Search This Blog

Showing posts with label Politike gender. Show all posts
Showing posts with label Politike gender. Show all posts

Tuesday, March 8, 2011

8 Marsi i ndare


8 Marsi te fton cdo vit te reflektosh mbi kushtet e grave dhe mbi progresin e arritur ne drejtim te ngushtimit te dallimit gjinor. Ne shume fusha te aktivitetit te jetes publike dhe profesionale, apo te punesimit te grave eshte e thjeshte te konstatohet, qe jemi larg nga nje barazi e vertet shansesh. Shume retorike pati edhe ne kete 8 Mars. Gjithesesi nuk do ta quaja menyren me te mire per tu okupuar per diskrimimnimin kunder grave, vetem nje here ne vit, megjithese eshte me mire se aspak. Ne se i shkohet deri ne fund ketij problemi, duhen individualizuar efektet, qe ka diskriminimi ne jetem e perditeshme apo ne zgjedhjet profesionale dhe ato te karrieres se grave.
Sot ne 8 Mars, ne diten e gruas ndjeva nje trishtim te madh. Kete trishtim ma shkaktoi nje pamje, qe me ngeli ne mendje dhe ne sy gjate gjithe dites, gje e cila me nxiti te shkruaj keto radhe. Ne mesdite ne ekranin e plote te televizionit News24 papritmas shfaqen dukshem nga pikepamja vizive, “dhunshem” do ta perkufizoja nga pikepamja psikologjike dy gjysem kronika: Gjysma e majte e ekranit, nen titrat Ps, protesta e grave, prezantonte, pamjet filmike (me figure dhe ze) nga zhvillimet ne sheshin perpara kryeministrise, ku zhvillohej protesta e grave te opozites dhe gjysma e djathte e ekranit nen titrat: PD, festa e grave, prezantonte gjithashtu me pamje filmike (me figure dhe ze) nga festimet ne Pallatin e Kongreseve, ku festonin grate e pozites. Ajo, qe i bashkonte keto dy (gjysem) kronika binjake ishte titullimi i perbashket: Sot 8 Mars, Dita e Gruas.
Pra perpara nesh u shpalos nje 8 Mars i ndare, nje 8 Mars i thyer ose me mire i perthyer ne dy gjysma: feste/proteste. Tek shihja te kalonin perpara meje keto dy gjysma mu kujtua slogani i perdorur per grate ne kongresin Boteror te Grave ne Pekin (1999): Grate: gjysma e botes, gjysma e qiellit.
Mendova me vete trishtueshem: edhe ne nje dite te tille te vecante kjo copa jone e gjysem botes dhe gjysem qiellit, sot eshte ndare ne dy gjysma te tjera: gjysma e majte, qe proteston dhe gjysma e djathte, qe feston.
Kush ka te drejte? Gjysma e gjysmes, qe feston ne diten ne te cilen u vendos guri i themelit ne ngrehinen e te drejtave te grave, 100 vjete me pare apo gjysma tjeter e gjysmes sone, e cila vazhdon ende betejen e atyre grave te 8 Marsit te pare, per te realizuar plotesisht misionin e papermbushur te realizimit te te drejatve te grave, ne kete pjese tone te botes dhe te qiellit, ku te drejtat themelore te njeriut ne pergjithesi dhe ato te grave ne vecanti vazhdojne ende te dhunohen. Ashtu si ato gra te dhunuara, nje shekull me pare u ngriten ne New York per nje jete me te mire, ashtu edhe grate, qe protestuan sot kerkojne ende te njejten gje: nje jete me te mire, nje Shqiperi me te mire, pra nje cope qielli pa re te zeza. Nderkohe, qe sic thame me siper ne kontraste me te gjysma tjeter e gjysmes feston sikur ne te jetonim ne parajsen e kesaj toke. Kjo situate konkrete e ndarjes se thelle ne kete dite te vecante, shpreh ne menyre te koncentruar ndarjen e vet shoqerise sone ne dy gjysma gati antagoniste midis tyre. Ne nje atmosfere te tille kaloi gati ne menyre te pandjeshme aktiviteti i zhvilluar nga Presidenti i Republikes dhe mesazhet e dhena prej tij ne nje takim me perfaqesueset gra te oragnizatave jo qeveritare te angazhuara ne nje fushate per te nxitur me tej dhe rritur pjesemarrjen e gruas ne zgjedhjet vendore 2011, proces ky i cili ne fund te fundit do te kaloje ne filtrat partiake, pra ne perzgjedhjen e dy gjysmave.
A eshte e drejte kjo?
Mendoj se ne kete rast edhe vet e drejta ndahet ne dy gjysma si gjysem te vertetat ne ligjet e Njutonit: e drejte te festosh ose me sakte te perkujtosh ne menyre simbolike vepren e atyre, qe celen rrugen 100 vjet me pare. Por eshte akoma me e drejte te investohesh per te permbushur realisht te drejtat e papermbushura te grave.
Nese do ti referohesha fjales se sotme te zonjes Ashton, perfaqesueses se larte europiane me rastin e dites se gruas, konstohet lehte se ajo thekson se ne rrugen e realizimit te plote te te drejtave te grave dhe barazise gjinore, rezulton se Europa, ku ne bejme pjese gjeografikisht, njerezimi, ka ende shume rruge per te bere, shume sakrifica per te kaluar per te mbritur atje ku duhet. Ajo permend se grate jane nje burimi i pashtershem dashurie dhe energjie. Ky burim mendoj se duhet miremenaxhuar. Indirekt kjo zonje e larte i zhvlereson tullumbacet e festes sone. Mesazhi i saj eshte se grate nuk duhet te jene faktor ndarjeje, por bashkimi, harmonie dhe kohezioni social. Lumturia e askujt nuk duhet te ngrihet mbi dhimbjen dhe mbi palumturine e te tjereve. Kete grate dhe burrat e Shqiperise (mbasi nevojitet edhe vullneti i sinqerte i tyre) duhet t'a arrijne me gradualitet, duke emancipuar shoqerine dhe duke u emancipuar, njekohesisht se bashku me shoqerine. Kjo behet cdo dite, cdo cast. Ky eshte nje problem, qe nuk zgjidhet me fushata, te cilin nuk e zgjidhin as kuotat, sidomos kur behen me nxitim, gje e cila behet shkake, qe te ndertohen karriera te pamerituara, te grave jo kompetente, te cilat jo vetem, qe ushtrojne mbi grate dhune verbale me shume se burrat (shembuj te tille i kemi perpara syve dhe hundes sone cdo dite), por per me keq pengon ecjen e grave te zonjat, duke krijuar nje shembull dhe model te keq per shoqerine. U takon vet grave perpara se gjithash te ofrojne modele te vlefeshme komportimi.
Kjo situate duhet te ndryshoje. Per kete nevojitet perkushtim i te gjitheve per barazine gjinore. Me kete qellim Tirana duhet te kthehet realisht ne kryeqytetin moral te Shqiperise dhe shqipetareve. Ka nevoje per nje "manifestim te madh popullor", i cili ti thote ndal gjithe kasaj. Pikerisht per kete 8 Marsi duhet te ishte nje dite pa flamuj dhe simbole partiake. Sot te gjitha grate duhet te ishin bashke per te mbrojtur vlerat themelore kushtetuese. Festimet dhe kuotat nuk mund te kthehen si Mimozat, qe sot grate mbanin ne duar: Omazh i nje dite te vetme.
Per kete thuaje edhe ti fjalen tende

Luiza Hoxhaj
8 Mars 2011
Publikuar ne gazeten on=line "Gazeta C", dt 09.03.2011

Sunday, August 1, 2010

Impenjim me i madh per te mbrojtur te drejtat e grave

Ne seksionin substancial te Keshillit te UM Mer ... 2010 te keshillit ekonomik dhe social, segment i nivelit te larte mbi aktualizimin e objektivave dhe impenjimeve te kordinuara ne nivel nderkombetar vecanerisht ato te barazise gjinore dhe te vleresimit te grave.
Ky sesion ka rendesi te vecante sepse pergatit kreret boterore mbi objektivat e zhvillimit te Mijevjecarit ( Millenium Development Goals (Mdg), i pritshem prej kohesh. Te gjitha grate dhe vajzat e interesuar per Mdg aspirojne nje njohje me te madhe te vlerave te veta dhe te barazise pervec referimit te dinjitetit te rolit te tyre ne zhvillim.
Cdo lloj vendimi mbi kete ceshtje do te jete jo i plote ne se nuk garanton progresin e grave, te cilat jane agjente dinamike te zhvillimit ne familje, ne shoqeri dhe ne bote.
Qe kur lideret boterore kane impenjuar qeverite e tyre me objektiva ambicioz te realizimit te Mdg, kane qene permbushur progrese te dukshem ne inkludimin e vizionit te grave ne zhvillimin si te politikave kombetare ashtu edhe te atyre shumepaleshe (multilaterale). Edhe ato vende qe jane mbrapa ne shume aspekte te zhvillimit jane duke i akorduar nje rendesi me te madhe rolit te grave ne jeten publike, vecanerisht ne arenen politike.
Vleresimi i grave presupozon dinjitet universal njerezor, dhe keshtu nje dinjitet te cdo individi.
Ky koncept implikon komplementaritetin midis burrave dhe grave, qe do te thote barazi ne diference, ku barazia dhe diferenca bazohen ne te dhenat biologjike, te shprehura tradicionalisht nga sensibilitetit mashkullor dhe femeror dhe mbi primatin personal.
Koncepti sheh dhe rolin per te (assumere) per te zhvilluar ne shoqeri.. Ne kete rast barazia nuk eshte uniformitet dhe diferenca nuk eshte pabarazi.
Vleresimi i grave per zhvillim do te thote edhe te njohesh vlerat dhe talentin e cdo gruaje dhe eshte e theksuar nepermjet ofertes se nje asistence me te mire shendetesore, edukative dhe barazi shansesh.
Vleresimi i garve eshte respekt i dinjitetit te tyre, qe do te thote edhe te nderosh aftesite tyre, te cilat duhet te sherbejne dhe ti dedikohen shoqerise dhe familjes nepermjet memesise qe implikon nje dashuri ( abnegato e accudente)...
Altruizmi, dedikimi dhe sherbimi ndaj te tjereve jane aspekte te shendetshem dhe kontribuojne ne dinjitetin personal.
Ne se dashuria per jeten shtepiake mund te konsiderohet nje dhurate e vecante e nenave ne ushqimin e nje raporti autentik, nderpesonal ne familje dhe shoqeri, atehere duhet te marrin vemendje, qe drejtesisht meritojne per ndertimin e nje pune te pajtueshme me familjen (bashkeshortet) per aresye familjeje dhe te rishperndarjes e te punes.
Verehet me shqetesim, qe pabarazia midis individeve, midis vendeve prosperon dhe qe persistojne forma te ndryshme te diskriminimit, shfrytezimit dhe (oppressione) te grave dhe vajzave, qe duhet te perballohen nepermjete ofertes se masave te mbikqyrjes sociale te pershtateshme ndaj tyre siaps kontekstit kombetar. Ne nje artikull qe mban datene 6 marsit 2010 te New York Times, qe masin pabarazine gjinore te titulluar “ The World’s Best Cantries for Women” treguesi GEI te Social Watsch citohet per faktin se shohim qe diferenca midis burrave dhe grave dhe jo situata apsolute e gjendjes se grave eshet ajo qe tregon se vendet ne zhvillim jane shume me te avancuara se sa ato te industrializuara ne treguesit ekonomik ne raportin ekesaj barazie.
Ne sektorin shendetesor te eleminohen pabarazite midis burrave dhe grave per te shtuar aftesite e ketyre te fundit per te marre kujdes mbi vete mbi te gjitha duke marre nje asistence te pershateshme shendetesore.
Studimet shkencore kane deshmaur nje permiresim te dukshem ne reduktimin e vdekshemerise se nenes dhe foshnjave, duke rritur rendesine e komplementaritetit ne investimin ne fusha te tjera te rendesishme per grate dhe vajzat midis te cilave te ushqyerit, shendeti i pergjitheshem dhe edukimin.
Progresi i vertet i grave dhe vajzave nuk duhet tr arrihet duke u koncentruar mbi ceshtje specifike shendetesore, dhe duke lene te tjerat, por duke promovuar shendetin e tyre ne pergjithesi. Kjo implikon domosdoshmerisht nje vemendje me te madhe kundrejt semundjeve specifike femerore.
Vleresimi ekonomik i grave dhe vajzave eshte esencial per zhvillimin ekonomik te familjeve dhe te shoqerise. Aksesi ne toke dhe ne pasuri, ne kredi dhe ne barazi shansesh relativisht ndaj sherbimeve financiare per grate kontribuojne per te garantuar stabilitetin e tyre ekonomik. Ne kete proces, familjet dhe komunitetet duhet te mbeshtesin kete ndermarrje.
Nuk shkon (traskurrare) dimensioni etik te zhvillimit te grave , te vleresimit te tyre ekonomik pervecse ndaj sherbimeve familjare.
Ne menyre tragjike dhuna ndaj grave, ne vecanti brenda mureve te shtepise apo ne vendin e tyre te punes dhe diskriminimi professional edhe persa i perkete rishperndarjes dhe pensionit jane preokupacione ne rritje.
Fale poltikave kombetare te perbashketa dhe sistemeve ligjore, autoret e dhunes ndaj grave duhet te jene te sigurte nga drejtesia dhe grate duhet te kene te drejten e reabiltitimit. Grave dhe vajzave nevojitet tu garantohet nje gezim i plote i te drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, perfshire barazine ne aksesin ndaj edukimit dhe asistencen shendetesore
Ne duhet te mbeshtetim inisiativen ne favor te ketyre te drejtave te
grave dhe vajzave emigrante, refugjate dhe te paafta.
Duhet te promovojme fushate sensibilizimi mbi te drejtat njerezore sidomos per grate dhe vajzat, qysh nga ditet e para te shkolles edhe nepermjet nje edukimi formal. Shoqeria civile, shoqatat feministe dhe oragnizatat e bazuara mbi besimin munden te kontribuojne shume ne perhapjen e dijes mbi te drejtat njerezore dhe edukimin cilesor.
Ne konkluzion: Sa me shume dinjitet ndaj grave. Kjo do te jete prove ne familje, komunitet dhe shoqeri. Vetem ne kete rast ato do te prosperojne realisht