Duke bashkëbiseduar në një nga miqtë e mi këtu në "lagjen e fb", siç e quaj unë me shaka, më ngeli në mendje shprehja e tij: "Isha në Shqipëri këtë verë. Erdha me mall por u zhgenjeva shumë. Ngado pashë papastërti, cmime të larta, shoferë autobusi me cigare në dorë e këmbët në timone, polica dhe zyrtarë që të kërkojnë para në këmbim të shërbimeve, mungesa të mëdha etj. Nuk na bëhet të vimë më. Mjerë ai vend... Me këta politikanë që kemi ne nuk bëhet ky vend".
Përgjigjia ime ishte; "Duhet të bëhemi ne si qytetarë më parë, pastaj me siguri do të bëhet edhe ky vend".
E shkrova këtë fragment për të evidentuar një mungesë të madhe që kemi ne: mungesën e shpresës dhe mungesën e besimit. Të dyja këto ndjenja shoqërojnë qytetarin e zakonshëm, qoftë atë që jeton këtu në shtetin amë, qoftë atë që ka emigruar.
Lind një pyetje e thejshtë nga e gjithë kjo: Do t'ua kthejmë shpresën këtyre njerëzve ndonjë ditë? A do të bëhemi ne si qytetarët e gjithë botës, që kanë të drejta por edhe detyrime? Detyrimi më i madh është ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për të gjithë. Për këtë duhet të punojmë cdo ditë, duhet të mirëpërdorim fuqinë e qytetarit.
14 comments:
"Ne jemi si puna e ujkut, qimen nderrojme..."
edukaten cdo njeri e ka vete
"...a ka mundesi qe politikanet jo vetem te na pastrojne rruget, por edhe shtepite, te na gatuajne e te na vene kalamajte ne gjume...a ka mundesi qe ta na punojne tokat, korrin e shijne grurin, te hapin firma e punojne ne to, ndersa Ne te bejme palle duke llapur neper kafe e klube kumari..."
Shqetesimi i tij perfshinte edhe policin, edhe apgesat neper zyra per te marre nje dokument. Nga Shteti duhet te kerkojme te bej mire rolin e rregullatorit dhe kontrollorit, nga qytetari ate te qytetarit. Une besoj shume tek fuqia e qytetarit dhe tek fuqia e ligjit, prandaj i kerkoj atij ta bej mire ate rol
"PERSHENDETJE z. HOXHA.KA NJE ,NGA SHUME POLITIKAN E ANALIST,SHENJE BARAZIMI MIDIS EMIGRANTEVE DHE MOTRAVE,VELLEZERVE,KOMSHINJEVE,KUSHERINJEVE E FISEVE TANE QE JETOJNE NE SHQIPERI. ME KEQARDHJE DEKLAROJ,SE PAS 21 VJETEVE,PUNE E JET NE PERENDIM,EMIGRANTI QENDRON ME LARTE.NE,JEMI INTREGUAR NE EUROP.PUSHTETET POLITIKE SHQIPETARE JANE BERE PENGES QE NE VUAJME AKOMA.S'PO TE PERMEND TE ZEZAT QE NA KANE GJETUR NE ,PSE SHQIPERIA NUK ESHTE PJES JURIDIKE E EUROPES.JU E NDERUARA LUIZA(fjala per gjithe politiken)DUHET TE RISNI STANDARTET E KULTURES,TE RESPEKTIT NDAJ LIGJIT,NDAJ INSTITUCIONEVE,TE RESPEKTIT PER NJERIUN,PER PUNEN,etj,etj,E JO TE NDAHEN PERGJEGJESITE ME EMIGRANTET.GJITHE KURSIMET E TYRE ,TE FITUARA ME GJAK,U INVESTUAN NE SHQIPERI.NE KURE VIJME ME TE VERTET NUK NDJEJME KENAQESI,JO SE KEMI PRETENDIME TE JASHTE LLOGJIKESHME,PO PER NJE SJELLJE QYTETARE TE SHTETIT E TE INDIVIDIT.E BERA KETE KUNDERSHTI,JO SE JU JENI FAJTORE PER ATE SJELLEJE BRUTALE TE PUSHTETEVE SHQIPETARE,PERKUNDAZI,JENI SIMBOLI I GRUAS SHQIPETARE,POR SE SHQIPERIA DUHET TE KETE SHUME RESPEK LIGJOR PER EMIGRANTET."
"Nuk ajtohem me keto thenie.Ne ishim kete vere ne Vlore edhe besa na pelqeu shume ,nuk dua te krahasoj Vloren me shtete qe kane tradite turizmi por me gjithetate kishte nje pasterti ne Vlore dhe besoj se ne te arshmen do te shfrytezohet kapacitet me shume.E sa per politikanet ne e kemi fajin JU KEMI DHENE VOTEN!!!!!!!!!!!!!!!!!"
do behet shqiperia se politikanet nderrrohen njehere demokratikja njehere socialistja
populli duhet me e fillu nga vetja
me u mesu
"Z.IBRAHIMI.z.LUIZA,DHE SHUME SHOKE BASKE ME TA EDHE UNE E DUAM SHUME VLOREN.E BUKUR ESHTE,ME E BUKUR DO BEHET,PO DEBATI BEHET SE SHQIPERISE I MUNGON RESPEKTI PER LIGJIN,INSTITUCJONET SHTETERORE,PER SIMBOLET(shif c'ben kreshniku me flamurin kombetar,me festen ne Morine),PER PRONEN.RADHET E GJATA,LEKET PER TE MBARUAR HALLET,POLICET NE RRUGE,RRUGET QE MARIN JETE NJEREZISH,MUNGESA E ENERGJISE,USHQIMET E ILACET,JASHTE STANDARTEVE,MUNGESA E UJIT,E PLOT TE TJERA E BEJNE SHUME TE VESHTIR KALIMIN GEZUSHEM TE PUSHIMEVE. PER KETO STANDARTE FLASIM,QE NE SHQIPERI PUSHTETI DO I REALIZOJE VONE."
"Z.HOXHA KA TE DREJTE.MREKULLIRA NUK KA EDHE NE BOTEN E ZHVILLUAR,PA LE ME NE SHQIPERI.NE EMIGRANTET KONTRIBOJME SHUME PER EKONOMINE E VENDIT,POR SHUME PAK PER ECURINE E DEMOKRACISE NE VEND,DUKE E PERJASHTUAR VEHTEN NE NJE FARE MENYRE. KA ARDHUR KOHA PER TE NGRITUR FORT ZERIN TONE PER NDRYSHIME E DUKE SAKRIFIKUAR PER TE ARDHUR NE VOTIME,JEMI RRETH 30%E POPULLSISE.KJO SASI VOTASH NGRE E SHKARKON CDO QEVERI."
"Eeeeeeeee, ste kap dot me njeri ty!!!!!!!!!"
Duhet et fillojme t ekultivojme tradita me te mira edeh ne kete sfere dhe gjitheshka do te shkoje shume mire
"E dashur Luiza une cuditerisht jam ndier shume mire Kete here bera nje Guide deri afer Camerise, bregdeti eshte i mrekullueshem,mangesitei injorova totalisht,edhe jasht nuk ndihemi shume te plotesuar nuk duhet te harrojm qe jemi thjesht numer rendor,konfrontohemi cdo dite me emrin tone te keq, une personalisht dua te vi serisht,shume shpejt, Pa hipokrizi zemren e lash ne Shqiperi Kete here."
Ju falenderoj per komentet. Vleresimet sigurisht jane relative dhe ne raport me ate qe ne synojme. Gjithnje objektivi eshte per me shume, per me mire. deshires sone i shkon shume mire shprehja e Senekes : I varfer nuk eshte ai qe nuk ka , por ai qe deshiron te kete me shume" . Ne kete kontekst edhe ne deshirojme te pasurojme me shume vlerat tona, Atyre qe kemi trasheguar t'u shtojme edhe keto vlerate fituara. Pasatj te mburremi pak.Vjollca : ti ke qene ne perlen e Shqipeise, me gjithese Shqiperia eshte bukur nga do, por ka nevoje per shume e me shume. Normalisht Guri i rende ne vend te vet nuk ka ndryshuar, por eshte korrektuar pak me shprehjen qe levizja sjelle zhvillim. Edhe ju shkuat, punuat pate mesuat dhe keni gjithe te drejten e zotit te vini dhe ti konkretizoni ketu ne Shqiperi vlerate tuaja te shtuara. Si gjitheej Vjollca shume pozitiviste. Kemi shume shume nevoj per pak optimizem, por te argumentuar. Une pozitivizmin e gjej tek kritika e bakiut, tek ironia e pullumbit, tek vleresimet e cemajlit, tek kriticizmi i cdo njerit prej jush., e gjej tek komentet perfhsirese te Muratit, tek klikimet miqeve qe e pelqejne diskutimin tek pasthirma e Lilit. po pra kjo tregon qe jemi ne qytetaret qe duhet te ndikojme per te ndryshuar dhe permiresuar vetveten. veteme ne kete menyre do jemi me kerkues dhe me ndikues edhe ndaj qeverisjes. Ju ftoj ta vazhdojme bashkebisedimin. E vleresoj shume kur futemi ne diskutim per tema t eprekeshme , pa retorike boshe
rastesi ndofta ne sherbim te diksutimit tone eshte publikimi i ketij raporti mbi qednrueshmerine sociale dhe krijimin e komuniteteve te forta ose thene shqip aktive
http://social-life.co/media/files/creatingstrongcommunities.pdf?goback=.gde_3713796_member_169875565
Post a Comment