një organizate, të një shoqërie apo një vendi.
venerdì 22 novembre 2013
Përcaktimi i roleve të komandës dhe lidershipit
Mendova ta trajtoj këtë temë nisur nga disa ndodhi në disa kompani të
ndryshme shqiptare (kompani private, mbasi per ato publike nuk kam bere
ende ndonje vezhgim), ku përcaktimi i roleve drejtuese apo vlerësimi i
tyre, në cdo hallkë, por jo vetëm lë shumë për të dëshiruar. Kjo
sigurisht, në nivel hierarkik apo horizontal, vlen gjithashtu edhe për
organizatat, institucionet apo shoqërinë tërësinë e saj.
Të përcaktosh rolet e komandësdhe lidershipit nuk është e lehtë. Si ti përcaktosh ato kjo është cështja..
Vet kualifikimi i termit
Leadership
është i vështirë për faktin se udhëheqja është një kombinim i
profesionalizmit dhe personalitetit. Ajo është një cilësi e lindur dhe
si e tille identifikimi i kësaj cilësie tek një individ nuk është i
menjëhershëm edhe nëse ky vihet në një situatë udheheqese si ato që
bejnë kompanitë përzgjedhëse.
Pra, në shumicën e rasteve është e
mundur që të ketë një tërësi të informacionit të ndërtuar mbi
profesionalizmin dhe një vizion sipërfaqësor të personalitetit te një
individi. Prandaj, duke mos pasur siguri në cilësitë e lidershipit dhe
menaxhimit të një personi, derisa ai të provohet është vetë kompania me
strukturën e saj, ajo që duhet të mbështetësë, në fakt, rolin e
komandës .
Lidershipi është me të vërtetë i lindur atëherë në
qoftë se shfaqja e cilësive të tij do të ndodhë qartësisht natyrshëm,
nëse individi ka hapësirat e duhura për ti treguar ato, në të kundërt
komandimi për të do të ishte një imponim dhe si i tillë i vështirë për
t'u ushtruar. Nuk është e lehtë për të gjetur njerëz, që janë në gjendje
të përdorin komandën në mënyrë korrekte dhe qe te jene në gjendje jo
vetëm për të koordinuar njerëz të tjerë, por për të mundur ti vlerësojnë
ato dhe për të nxitur në maksimum grupin për të arritur gjithmonë
performancën më të mirë.
Të gjitha këto detyra, për të gjetur
individin e përshtatëshëm, duhet ti takojnë vetë kompanisë, sepse asaj
nuk mund ti lejohet që të ketë një " bos " i cili nuk mund të
admonistrojë dot fuqinë e tij dhe nuk di ta bëjë atë fuqi të rritet .
Menaxhimin
e roleve udhëheqëse për shkak të vështirësisë dhe të rëndësisë që këta
të fundit mbajnë bëhet një pikë e rëndësishme për një realitet që do të
lulëzojë dhe do të ndjekë instinktin e tij natyrore, që është evolucioni
(zhvillimi i vazhdueshëm).
Një tjetër pikë e rëndësishme është
dimensioni i pushtetit, që u jepet individëve, si në aspektin e
madhësisë fizike, ashtu dhe në aspektin e rëndësisë strategjike, sepse
në qoftë se tashmë është e vështirë për të gjetur "udhëheqësit" e
vlefshëm, është një ndërmarrje e vështirë të gjesh njerëz të aftë për të
administruar organet e kompanive shumë të mëdha, me shumë të punesuar,
ose ndryshe me një pushtet të gjerë dhe me ndikim.
Për këtë
arsye, një kompani duhet të shqetësohen për të shpërndarë sa më shumë të
jetë e mundur kompetencat dhe përgjegjësitë, duke i lidhur të gjitha
ato me një sistem të marëdhënieve dhe të informacionit të strukturuar
dhe të monitoruar, që jep rezultate efektive dhe efikase. Pra, jo më
disa njerëz me shumë kompetenca dhe të dimensioneve të mëdha, por shumë
njerëz me kompetenca të kufizuara apo të veçanta.
Kjo qasje
ka vlera të shumta: ajo ndihmon në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e
fuqive të brendshme të kompanive; thjeshton rekrutimin falë thjeshtimit
të roleve dhe në fund ngrihet, pa pasur nevojë të përdorë politika të
dedikuara, ndjenja e përkatësisë në shoqëri, sepse të përgjegjësosh
njerëzit do të thotë tu japim atyre rëndësi dhe t'i bëjmë ata të ndjehen
pjesë e diçkajeje, pjesë e shoqërisë . Kjo përbën një lidhje të
konsiderueshme, që shtyn individët të japin gjithnjë e më shumë për të
mirën e shoqërisë dhe në këtë mënyrë për të mirën e tyre.
Luiza Hoxhaj
Ekonomia e zemres
"Ekonomia me e madhe eshte ekonomia e zemres"- thote Rosy Canale. Kjo do te thote se jo cdo gje kerkon para per tu realizuar. Ne shume raste me pak ose aspak para, por me shume pune, pasion, perkushtim, zemer, kreativitet mund te behen gjera te mrekullueshme. Dita e sotme ishte nje demostrim i tille.
Iscriviti a:
Post (Atom)