Ka nje nevoje te madhe ne vendin tone per te majten. Shqiperia eshte vendi ku ka pak liri e varferuar nga rregjimi aktual.Pas nje stine te gjate berishiane, tashme nevojitet nje stine e lirise, e luftes ndaj varferise dhe investimit ne shkolle, ne kerkim shkencor dhe mbikqyrje te pasurise kulturore.
Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
mercoledì 29 agosto 2012
martedì 28 agosto 2012
Eshte koha per inovacion
Eshte koha te levizim nga inovacioni si ideologji tek inovacioni si proces.
Ky mendim me lindi e inspiruar nga kjo foto. Qindra libra botohen cdo vit per inovacionin e ri. Keto libra te prodhuar nga te dijeshmit (akademiket) ushqejne me mendim te ri manaxheret e organizatave apo te ndermarrjeve dhe korporatave, perfshi edhe politikberesit, duhet te na sherbejne per te ngjitur shkallete zhvillimit jo me mediokritet por me barren e dijes mbi shpine.
giovedì 9 agosto 2012
Kriza: ti braktisesh veshtiresite apo te luftosh?
E gjeta shume interesante metaforen e dy minjve te perdorur nga nje miku im italian per te motivuar kapercimin e krizes aktuale, nga cdo person apo cdo sipermarrje..
E gjej interesante per te karakterizuar situaten komplekse ne te cilen jemi te perfshire edhe ne. Po e ndaj edhe me ju:
Dy minj u gjenden brenda nje tenxhereje plote me qumesht qe ziente ne zjarr. Nuk arrinin te dilnin dot prej saj dhe rane ne deshperim. Noto e noto.. po humbisnisn forcat. Rreshqisnin dhe nuk arrinin te ngjiteshin lart. Ne kete kohe njeri prej minjeve i thote tjetrit: Eh,,,eshte e kote te vazhdojme te sfilitemi. Nuk do te arrijme kurre te dalim nga ketu..Une po te pershendes" . Dhe keshtu miu e la veten te mbytej. Miu tjeter mendoi: "Te pakten deri sa te kem force do te vazhdoj te notoje!" Noto e noto .. Noto e noto.. Me ne fund qumeshti po shkonte duke u fryre dhe siperfaqia duke u trashur nga cipa e gjalpit. Keshtu miu luftarake arriti deri ne buze te tenxheres dhe i raskapitur arriti t'ia mbath.
... Edhe ne moment te te veshtira jemi te sigurte qe nuk ka zgjidhje? A nuk ja vlen te luftosh? A nuk duhet te na karakterizoj nje mentalitet fitues, pavaresiht se ne keto kohe krize te shumefishte kane filluar te rriten lartesite e tenxhereve? Qumeshti ne nje moment do ta arrij temperaturen e duhur
lunedì 6 agosto 2012
Pyetsor mbi tregetimin e produkteve organike ne Shqiperi
1- Ju
jeni aktiv ne tregun e tregetimit te produkteve
ushqimore ne Shqiperi? Ne se po ne cilin sektor operoni:
·
Sherbime
( restorant, fast food, bar apo
ambulant)
·
Tregeti (me
shumice apo pakice)
2- A
jeni te interesuar per produkte organike (Bioprodukte)?
3- Cilet
prej ketyre produkteve bio perdorni ne bisnesin tuaj:
·
mishin;
·
qumeshtin dhe nenproduktet e tij
·
perime;
·
fruta
·
vaj ulliri
·
vere, raki
·
cajra etj
4- Preferoni
te perdorni apo tregetoni produkte organike shqiptare apo te importit?
5- A jane cmimet e ketyre produkteve
te arsyeshme? Nese mundeni Ju lutemi na jepni referenca
6- A
preferohet mishi i kecit ne zonen tuaj? C’peshe ze ai ne tregetine apo
sherbimin tuaj ( ne perqindje dhe vlere apsolute)?
7- C’peshe
ze djathi i dhise ne bisnesin tuaj ( perqindje dhe sasi ju lutem ne raport me produktet konkurruese) ? A eshte cmimi i tij i
arsyeshem?
8- Cilesia e djathit te dhise qe ju tregetoni apo
sherbeni eshte e unifikuar apo varion sipas prodhuesve apo zonave te tyre?
9- A
viheni lehtesisht ne kontakt me prodhuesit e produkteve bio. Si i identifikoni furnitoret tuaj dhe
produktet e tyre:
-vednoseni
direkt ne kontakt me ta
-nepermjete
distributoreve
10-
Cilet jane furnitoret apo fermat qe ofrojne produktet e
tyre bio ne Shqiperi? A mund te na permendeni disa prej tyre?
11-
Ju apo klientela juaj preferoni tu ofrohen produktet bio
psh mishi i kecit, djathi, perimet, frutat cajrat, etj te paketuara apo
rifugio?
12-
A
kryeni ju paketim te ketyre produkteve? Nese pote cilit produkt;
Faleminderit per kohen tuaj dhe
informacionin e dobishem
Si mund te rifilloj qytetari i zakonshem?
Po lexoj me kenaqesi komentet e ndryshme qe jane
shkruar mbas publikimit te dy tre postimeve ne fb, per tema qe lidhen me
ceshtje te dites si: A mund te kete zhvillim te vertete pa reforma politike?;
Globalizimi demton apo pasuron kulturen e nje shteti? Si mund te fuqizohet zeri
i qytetarit? etj. Te gjithe komentet jane rilevante, te gjithe thone gjera te
shenjta, por pothuajse nga te gjithe buron nje e dhene: superimi i situates aktuale
te krizes eshte i lidhur me rinovimin e politikes, gje qe do ta beje edhe gjermania
ose nje gje qe e thote edhe Mario Draghi per te
risiguruar tregjet. Te gjitha jane gjera te rendesishme por qe e shohin
qytetarin e zakonshem si impotent dhe spektator.
Por
demokracia nuk eshte tjeter gje? Cfare pushteti ka realisht qytetari dhe cfare
legjitimisht mund te prese ai nga Shteti?
Mua me duket se sot e vetmja gje qe seicili prej nesh
mund te bej eshte te lexoj nje gazete ose te degjoj nderhyrjen e nje politikani
te tille apo nje opinionisti, duke uruar qe ai te jape nje mesazh, qe t’i japi
sigurine e nevojeshme per te kaluar diten sa me qetesisht.
Por
do te deshiroja te kaloja pertej kesaj. Keto dite jane duke marre vendimin per te vazhduar
studimet universitare vajza e nje mikes sime dhe bashkemoshataret e saj. Kur
pyeta se c’kishte menduar per me tej, ajo me pergjigjet se ishte ende e
pavendosur.
Cfare te thuash kur sheh, qe nje vajze 18 vjecare
nuk ka asnje ide se cfare deshiron te behet ne te ardhmen e saj te afert “prej
te rriture”, pothuajse sikur kjo te ishte nje ndermarrje cfaredo, jo influente
ne te nesermen e saj. Besoj se nje pritshmeri e tille eshte shenje, e cila tregon
qarte se mungon deshira per te bere gjera te caktuara, se tek ajo mungon
ambicia per t’u impenjuar me dicka qe i pelqen, dhe te studioje me deshiren per
ta bere ate te mundur. Dhe ne kete skenare edhe te rinjte rrezikojne te mbeten
ne pritmeri se: “dikush” do te zgjedhe per ta.
Rivendosim me shume thjeshtesi planet e qytetarit
te zakonshem perpara se te preokupohemi per te ardhmen time dhe te familjes
sime, ne keto vitet e fundit duhet te perballoje probleme te perditeshme:
pagesat dhe qirate , shpenzime per t’u bere, rritjet e cmimeve etj. Por si eshte
e mundur qe po perpiqemi vetem per te mbijetuar, per t’i rezistuar fatit te keq
per te mos bere asgje? Ku ka perfunduar tradita e popullit gjithnje punetor,
solidar dhe i gatshem per te reaguar?
Kjo tregon se mungon besimi, sepse sic me duket
mua, prej shume kohesh ne ja kemi dhene besimin te tjereve te ndryshem nga ne,
te cilet jo gjithnje e kane merituar apo justifikuar ate. Duke u nisur nga
kosiderata personale qe, megjithate, gjithe kjo qe po bejme (ose qe do te duam
te bejme) eshte e kondicionuar nga parate, duket qartem qe nevojitet te shohim
me nje veshtrim te ri rinovimin e punes dhe krijimin e fondeve te te ardhurave
per te menduar per te ardhmen tone. Prej vitesh studjoj fenomenin e “shkrirjes
midis ndermarrjeve” dhe nje studim i tille ka forcuar tek une bindjen qe vetem bashkendarja
e nevojave konkrete te perbashketa edhe per ndermarrjet e vogla dhe dyqanet qe jane
duke u mbyllur- mund te favorizojne nje zhvillim real. Kjo duhet te ndodh edhe
me njesite vendore me permasa te vogla te cilat per sherbime te caktuara, te paperballueshme prej
seiciles vec e vec duhet te aplikojne
kooperimin.
Shkrirja midis ndermarrjeve, qe sot mund te realizohet
nepermjete “kontratave te rrjetit te ndermarrjeve”, nuk eshte nje pergjigje qe buron nga refleksioni “bashkimi
ben fuqine’. Eshte dicka me teper, eshte nje reaksion konkrete. Vendosen se
bashku sepse ndermarrjet kane nje objektiv te perbashket (psh te internacionalizohen),
kane nje problem te perbashket (te trasportojne mallrat) ose tentojne te reduktojne
kostot e administrimit. Dhe mund te vendosen se bashku, nese eshte deshira per te
bere nje rrugetim te perbashket ne shoqeri, ndermarrje e vogel dhe e mesme.
Per mua dhe disa miq tema e “rrjetit” , si
pergjigje sigurisht e pjeseshme, por megjithate konkrete, eshte bere pothuajse
nje impenjim social dhe per kete arsye kam themeluar Qendren per Studimin e Politikave
Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, e cila nuk lind nga asnje
perkatesi politike dhe qe nuk perfaqeson asnje “kategori” ne vecanti. Jemi persona
me “vullnet te mire” dhe jemi duke vendosur ne dispozicion profesionizmin tone
per te ndihmuar ndermarrjet te sherohen. Visionare, idealiste? Ndoshta, por gjithnje
duhet nisur nga dicka. Dhe kushdo do te doje te ballafaqohet me kete
eksperience- konsulente, ndermarrje, por edhe politikane ose gazetare- do te
jene shume te mirepritur si shoke te nje udhetimi te perbashket.
domenica 5 agosto 2012
Fuqia e qytetarit
Vota e qytetrit eshte individuale, nderkohe qe vendimarrja rezulton kolektive. Si mund ti japim me shume ze qytetarit dhe si mund te jete vota e tij e barabarte dhe per rrjedhoje individet te kene fuqi dhe pushtet te barabarte ne nje vend si yni ku ligji zgjedhor (proporcional rajonal) me formulen e tij nuk e mundeson nje gje te tille?
“Internacionalizimi” kombetar kalon nga Tirana
Situata boterore imponon nje ndryshim domethenes
te modeleve te intrnacionalizimit, duke kalua rnga politika e promocionit “puro
export” tek politika, qe inspirohet nga “teoria e eneve komunikuese” ku forca e
idese eshte ajo e vleresimit te produkteve te veta dhe zhvillimit te sinergjise
se strukturruar me “vendet mike’, gje qe
do te mund te permiresonte konkurrueshmerine tone nderkomebtare ( importi
strategjik, etj).
Ne kete kontekst te flasesh ne kushtet e vendit
tone per internacionalizim do te thote te
puntosh ne kerkim te maredhenies midis kontesteve socio ekonomiko te ndryshme,
nepermjete nje procesi te internacionalizimit, i cili me pare se sa nga mallrat
niset nga burimet njerezore.
Per nje motiv te tille ndermarrjet tona duhet
gjithnje te ngulmojne ne kerkim dhe ne formimin e “talenteve” multikulturale,
Ndermarrjet e vogla te cilat duan te perballojne me sukses procesin e
internacionalizimit, kane nevoje per burime njerezore te cilat dine te levizin me
familiaritet dhe efikasitet ne kontekste komplekse, nga kendeveshtrimi
ekonomik, social dhe kulturor. Kjo e ben te domosdoshme, qe ato duhet te
panifikojne burime finaciare per kualifikimin e kapciteteve te tyre njerezore
si dhe te forcojne bashkepunimin me universitetet dhe shkollat e mesme
profesionale, me qellim qe ato te pergatisin brezin e ri te punekerkuesve ne
perputhje me kerkesat e tregut te punes.
Nese “internacionalizimi” i ndermarrjeve tona keshtu
- sic ne besojme- kalon nga maredheniet midis kontesteve socio ekonomik te
ndryshem mund te perkufizojme, qe ai duhet te kutpohet si shprehje e vullnetiit
te Sistemit Socio Ekonomik Territorial ( kohezioni social)_ per tu internacionalizuar,
me fjale te tjera te GLOBALIZOHET, duke rikuperuar ne force dhe strategji figuren
e Qeverive Sub nacionale- Lokale.
Une mendoj se ne duhet ta fillojme kete pune
sinergjikrijuese me territoret e banuara me shqiptare, pra te integrohemi
ekonomikisht se pari brenda vetes e mandej te synojme per me gjere. Ne kete
drejtim roli i Tiranes eshte qendror ne kuptimin, qe prej ketej duhet te
kalojne rruget e ndertimit te nje startegjie te perbashket per krijimin e
tregut te perbashket mbareshqiptare e mandej te zgjerohet me “vende te tjera
mike dhe me gjere.
Ne kete sens territori duhet te punoj detyrimisht
sinergjikisht dhe te ndaje objektiva startegjike te nderthurrura operativisht,
duke perballuar sfiden e re dhe duke krijuar nje sistem global, i cili na lejon
te “jemi global” duke kaluar:
Nga “Puro
Export ne “Aleanca tregetare produktive’;
Nga “Delokalizimi” ne “Poltika sistemike te
perbashketa te permiresimit konkurrues”;
Nga “Zinxhiri/ Distretto” ne “Zinxhirin/ distretto
Transnacionale;
Me konkretisht:
-Te zhvillosh/intensifikosh mareveshjet e
bashkepunimit dhe sinergjine me “vendet mike dhe komplementare”si Mali i Zi,
Maqedoni, Greqi, Serbi dhe sigurisht ne qender te jete Kosova.
-Te shoqerosh SME drejt bashkepunimit qe
superon “shitblerjen e thjeshte’
-Te krijosh qendra/platforma logjistike
tregetare per administrimin/optimizimin e mallrave.
Ne kete menyre nuk do te kemi me probleme te
natyres bllokuese sic eshte rasti i prodhuesve te patates se Kosove, apo
eksportuesve te cimentos shqiptarete shkatuara nga vendimarrjet e qeverive
respektive, duke vendosur barriera si cmimet e references per pataten, apo
rritjen me 30% te takses doganore per cimenton qe hynte ne Kosove nga shqiperia
sabato 4 agosto 2012
Kur bien maskat
Njerezit nuk e duan fallcitetin, nuk i duan ata qe shtiren, nuk u besojne atyre.
Ne boten e bisnesit eshte shume kollaj te vendosesh nje
maske, mbase me shume se nje. Ne politike ky fenomen spikat akoma me shume. Ka persona qe
perdorin, ne raste te ndryshme, te njejtat fjale, pese gjashte fraza te standarte,
tamam sikur te jene duke komunikuar me manikine dhe jo me persona te gjalle
prej mishi dhe koske. Ata kane nje repertor frazash standarte me te cilat i drejtohen
cdo lloj personi qe takojne.
Por vjen nje moment qe duhet te degjojme se cfare kane per te
thene ata vet, pertej ketyre frazave. Me kete dua te them qe personi
bashkebisedues do te donte te dinte “kush jam une apo ti ne te vertete”. Ne
kete raste ne duhet te tejkalojme referimet e thenieve te te tjereve, duhet te
flasim ne vet. Ne kete moment maksa bie. Kjo do te thote qe duhet te konsiderojme
qe te kesh nje maredhenie dhe situate bisnesi apo maredhenie komunikimi brenda
nje organizate, qofte te shoqerise civile, qofte politike, duhet te konsiderosh,
qe ato jane se pari maredhenie midis personash. Cdonjeri prej ketyre personave
duhet te kete identitetin e vet.
Iscriviti a:
Post (Atom)