Search This Blog

Friday, March 30, 2012

Downshifting: do te jemi me te varfer (materialisht)?, me te pasur ( ne maredhenie)? Si mendoni?

Downshifting: do te jemi me te varfer (materialisht)?, me te pasur ( ne maredhenie)? Si mendoni?
Kohet e fundit flitet shume per downshifting. Mbi renien ekonomike (ne rastin tone uljen e ritmit te rritjes) jepen opinione dhe interpretime te ndryshme: dikush thote qe nevojitet me pak konsum, dikush nenvizon qe do te behemi me te varfer. dikush tjeter nenvizon qe do te ulet konsumi i te mirave materiale, por do te rritet konsumi i te mirave jo materiale dhe atyre relacionale se pari (jetojme epoken e komunikimit intensiv). Tema synon te hape nje diksutim i cili mund tejete shume i artikuluar. jeni te ftuar ti jepni jete ketij diskutimi.

Tuesday, March 13, 2012

Women's History Month: Closing the Ambition Gap


 March is Women's History Month, and I'm being asked the same question -- a lot:
"Whatever happened to the women's movement? Where are the feminist freedom fighters today?"
I guess if people don't see women marching, they don't think they're moving. But they need to remember that the marching, the protesting, of the Sixties and Seventies opened the door for a generation that we hoped would come after us. And it has.
It's exciting to see three women on the Supreme Court. It's exciting to see three women Secretaries of State and even women leading other nations. It's exciting to see women anchor the nightly news, and it's exciting to know that the chief operating officer of Facebook -- the one who helps you connect with your hundreds of 'friends' -- is, in fact, a woman.
But what's most exciting is that this woman of power -- and a billionaire to boot -- is not satisfied with how far women have come.
"The world is still run by men," Facebook's Sheryl Sandberg said in a recent speech. "We're not teaching our girls and women to have professional ambition. We're not encouraging women to lean into their careers and aim for powerful jobs. With only 3% of Fortune 500 companies run by women, we have a real problem."
Hearing Sandberg's words, I couldn't help but flash back to when I was 23 years old, producing my own television show, and people would say, "You're so ambitious!" And I would cringe, feeling the sting of their contempt. What they were saying was that I was "aggressive" and "assertive" and needed to be "in control." It would take me years to feel these words as a compliment, not as the pejoratives they were meant to be.
"We don't teach our girls to have power," Sandberg told me a few months ago. "We teach them to 'get along.' And if they get too loud or forceful, we call them 'bossy.'"
That made me laugh. What spirited young girl hasn't heard that word? Even Tina Fey titled her memoir "Bossypants."
Sandberg puts it simply. "I want my daughter to have the choice not to just succeed," she says, "but to be liked for her accomplishments." Nobody said that to me in the Seventies. That's why I created Free to Be...You and Me. I wanted to tell girls and boys what I hadn't been told. I didn't want them to take half their lives to figure out that, whatever they wanted, they should go for it all the way -- and not worry about doing what everyone else does, just so they would be liked.
That's why I love the posters on the wall at the Facebook offices that read, "What would you do if you weren't afraid?" I'd like to hang those posters in the hallways of every school in the country, to remind kids -- and their teachers, too -- that the barriers we face are mostly internal, not external.
Women's History Month is not just a time to celebrate where we've come from, or how far we've opened the door. It's also a time for us to express our dissatisfaction that the doors aren't opened wide enough. As always, it's the agitation that creates the pearl.
So where is the women's movement today? It is in the powerful hands of leaders like Sandberg, who, having risen to the top of their careers, feel the responsibility to reach out and inspire those women who follow them -- the college graduates, the women who are struggling at the first rung of their careers, the women who are stalled and frightened.
"Fortunes favors the bold," Sandberg told Barnard's graduating class. "Think big. Dream big. We will never close the achievement gap until we close the ambition gap."
With leaders like Sandberg, we will.
So in honor of Women's History Month, we've assembled this special slide show of women who are leading the way -- in different fields -- all headed in the same direction, all part of the same march.
Sheryl Sandberg
1  of  20
Even before Sheryl Sandberg left Google to become the COO of Facebook in 2008, she was ranked number 29 on Fortune magazine's "Most Powerful Women in Business," and she was the youngest woman on that list. Since then, she has emerged as one of the most influential executives on earth, and has been named one of Forbes magazine's "100 Most Powerful Women" and one of the "25 Most Influential People on the Web" by Business Week.
28 minutes ago ( 3:18 PM)
1)      Ask Yourself why does the Huffington Post have a banner that say's STOP THE GOP's WAR on WOMEN
2) Ask Yourself....Why is it OK to have Conservative women demonized by folks like Bill Maher, David Letterman...etc ?
3) Ask Yourself.....What happen to all the brave women of Code Pink.....now that A Democrat is in office ?
4) Ask Yourself....I have to balance a budget, I can't spend MONEY I don't have, why do I think my Gov't shouldn't have to....just because there is a cute little D next to their name !
When you can answer these question you will NO LONGER allow yourself to be used by the Liberal Democratic Leftist in this country ! 
 http://www.huffingtonpost.com/marlo-thomas/womens-history-month_b_1333011.html

Thursday, March 8, 2012

E ardhmja e ekonomise? Grate

Per The Economist rritja e punes femerore ka superuar ate te Kines. Dubini (Bocconi) e Thorne (ambascatore Usa) diskutojne duke u nisur nga PBB dhe nga puna shtepiake.
Per te filluar te rritet ekonomia boterore eshte e domosdoshme te ndryshojne raportet midis burrave dhe grave. Bere ne menyre, qe te jene te pandryshueshem ne familje, ne shoqerimin e femijeve ne shkolle si dhe ne shpluhurosjen e mobilieve.
Tani mund te duket nje paradoks kjo lidhje midis punes shtepiake dhe shtimit te PBB, por eshte pikerisht nga lidhjet me personale qe niset basti (cmontimi) i nje ekonomie qe mund te ringrihet mbas plageve te medha te provokuara nga kriza qe ka goditur vendet me te zhvilluara.

Wednesday, March 7, 2012

Ne vend te urimit per 8 Marsin



“Kur shkruhet per grate duhet ta ngjyesh penen  ne ylber dhe te pudrosesh fletet  me pluhurin e kraheve te fluturave”. Denis Diderot. E bukur apo jo?
  
 

Tuesday, February 28, 2012

Arma fituese e kombeve do te jete puna


“Sfida e ardheshme e kombeve do te kaloje nepermjete punes dhe arma fituese do te jete niveli i dijeve”: Keshtu  thote Carlo De Benedetti, presidenti i grupit Espresso, ne nje nderhyrje te mbajtur dje ne Pavia ne nje takim te organizuar nga Liberta e Giustizia. Duke folur mbi temen e krizes se ekonomise globale, botuesi i Republikes ka spieguar skenarin e ardheshem. “Ne vitet e ardheshme pagat ne bote do te tentojne te uniformohen dhe do te perfundoje avantazhi konkurues tani i perfaqeuar nga puna e dores me kosto te ulet. Me barazimin e pagave, diferencen do  t’a beje niveli i dijeve: konkurenca e re per pasurine e kombeve do te kaloje pikerisht nga ketu, te garantosh dijen per te garantuar pune per qytetaret e tu”. De Benedetti ka cituar nje kerkim te Instituit Gallup, qe ka zgjatur 5 vjet, mbi nje kampion te popullsise boterore: “Pyetjes mbi cfare  do te ishte prokupacioni i pare per kerkesat tuaja, 90 %  e te intervistuarve i eshte pergjigjur: puna”.

Wednesday, February 22, 2012

E ardhmja e rritjes sonë ekonomike

Botuar ne gazeten Tirana Observer dt 02.03.2012, rubrika opinion
 
“Në  vijë parimore rritja e ulët post-krizë e vendeve të zhvilluara nuk pengon performancën ekonomike të vendeve të varfëra. Rritja varet në fund nga faktorë të lidhur me ofertën (investime dhe zotërim të teknologjive të reja), dhe stoku i teknologjisë, që mund të jenë të përshtatëshme për vendet e varfëra nuk zbehet përballë një rritjeje të dobët të vendeve të zhvilluara. Potenciali i krizës së vendeve të ngadalëta varet kështu nga aftësia e tyre të kulmojnë gap me kufirin teknologjik- jo nga shpejtësia me të cilat avancon kufiri i vet”.Dani Rodrik
Rritja ekonomike sot është objektivi më madhor për cdo vend. Seicili prej tyre, përfshi edhe vendin tonë, duhet t’i japi përgjigje pyetjes se si do të sigurohet rritja e dëshiruar. Në rastin e vendit tonë mungesa e të dhënave direkte mbi treguesit e ekonomisë reale, sipas raportit të fundvitit të Bankës së Shqipërisë, vështirëson analizën e plotë të ecurise së ekonomisë shqiptare. “Megjithatë edhe bazuar mbi tregues indirekt opsioni rënies në recension të vendit tonë përjashtohet në të gjitha variantet, për shkak se jemi një ishull i varfër në një oqean të pasur” na thotë A. Fullani, guvernator i Bankës qëndrore. Ndërkohë ecuria e ekonomisë sonë varet edhe nga ecuria e ekonomive të vendeve fqinje ku punon dhe jeton një e treta e popullsisë, por edhe nga aftësia e saj për t’u përfshirë në oqeanin e madh të ekonomisë botërore. Jetojmë në një botë në të cilën konceptet tradicionale të “Botës së tretë” janë tejkaluar. Në këtë realitet të ri vendet në rrugën e zhvillimit kanë një rol kyc për të luajtur.
Ekonomia botërore aktualisht operon me dy shpejtësi, duke na shpalosur këtë tablo: Nga njëra anë kemi Shtetet e Bashkuara, Europën dhe vendet e zhvilluara, të cilat duken të dënuar prej vitesh nga stanjacioni ose rritja e ngadaltë, nga një pabarazi e madhe dhe nga tensione të mundëshme sociale, për shkak të borxheve të rënda, të cilat lëvizin me mundim si gjigande të plagosur. Ndërsa nga ana tjetër kemi vendet emergjente, kryesisht vende të Azisë dhe Brazili, të mbushura me shpresë dhe energji. Ato po udheheqin rritjen botërore. Vendet emergjente apo ato në rrugën e zhvillimit përfaqësojnë sot mbi gjysmën e prodhimit botëror. Në Kinë, Brazil, Indi dhe Turqi politikbërësit preokupohen për tejkalimin e rritjes. Ndërkohë vende të shumta afrikane, të cilat kishin prekur fundin, mbas një periudhe të gjatë lufte civile dhe dobësimi ekonomik janë rinisur. Për këto arësye shoqëria e konsulences Mc.Kinsey e ka pagëzuar Afrikën, për një periudhe të gjatë sinonimi i mossuksesit ekonomik, si vendi i “luanit në lëvizje”. Zhvillimi ekonomik në vendet e mësipërme përkthehet në progres të përgjithëshëm për ato vende, në potencim të infrastrukturës, rritje të kursimeve dhe te urbanizimit. Në këto kushte është llogjike të hipotezosh se ndoshta për herë të parë në historinë moderne e ardhmja e ekonomisë globale gjendet në duart e vendeve të varfëra.
A do të munden vërtet këto vende të tërheqin ekonominë botërore? Nga buron optimizmi për perspektivën e tyre ekonomike? Keto janë disa prej pyetjeve, që shtron profesori i ekonomisë ndërkombëtare në Harvard Dani Rodrik, i cili më tej spiegon se me sa duket optimizmi është diktuar nga një ecuri e ekstrapolimit. Për shumë drejtime dekada paraardhëse e ngërthyer nga kriza financiare globale ka qenë, si kurrë më parë, më e mira për botën në rrugën e zhvillimit, në të cilën rritja u zgjerua përtej kufijëve të disa vendeve aziatike (te ashtuquajturit katër dragonjt aziatik).“Për herëtë parë mbas viteve 50 mazhoranca e vendeve të varfëra jetonte atë, që ekonomistët e quajnë konvergjencë ose ngushtim i gërshërës së të ardhurave me vendet e pasura”(Dani Rodrik). Pra bëhet fjalë për një periudhë të jashtëzakonëshme të karakterizuar nga një erë ekonomike e favoreshme, për shkak të cmimeve të larta të lëndëve të para, që u shkonin në ndihmë, vecanerisht,vendeve afrikane dhe atyre të Amerikës jugore si dhe financimeve të jashtme të bollëshme dhe të favorëshme. Disa ja atribuojnë mrekullinë ekonomike aziatike një lirie me të madhe të tregjeve, disa të tjerë mendojnë, që është meritë e ndërhyrjeve nga ana e shtetit. Optimistët janë të bindur, që reformat e viteve 90, një politikë më e mirë makroekonomike, hapja më e madhe dhe demokracia- e kanë vendosur botën në rrugën e rritjes së lartë dhe zhvillimit. Citigroup parashikon, psh një rritje të shpejtë në vendet në zhvillim me një popullsi të re.
Megjithatë nevojitet një lexim i kujdesëshëm i sinjaleve. Meritojnë vlerësim aktualizimi i politikave inflacioniste dhe përmirësimi i qeverisjes në vendet në rrugën e zhvillimit. Në përgjithësi, progrese të tilla lehtësojnë rezistencën e ekonomive ndaj shock dhe shmangin kolapsin ekonomik. Për të lancuar dhe mbështetur një rritje të shpejtë nevojiten politika të orientuara nga prodhimi, që stimulojnë ndryshimin strukturor dhe nxisin punësimin në aktivitete të reja ekonomike.“Një rritje, që bën lev mbi flukset e kapitalit ose mbi bumin e lëndeve të para është jetëshkurtër”(Rodrik). Një rritje e mbështetur ka nevojë për një seri nxitësash për të inkurajuar investimet private në sektorët e rinj- me nje nivel te ulet te korrupsionit dhe me kompetenca te pershtateshme. Sic demostron historia, grupi i vendeve në gjendje t’i realizojnë të gjitha është i pakët. Nëse nga njëra ana, falë një administrimi më të mirë makroekonomike, do të mund të kemi më pak kolapse ekonomike, një rritje e gjerë do të mbetet me propabilitet të lartë episodike dhe jo e zakonëshme. Në këtë rast performanca do të ishte më e mirë se në të kaluarën, por pa arritur nivelet aq të pritura nga optimistët. Sipas Rodrik nuk e dimë ende mirë, kur do të marrë formë ky potencial konvergjence, duke thenë:“Dilema e madhe e ekonomisë botërore është të kuptojnë nëse vendet e zhvilluara në vështirësi ekonomike do të jenë në gjendje t’i lenë hapësirë vendeve në rrugën e zhvillimit, që evidencojnë një rritje të shpejtë, në të cilën performanca do të varet mbi të gjitha nga ndërhyrjet në manifature dhe në shërbime tradicionalisht të dominuara nga vendet e pasura”. Nëse konsiderojmë ekzistencën e mungesës së punëve të mirëpaguara, pasojat mbi punësimin në vendet e zhvilluara do të ishin problematike, duke i. bërë konfliktet sociale të paevitueshme. Efekte të tilla jemi duke i përjetuar.
Në këto kushte Daniel Gros, nje ekonomistë i mirënjohur në Europë orienton që: “Në se duam të rritemi duhet të shohim drejt tregjeve që kanë të ardhme”, duke propozuar një Europë që sheh nga lindja. A konvergon një objektiv i tillë me objektivat tona kombëtare? Për ku janë orientuar vizionet zhvilluese të Shqipërisë? A mund të jemi ne si një vend në zhvillim nje prej destinacioneve të investimeve europiane? Sa na mundësojnë strategjitë tona kombëtare të përftojmë nga avantazhet e krizës së vendeve të avancuara? Ndofta duket si shumë pretenduese, por në fakt nuk është e tillë. Në kërkesat tona nuk duhet të jemi të kompleksuar nga sindroma e vendit të vogël, e rrënjëzuar në fjalorin e klasës politike dhe ne opinionin shoqëror. Vende të tilla si Letonia, Estonia, Slovenia, Cekia etj, me përmasa dhe popullsi të përafert si dhe me histori të ngjashme me ne na demostrojnë se “..nocioni i efektit të madhësisë  së territorit  dhe popullsisë në zhvillim po zvendësohet  me cilësinë dhe inteligjencën në hartimin e politikave  të zhvillimit, me kompromise të mëdha politike e sociale, me performancën e institucioneve, me optimizmin dhe me besimin e qëndrueshem në arritjen e rezultateve, cilësinë e arsimimit, përfshirjen në ekonominë botërore”(A.Civici). Ne duhet të mesojmë nga vendet emergjente, por duhet të përfshijmë edhe si arësyetimi ynë lidhet në terma të konkurrueshmërisë në skenarin e gjerë të mbi 200 rajoneve të Unionit Europian: Është ky shpirti, që duhet të ushqej ecjen tonë. Asgjë nuk duhet të jetë më si më parë. Duhet të kuptojmë se si ky vizion i ri ndërkombëtare i zhvillimit ekonomik dhe social, i politikave monetare dhe sindikale, i strategjive tregëtare mund të përkthehet për të ardhmen e territorit, të cilit të gjithë ne duhet t’i kompensojmë, të paktën pjesërisht suksesin dhe mirëqënien, që na ka lejuar të arrijmë të jetojmë deri sot. Parë nën këtë optikë si vend në zhvillim me popullsi të re kemi rritje, por jo mjaftueshmërisht të lartë. Sipas raporteve jemi nën mesataren botërore. Egzistojnë ende cështje të pa zgjidhura si: borxhi publik, i cili në vend, që të zgjidhet po rëndohet, ndërtimi dhe përberja e sipërmarrjes, ngadalësia e burokracise, presioni fiskal etj. Pra ska vend për eufori. Zgjedhjet tona duhet të llogarisin vizionet dhe strategjitë kompleksive të sistemit, në të cilin operojnë. Duhet të kuptojmë se si këto cështje lidhen në këtë strategji kompleksive. Pasioni, deshira dhe vendosmëria nuk janë të mjaftueshme. Rregullat e lojës kanë ndryshuar. Pa një rrugë qartësisht të shënuar, pa linja drejtuese të bashkëndara, të vlefshme dhe efikase, ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme rrezikojnë të jenë si imbarkime të vogla në oqeanin e gjerë dhe të pakufishëm të ekonomisë botërore. Duam s’duam notojmë në të. Të kërkosh, të rinovosh, të shpërndash, të bësh rrjet dhe sinergji, të eksportosh: janë koncepte, që i përsërisim prej kohësh; fjalë, që i njohin të gjithë por që jo gjithmonë arrijmë ose mundemi t’i aplikojmë. Duhet të fillojmë t’i bëjmë.Të shohim të ardhmen me një pragmatizëm të madh. Këtë e them jo si një ëndërrimtare, por duke e parë realitetin në sy. Kjo mund të jetë diagnozë për Shqipërinë. Nëse i referohemi deklarimeve dhe ndryshimeve të shpeshta të prioriteteve tona të zhvillimit prej maxhorancës aktuale do të thosha: Na nevojiten më pak ëndrra dhe më shumë konkretueshmëri. Ato pak ëndrra, që piketojmë ti ndjekim pas. Në këtë kuptim domosdoshmeria e të parit nga e ardhmja bashkëngjitet me domosdoshmërinë e të pasurit të një vizioni në periudhë afatgjatë. Bota është duke ndryshuar dhe në duhet të bëjmë llogaritë me këtë realitet. Bazuar në ekspozen e këtij shkrimi nëse shohim sesi do të jetë bota mbas dhjetë vjetësh shohim se vende si Kina, për shumë drejtime ekonomia më e madhe e botës, do të kenë një peshë shumë më të lartë në ekonominë botërore. Kina mbas dhjetë vjetëve do të jetë në ekonominë botërore ajo, që ishte europa dhjetë vjetë më parë. Nëse i referohemi këtij modeli unë do të thosha se problemet e vendit sot janë të njëjtat si dhjetë vjetë më parë. Cili ka qenë vendi i Shqipërisë përpara dhjetë vjetësh? Po sot kush është? Po mbas dhjetë vjetësh cili do të jetë pozicioni ynë? Nëse i marim si rathë koncentrik në rajon fillimisht, pastaj në kontinentin plak e mandej në ekonominë botërore më duket pak dekurajuese të gjejmë pozicionin tonë, megjithë dëshirën e kujt na klasifikon si fuqi e dytë në europë, apo si model i cili duhet të ndiqet nga Europa apo akoma me tej si superfuqi energjetike. Nuk shohë ndonjë ndryshim renditjeje, ndonjë përparim, i cili të shfrytëzonte avantazhin e përfshirjes sonë tek vendet emergjente, të cilat sot po jetojnë një epokë të mirë apo relativisht të mirë? Vazhdojmë ende të jemi vendi më i varfër në Europë. Shqipëria vuan të dal nga tuneli dhe situata në të cilën gjendet. Ekonomia jonë nuk rritet në masën e duhur, pavarësisht se do t’i kishte pasur të gjitha mundësitë për këtë. Nëse motivet e rritjes së Kinës janë esencialisht investimet imponuese: kapitali fizik- infrastruktura, industria- dhe kapitali njerëzor, do të nënvizoja dhimbshëm, që Shqipëria nuk investon mjaftueshëm në burimet njerëzore. Dihet tashmë se kush nuk përgatit mirë gjeneratat e reja nuk mund të bëj tjetër vecse të sprapset. Shtytja inovative e një vendi vjen nga një gjeneratë me kualifikim të lartë.  Dihet vendi kryesor që ze në këtë vlerësim niveli i absorbimit të njohurive dhe dijeve si dhe përparimi teknologjik. Vendi ynë duhet të ndërtoj figura profesionale në përputhje me nevojat e tregut, që të mund të bëj një kërcim cilësor. Duhet të c’bëjmë mitin e sapo krijuar, që në Shqipërii nxjerrim si nga furra shumë të lauruar, që mbeten në këmbë. Ndërkohë, që nuk duhet të jetë kështu, por ata, truri, duhet ti shërbejnë gjithnjë e më shumë ndërmarrjeve për të qenë më konkuruese në treg. Sot ky vend në sasinë dhe cilesinë e burimeve njerëzore është bishti i fundit në Europë, gjë për të cilën nuk krenohemi. Reforma me ligjin e arsimit të lartë, sjell si pasojë dobësimin e universiteteve publike, serbatorëve të këtij kapitali. Nuk mundet të pritet, që politika të ndryshoj gjërat. Ndryshimi duhet të vi nga poshtë, shtytja duhet të niset nga ndërmarrjet, nga punonjësit, nga sindiaktat, nga shkollat. Të gjithë do të bëjmë sakrifica me bindje, që vendi ka nevojë të rigjej produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.
Ku shohim atehere? Në cilat drejtime të zhvillohemi? Nëse duam të rritemi duhet të shohim si një komb, i cili pasurohet me shpenzimet e tij. Një vend i përgatitur është në gjendje të nxjerrë përfitime edhe nga rritja dhe mirëqenia e vendeve të tjerë. Thuhet, që duhet të puntojmë më tepër mbi eksportet, por s’mund te neglizhojmë faktin që treguesit e eksportit janë në rënie. Sigurisht, që ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme duhet të puntojnë në këtë drejtim dhe në mundësitë për të përballuar më mirë tregjet e huaja. Kjo është shumë e rëndesishme. Pikërisht mbi këto tema aktorët privat, unionet e bizneseve, dhomat e tregëtisë, Konfindustria luajnë një rol themelor. Përse të mos jemi ne destinacioni ku duhet të shoh për investimet e saj Europa? Mund të shkohet drejt Kinës mbasi të jenë ezauruar kapacitetet tona? Kjo duket një ëndërr apo jo? A mund ta bëjmë vendin tonë atraktiv, që kjo ëndërr të bëhet realitet? Pra të shfrytezojmë në dobi atë, që ne zotërojmë, punën e pakualifikuar si komplementare të asaj të kualifikuar, duke i shtuar këtij fakti edhe afërsinë gjeografike dhe ndërkohë të mendojmë për profesionet e reja. Në raportin e Bankës së Shqipërisë nëse PBB parashikohet me rritje të ardhurat për familjet shqiptare  parashikohen në rënie. Pra shqiptarët do të varfërohen. A duhet pritur pasivisht kjo? Sigurisht jo. Vendit i duhet një rritje e vazhdueshme dhe e dëshirueshme për të cuar përpara një ecje të zhvillimit. Llogaritë ne duhet ti bëjmë me veten dhe me treguesit e zhvillimit. Për këtë eksperti i zhvillimit, Adrian Civici, na thotë : “Globalizimi nuk shperndan spontanisht progres dhe mireqenie, por ato duhen kerkuar nepermjete poltikave e zgjidhjeve startegjike nga cdo vend”. 
Luiza Hoxhaj
Tirane me 23.02.2012