
Unë po e shoh domethënien e konceptit “Rilindje” në një dritë tjetër, jo
si koncept i ripërtëritjes biologjike apo fizike, por si rievokim të frymës së
një periudhe historike. Së pari, më duhet të theksoj se personalisht e pëlqej
këtë term dhe uroj thellësisht që të gjejmë të gjithë së bashku energjinë dhe
mendimin që të mund të lindë: “Një Rilindje e vërtetë shqiptare”. E pëlqej këtë
term sepse “Rilindja” na tregon rrugën për të luftuar krizën.
“Rilindje” – fjalë evolutive! Në kushtet e diktaturës së krizës dhe
keqfunksionimit që karakterizojnë të tashmen tonë, merr jetë një dëshirë për të
rilindur. Kjo dëshirë ka bërë që të jetë gjithnjë e më prezente në fjalorin e
politikëbërësve evropianë, në diskutime apo programe ekonomike, politike etj.
Nëpërmjet kësaj fjale, “Rilindje”, duke u nisur nga rilindja italiane dhe ajo
evropiane – pse jo edhe nga ajo e vonët në kohë: Rilindja Shqiptare – ne u
drejtohemi atyre shembujve për t’i përdorur si lëndë të parë për të zgjedhur
rrugën tonë për të ardhmen. Ky slogan është i aftë të evokojë veprime,
angazhime dhe shembuj nga ajo periudhë.
Frymëzimin për ta mbështetur këtë slogan e gjej tek një lëvizje e
ndryshimit të fortë, që i ka fillimet në gjysmën e dytë të shekullit të 14-të.
Kjo lëvizje kishte një ndikim kaq të madh, sa transformoi radikalisht gjithë
Evropën. Periudha e Rilindjes nisi si një fenomen historik italian, më saktë
toskan, e mandej u përhap në gjithë Evropën e më gjerë. Shekulli i 15-të ishte
një epokë e zhvillimit të madh ekonomik, politik, shkencor dhe social, e cila
njihet nga historianët si epoka e fundit të Mesjetës dhe fillimit të
modernitetit. Pas një periudhe të gjatë ekskluzive të monopolit kulturor
kristian, kemi një rilindje të mendimit dhe të artit laik.
Gjatë Rilindjes u bë kalimi nga një shoqëri e tipit agrar dhe feudale, në
një shoqëri më të urbanizuar e të prirë ndaj tregtisë. U kalua nga një ekonomi
shtëpiake dhe fshatare, bazuar mbi shkëmbimin e mallrave në natyrë, në një
ekonomi të tipit monetar. Gjatë Rilindjes linden sistemet e para bankare, të
cilat përcjellin konceptin e kursimit dhe të fitimit në tregti. Me Rilindjen u
hodhën farat e para të shoqërisë borgjeze, duke u formuar një shtresë sociale e
njerëzve laikë, të cilët filluan të organizohen ekonomikisht dhe politikisht,
duke pretenduar një autonomi të veten prej strukturave kishëtare dhe rurale.
Lulëzimi ekonomik dhe kulturor i qyteteve si Firence, Milano, Ferrara, Mantova
dhe Venecia, kontribuoi për të promovuar një shoqëri më laike dhe tregtare, të
destinuar për të zëvendësuar gradualisht sistemin territorial feudal në favor
të një shoqërie tipikisht moderne. Nën këtë profil, Rilindja prezantohet si
bërthama e parë e botës moderne, e cila ka evoluar në formë. Prezenca e saj
ndihet edhe në shoqërinë e sotme bashkëkohore.
Në fushën politike, gjatë Rilindjes u shfaqën disa koncepte të Shtetit
modern, si dhe lindi refleksioni politik si shkencë e pavarur. Strukturat
politike kërkojnë më shumë stabilitet dhe një ndërgjegje më të lartë për
qëllimet e veta civile. Vizioni i mendimtarëve të parë të Rilindjes, megjithëse
ishin ende disa religjiozë, rezulton më heterodoks dhe më autonom përballë
doktrinës zyrtare të Kishës (deri heretik, nëse i referohemi Giordano Brunos).
Gjatë periudhës së Rilindjes, mësuesve të kishës iu bashkëngjitën shkrimtarët;
shkollave të mendimit katolik iu bashkangjitën akademitë e reja laike.
Një tjetër aspekt esencial i Rilindjes është Humanizmi. Në epokën e
Rilindjes, njeriu vendoset në qendër të botës. Ky është një ndryshim epokal i
vizionit. Ai rizbulon rëndësinë e tij historike dhe vlerëson botën natyrore
brenda së cilës jeton. Njeriu i Rilindjes dëshiron ta njohë botën për t’ia
nënshtruar atë nevojave të tij. Shohim rikthimin e ndërgjegjësimit të plotë të
njeriut në mjetet e veta, pretendimin e një dinjiteti dhe të një vullneti
njerëzor më të lartë. Gjatë Mesjetës njeriu ka pranuar të jetë i kufizuar,
kurse tashmë ai konsiderohej në tërësinë e tij. Nëse gjatë Mesjetës i ishte
dhënë rëndësi më e madhe shpirtit dhe shpirtërores, me Rilindjen kthehet
interesi edhe për aspektin trupor dhe fizik të tij. Pikërisht gjatë Rilindjes
fillojnë studimet e thelluara mbi anatominë.
Njeriu i Rilindjes identifikohet me Leonardo da Vincin: shembull i
njeriut poliedrik dhe i kureshtjes së palodhur për gjithçka që i përket njeriut
dhe mundësisë për të përmirësuar jo vetëm kushtet shpirtërore, por edhe ato
tokësore (mirëqenia në kohën e sotme, nëse e përditësojmë këtë koncept). Lindi
një konceptim i ri i qenies njerëzore, praktikisht si një njeri i aftë të
transformojë botën që e rrethon dhe të dijë të gëzojë kalimin e tij mbi tokë.
Kjo vëmendje e madhe ndaj vlerave tërësore të njeriut çon në rizbulimin e
klasicizmit grek (humanizmi antik sokratik dhe platonik) dhe të tezave klasike
në edicionet e tyre origjinale, jo më nëpërmjet kulturës kristiane (humanisti i
madh Erazmi i Roterdamit studioi tre vjet natë e ditë që të mësonte greqishten
e vjetër dhe t'i lexonte klasikët grekë në origjinal). Njeriu i Rilindjes
shihte në filozofinë dhe në kulturën klasike tentativën dinjitoze të hetimit
dhe argumentimit të realitetit vetëm nëpërmjet kontributit njerëzor. Ky
rizbulim i klasikëve çon, përveç të tjerave, në një vizion të ri të artit,
pikturës, arkitekturës. Vetë artistët çlirohen nga stili dhe nga urdhërimet
artistike kristiane për të ndjekur një liri më të madhe personale dhe të
interpretimeve artistike. Ashtu si atëherë, edhe Rilindja e sotme shqiptare
frymëzon një rikonceptim të qyteteve tona, duke u kthyer atyre frymëmarrjen e
nevojshme dhe duke i bërë më të jetueshëm për qytetarët e tyre.
Nga sa thamë më sipër, duket qartë se kjo periudhë e re i dha jetë një
forme të re të artit, arkitekturës, ekonomisë dhe politikës. Një kulturë e re
mori jetë në vend të kulturës së vjetër: të mentalitetit mesjetar në dekadencë.
Qenia njerëzore zbuloi objektiva të reja dhe shihej tashmë si një qenie
transformuese, e aftë të vendosë për të ardhmen e saj. Merr terren një liri e
madhe që lejon të ngjitësh shkallë të ndryshme evolutive dhe të arrish
objektiva të reja. Gjithçka duhet radikalisht të transformohet dhe të shkohet
drejt një të ardhmeje më të mirë (pikë reference Mikelanxheloja).
Kështu, një qenie e re bën rrugë duke rikërkuar të bukurën dhe të drejtën
në jetë, aq më tepër që në atë periudhë, modeli mesjetar kishte hyrë në krizë,
duke ia lënë vendin revolucionit industrial, për pasojë modernitetit, periudhës
solare që po lindte. Nëse periudha e Rilindjes ndodhi kur hyri përfundimisht në
krizë modeli social i Mesjetës, tani po ndërgjegjësohen të gjithë se ka hyre në
krizë kapitalizmi industrial. Nevojitet një zgjim i ri epokal. Nga përafrimi
dhe ngjashmëria midis dy periudhave, shihet qartë se sa shumë ka nevojë sot për
një Rilindje të re, për një ndryshim.
Në periudhën e Rilindjes, arritjet e reja hapën rrugë të reja në
qarkullimin e ideve, të burimeve, te produkteve, të njerëzve, duke nisur një
proces të unifikimit dhe të globalizimit, që gjendet (i përfunduar) ndoshta
vetëm në ditët tona. Aktualisht po jetojmë një moment të ngjashëm me produkte
të reja, mundësi të reja, pasuri të reja, ndërgjegje të re, sfida të reja.
Nëse gjatë Rilindjes lindi ideja e perspektivës, e vendosur në kontekstin
e ambientit të kohës së saj, aktualisht kemi nevojë urgjente për të rilindur
ideja e perspektivës, si dhe për të calculated forcuar aftësinë për t'i
analizuar faktet në mënyrë kritike. Në të njëjtën kohë, siç lindën gjatë
Rilindjes ideale të reja për bukurinë dhe elegancën, ashtu si atëherë duhet t'i
kthehemi mendimit etik dhe estetikës, aq të domosdoshme për kohën që jetojmë.
Gjatë Humanizmit përtërihet interesi për magjinë dhe alkiminë si mjete
praktike dhe të arritshme të kërkimit natyror (shihet vizioni panteist i
Brunos). E tillë është rëndësia që ka në ditët e sotme kërkimi dhe inovacioni.
Çdo gjë arrihet vetëm nëpërmjet dijes.
Mbas Rilindjes, Toka hyri në fazën historike të ndërlidhjes. Rilindja na
ka mësuar që çdo arritje mbi Tokë sjell disa pasoja, që mund të përcaktojnë dhe
kondicionojnë edhe në largësi në hapësirë dhe kohë. Është i nevojshëm një
ndërgjegjësim ekologjik i njeriut dhe i marrëdhënies së tij meditem me botën.
Njeriu bëhet subjekt i historisë dhe ndërkaq përgjegjës për zgjedhjet dhe
veprimet e tij. Është detyrë e tij të njohë e të kuptojë që veprimet e tij
shkaktojnë pasoja mbi të tjerët dhe mbi jetën e Tokës, dhe për rrjedhoje të
reagojë në mënyrë konsekuente dhe të ndërgjegjshme.
Rilindja e re është e domosdoshme nëse konsiderojmë se Rilindja është
periudha që zbuloi dhe vendosi njeriun në qendër, jo më si një instrument, por
si një qëllim. Edhe në kohën e sotme njeriu, individi, qytetari janë në qendër
të gjithçkaje. Nëse Evropa e ka shpallur vitin 2013 si vitin e qytetarisë,
nevojitet të bëjmë të njëjtën gjë edhe ne. Çdo njeri ka një rol për të luajtur
në histori. Kjo vlen edhe për çdo qytetar shqiptar. Rilindja na ka mësuar se
ekzistojnë rrjete të relacionit midis pjesës dhe të tërës, midis mikros dhe
makros.
E gjitha kjo te motivon për një Rilindje të re shqiptare. Ne duhet t'i
bashkohemi komunitetit të madh të ndryshimit dhe zhvillimit. Në këtë rast ndiej
nevojën të them se çfarë synon, sipas meje, të bëjmë për të lindur “Një
Rilindje e re shqiptare”.
E para dhe leitmotiv i këtij procesi, sipas meje, është “shpresa”. Jam e
mendimit se nëse dëshirojmë të ndryshojmë Shqipërinë për mirë, nuk duhet ta
kërkojmë shpresën tek ndonje mit jashtë nesh, por duhet ta kërkojmë dhe ta
gjejmë atë në mendimet tona, së bashku me kurajën dhe këmbënguljen e nevojshme
për të shpresuar. Nevojitet që të rikuperohet koncepti i përgjegjësisë
individuale. Çdo njeri është element tek i cili mund të mbështetet çdo proces
ndryshimi. Ajo të cilës i trembet çdo pushtet, në çdo sistem, është ndryshimi i
një njeriu, i cili është pastaj në gjendje të dëshmojë diferencën e tij. Është
ky hapi i parë, guri themelor dhe vendimtar në procesin e modifikimit të
gjendjes aktuale të gjërave. Realiteti duket i pandryshueshëm pikërisht sepse
kush duhet të ndryshojë mbetet pafundësisht në pritje të diçkaje që vjen nga
lart. Përtej fjalëve, duhet të propozojmë diçka konkrete si propozim, në të
cilën të gjithë së bashku mund të bëhemi protagonistë, edhe duke konsideruar
faktin që qindra shoqata apo parti janë vendosur në dispozicion për të bërë
diçka.
Duhet të gjejmë mënyra ta influencojmë politikën me idetë tona, pa
krijuar domosdoshmërisht formacione të reja. Këto nxitje të krijimit të
formacioneve të reja politike përbëjnë kosto të mëdha për komunitetin, si nga
pikëvështrimi ekonomik, ashtu edhe nga ai qeverisës. Duhet të largojmë
“humusin” e parave të lehta dhe të bëjmë që të his shoqëri mos lindin më fidanë
të panevojshëm, siç po ndodh në këto ditë. Partia më e madhe që ekziston, por
që është e heshtur, është ajo e njerëzve që nuk votojnë, e atyre personave të
cilët ndihen të lirë, jo pjesë e ndonjë partie, jo të ndikuar nga media. Kjo
parti duhet të japë sinjale të forta të ekzistencës së saj: Duhet transformuar
ky vend!
Ne duhet ta njohim skuadrën qeverisëse përpara se ta votojmë atë.
Ministrat e rinj duhet të jenë njerëz të cilët demonstrojnë se dinë të bëjnë.
Për këtë nuk nevojitet të jenë domosdoshmërisht politikanë profesionistë, as
profesorë që njohin vetëm teorinë, as financierë që kanë gjetur mënyrën të
bëjnë para pa krijuar asgjë. Nevojiten njerëz kreativë dhe etikë. Nëse
mbështesim se turizmi është element themeltar për ringritjen, duhet t'i japim
kësaj ministrie një rëndësi të madhe. Personalisht do të krijoja një
superministri që përmbledh turizmin, bujqësinë, të mirat kulturore dhe
mbrojtjen e peizazhit dhe ambientit në një, sepse një projekt i madh i
zhvillimit turistik mund të lindë vetëm nga këta katër sektorë; dhe do të doja
t’i besohej kjo detyrë dikujt që ka demonstruar të promovojë ekselencën
shqiptare. (Nëse do të pyetesha unë, secili nga tre drejtuesit e shoqatës së
trashëgimisë kulturore – Auron Tare, Artan Shkreli apo Artan Lame – do ta bënte
këtë detyrë më mirë se çdo ministër i deritanishëm i këtyre dikastereve).
Ne duhet ta rikuperojmë etikën sociale si një të mirë absolute për të
ndihmuar në rikuperimin e dinjitetit të një politike që ka humbur sensin e
turpit, duke i bërë gjërat në interesin e vet apo të familjes së vet, dhe jo në
interesin e përgjithshëm. Në kushte të tilla ekonomike, mbulesa është e
shkurtër dhe nuk mund t'i mbulojë interesat e të gjitha grupeve. Kjo duhet
thënë hapur. Duhet vendosur rregulli i jo më shumë se dy mandateve në çdo
instancë. Të zhvillohen primaret, duke i kthyer të paktën gjysmën e fuqisë që i
kemi marrë qytetarit me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, si një mundësi
për të rinovuar klasën drejtuese, e cila na ka çuar në këtë farë derexheje.
Shqipërisë nuk i nevojitet një klasë politike e paaftë dhe e paditur. Reduktimi i financimeve të partive politike është një tjetër problem që duhet zgjidhur. Politika duhet të udhëhiqet nga pasioni. Gjërat ndryshojnë nëse ndryshojmë ne në mentalitetin tonë. Nëse na mungon kuraja, duhet ta shfaqim atë. Nëse shohim në rrjete sociale, një pjesë e konsiderueshme fshihet mbas pseudonimeve. Përveçse tregues i mungesës së kurajës, shpesh kjo është tregues i mungesës së lirisë, e cila ngriti krye gjatë periudhës së Rilindjes. Kemi nevojë për politika largpamëse që, midis mijëra vështirësive dhe rezistencës, të shtohet frymëmarrja e qyteteve dhe fshatrave tona. Rilindja jonë duhet ta ketë tek fuqia e qytetarit, tek financimet private dhe publike ushqimin e saj fillestar.
Luiza Hoxhaj
Tiranë, më 30.01.2013
4 comments:
Mirë mëngjes si jeni?
Emri im është Emilio, unë jam një djalë spanjoll dhe unë jetoj në një qytet në afërsi të Madridit. Unë jam një person shumë i interesuar në të dish gjëra kaq të ndryshme si kultura, mënyra e jetës së banorëve të planetit tonë, faunën, florën dhe peisazhet e të gjitha vendeve të botës etj, në përmbledhje, unë jam një Personi që gëzon të udhëtojnë, të mësuarit dhe duke respektuar diversitetin e njerëzve nga e gjithë bota.
Unë do të duan për të udhëtuar dhe për të përmbushur në person të gjitha aspektet e përmendura më lart, por për fat të keq pasi kjo është shumë e shtrenjtë dhe fuqia blerëse im është mjaft i vogël, kështu që unë shpikur një mënyrë për të udhëtuar me imagjinatën në çdo cep të planetit tonë. Disa vjet më parë kam filluar një koleksion të vulave të përdorura, sepse ato lug, ju mund të shihni fotografitë rreth faunën, florën, monumentet, etj peisazhe nga të gjitha vendet. Si çdo ditë është gjithnjë e më e vështirë për të marrë vulat, disa vjet më parë kam filluar një koleksion të ri në mënyrë që të merrni letra tradicionale drejtuar mua, në të cilën qëllimi im ishte për të marrë të paktën 1 letër nga çdo vend në botë. Ky objektiv modeste është e mundur për të arritur në pjesën më të madhe të vendeve, por për fat të keq kjo është e pamundur për të arritur në territore të tjera të ndryshme për disa arsye, ose për shkak se ata janë vendet në luftë, ose për shkak se ata janë vendet me varfëri të skajshme apo sepse për çfarëdo arsye Sistemi postar nuk është duke funksionuar si duhet.
Për të gjithë këtë unë do t'ju bëj një favor të vogël:
Ju do të jetë kështu lloj të mjaftueshme për të dërguar mua një letër me postë tradicionale nga Shqipëria? Unë e kuptoj që të përkryer mendoni se blogun tuaj nuk është vendi i duhur për të kërkuar këtë, dhe madje, është shumë me siguri se ju injorojnë letrën time, por unë do të tërheqim vëmendjen tuaj në vështirësi të përfshirë në marrjen e një letër nga ai vend, dhe gjithashtu Unë nuk e di as ku askënd për të shkruar në Shqipëri në mënyrë që të rrisë mbledhjen e mia. një letër për mua është si një suvenir të vogël, si në qoftë se unë kam kishte vizituar se territori me imagjinatën time dhe në të njëjtën kohë, ardhja e letrave nga një vend është një shenjë e paqes dhe normalitetit dhe një mënyrë origjinale për të promovuar një vend në bota. Adresa ime postare është një vijim:
Emilio Fernandez Esteban
Avenida Juan de la Cierva, 44
28.902 Getafe (Madrid)
Spanjë Spain
Në qoftë se ju dëshironi, ju mund të vizitoni www.cartasenmibuzon.blogspot.com time blog ku ju mund të shihni fotografitë e të gjitha letrat që unë kam marrë nga gjithë bota.
Së fundi unë do të doja të falënderoj vëmendjen dhënë këtë letër, dhe nëse ju mund të ndihmoni mua apo jo, unë po dërgoj urimet e mia më të mira për shëndetin, paqe dhe lumturi për ju, familjen tuaj dhe të gjitha qenieve të dashur tuaj.
Sinqerisht juaji
Emilio Fernandez
I dashur Emilio,
e lexova me kujdes letren tende elektronike. Mu duk interesante permbajtja e saj. Kerkesa juaj nuk me duket aspak e egzagjeruar. Duke qene se njoh sherbimin postar, njoh edhe pasionin e koleksionisteve per te koleksionuar gjitheshka: pulla suvenire te ndryshme pse jo edhe letra, e mirekuptoj kerkesen tende. Ju deshironi nje leter tradicionale apo do tju mjaftonte edhe nje e shkruar dhe derguar elektronikisht?. Perzemersisht Luiza
Duke u nisur nga nje postim i gazetarit te mirenjohur Gerti Shella, ku demostrohej simbolikisht funerali i Rilindjes, ju riktheva ketij shkrimi. Nuk i heq asnje presje. Fajin nuk na e kane termat, te cilet ne shpesh i shperdorojme. Keshtu ndodh edhe me termin Rilindje. Une mendoj se ne nuk duhet te varrosim konceptet, por praktikat, kur ato jane te gabuara. E theksoj se i pelqej termat, sidomos ata qe percjellin fryme, sic duhej te ishte edhe termi: Rilindje? A e realizoj ajo kete gje? Une mendoj se jo. Perpos shume arsyesh objektive dhe subjektive, mendoj se arsyeja kryesore eshte qe nje term i tille, kaq gjitheperfshires, i rri shume ngushte nje force te vetme politike. Terma te tille jane bere per hapesira te medha dhe per ceshtje te medha. Keshtu mendoj se nuk mund te kete funeral te Rilindjes, sepse ne nuk kemi fuqi dhe te drejte ti bejme funeralin nje epoke si Rilindja europiane, e cila shenoi fillesat e epokes moderne, ne nuk mudn ti bejme funeralin as Rilindjes sone kombetare. Thjesht duhet te mireperdorim koncepte te tilla si Rilindja. Thjesht duhet korrigjuar shenjestra.
Shënim i autores (Qershor 2026): Ky artikull, i shkruar në shkurt të vitit 2013 si pjesë e një debati plot vlerë në rrjetet sociale me z. Pëllumb Kaciqi, hodhi shtyllat e para të konceptit tim intelektual mbi "Rilindjen". Ky shkrim pararendës shërben si pikënisja logjike dhe koherente për artikullin tim pasues, "Aisbergu ynë po shkrin!", të botuar në maj të po atij viti. Rileximi i tij sot dëshmon një saktësi mbresëlënëse: propozimi për një superministri që bën bashkë turizmin, mjedisin dhe kulturën, si dhe përmendja e emrave si Auron Tare e Artan Lame për drejtimin e tyre, sot janë pjesë e historisë dhe realitetit tonë qeverisës. Ky shkrim mbetet një dëshmi se ndryshimi i vërtetë nuk vjen kurrë nga lart, por mbështetet tek fuqia dhe zgjimi etik i çdo qytetari në terren.
Post a Comment