Search This Blog

Monday, June 28, 2010

Dalia Presidente-një rast që të frymëzon

   

        “Midis barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik, ekziston një lidhje më pak lineare dhe më e thjeshtë se sa politikbërësit (policy-makers) dhe ekonomistët e akademikët bëjnë shpesh të duket.

                            Esther Duflo,nobelist në ekonomi


Midis zhvillimit ekonomik dhe “gendermpawerment”, ekziston një relacion i thellë dhe që sic ka theksuar me forcë nobelisti Amartya Sen shkon në brendësi të drejtimit: “zhvillimi ekonomik mund të japë një shtytje të jashtëzakonëshme për të reduktuar pabarazinë midis burrave dhe grave dhe anasjelltas diskriminimi ekonomik, social apo juridik kundrejtë grave, mund të frenoj zhvillimin ekonomik”.

T’i japësh forcë grave, në sensin që t’u japësh atyre mundësinë të kenë akses në të mira të cmuara, midis të cilave : shëndeti, edukimi arsimor apo pjesëmarrja në jetën politike, mund të stimuloj nxis arritjet ekonomike të vendeve në zhvillim, duke konsideruar që megjithatë zhvillimi ekonomik nuk eleminon plotësisht pabarazinë.

Për ta jetësuar këtë konkluzion ju referova shembullit të Presidentes së Lituanisë. Dalia Grybauskaite komisaria europiane për bilancin, e cila është që nga korriku i vitit të kaluar e para Presidente grua e Lituanisë dhe njëkohësisht gruaja e dhjetë në botë që kryen këtë detyrë. Natyrisht që ky është nja lajm që meriton vëmendje edhe sot mbas një viti.
Bionde, rrezatuese, me një krehje të thjeshtë, me flokë të prera shkurt që evidentojnë mirë fytyrën dhe që venë në pah një shprehje dinamike të lehtë, 53 vjecarja elegante e lauruar në ekonomi politike në Universitetin e Leningradit Dalia Grybauskaite, është presidentja e re e Lituanisë, fituese e zgjedhjeve presdienciale në 17 Maj të vitit 2009. Një rezultat elektoral që nuk ka pasur rezonancë të lartë, në se nuk do të njoftohej nga ana e mjeteve të informimit. E megjithatë ky është një sinjal pozitiv për rolin politik femëror në nivel ndërkombëtar. Kështu Grybauskaite e testuar si komisare për bilancin e UE është gruaja e dhjetë në nivel botëror që zgjidhet presidente e një republike.
Përvec Grybauskaite një Presidente grua është zgjedhur në Finlandë, Tanja Halon Halonnen, në Islandë Maria Mac Aleese, në Zvicër Michelin Calmy Ray, në Letoni Veira Viki Freiberg. Në Filipine Gloria Arreyo, në Liberi Elein Johnson Sirleof, në Kili Michelle Bechelet, në Indi, Praktibha Patit, në Argjentinë Cristine Fernanda Kreher.

Për arësye dinastie edhe tre gra të tjera janë kryetare shteti. Këto janë: Mbretëresha Margrethe II në Danimarkë, Beatrice, në Vendet e Ulëta, Elisabeta e II në Mbretërinë e Bashkuar.
Dalia Grybauskaite u prezantua në garë si kandidate e pavarur dhe ka arritur një rezultatë të lartë qysh në raundin e parë më 69,04 % të votave nga 51,88% e popullsisë pjesëmarrëse në votim. Por kjo nuk mjafton. Ajo që është duke përballuar tashmë është një situatë shumë impenjative. Lituania është pjesë e një krize që po kalojne vendet balltike. “…shija e fitores është pesha e përgjegjësisë” ka deklaruar Dalia kur u “bë e qartë” se ajo ishte fituesja e kësaj gare elektorale. Pika a parë e programit të saj është transparenca e administratës publike.

“Gruaja e hekurt e Balltikut” sic e kanë mbiqujatur, është një person me eksperiencë të madhe, sic thashë më lartë ajo ka qenë Komisare europiane për buxhetin.

Paraardhësi i saj një 83 vjecar ka qenë për 10 vjetë President i Lituanisë. Në këto kushte mandati i Grybauskaite është i një rëndësie të madhe dhe marzhi i manovrës me brendi të gjerë. Në fakt prerogativat e Presidentit, në këtë rast të Presidentes, së Republikës në Lituani janë të okupohet në mënyrë esenciale me politikat e jashtëme.

Për zgjedhësit Dalia Grybauskaite përfaqëson një figurë “leonike”, personin kompetent, si në cdo situate demostrohet të janë gratë, që do të dijë të drejtojë fatet e vendit. Ata besojnë, që do të dijë të ketë më shumë peshë në jetën politike edhe për administrimin ekonomik të vendit vërtet në vështirësi.
Në trimestrin e parë të 2009 produkti i brendëshëm bruto i Lituanisë zbriti në 12,6 %, kundrejt të njëjtës periudhe të vitit 2008, dhe kjo mbas pothuajse 10 vjet rritjeje dhe një bumi në 5 vitet e fundit.
Fushata e saj elektorale ka patur një efekt në ngritje në stabilitetin ekonomik, në stimulimin e eksporteve dhe në lehtësitë fiskale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Idetë e saj kanë ngjitur dhe kanë qenë të vlerësuara nga lituanezët e qeverisur nga një qendër e djathtë plotësisht e kritikueshme për recensionin dhe që nuk ka ditur të administrojë krizën dhe rastet e presupozuara korruptive.

Por kthehemi në vështrimin e fillimit që korrenspondon me faktet. Për Grybauskaite është folur në fillim si për një lajm, i cili nuk mund të lihej në asnjë mënyrë në heshtje, por që ka mbetur plotësisht në shurdhëri pas legjitimimit. Duket për disa nuk ishte interesante të kuptojnë, të dinë dhe as të citojnë psh një përshkrim të zellëshëm, të karrierrës së saj të ngarkuar dhe të suksesëshme, që tani kishte në plane të parë eksperiencën si përfaqësuese e Unionit Europian.

Përtej rastit personal dhe ky i presidentes të një vendi jo të largët, jo të panjohur dhe as të prapambetur, mund të shënojnë së përballë suksesit dhe arritjeve të realizuara nga një grua e kalibrit të lartë dhe komplimentues, mund të nxirren konkluzione dobiprurëse.
Së pari rritja e interesit dhe kulturës për ta parë gruan në nivelet më të larta të vendimarrjes. Ka ende pak interes në këtë drejtim, mungon kultura e personazhit “kryetar shteti” grua, me kompetencat ekonomike dhe politike tradicionalisht prerogative mashkullore. Hapi përpara megjithatë është bërë, presidente të republikës ndofta janë pak por atyre u duhet venë veshi.
Zërat keqëdashës, janë gjithmonë prezent dhe u bënë cështje edhe në “G8 e grave”, që u mbajt në Romë shtatorin e kaluar, ku rasti i Dalia Grybauskaite u referua si shembull. Nga ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar lindi inisiativa, e cila ka propozuar një slogan” Respect Women. Respect Word” dhe një imazh me një trendafil të bardhë, simbol i dlirësisë dhe thjeshtësisë femërore, që prezanton lancimin e një fushate informuese me këtë temë. Në vidio shfaqet një bojë e zezë, e cila ndot ujin në të cilin është një trendafil i bardhë, i cili progresivisht nxihet nga boja, duke na thënë: “Dhuna ndaj grave hidhëron botën. Na ndihmoni ta ndalim”. Mesazhi i përbashkët i sloganit dhe imazhit është që: Gratë duhet të respektohen në cdo fushë: në familje, në shkollë, në punë dhe në politike.
Së dyti nga ky rast evidentohet qartë rëndësia esenciale e besueshmërisë, ndaj elitave politike qëndrore apo lokale, besueshmëri e cila duhet pranuar që është në nivela të ulëta edhe në vendin tonë.
“Mendoj se elita politike është shvlerësuar” –ka thënë vet Grybauskaite “ dhe që zgjedhësit nuk besojnë tek politikanët lokale. Eksperienca ime dhe rezultatet që kam arritur në karrierën time demostrojnë se unë jam e besueshme”.
Këtë rënie të besueshmërisë ndaj elitave politike e tregon qartë rritja në përqindje të lartë, e “partisë së abstenuesve”, sic e përkufizoi gazetari i mirënjohur Enrico Montana, në një interviste televizive në Top-Chanell, duke përmendur shifrën 36%, të nivelit të abstenuesve në vendin e tij të zhvilluar (Italinë). Në nivele akoma më të larta, mbi 50%, është mos pjesëmarrja në votime edhe në vendin tonë, mospjesëmarrje e cila përvec faktorëve të tjerë, në masë të konsiderueshme është shprehje e mungesës së besueshmërisë.
Në raste të tilla mungesë besueshmërie prezenca e alternativave të tjera sic, është rasti i një figurë eksperteje, (rasti Dalia), e cila kandidon si e pavarur është shpëtuese apo me efekte shëruese dhe shëndoshëse për demokracinë dhe ekonominë e një vendi. Duhet pranuar se mundësi të tilla në vendin tonë për shkak të sistemit tonë zgjedhor dhe sidomos zbatimit të tij jo korrekt janë në minimum. Është rasti të ndryshojmë.
Së treti, duke lënë mënjanë faktin që jemi në rastin e një Presidenteje grua, rasti i Dalias, tregon domosdoshmërinë e pasjes së një figure të fortë, sic është ajo e Presidentit të zgjedhur me votim direkt nga populli. Në se i referohemi situatave të fundit politike në vendin tonë, shihet qartë se Presidenti i Republikes tek ne është një figurë e pafuqishme dhe e paafte të zgjidh situata të caktuara politike, jo thjesht për mungesë kapaciteti personal, i cili nuk ka kushte që të provohet, por për pafuqi kompetencash, të cilat i jane reduktuar së tepërmi me ndryshimet e fundit kushtetuese, të 21 Prillit 2008. Mënyra se si ai zgjidhet e ka kthyer vete Presidentin e Republikës në një figurë të brishtë.
Konsideruar faktin që Lituania është një vend me të njëjtën të kaluar ish komuniste si vendi ynë, por që ndryshe nga ne ka përshkuar një rrugë më të suksesëshme, sot është një vend anëtar i BE me një ekonomi relativisht të shëndetëshme, mendoj se ne duhet ti referohemi asaj edhe për të hedhur një hap tjetër të rëndësishëm konstitucional, i cili do të ishte: Zgjedhja e Presidentit të Republikës me votim direkt nga populli. Kjo do të mundësonte pasjen e një Presidenti, i cili do të ishte vërtet garant i Kushtetutës dhe unitetit të popullit, pa cënuar thelbin e të qënit të Shqipërisë një Republikë Parlamentare. Me një figurë të tillë do të rritej më tej besueshmëria e publikut, pse jo dhe qëndrueshmëria e vendit. Duke e konsideruar zërin tim një zë tepër modest ndofta ky mendim do të shërbente për të lancuar një diskutim të gjerë në këtë drejtim.

Luiza Hoxhaj

Tiranë më 28.06.2010

Ky shkrim është botuar në gazetën "Tirana Observer"

Sunday, May 9, 2010

Drejt Europes se te drejtave, drejt Europes se vlerave

Ne 60 vjet Europa ka ndryshuar, bota ka ndryshuar.
Gjate ketyre 60 vjeteve Unioni europian ka lindur dhe eshte rritur. Sot me shume se kurre, ne nje bote te globalizuar ne ndryshim te vazhdueshem Europa eshte thirrur te perballoj sfida te reja.
Globalizimi i ekonomise, evolucioni demografike, ndryshimet klimatike, aksesi energjetik per te mos folur per kercenimet e reja te sigurise, jane temat e medha me te cilat Europa e shekullit te 21 duhet te perballet.
Te gjitha keto problematika, qe nuk njohin kufije, Shtetet anetare nuk jane me ne gjendje t’i perballojne te vetme. Per te perballur keto sfida Europa duhet te disponoj disa instrumenta efikase dhe koerente te adaptuara per funksionimin e nje Europe jo me prej 15 por 27 shtetesh anetare si dhe per t’iu pergjigjur zgjerimit te metejshem te saj apo edhe transformimeve te shpejta te botes aktuale. Pra per te perballur keto sfida Europa duhet te modernizohet. Per t’u bere balle dhe per t’iu pergjigjur preokupacioneve te qytetareve nevojitet nje force kollektive ne nivel europian.
Duke llogaritur evolucionin politik, ekonomik dhe social dhe duke dashur t’u pergjigjen aspiratave te europianeve, kryetaret e shteteve anetare dhe te qeverive perkatese kane vendosur rregulla te reja te cilat disiplinojne prurjet dhe modalitetet e veprimtarise se ardheshme te Unionit.
Eshte ky objektiv i Traktatit te Lisbones te 13 dhjetorit 2007, frut i negociatave te ndermarra nga shtetet anetare ne kuadrin e nje konference nderqeveritare, ne punimet e te ciles kane marre pjese gjithashtu Komisioni europian dhe parlamenti europian..
Rregullat e jetes se perbashket te stabilizuara nga Traktati, jane te rregulla te trasheguara dhe rregulla te rinovuara. Unioni Europian posedoi karten e vet te te drejtave themelore, me vlere juridike deri sa hyri ne fuqi Traktati i Lisbones. Te drejtat qe jane shkruar ne kete karte, te trasferuara edhe ne Traktatin e Lisbones e bejne ate nje tekst te nivelit nderkombetar, i vetmi tekst qe bashkon te drejtat e Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut dhe te drejtat sociale themelore. Ne kete rast behet fjale per nje fitore te shoqerise civile, e cila kishte pretenduar nje bashkim te tille te te drejtave civile, politike dhe sociale.
Traktati i Lisbones synon te pershtasi institucionet europiane dhe metodat e tyre te punes, te forcoje legjitimitetin demokratik te Unionit dhe te konsolidoj vlerat themelore qe jane ne baze te tij. Trakati i Lisbones eshte ratifikuar nga seicili nga 27 vendet e UE, bazuar ne normat respektive kushtetuese. Ne baze te artikullit 6 te traktatit te Lisbones, teksti hyri ne fuqi ne 1 dhjetor 2009.
Pervec respektimit te ketyre te drejtave te transferuara nga Karta e te Drejtave themelore Traktati i Lisbones ka percaktuar edhe disa te drejta te reja, qe jane: dinjiteti njerezor, liria, demokracia, barazia, shteti ligjor dhe respektimi te drejtave te njeriut. Jane keto vlerat themelore te UE te sanksionuara ne hyrje te Traktatit te Lisbones. Behet fjale per vlera te perbashketa te te gjitha shteteve anetare te Unionit dhe te detyrueshme per respektim nga seicili prej tyre.
Promovimi i ketyre vlerave, se bashku me paqen dhe mireqenien e popujve te saj figuron sot ne objektivat themelore te Unionit. Ketyre objektivave themelore u asociohen te tjera me te detajuara, midis te cilave promovimi i drejtesise dhe mbrojtja sociale, luftimi i cdo lloj diskriminimi etj.
Me Traktatin e Lisbones regjistrohet ne kete menyre nje progres domethenes nen profilin e mbrojtjes se te drejtave themelore dhe hapet rruga per aderimin e Unionit ne Konventen europiane ne mbrojtje te te drejtave njerezore dhe lirive themelore.
Traktati i Lisbones garanton nder te tjera edhe aplikimin e Cartes se te drejtave themelore, duke e pajisur keshtu UE me nje teresi te drejtash civile, politike dhe sociale, juridikisht te cenuara me pare nga institucionet e fushes se te drejtave te Unionit, por edhe te shteteve anetare,.
Karta liston gjithe te drejtat themelore te grupuara ne gjashte kapituj te medhenj: dinjiteti, liria, barazi, solidaritet qytetari dhe drejtesi. Nderkohe nderfut edhe te drejta te tjera qe nuk figurojne ne Konventen europiane te te drejtave te njeriut. Psh ne cilesine e mbrojtjes se te dhenave, bioetikes dhe mireqeverisjes si dhe riafirmim te luftes ndaj cdo forme te diskriminimit mbi baze seksi, race, apo ngjyre te lekures, per shkaqe politike etj. Karta thekson pastaj te drejtat sociale te aplikueshme ne fushen e ndermarrjeve, vlen te theksohet e drejta e punetoreve per te qene te informuar,per te negociuar dhe ndermarre veprime kolektive per mbrojtjen e interesave te tyre, me fjale te tjera e drejta e greves. Mendo sa te pavenda, te pamatura dhe te padenja duken sot ne diten e Europes anatemimet qe mund ti behen nje greve te minatoreve ne mbrojtje te interesave te tyre apo greves se perfaqesuesve te opozites dhe mbeshtetesve te saj per nje te drejte te rendesishme sic eshte ajo e votes se lire, e cila eshte themeli i demokracise.
Se fundi Traktati i Lisbones ka nderfutur nje te drejte te re qe u mundeson qytetareve te shprehen mbi ceshtje europiane nepermjete peticionit te firmosur te pakten nga 1 milion qytetare te nje numri te caktuar vendesh, te cilet tashme kane mundesine ta dergojne ne komision dhe te bejne edhe propozime legjislative.
Me ne fund po shkohet drejt nje ringritjeje te te ashutquajturave te drejta kollektive dhe jo vetem ato te individeve te pervecem.
Respektimi i ketyre te drejtave eshte ne baze te procesit te integrimit europian. Te jesh europian do te thote te ndash te njejtat vlera si qytetaret europian dhe njekohesisht te gezosh disa te drejta te rendesishme. Mbi te njejtat te drejta do te nevojitej te investohet per t’iu pergjigjur nevojes per te bere funksionale demokracine ne vendin tone. Duke sintetizuar kete koncept pikerisht ne diten e Europes, keto te drejta do te na udheheqin ne perballimin e sfides se globalizimit duke prosperuar cdo dite. Te gjithe besoj e kujtojme arrogancen dhe paligjshmerine me te cilen u refuzua peticioni i qytetareve vlonjate, te cilet kerkonnin te shpreheshin me referendum ne se duhet apo jo te kryhej ndertimi i Parkut energjetik ne Vlore, e drejte kjo e njohur nga dokumenat europiane te cilave u referohemi por edhe nga vet Kushtetuta e Shqiperise. Ky gjest refuzues eshet tregues i mos europianizimin e strukturave dhe institucioneve tona si dhe mos qenderzimit te qytetarit ne proceset demokratike dhe ligjore.
Shqiperia, vend aspirant per tu integruar ne Europe eshte nje nga vendet me antike te Ballkanit, qe i ka rrenjet ne kulturen ilire. Ajo ka evoluar hape pas hapi, duke pergatitur hapjen e saj drejt modernitetit dhe parimeve te lirise dhe drejtesise. Vlerat ne te cilat bazohet shoqeria shqiptare jane frut i impenjimit te gjeneratave, te burrave dhe grave te orientimeve te ndryshme politike apo apolitike, laike apo religioze qofshin, te cilat gjejne pasqyrim ne kushtetuten e viti 1998, e cila perfaqeson ne vetvete nje perpjekje kunder totalitarizmit. Ajo eshte formuar mbi respektin e dinjitetit njerezore dhe eshte inspiruar nga parimet e lirise, barazise, te vlefeshme per kedo qe jeton ne territorin shqiptar.
Gjitheshka qe perben pasurine e ketij vendi, bukurite e tij artistike dhe natyrore, burimet ekonomike dhe kulturore, institucionet demokratike duhet te jene ne sherbim te njerezve, te burave dhe grave, te te rinjve dhe te gjeneratave te ardheshme. Trakati i Lisbones dhe Konventa europiane kontribuojne per te realizuar nje rend nderkomebtar te bazuar mbi te drejtat njerezore si dhe mbi barazine dhe solidaritetin midis popujve, perfshi edhe popullin tone. Per kete aresye ne duhet te ndertojme institucione qe te mbeshtesin realisht me te dobetit, per te garantuar zhvillimin e kapaciteti dhe aftesive te punes, morale dhe shpirterore te cdo personi. Per kete aresye ne duhet te integrohemi duke trasheguar keto vlera si dhe pasuruar edhe me vlerat europiane. Pra ne duhet te integrohemi duke ruajtur dhe pasuruar identitetin tone.
Shqiperia ka bere hapa procedurial ne drejtim te integrimit euro-atlantik, por ajo ka nevoje mbi te gjitha per hapa real. Tani eshte momenti per ti thelluar keto hapa dhe per tu bere te denje per familjen ne te cilen kerkojme te integrohemi. Ne kete rruge nuk mjafton plotesimi i nje pyetesori. Cfaredo qe te jete shkruar ne ato mijera faqe-pergjigje te pyetsorit te BE eshte e shvleftesuar pa zbatimin praktik te parimeve dhe vlerave te lartepermendura. Cdo germe te hedhur ne ato pergjigje e cvlereson ajo qe po ndodh ketu ne zemer te atdheut tone, ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ajo qe po ndodh perpara hundes se qeverise sone pa nuhatje, pa veshe, pa sy. Cdo pergjigje shvleresohet nga indiferentizmi qeveritar ndaj zerit te qytetareve te vet, qe kerkojne te degjohen.
Sa primitive dhe jo njerezore eshte te besh indiferentin, te besh sikur ne kete vend nuk po ndodh asgje. Eshte edhe kjo nje aresye perse duhet ridizenjuar qeverisja ne kete vend, duke kryer nje reforme institucionale prej te ciles “zoterinjte e vertete” te rezultojne qytetaret dhe jo qeveritaret.
Sot po mbyllet nje epoke per ne shqiptaret duke pretenduar sigurisht qe te hapet nje epoke e re. Sot Shqiperia ime, Shqiperia jone duhet te rinisi rrugen per t’iu bashkuar Europes se enderruar, rruge te cilen e ka nisur e rinisur disa here dhe po aq here ja kane nderprere ne menyre brutale. Sot Shqiperia ime, Shqiperia jone duhet te nis fluturimin drejt endrres se vertet.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 09.05. 2010
Publikuar ne gazeten on line cene-alb.com

Saturday, May 1, 2010

Refleksione ne diten e festes se punetoreve

“Njeriu qysh nga fillimi eshte thirrur ne pune”.

Ne 1981 thuajse tridhjete vjete me pare Giovanni Paolo II, shkruante keshtu ne te famshmen “Enciklike Laborem exexsens”:
“Puna e njeriut eshte nje celes, ndoshta celesi me thelbesor, i te gjitha ceshtjeve sociale”.
Kaluan vite dhe ky percaktim u tejkalua sepse puna po behej progresivisht nje variabel gjithnje e me i margjinalizuar kundrejt proceseve sociale dhe ekonomike. Ne 2008, akoma me teper ne 2009 dhe ne 2010, eshte duke ndodhur nje rizgjim nga ky gabim, nje motiv me shume per nje reflektim te kujdeshem. Strategjia e Lisbones e rishikuar ne Mars 2010 apo edhe vet programi Europa 2020 kane ne qender te tyre problemin e punesimit krahas rritjes ekonomike. Fatkeqesisht ishte vetem kriza ekonomike me efektet e saj negative mbi punesimin ajo qe beri te mundur rizgjimin nga ky gabim perceptimi dhe jo nje reflektim i natyreshem. Fjalet e Giovani Paolo II nuk ishin frut i nje konstatimi sociologjik apo historik, por nje refleksion i nje natyre antropologjike, sipas te ciles puna eshte rrenjosur ne idenitetin e vet njeriut. Puna per njeriun nuk eshte nje vokacion i rastesishem, por perben ne vecanti mundesine e qenieve njerezore per te qene protagoniste te ndertimit te vetes dhe te botes ne te cilen jetojne. Puna eshte nje akt krijues me te cilin njeriu shpreh veten dhe manifeston lirine si dhe rolin e tij ne kete bote.
Eshte e pamundur te mendosh nje bote ku puna eshte faktor i rastesishem. Thjeshte ajo eshte nje bote qe nuk mund te ekzistoje, nje bote, e cila do te provokonte shtremberime interpretative ne te gjitha nivelet. Nuk eshte se duke eleminuar punen shoqeria behet me humane: puna nuk eleminohet ne planin real, por me zgjedhjet qe kemi si objektive apo subjektive do te kemi si efekt indirekt vetem ate te ndrydhjes se punesimit, gje qe do te thote se puna e njeriut eshte konsideruar nje varibel i pavarur pereth te cilit ekonomia duhet te vetrregullohet, pasi vetem keshtu mund te thuhet se ajo finalizohet tek personi dhe jo e kunderta. Prioriteti i aksesit per pune dhe plotesimi i kesaj mundesie per te gjithe, buron jo vetem si nje aresye antropologjike por edhe si nje aresye ekonomike. Sforco sociale dhe politike ne kete sens eshte e kerkuar per shkak te centraliteit te njeriut ne kete proces dhe avantazhet do te jene ne te gjitha nivelet.
Eshte domosdoshmeri te bejme humane punen duke mos e kthyer ate ne nje skllaveri moderne apo meshirim te pabarazise dhe skllaverise ose ne nje veprimtari kaq te rende sa per te mos dhene asgje ne perfundim, por te jete nje mundesi ku gjithekush te shpreh identitetine vet, lirine, kreativitetin dhe pjesemarrjen aktive ne ndertimin e te mirave te perbashketa ne menyre te qendrueshme.
Pra puna duhet te jete ne cdo shoqeri shprehje e idenitetit thelbesore te cdo burri dhe gruaje, nje pune e zgjedhur lirisht qe asocion ne menyre efikase punetoret burra dhe gra ne zhvillimin e komuniteit te tyre, nje liri e cila ne kete menyre u lejon punetoreve te jene te respektuar jashte cdo diskriminimi, nje pune qe mundeson kenaqjen e nevojave familjare si dhe ato te shkollimit te femijeve, pa te cilen edhe keta te fundit shtrengohen te punojne, nje pune qe u lejon punetoreve te organizohen lirisht ne struktura qe mundesojne degjimin e zerit te tyre, nje pune e cila le hapesiren e mjaftueshme per te gjetur rrenjete tyre, ne nivel personal, familjare dhe shpirteror, nje pune e cila u mundeson punetoreve nje pension te larte, per te kaluar nje pleqeri dinjotze. Mendoni per nje cast pasigurine e te ardhmes per mijera te punesuar ne te zeze.
Ka edhe nje tjeter aspekt te cilit duhet t’i kushtohet kujdes dhe rendesi, i cili eshte qe puna, si teme ne vetvete, nuk mund te eleminohet ne planin e reflektimit publik, nga debatet publike. Te mos flasesh per punen dhe punesimin do te ishte nje fatkeqesi (dhe ka qene e tille ne keto vitet e fundit), do te ishte nje syrgjynosje e ketij fakti, qe te trajtosh si private c’ka nuk eshte dhe nuk mund te jete nje fakt thjesht private, sepse puna eshte ajo nga varet shoqeria ne teresine e saj, koezioni social dhe vet demokracia.
Afazia (humbja e aftesise se te folurit, memeceria) e refleksionit publike kundrejte temes se punes eshte shume e rrezikeshme dhe djallezore.
Ajo eshte shenje e qarte e largimit nga jeta reale nga ana e atyre qe adminsitrojne axhenden e debatiti publik dhe politik. Njerezit megjithate ne te mire dhe ne te keqe, perballen ne menyre konstante me punen ose me mungesen e saj, dhe nga ketu duhet te nise cdo diskutim social dhe poltik, per te qene te besueshem dhe mbi te gjitha per te ndermarre veprime sociale dhe poltike ne favor te punes dhe punesimit.
Ne se puna mungon ne debatin publik eshte e veshtire qe te behet nje prioritet per ata, qe kane pergjegjesine politike te krijojne klimen e pershtateshme per celjen e vendeve te reja te punes sidomos ne kohe mediatike si kjo qe po jetojme.
Reflektimi publike do te kishte edhe nje funskion tjeter: ate qe te ndihmoje personat te elaborojne dhe rielaborojne vazhdimisht temen e punes dhe punesimit edhe ne terma te konteksit. Behet fjale, qe duke folur te ofrohen spunto edukuese, per te ndihmuar individet qe te perceptojne se puna e tyre vazhdimisht eshte nje komponente esensicale qe perfshin te gjithe, e cila eshte realisht pjesemarrja ne ndertimin e dickaje personale dhe te perbashket ne te njejten kohe dhe qe kjo eshte efektivisht me e veshtire referuar momentit kritike, qe nje individ e largojne nga puna, duke e leshuar ne nje boshllek total ne te cilin ndihet mungesa e mardhenieve dhe e rrjeteve sociale, te cilat mund te ndihmojne per te kaluar veshtiresite. Do te ishte shume e rendesishme qe kjo ceshtje te trajtohej duke pasur ne fokus edhe te rinjte.
E thene ndryshe dhe ne menyre me te thelluar behet fjale qe te futet ne debatin publik edhe nje reflektim ne sensin e punes njerezore: ne sensin material, sensin personal, sensin relacional. Media mund te jape nje kontribut ne kete drejtim rreth sensit domethenes te punes. Pra sfida e edukimit qe eshte duke u zhvilluar ne keto vite duhet te permbledh edhe punen.
Keto mendime me linden sot ne diten e 1Majit, ne diten e festes se punetoreve ku ndihet qarte prezenca e diskutimit dhe dilema: c’duhet bere ne kete dite: duhet festuar apo duhet protestuar?
Argumenat pro dhe kunder ne te dy rastet nuk mungojne. 1 Maji realisht eshte dita simbol e te drejtave te plota te punetoreve. Forca simbolike e festes se 1 Majit eshte e pazgjidheshme nga kuptimi i ecjes se gjate e te mundimeshme nepermjet te ciles kaluan kerkesat e drejta te punetoreve per kushte pune te respektueshem dhe dinjitoze.
Kjo ecje ne faqet e luftes, konsideruar edhe tragjedite qe e kane shoqeruar ne etapa te ndryshme, te kurajos dhe sakrificave te punetoreve qe jane protagoniste te festes se 1 majit sigurisht qe eshte deshmi domethenese. Merita me e madhe qendron ne faktin qe eshte arritur te ndertohet me nje kthjelltesi te lavderueshme, nepermjete nje aparati rigoroz dokumentar momentet me te larta te nje periudhe te gjate te realizimit te ketyre te drejtave, por edhe te konflikteve te ashpra qe kane shoqeruar dhe qe kane influencuar asetet sociale dhe institucionale.
Sot protogoniset e kesaj dite jane ne zvogelim progresiv, sepse vendet e punes pakesohet nga njera ana dhe papunesia rritet nga ana tjeter. Sa i pavlere duket ne kete rast diskutimi: te protestojme apo te festojme? Sot ka me shume nevoje per programe kombetare te ngjashme me ato qe percakton Agenda e Lisbones, ku rritja ekonomike te mos jete qellim ne vetvete, por te kete objektiv edhe rritjen e punesimit dhe per rrjedhoje edhe ate te mireqenies se familjeve shqiptare.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 1 Maj 2010
Publikuar ne gazeten on-line cene-alb.com

Wednesday, April 28, 2010

Pensionet dhe perkrahja sociale tani ne zyrat e Postes Shqiptare

Interviste
Drejtoresha Luiza Hoxhaj:
Sherbimet speciale per bisnesin dhe familjaret
Pensionet e perkrahja sociale tani ne zyrat e Postes Shqiptare
Rritja e sherbimeve daj publikut dhe evcanerisht ndaj bisneseve jane sfidat e shpejta te kompanise "Posta Shqiptare sh.a". Drejtoresha e shoqerise konfirmon ne nje interviste per gazeten "Dita", se gjate ketij viti do te ofrohen permes agjensive ne te gjitha rrethet e vendit pervec shperndarjes se pensioneve

Tuesday, April 27, 2010

Ne shpirt ndihem qytetare Beratase

Interviste me z. Luiza Hoxhaj, ish prefekte e Qarkut te Beratit, dhene gazetarit Myslym Hotova.
"Antipatrea": Sa kohe punuat si Prefekte e Qarkut te Beratit dhe si e pritet kete emerim?
 -Ne cilesine e Prefektes se qarkut te Beratit punova 11 muaj. Eh, si e prita kete emerim? Ndihem keq kur e mendoj se e prita fare pa entuziazem. Pas nje hezitimi, pranova dhe erdha ne Berat thjeshte me ndjenjen dhe sensin e kryerjes se kesaj detyre me korrektese dhe perpikmeri dhe kaq. Ne Berat preka nje realitet tjeter, shume me te bukur nga ai, qe kisha menduar.
"Antipatrea": C'pershtypje keni nga puna ne qytetin e Beratit?
-Te mrekullueshme. Me duket se Berati u be pjese e qenesishme e imja dhe une pjese e tij. Ne shpirt ndihem qytetare Beratase. Ja edhe kjo interviste e verteton kete. Ndjej se po me nderoni shume. Une dhe Berati u ndame shume mire. Ne Berat punohet. Klima, qe me rrethonte ishte teper e ngrohte dhe mikpritese. Njerezit teper bashkepunues. Mjafton te dije ti vleresoje dhe angazhoje. Ne Berat une u ndjeva si ne shtepine time.
"Antipatrea": C'pershtypje kane lene tek ju vlerat muzeale te qytetit te Beratit?
 -Berati, realisht eshte ne teresi ansambel vlerash muzeale, arkeologjike, religjoze, kulturore, artistike dhe mjedisore. Berati te mrekullon, te mban te lidhur mbas vetes. Keto vlera te detyrojne te mos heshtesh, por te behesh nje ze ne mbrojtje te tij. Ne Berat cdo gje flet. Flasin guret, kishat, xhamite, shtepite tradicionale. Flet Ura e Gorices. Flet edhe lumi me gurgullimen e tij. Flasin lagjet muzeale. Flet Kalaja me shume se 2400 vjacare. Shkurt: ne Berat cdo gje te intrigon. Ne Berat cdo dite prek vlera te reja. Ato jane pa fund.
"Antipatrea": Me sa jemi ne dijeni ju si titullare kishit shume plane dhe vizione per rregullimin e Beratit. Me sa dime ju ishit nismetarja e ngritjes se Lobingut per mbrojtjen nderkombetare (UNESKO) te Beratit si pasuri universale?
-Duke njohur cdo dite e me teper Beratin dhe beratasit ne jeten dhe punen e perditeshme, duke njohur cdo dite e me shume vlerat, qytetarine e tyre, kapacitetet njerezore, kulturore e punedashese, diturine, une ndihesha gjithnje e me e motivuar per te bere dicka per ate qytet. Ne cilesine e perfaqesueses se qeverise ne Qarkun e Beratit ishte nje nga detyrat e mia funksionale fotografimi i situates konkrete ne qark, menaxhimi i te perditeshmes, por edhe projektimi i te ardhmes se Qarkut te Beratit ne pergjithesi dhe ne vecanti te kryeqendres se tij: Beratit, nje nga krenarite tona kombetare. Nxitja dhe angazhimi i te gjithe faktoreve per te kontribuar ne kete drejtim ishte gjithashtu nje detyre perpara meje. Ne Berat nuk eshte e veshtire te punosh. Perkundrazi, punen ta lehtesojne vete beratasit, me qytetarine dhe kulturen e tyre, me konservimin e shkelqyer, qe u kane bere ne shekuj vlerave universale. Ata kane ditur te harmonizojne vlerat, kulturat, qyteterimet. Aty bashkejetojne harmonikisht koherat, vlerat muzeale, arkeologjike, historike, natyrore. Gjitheshka e kane realizuar vete beratasit ne kohera. Keshtu, qe eshte teper e thjeshte. Mjafton pak deshire dhe vullnet per te kontribuar, pertej te perditeshmes per te vene ne dukje keto vlera, per te bashkerenduar kontributet e qytetarise beratase, aktoreve publik dhe privat, institucioneve, diplomacise, botes akademike, ku Berati ka nje perfaqesim mjaft dinjitoz, shoqerise civile, te gjithe atyre qe e duan Beratin dhe mund te bejne dicka per te, per te shkundur pluhurin e kohes, per te prezantuar imazhin real te tij. Kjo pune patjeter, qe duhej filluar nga korrigjimi i gabimeve, qe ishin bere ne kete qytet, deformimeve te kioskave apo nderhyrjeve jashte kritereve ne zonen muzeale. Mjafton te ekzistoje sensi i drejtesise dhe gjitheshka eshte e mundur. Eleminimi i rrezikut, qe perbente shkembi per lagjen Mangalem ishte gjithashtu nje angazhim. Po keshtu sistemimi i kaskades se lumit Osum, i cili ishte nje projekt, qe fatkeqesisht mbeti ne fillesat e tij. Perpjekje u bene per restaurimin e Ures se Gorices. Futja e nje fryme, vizioni dhe mentaliteti bashkekohore ne menyren e te punuarti dhe te drejtuarit ishin shume te rendesishme per mua. Aktivitete dhe organizime te tilla si Panairi i Agrobisnesit, Konkursi i Veres, me qellimin, qe ato te ktheheshin ne nje tradite dhe te prezantonin nje model, qe duhej vazhduar ne te ardhmen ishin gjithashtu angazhime personale. Nje ndermarje e imja ishte gjtihashtu studimi i nivelit real te varferise ne qarkun e Beratit, por per shkak te kohes, se paket ne dispozicion, u realizua vetem faza e pare e ketij projekti. Realiteti ne ate Qark eshte shume larg shifrave zyrtare te varferise. Rritja gjithashtu e prezences se autoriteteve te larta shteterore dhe qeverise ishte nje tjeter synim, qe po realizohej hap pas hapi. Harresa ndihej ne kete qyete. Ndihma konkrete per te krijuar lehtesite e nevojeshme per bisnesin, duke filluar nga me e thjeshta furnizimi me energji elektrike, gjithashtu ishte nje proces. Pas kesaj fillonte puna me e veshtire: duhej te prezantonim te gjithe se bashku kete realitet perballe autoriteteve, perballe vendimarresve vendore, kombetare, diplomacise apo edhe organizmave nderkombetare, per te orientuar vendimarrjen e tyre ne drejtimin e duhur, me qellim : zhvillimin, begatimin dhe te ardhmen e ketij qyteti. Nje perpjekje e tille modeste ishte edhe inisiativa per te ndertuar lobingun, qe do te shkundete pluhurin e kohes dhe harreses nga dosja e aderimit te qytetit te Beratit ne zonat e mbrojtura te Trashegimise boterore si nje pasuri universale e njerezimit.
"Antipatrea": Aju shqeteson fakti se ky lobing nuk realizoi asgje ne praktike, dhe akoma me keq vlerat muzeale po degradojne?
-Patjeter, shume, por une nuk mund te them se nuk realizoi asgje sepse ai Lobing realizoi disa objektiva:
         Se pari: Realizoi dhe rriti ndergjegjesimin e njerezve per tu angazhuar ne nje drejtim te tille
         Se dyti: U derguan letrat per senesibilizim dhe kerkim mbeshtetjeje, ambasadorit tone prane UNESCOS, si dhe disa perfaqesive te rendesishme diplomatike.
        Se treti: Aty, me shume kompetence u hodhen piketat per te ardhmen. Akademiket e nderuar beratas si Prof. Kristaq Prifti, Prof. Pandeli Cina, Prof. Kristaq Filipi, Prof. Hysen Kordha etj, perfaqesues te shoqerise civile, autoritetet vendore me shume seriozitet u angazhuan ne kete proces. U perpilua kerkesa ndaj qeverise, duke i kerkuar asaj si autoriteti i pershtateshem,  t'i kerkonte  Organizates prestigjioze UNESKO rifutjen ne proces te dosjes se Beratit.
Paralelisht perfaqesuesit e Institutit te Monumenteve te Kultures, pjesemarres ne takim u angazhuan per te plotesuar dosjen teknike me qellim, qe te fitohej koha e humbur. Njekohesisht u aplikua edhe nje projekt per tu angazhuar ne perpilimin e kesaj dosjeje ne perputhje me kerkesat e reja te Formatit te UNESKO-s, kerkesa te cilat kishin evoluar. E kam studjuar edhe vet kete dosje 12 vjecare, me shume vlere por e paplote per shkak se koha ka bere te sajen, ka fluturuar, ndersa dosja eshte pluhurosur dhe harruar. Moment tjeter i rendesishem eshte hartimi i Rregullores se Ruajtjes dhe Administrimit te Qytetit Muzeal te Beratit dhe dergimi i saj per miratim ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve. Kjo rregullore synonte rritjen e vemendjes, kujdesit dhe pergjegjesise se autoriteteve lokale. Eshte e qarte se kjo eshte nje rruge e gjate. Per kete aresye duhet te ndryshohet gjendja me projektet lokale apo nderkombetare per te mbajtur nderkohe keto vlera, qe Berati i ka. Ne kete moment kjo detyre (mirembajtja e shtepive muzeale) eshte pertej kapacitetit te qytetarit te thjeshte beratas. Disa nderhyrje jane emrgjente. Jemi ende ne kohe se neser mund te jete vone.
"Antipatrea": A eshte normale, qe prefekti i sotem Z. Thanas Broka nuk e ka mbledhur akoma kete lobing?
-Kete pergjigje nuk duhet t'a jap une. Ky eshte nje nga amanetet e mia per te gjate dorezimit te detyres. Por per hire te te vertetes duhet thene se ky angazhim nuk eshte detyrues: eshte thjeshte vullnet dhe vizion. Natyrisht autoriteti i Prefektit eshte i dobishem dhe angazhimi i tij besoj se nuk do te mungoje.
Per kohen qe punova e falenderoj stafin e mrekullueshem te prefektit te qarkut si dhe te gjithe ata qe morren pjese ne takimin e pare. Do ta ribejme takimin e dyte ne Tirane apo Berat. Per kete kane filluar parapergatitjet dhe angazhimi nuk mungon. Por cdo gje do kohen e vet.
"Antipatrea": Si ish Prefekte e Beratit, si anetare e shoqates kulturore "Antipatrea" (SHAKA) dhe si anetare e keshillit botues te gazetes "Antipatrea" c'mesazhe u jepni qytetareve berats dhe drejtuesve te tij?
-Dhjete muaj e gjysem eshte shume pak per te bere ate qe duhet per qytetin e Beratit. Une bera sa munda. Ishte kohe e paket per te bere shume, por e mjaftueshme per te projektuar. Cdo investim i asaj periudhe duhet vazhduar, te metat duhen korrigjuar. Une do te thosha se kushdo, qe vjen ne Berat merr shume prej tij, prandaj duhet te jape pak nga vetja per te. Kjo duhet ber cdo dite kudo, qe te jesh. Une duke u ndjere shume e nderuar per te tre cilesite, qe ju permendet, ndihem beratase dhe per kete do te perpiqem, qe t'a bej mire pjesen time. Qytetareve beratas do t'u thosha se ata duhet te ndihen krenare, qe jane beratas. Autoriteteve lokale dhe aktoreve te tjere do tu thosha se eshte nder dhe detyrim te mendosh dhe te punosh me perkushtim, ndershmeri, vizion dhe profesionalizem per Beratin.
"Antipatrea": Faleminderit

Intervistoi/ M.HOTOVA. Nentor 2004
Botuar ne faqen 1 dhe 4 te gazetes Antipatrea