Search This Blog

Wednesday, April 28, 2010

Pensionet dhe perkrahja sociale tani ne zyrat e Postes Shqiptare

Interviste
Drejtoresha Luiza Hoxhaj:
Sherbimet speciale per bisnesin dhe familjaret
Pensionet e perkrahja sociale tani ne zyrat e Postes Shqiptare
Rritja e sherbimeve daj publikut dhe evcanerisht ndaj bisneseve jane sfidat e shpejta te kompanise "Posta Shqiptare sh.a". Drejtoresha e shoqerise konfirmon ne nje interviste per gazeten "Dita", se gjate ketij viti do te ofrohen permes agjensive ne te gjitha rrethet e vendit pervec shperndarjes se pensioneve

Tuesday, April 27, 2010

Ne shpirt ndihem qytetare Beratase

Interviste me z. Luiza Hoxhaj, ish prefekte e Qarkut te Beratit, dhene gazetarit Myslym Hotova.
"Antipatrea": Sa kohe punuat si Prefekte e Qarkut te Beratit dhe si e pritet kete emerim?
 -Ne cilesine e Prefektes se qarkut te Beratit punova 11 muaj. Eh, si e prita kete emerim? Ndihem keq kur e mendoj se e prita fare pa entuziazem. Pas nje hezitimi, pranova dhe erdha ne Berat thjeshte me ndjenjen dhe sensin e kryerjes se kesaj detyre me korrektese dhe perpikmeri dhe kaq. Ne Berat preka nje realitet tjeter, shume me te bukur nga ai, qe kisha menduar.
"Antipatrea": C'pershtypje keni nga puna ne qytetin e Beratit?
-Te mrekullueshme. Me duket se Berati u be pjese e qenesishme e imja dhe une pjese e tij. Ne shpirt ndihem qytetare Beratase. Ja edhe kjo interviste e verteton kete. Ndjej se po me nderoni shume. Une dhe Berati u ndame shume mire. Ne Berat punohet. Klima, qe me rrethonte ishte teper e ngrohte dhe mikpritese. Njerezit teper bashkepunues. Mjafton te dije ti vleresoje dhe angazhoje. Ne Berat une u ndjeva si ne shtepine time.
"Antipatrea": C'pershtypje kane lene tek ju vlerat muzeale te qytetit te Beratit?
 -Berati, realisht eshte ne teresi ansambel vlerash muzeale, arkeologjike, religjoze, kulturore, artistike dhe mjedisore. Berati te mrekullon, te mban te lidhur mbas vetes. Keto vlera te detyrojne te mos heshtesh, por te behesh nje ze ne mbrojtje te tij. Ne Berat cdo gje flet. Flasin guret, kishat, xhamite, shtepite tradicionale. Flet Ura e Gorices. Flet edhe lumi me gurgullimen e tij. Flasin lagjet muzeale. Flet Kalaja me shume se 2400 vjacare. Shkurt: ne Berat cdo gje te intrigon. Ne Berat cdo dite prek vlera te reja. Ato jane pa fund.
"Antipatrea": Me sa jemi ne dijeni ju si titullare kishit shume plane dhe vizione per rregullimin e Beratit. Me sa dime ju ishit nismetarja e ngritjes se Lobingut per mbrojtjen nderkombetare (UNESKO) te Beratit si pasuri universale?
-Duke njohur cdo dite e me teper Beratin dhe beratasit ne jeten dhe punen e perditeshme, duke njohur cdo dite e me shume vlerat, qytetarine e tyre, kapacitetet njerezore, kulturore e punedashese, diturine, une ndihesha gjithnje e me e motivuar per te bere dicka per ate qytet. Ne cilesine e perfaqesueses se qeverise ne Qarkun e Beratit ishte nje nga detyrat e mia funksionale fotografimi i situates konkrete ne qark, menaxhimi i te perditeshmes, por edhe projektimi i te ardhmes se Qarkut te Beratit ne pergjithesi dhe ne vecanti te kryeqendres se tij: Beratit, nje nga krenarite tona kombetare. Nxitja dhe angazhimi i te gjithe faktoreve per te kontribuar ne kete drejtim ishte gjithashtu nje detyre perpara meje. Ne Berat nuk eshte e veshtire te punosh. Perkundrazi, punen ta lehtesojne vete beratasit, me qytetarine dhe kulturen e tyre, me konservimin e shkelqyer, qe u kane bere ne shekuj vlerave universale. Ata kane ditur te harmonizojne vlerat, kulturat, qyteterimet. Aty bashkejetojne harmonikisht koherat, vlerat muzeale, arkeologjike, historike, natyrore. Gjitheshka e kane realizuar vete beratasit ne kohera. Keshtu, qe eshte teper e thjeshte. Mjafton pak deshire dhe vullnet per te kontribuar, pertej te perditeshmes per te vene ne dukje keto vlera, per te bashkerenduar kontributet e qytetarise beratase, aktoreve publik dhe privat, institucioneve, diplomacise, botes akademike, ku Berati ka nje perfaqesim mjaft dinjitoz, shoqerise civile, te gjithe atyre qe e duan Beratin dhe mund te bejne dicka per te, per te shkundur pluhurin e kohes, per te prezantuar imazhin real te tij. Kjo pune patjeter, qe duhej filluar nga korrigjimi i gabimeve, qe ishin bere ne kete qytet, deformimeve te kioskave apo nderhyrjeve jashte kritereve ne zonen muzeale. Mjafton te ekzistoje sensi i drejtesise dhe gjitheshka eshte e mundur. Eleminimi i rrezikut, qe perbente shkembi per lagjen Mangalem ishte gjithashtu nje angazhim. Po keshtu sistemimi i kaskades se lumit Osum, i cili ishte nje projekt, qe fatkeqesisht mbeti ne fillesat e tij. Perpjekje u bene per restaurimin e Ures se Gorices. Futja e nje fryme, vizioni dhe mentaliteti bashkekohore ne menyren e te punuarti dhe te drejtuarit ishin shume te rendesishme per mua. Aktivitete dhe organizime te tilla si Panairi i Agrobisnesit, Konkursi i Veres, me qellimin, qe ato te ktheheshin ne nje tradite dhe te prezantonin nje model, qe duhej vazhduar ne te ardhmen ishin gjithashtu angazhime personale. Nje ndermarje e imja ishte gjtihashtu studimi i nivelit real te varferise ne qarkun e Beratit, por per shkak te kohes, se paket ne dispozicion, u realizua vetem faza e pare e ketij projekti. Realiteti ne ate Qark eshte shume larg shifrave zyrtare te varferise. Rritja gjithashtu e prezences se autoriteteve te larta shteterore dhe qeverise ishte nje tjeter synim, qe po realizohej hap pas hapi. Harresa ndihej ne kete qyete. Ndihma konkrete per te krijuar lehtesite e nevojeshme per bisnesin, duke filluar nga me e thjeshta furnizimi me energji elektrike, gjithashtu ishte nje proces. Pas kesaj fillonte puna me e veshtire: duhej te prezantonim te gjithe se bashku kete realitet perballe autoriteteve, perballe vendimarresve vendore, kombetare, diplomacise apo edhe organizmave nderkombetare, per te orientuar vendimarrjen e tyre ne drejtimin e duhur, me qellim : zhvillimin, begatimin dhe te ardhmen e ketij qyteti. Nje perpjekje e tille modeste ishte edhe inisiativa per te ndertuar lobingun, qe do te shkundete pluhurin e kohes dhe harreses nga dosja e aderimit te qytetit te Beratit ne zonat e mbrojtura te Trashegimise boterore si nje pasuri universale e njerezimit.
"Antipatrea": Aju shqeteson fakti se ky lobing nuk realizoi asgje ne praktike, dhe akoma me keq vlerat muzeale po degradojne?
-Patjeter, shume, por une nuk mund te them se nuk realizoi asgje sepse ai Lobing realizoi disa objektiva:
         Se pari: Realizoi dhe rriti ndergjegjesimin e njerezve per tu angazhuar ne nje drejtim te tille
         Se dyti: U derguan letrat per senesibilizim dhe kerkim mbeshtetjeje, ambasadorit tone prane UNESCOS, si dhe disa perfaqesive te rendesishme diplomatike.
        Se treti: Aty, me shume kompetence u hodhen piketat per te ardhmen. Akademiket e nderuar beratas si Prof. Kristaq Prifti, Prof. Pandeli Cina, Prof. Kristaq Filipi, Prof. Hysen Kordha etj, perfaqesues te shoqerise civile, autoritetet vendore me shume seriozitet u angazhuan ne kete proces. U perpilua kerkesa ndaj qeverise, duke i kerkuar asaj si autoriteti i pershtateshem,  t'i kerkonte  Organizates prestigjioze UNESKO rifutjen ne proces te dosjes se Beratit.
Paralelisht perfaqesuesit e Institutit te Monumenteve te Kultures, pjesemarres ne takim u angazhuan per te plotesuar dosjen teknike me qellim, qe te fitohej koha e humbur. Njekohesisht u aplikua edhe nje projekt per tu angazhuar ne perpilimin e kesaj dosjeje ne perputhje me kerkesat e reja te Formatit te UNESKO-s, kerkesa te cilat kishin evoluar. E kam studjuar edhe vet kete dosje 12 vjecare, me shume vlere por e paplote per shkak se koha ka bere te sajen, ka fluturuar, ndersa dosja eshte pluhurosur dhe harruar. Moment tjeter i rendesishem eshte hartimi i Rregullores se Ruajtjes dhe Administrimit te Qytetit Muzeal te Beratit dhe dergimi i saj per miratim ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. Kjo rregullore synonte rritjen e vemendjes, kujdesit dhe pergjegjesise se autoriteteve lokale. Eshte e qarte se kjo eshte nje rruge e gjate. Per kete aresye duhet te ndryshohet gjendja me projektet lokale apo nderkombetare per te mbajtur nderkohe keto vlera, qe Berati i ka. Ne kete moment kjo detyre (mirembajtja e shtepive muzeale) eshte pertej kapacitetit te qytetarit te thjeshte beratas. Disa nderhyrje jane emrgjente. Jemi ende ne kohe se neser mund te jete vone.
"Antipatrea": A eshte normale, qe prefekti i sotem Z. Thanas Broka nuk e ka mbledhur akoma kete lobing?
-Kete pergjigje nuk duhet t'a jap une. Ky eshte nje nga amanetet e mia per te gjate dorezimit te detyres. Por per hire te te vertetes duhet thene se ky angazhim nuk eshte detyrues: eshte thjeshte vullnet dhe vizion. Natyrisht autoriteti i Prefektit eshte i dobishem dhe angazhimi i tij besoj se nuk do te mungoje.
Per kohen qe punova e falenderoj stafin e mrekullueshem te prefektit te qarkut si dhe te gjithe ata qe morren pjese ne takimin e pare. Do ta ribejme takimin e dyte ne Tirane apo Berat. Per kete kane filluar parapergatitjet dhe angazhimi nuk mungon. Por cdo gje do kohen e vet.
"Antipatrea": Si ish Prefekte e Beratit, si anetare e shoqates kulturore "Antipatrea" (SHAKA) dhe si anetare e keshillit botues te gazetes "Antipatrea" c'mesazhe u jepni qytetareve berats dhe drejtuesve te tij?
-Dhjete muaj e gjysem eshte shume pak per te bere ate qe duhet per qytetin e Beratit. Une bera sa munda. Ishte kohe e paket per te bere shume, por e mjaftueshme per te projektuar. Cdo investim i asaj periudhe duhet vazhduar, te metat duhen korrigjuar. Une do te thosha se kushdo, qe vjen ne Berat merr shume prej tij, prandaj duhet te jape pak nga vetja per te. Kjo duhet ber cdo dite kudo, qe te jesh. Une duke u ndjere shume e nderuar per te tre cilesite, qe ju permendet, ndihem beratase dhe per kete do te perpiqem, qe t'a bej mire pjesen time. Qytetareve beratas do t'u thosha se ata duhet te ndihen krenare, qe jane beratas. Autoriteteve lokale dhe aktoreve te tjere do tu thosha se eshte nder dhe detyrim te mendosh dhe te punosh me perkushtim, ndershmeri, vizion dhe profesionalizem per Beratin.
"Antipatrea": Faleminderit

Intervistoi/ M.HOTOVA. Nentor 2004
Botuar ne faqen 1 dhe 4 te gazetes Antipatrea

Tuesday, April 20, 2010

Nje sfide per territorin e Vlores:“Nje peisazh i te gjitheve, nje peisazh per te gjithe”

 Preferova te perdor si titull ne kete shkrim nje shprehje te shkeputur nga Konventa europiane e Peisazhit, ne dhjete vjetorin e miratimit te saj( Firenze 20 tetor 2000) nga Keshilli i Europes.
Gjithnje e me shume shtrohet domosdoshmeria e te aresyetuarit mbi ceshtjet ambjentale dhe perspektiven e zhvillimit te qendrueshem, duke evituar ndarjet, perkundrazi duke ndertuar lidhje dhe duke eksploruar maredhenie midis aspekteve te natyrave te ndryshme, nga ato qartesisht ambjentale tek ato me shume te lidhura me dimensionin social dhe kulturor.
Ne kete kontekst peisazhi mund te luaj nje rol te rendesishem, duke tejkaluar reduktimin e peisazhit thjesht ne nje “kartoline” dhe duke rikuperuar domethenien e saj fillestare ne “kuadrin e sintezes” ose akoma me mire ne se e konsiderojme si nje manifestim te misherimit ne nje territor te caktuar te raportit midis njeriut dhe ambjentit.
Rrethi i Vlores nga ky kendveshtrim eshte vertete mjaft i pasur, per variacionin e madh ambjental qe e karakterizon dhe per menyrat e ndryshme ne te cilat ne rrjedhen e historise kulturat e ndryshme kane lene gjurmet e tyre ( duke filluar nga qyteterimi romak).
Por peisazhi tenton te shkoj pertej konceptit te sintezes dhe megjithate ne gjendje te permbaj ne vetvete si “realitetin” ashtu dhe “imazhin e realitetit, duke ju referuar si nje dimensioni material ashtu edhe atij jo material. Vlen te thuhet se peisazhi eshte: teresia e domethenieve dhe vlerave qe te pervecmit apo/dhe komuniteti i atribuon kontekstit te vet te jetes( vlera kulturore dhe ambjentale, treguesit estetik, lidhjet shpirterore, referimi i ideniteteve etj).
Duke konsideruar peisazhin do te thote qe te llogaritesh jo vetem te dhenat si me thene neutro, “objektive”,por edhe te gjitha pasurite qe lindin nga atribuimi i vleres subjektive, nepermjet kendeveshtrimeve te ndryshme. Ne fakt edhe keto atribuime vlerash dhe cilesish nga ana e popullsive, te prodhuara nga dinamika dhe proceset e ndryshme jane ne gjendje te modifikojne assetet ambjentale dhe territoriale: veprimet qe transformojne peisazhin, fillojne nga veprimet me te vogla personale deri tek ato me te gjera, rezultat i zgjedhjeve te planifikuara,
Ndryshimet e peisazhit te kryera ne dhjete vjecaret e fundit( ne Vlore ndoshta me shume se kudo) jane shpesh ndryshime qe manifestojne nje shterje te kapacitetit per te atribuar vlera mbrojtese ambjentale dhe kulturore ne territorin tone. Ne keto 20 vjete bilanci i planifikimit peisazhistik eshte deziluzionues. Biodiversiteti ne kete zone si kudo ka pesuar nje reduktim drastik. Nga ky proces zonat fushore dhe pyjet kane qene me te goditurat. Pervec kodrave te zhveshura shembullin me te mire e kemi ne krah te qytetit me pyllin e Sodes. Gjate kesaj periudhe kane humbur nen efektin e asfaltit dhe betonit territore te pasura me biodiversitet .
Betejes se qytetareve vlonjate dhe perfaqesuesve te shoqerise civile per mbrojtjen e gjirit te Vlores personalisht do ti shtoja edhe dimensionin peisazhistik.
Hapja e debatit mbi konservimin dhe administrimin e peisazhit duhet te lancoj nje stine te re ne planifikimin dhe programimin terriotrial, ne gjendje te siguroj mbrojtjen dhe vleresimin e qendrueshem te territorit. Peisazhi eshte sot aktualitet i madh ne debatet per politikat per territorin, duke pasur nje vlere te pazvendesueshme per te.
Ky rol eshte sanksionuar ne Konventen eruopiane te Peisazhit, dokument normativ i promovuar nga Keshilli i Europes dhe i ratifikuar nga 30 vend europiane, dokument themelor dhe inovativ si dhe pike referimi per politikat e peisazhit ne gjithe kontinentitn, pra edhe ne Shqiperine tone, pavaresisht mosratifikimit.
Teksti i ketij dokumenti, detyrues po aq sa edhe nje ligj, prezanton nje sere implikimesh te rendesishme te cilat kane ushqyer ne keto vite ne nivel europian nje debat te zjarrte, si ne nivel shkencor ashtu edhe ne eksperienzat aplikative( debat ky ende i panjdeshem tek ne).
Konventa hapet me nje preambule te gjate, ne te cilen ceshtja e peisazhit eshte e perfshire ne ate te zhvillimit te qendrueshem, duke afirmuar vleren e peisazhit si patrimon natyror dhe kulturor te Europes si dhe rendesine e saj si element i cilesise se jetes se popullisve respektive. Peisazhi eshte ne kete menyre i njohur si vend i te drejtave por edhe i pergjegjesive.
Artikulimi i nje perkufizimi preciz te “peisazhit” si “nje pjese e caktuar territori, ashtu sic eshte perceptuar nga popullsia, karakter i cili derivon nga veprimet e faktoreve natyror dhe/ose njerezor si dhe nga ndergjegjesimi i tyre,(art 1,a)
Peisazhi qe do te thote teresia e natyres dhe kultures, eshte ndertuar dhe transformuar nga faktore te shumefishte e mbi te gjitha eshte produkt i perceptimit dh prezantimit te popullsise. Kjo perfshirje ‘strukturore e popullsive behet keshtu nje element formues i gjithe konventes.
Ne vecanti objektivat e cilesise se peisazhistikes-perkufizimi i te cilit eshte nje moment kyc, i politikave per peisazhin ( per te gjitha peisazhet edhe ato te privuara nga vlera esenciale apo te degraduara), te cilat duhet tu pergjigjen aspiratave te popullsise per sa i takon karakteristikave peisazhistike te ambjentit ku jetojne ( art.1.c).
Ne konevente vecohet domosdoshmeria e stabilizimit te procedurave te pjesemarrjes se publikut (art.5.c) dhe te konsiderimit te vlerave te vecanta te atribuara nga subjektet dhe nga popullsia e interesuar (art.6.c). Per kete aresye masat e para qe duhen implementuar nga vendet firmetare jane sensibilizimi, edukimi dhe formimi jo vetem i specialisteve dhe teknikeve, por edhe i publikut te gjere.
Konventa europiane e peisazhit thote keshtu qe peisazhi eshte nje e mire e perbashket e te gjitheve dhe per te gjithe, me nje vemendje mjaft domethenese kundrejt demokratizimit te saj dhe nje largim nga nje perafrim elitar.
Ne kete optike behet interesante te okupohesh ne proceset e transformimit te peisazhit( jo vetem transofrmime qe jane realizuar ne te kaluaren, por edhe ato qe jemi duke i shtuar artificilaisht sot, qe nga njera ane jane rezultat i nje dialektike te vazhdueshme ne raportin midis njeriut dhe natyres, nga ana tjeter eshte e domosdoshme qe te shtojme ne respekt te atij qe i eshte besuar kujdesi mireperdorimin e tij, “ne disa raset- thuhet ne konvente, behet fjale te kesh vecanerisht kujdes dhe te reagosh nepermjet metodave te shpetimit; ne te tjera te individualizohen modalitetet me te mira per nje transformim te ekulibruar, i cili respekton vlerat ekzistuese; ne te tjera akoma do te jete e nevojeshme te kesh kurajon edhe te projektosh peisazhe te reja per te rikuperuar vendet e degraduara.
Ndarja se bashku e vlerave te zgjedhura duket sot nje sfide themelore me rendesi themelore, pa te cilen cdo politke territoriale rrezikon te humbas efektivitetin, bashkendarje qe duhet te niset nga vemendja ndaj aspiratave te mbare popullises( ashtu sic e nenkupton konventa europiane) e ne respekt te roleve te ndryshme dhe te pergjegjesive te ndryshme te politkaneve, te thirrur per te vendosur mbi rregullat e lojes, te eksperteve dhe teknikeve roli i te cileve eshte themelor ne njohjen e vlerave te kategotive te ndryshme te mbartesve te interesave deri sa te kene ze te gjithe te interesuarit dhe jo vetem ata qe bertasin me shume, por mbare popullsia e cila cdo dite nderton dhe e shikon peisazhin si nje ambjent per te jetuar, i cili e lejon te “ndihet si ne shtepi”.
Sfida e pjesemarrjes eshte nderkaq e hapur se bashku me sensibilizimin dhe rritjen e ndergjegjesimit se peisazhi eshte nje e mire e perbashket.
Konventa europiane e Peisazhit eshte nje ndryshim konkret i ideve dhe normave.Ajo mund te perfaqesoje nje instrument te rendesishem te kualifikimit turistik per nje zhvillim te qendrueshem te territorit. Bota e turizmit, ne fakt ka filluar te bej llogarite me domosdoshmerine per te rikuperuar vazhdimisht oferten e vet turistikee, si ne terma te quendrueshmerise ashtu dhe ne terma te pergjegjshmerise sociale, per nje perafrim te integruar ne gjendje te forcoje sinergjikisht veprimet e ndryshme.
Sot kerkohet nje menyre e zgjeruar e konceptit te zhvillimit duke dashur te jete ne gjendje te vleresoj e bej transparent prurjet e veta edhe per nje lokalitet tipikisht turistik, sic eshte Vlora. A mund ta perceptoj popullsia vlonjate dhe publiku i gjere mbretereshen e turizmit me nje kurore shtyllash te ftohta metalike rrethe e qark?
Ky shkrim propozon nje tjeter kulture ne trajtimin e temes dhe vleresimit ambjental te territorit dhe mbikqyrjes se peisazhit. Shkaterimi i ambjentit perfaqeson kercenimin me te rende per gjirin e Vlores.
Cdo qytetar duhet te ndihet pergjegjes, ne nivel individual, kollektiv apo institucional. Konventa Europiane e Peisazhit e con popullsine ne qender te procesit te konservimit dhe administrimit te peisazhit, duke vendosur nje lidhje te ngushte midis konservimit te peisazhit dhe ndergjegjes se publikut per lidhjen e pandashme midis mireqenies se eco-sistemit dhe mireqenies se njeriut. Aktualisht nuk kemi nje matje te ndergjegjes se vlonjateve per krizen aktuale te biodiversitetit.
Hapja e debatit mbi konservimin dhe administrimin e peisazhit duhet te lancoj nje stine te re ne planifikimin e territorit, ne gjendje te siguroj mbrojtjen dhe vleresimin e qendrueshmerise se territorit si dhe nje rivleresim te projekteve aktuale. Hapja e ketij debati duhet te jete nderkohe nxites per ratifikimin e kesaj konvente, duke fuqizuar keshtu rolin e publikut dhe pergjegjshmerine e intstitucioneve lokale e qendrore ndaj ceshjteve te peisazhistikes, te cilat edhe keshtu jane te kushtezuar qe ne vendimarrjet e tyre me ndikim ne ambjente te konsiderojne nenet 56 dhe 59 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ne te cilat percaktohet qarte e drejta per tu informuar mbi gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij (art 56) si dhe detyrimi i shtetit per te siguruar nje mjedis te shendetshem dhe ekologjikisht te pershtatshem per brezat e tanishem dhe te ardheshem. Pershirja e aktoreve social dhe ekonomik qe verpojne ne territor me procsin e planifikimit dhe definimit te planeve te veprimit i ben planet e mbrojtjes se peisazhit dhe biodiversitetit efikas dhe mundeson konkretizimin operativ te tyre ne shkalle lokale, ne nje kontekst me te gjere ate te qendrueshmerise se zgjidhjeve te ofruara, jo te gjnedemi si ne rastin e TEC te Vlores, vleresimi i difekteve te te cilit deh impakti negativ ndaj ambjentiti, u be nje vit mbasi punimet e tij kishin perfunduar. Nepermjete aplikimit te Konventes europiane te Peisazhit, e detyrueshme per tu konsideruar prej nesh ne kuadrin e procesit te integrimit europian, duhet kryer rivleresimi i projekteve me impakt ne tregun turistik lokal dhe kombetar, i cili eshte destinacioni kryesor ne te cilin ka investuar popullsia e Vlores dhe komunave perreth saj
Ky shkrim eshte nje ftese per reflektim, ballafaqim, diskutim te veprimeve, te ndermarra nga te gjithe aktoret qe duhet te jene se bashku protagoniste ne vitet ne vazhdim ne administrimin e peisazhit, ne qendrueshmerine e nderhyrjeve mbi territor dhe ne konservimin e biodiversitetit me qellim qe te mundemi edhe ne te ardhmen ta quajme gjirin e Vlores “Vend i bukur”.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 20.04.2010

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Tirana observer te dates 24.04.2010 ne rubriken Opinion , fq 9

Sunday, April 18, 2010

Mbi zhvillimin lokal

Koha rrjedh me shpejtesi. Ndersa ende nuk kemi zgjidhur problemin e njohjes se zgjedhjeve te pergjitheshme zgjedhjet per pushtetin vendor po trokasin. Jo vetem qe ne horizont nuk po duket asnje hije e perpjekjeve per te finalizuar reformen e shume perfolur apo shumepritur administrative, por as konceptimi i poltikave te zhvillimit lokal nuk duket te kete ngjyrimet e nje politkeberjeje bashkekohore.
Tema e zhvillimit lokal dhe politikave respektive eshte gjithnje dhe me prezente ne refleksionet mbi proceset e globalizimit dhe europianizimit.
Keto dy makro-procese jo vetem kane sjelle nje seri sfidash per nivelet institucionale lokale, por kane vendosur ne pah edhe potencialin ekonomik, social dhe kulturor te sistemeve lokale per te qene rilevante per stabilitetin dhe qendrueshmrine e zhvillimit ne kontekstin global.
Se fundmi eshte evidentuar ne fakt rimarrja e rendesise se dimensionit lokal si ne fushen e politik-berjes europiane ashtu dhe ne ate te cdo shteti anetar, apo aspirant per anetaresim.
Ne terma organizativ perfshirja ne rritje e aktoreve lokale eshte bere nje domosdoshmeri per ta bere me trasparent procesin vendimarres dhe shtuar efektshmerine e instituzioneve, ndersa nga pikeveshtrimi i politikave te variablit lokale ka patur si qellim te rrise efikasitetin dhe eficencen e nderhyrjeve publike.
Persa i perkete ketij aspekti te fundit, pjesemmarrja lokale ka qene thellesisht e instrumentalizuar per te arritur nje nga objektivat strategjik te Unionit europian, pohim ky i zhvillimit te ekuilibruar dhe te kohezionit ekonomik dhe social.
Eksperienca pozitive e perdorimit te modelit pjesemarres te poltikberesve qe parashikojne perfshirjen e aktoreve publike dhe privat aktive ne nivelin lokal (Programi leader, Interreg,Equal,Urban ...) eshte perhapur edhe ne fusha te tjera te vendimarrjes.
Paternariati lokal perfaqeson sot nje parim kardinal ne implementimin e nje sere politikash kyce te UE, te cilat jane: Inovacioni, ambjenti, kerkim shkencor, edukimi dhe formimi profesional, trasporti dhe energjia.
Gjithesesi roli themelor i aktoreve rajonal dhe lokale ka qene lancimi i strategjise europiane per konkurrueshmerine, punesimin dhe zhvillimin e qendrueshem.
Dinamikat e cituara me siper jane bere objekt i kerkimit ne fusha te disiplinave te ndrysheme.
Analiza te pafundme kane marre ne analize si vet konceptin e zhvillimit lokale, si per temat relative te zhvillimit e territorit si dhe pluralitetin te modeleve lokale te zhvillimit duke ju referuar perafrimit analitik, duke propozuar celesa te ndryshem interpretative te fenomeneve ne diskutim.
Midis pyetjeve te cilave duhet tu japim nje pergjigje perpara zgjedhjeve lokal e, por edhe ne vijim jane sa vijon:
• Si mund tu pergjigjen ne nivel lokal sfidave konkurruese qe shtrohen perpara sistemeve lokale nga globalizimi i ekonomise?.
• Cilat mund te jene sot , sipas ketij skenari politikat per promovimin e zhvillimit lokale?
• Si mund te ekuilibrojme objektivat e rritjes me ato te qendrueshmerise?
• Cilat modele organizativ garantojne efikasitet me te madh te politikave?
• Cilat metodologji mund te perdoren per vleresimin e impaktit per zhvillim?
Kjo liste, natyrisht jo e ezauruar nxjerr ne pah se sa e pasur eshte agenda e kerkimit mbi temen e zhvillimit lokal dhe per sa eshte e domosdoshme vizioni transversal i fenomeneve ne diskutim.
Kjoliste nxjerr gjithashtu ne paj se sa pak kemi bere dhe bejme ne ne kete drejtim.
Nje hap i pare ne kete drejtim mund te ishte perafrimi nderdisiplinor “ne rrjete”, qe vendos e llogarit disa eksperienca konkrete te politik-berjes dhe te operatoreve te zhvillimit lokal.

Wednesday, March 24, 2010

"Yes We can", reforma shendetesore e Presidentit Obama behet ligj

Presdienti Obama ka arritur te realizoj objektivin e tij kryesor me pak vota.
Dhoma e perfaqesuesve ka aprovuar me 219 vota( tre me shume se votat e domosdoshme prej 216) dhe 212 vota kunder, projektligjin e reformes shendetesore, qe kishte marre aprovimin e Senatit ne dhjetorin e kaluar.
Pra jo vetem imazh dhe karizem, por arritje dhe rezultate konkrete. Obama hyn keshtu ne histori me fakte dhe jo vetem me shkelqimin e nje prej fushatave elektorale me ekzaltuese ne SHBA.
Reforma ka arritur te marre rruge fale votave te antiabortisteve, te cilet kane arritur te realizojne me numrin nje te Shtepise se Bardhe nje mareveshje, e cila perfshihet ne ligj(edhe ky nje leksion me vete per politiken tone se si mareveshjet konverohen ne ligje dhe nuk trajtohen, ne mungese te plote transparence si mareveshje xhentelmensh,ndermjete personash jo xhentelmen, te cilet perfundojne ne kacafytje verbale: me preve ne bese, e hengre apo e mbajte fjlen etj si keto).
Perpara tij te gjithe presidentet kishin falimentuar ne tentativat e tyre, por Obama dhe demokratet shume te bindur ne domosdoshmerine e kesaj reforme nuk jane ndalur.
Pavaresisht egersise se opozites, pavaresisht sondazheve ne renie dhe takimeve te zgjedhjeve ndermjetese; Qellimi ishte teper i larte per tu thyer nga grushtimet.
“Sonte kemi demostruar qe jemi nje popull ende ne gjendje te bejme gjera te medha” ka thene Obama duke shtuar qe vota pertej te qenurit “nje gure i ri ne ndertimin e endrres amerikane” eshte edhe “nje fitore e popullit” dhe jo vetem e nje segmenti poltike.
Kjo ishte nje fitore e cila ben te mundur nje koperture sigurative per 32 milion amerikane, 94,7 % te qytetareve jo te moshuar, duke zgjeruar kujdesin shendetesore dhe duke ofruar perfitime fiskale pa te cilat shume qytetare amerikane do ta kishin te pamundur te kishin nje sigurim
Obama arriti ne kete menyre objektivin e tij themelor. Amerika priti 100 vjet ta arrinte kete moment. Fale kesaj reforme cdo amerikani i garantohet nje cilesi e larte e kujdesit shendetsor.
E veshtire te mendosh nje skenare te ngjashem ne vendin tone. Ku sic duket megjithese nje popull me standarte jetese shume me te uleta reforma jone shendetesore po ecen ne drejtim te kundert me kete objektiv madhor te arritur nga presidenti Obama.
Sipas meje qeveria duhet te marre leksion te mire nga eksperienca amerikane per te permiresuar shenjestren ne drejtim te politikave shendetesore, atyre te politkave sociale si dhe sherbimit universal nga shendeti deri tek amortizatoret sociale
Pa kete reforme te rendesishme te poltikes shendetesore dobesohet shume cdo mundesi politike e kujdesit shendetesor ndaj qytetareve. Pa folur mandej per mungesen e mjekeve ne qendra shendetesore apo zona te caktuara. Pa kete reforme te rendesishme do te vazhdojme te shohim njerez ne nevoje emergjente per kurim te enden pa rrugezgjidhje spitaleve sepse nuk kane mundesi te blejne medikamentet e nevojeshme per kurim, do te kemi trajtime te diferencuara,edhe per ata qe kane nje mbulim sigurativ.Pa kete reforme do te vazhdoj te na perndjeke shprehja " mjere ke ze halli"
Duhet nje sistem i tille i kujdesit universal ne te cilin shteti nuk abandonon qytetarin qe humbet punen dhe i trajton ata njesoj pavaresisht nga puna qe bejne.
Nuk eshte utopi realizimi i nje financimi te tille. Mjafton te reduktohet 10% evazioni fiskal.

Luiza Hoxhaj
Tirane 24.03.2010

Saturday, March 13, 2010

Perballimi i temes se qytetarise dhe integrimit nga perspektiva e shqiptareve neper bote.

“Qytetari” dhe “Integrim”: jane keto temat, qe duhen bashkuar urgjentisht ne nje diskutim, qe nje komitet per shqiptaret neper bote, prane komisionit te ceshtjeve te jashtme ne kuvendin e Shqiperise, duhet te propozoj dhe te zgjidh sa me shpejt. Eshte ky nje propozim i avancuar per te ngritur seline e punes se ketij Komitetit te Perhershem per Shqiptaret neper bote.
Kemi nevoje te prezantojme nje reflektim mbi keto tema, duke pare edhe ligjin ne cilesine e qytetarise se vendeve te tjera si ne kontinentet ku emigrojne shqiptaret ashtu edhe ne vendet europiane, qe jetojne ose kane jetuar me pare eksperienca te emigrimit te ngjashme me ato shqiptare, duke filluar nga fqinjet tane Italia dhe Greqia.
Kemi pergjegjesine e lidhjes se temes se qytetarise me ceshtjen e integrimit duke furnizuar nje perspektive, qe con ne ballafaqimin e eksperiencave tona. Problematika jone e integrimit duhet trajtuar ne dy dimesione: se pari integrimi mbare shqiptare dhe se dyti integrimi yne i perbashket ne strukturat euroatlantike.
Qeveria dhe maxhoranca jane duke demostruar nje shterje te ndjeshmerise mbi keto tema. Ata kane injoruar deri tani: si ceshtjet e lidhura me qytetarine, qe jane vecanerisht te ndjshme ne komunitete tona ne bote ashtu edhe rihapjen e temes per te rimarre qytetarine shqiptare.  Partite politike si ne pozite dhe ne opozite jane duke tentuar ti paraprijne nje momenti te tille, por pa bere asnje perpjekje apo ndermarrje ligjore qe ne te ardhmen e afert te japin oferten e tyre per zgjidhjen e kesaj problematike. Shqiptaret neper bote ne pikpamje financiare me prurjet e tyre apo remitancat sic quhen ndryshe jane nje shtylle e forte e financave shqiptare, gati nje e treta e PBB. Menyra se si i trajtojme ne shqiptaret neper bote, te kujton shprehjen e fameshme tek filmi "Shoqja nga fshati": "Epo qumeshitn ja duan fshatit po vajzat s'ja marrin". Edhe ne parate e emigranteve i duam po asnje perpjekje nuk bejme ne keto momente qe t'ua lehtesojme atyre kthimin, duke bere nje atdhe sa me atraktive dhe duke lehtesuar proceduart e investimit te tyre ne ekonomi. Ata per ne jane nje prurje jo vetem ekonomike, por edhe kulturore, dijesh, ekseprience dhe shume mire mund te sjellin ketu zhvillim, duke aplikuar fenomenin spin-off.
E rendesishme eshte te operohet zyrtarisht ne keta muaj te pare te vitit, duke theksuar edhe tematiken mbi rrjetin konsullor, (i cili ne fakt eshte nje rrjet ne zgjerim e siper. Arrij ne kete perfundim, duke ndjekur dinamiken e prezences se shqiptareve neper bote)si dhe ate mbi informacionin, si per sa i takon sektorit te vendimarrjes nga qeveria ashtu edhe persa i perket RTSH, i cili si nje televizon publik duhet te kete nje hapesire te caktuar ne planin e tij editorial per ceshtjen e shqipetareve neper bote.

Tuesday, March 9, 2010

Per Grate nje barazi shansesh ne fakt dhe jo me fjale

Nje dite mbas festimit te 8 Marsit dhe diskutimeve te ndryshme here here edhe kundershtuese ne se duhet te jete apo jo feste 8 Marsi, ne se duhej te festohej(Pati diskutime qe e shpallnin 8 Marsin si feste trashegimi nga socializmi etj). apo te protestohej ne kete dite, nisur nga simbolike e asaj, qe perfaqeson kjo dite: sakrificen e grave te fabrikes se tekstileve ne New York, per te siguruar te drejtat e tyre etj, mendova te shkruaj keto rreshta me qellim ridimensionimin e urimit tim. Keto diskutime se bashku me urimet e shumta qe morrem na shoqeruan gjate dites se djeshme, por edhe sot ne studio te ndryshme televizive.
Mendimi im eshte se cdo date, cdo perkujtim, duke qene i tille ka ne vetvete elemente celebrues, pra mund te jete edhe feste. Ne festime te tilla ruhet edhe nje raport me ate se cfare perfaqeson, simbolizon ajo dite pa mbetur rob i kesaj simbolike.
Ne kete kontekst ne Shqiperi diten e festes se 8 Marsit pame te parakalonin perpara nesh larmi aktivitetesh: simpoziume, takime te drejtuesev te larte te grupimeve te ndryshme politike me grate e grupimeve respektive, shetitje te lira etj. Shumica e grave festuan ne menyre tradicionale festive. Do te vecoja ketu takimin festiv te 350 grave te komunitetti shqiptare ne Torornto, Kanada, nderkohe qe pati edhe nje pjese grash te cilat protestuan simbolikisht si ndonje shoqate grash ne kryeqytet, por edhe realisht, si ne Durres apo Orikum te Vlores etj.

Nisur nga sa me siper urimi im ne diten e festes se 8 Marsit do te ishte: Nje barazi reale, e ndertuar mbi inisativa konkrete dhe jo vetem me fjale, qe nxit grate te jene me te shumta ne cdo sektor.

Sipas meje eshte i nevojeshem nje protagonizem me i madh i vet grave, i cili duhet te jete i perbere , ndertuar mbi ide, programe dhe rezultate. Keto duhet te demostrojne rrjeti i grave dhe struktura te tjera te ngjashme, te cilat duhet te sherbejne per te mbeshtetur dhe vleresuar projektet femerore, duke u dhene atyre me shume ze perballe institucioneve lokale apo kombetare. Keto jane praktika konkrete dhe te dobishme.

Grave vlejne tu kujtojme edhe kurajon. Kurajoja eshte femer, grate mund te kene nje rol themelor ne luften kunder krimit te organizuar jo vetem ne institucione, por edhe ne jeten private dhe sociale, duke qene teper te vendosura.

Prandaj nje urim per te gjitha grate eshte gjithashtu,qe te arrijne se bashku te afirmojne dhe mbrojne cdo dite te drejtat dhe vlerat e tyre.

Luiza Hoxhaj

Tirane me 9 Mars 2010