La promessa della democrazia e’ profondamente rivoluzionaria e, quindi, mai raggiungibile: sostituire la ragione e il consenso alla richezza e alle posizioni di rendita come fonti di potere. Il potere e la origine e la soluzione di molti problemi della Republika e del mondo. Per questo, anche chi non si sente parte del “sistema di potere” politico, economico e culturale dovrebbe occuparsi almeno un po’ della politica, l’unico mezzo non violento per democratizzare il potere e non solo ma, anche la societa’. In questo senso, secondo me anche il contributto di Julian “Lider” e’ molto importante. Per questo ragione, Lui merita essere sostenuto.
Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Tuesday, March 31, 2009
Mbeshtetje per Julianin "Lider"
La promessa della democrazia e’ profondamente rivoluzionaria e, quindi, mai raggiungibile: sostituire la ragione e il consenso alla richezza e alle posizioni di rendita come fonti di potere. Il potere e la origine e la soluzione di molti problemi della Republika e del mondo. Per questo, anche chi non si sente parte del “sistema di potere” politico, economico e culturale dovrebbe occuparsi almeno un po’ della politica, l’unico mezzo non violento per democratizzare il potere e non solo ma, anche la societa’. In questo senso, secondo me anche il contributto di Julian “Lider” e’ molto importante. Per questo ragione, Lui merita essere sostenuto.
Monday, March 30, 2009
Misteret e planetit tone.
Ne kete artikull tregohet qarte evolucioni dhe misteret e planetit tone. Ajo qe me terhoqi eshte fakti se ne perfundim te tij , nga autoret shprehet optimismi per nje klime me te favoreshme. Mendoj se te njohesh planetin ku jeton eshte e rendesishme per te ditur se si duhet reaguar ndaj tij, se si duhen perdorur burimet e tij. Sot tema e ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale si dhe politikave mjedisore, jane pjese e qenesishme e reagimit qytetar, por jo vetem. Politikat shumeniveleshe ne planin global dhe ate europian, duke zbritur deri ne nivel rajonal jane ne plan te pare. Do te permendja : Protokollin e Kyotos, Starategjine Europiane te Zhvillimit te Qendrueshem , Agenda 21 nazionale e lokale etj. Cdokush ne se ngacmohet nga ky artikull nxitet te thelloje njohurite e tij ne kete fushe. Mendoj se ne jemi nje vend me uri per njohuri ne kete fushe. Ne se do te arrijme te sensibilizojme opinionin ne kete drejtim neser edhe reagimi do te jete me dobiprures. Ne kete rast ky opinion do te jete ne gjendje te gjykoj politikat mjedisore, si dhe te kete aftesi per te ndikuar ne permiresimin e tyre.
Roma, 30 mar. - (Adnkronos) - Nelle rocce tanti segreti del nostro pianeta, misteri che spiegano come si evolve la Terra. Un'evoluzione che e' il risultato della continua interazione tra energia proveniente dall'interno del pianeta e energia proveniente dal Sole. A sottolinearlo sono due ricercatori del Cnr, Marco Chiari e Arturo Raspini dell'Istituto di Geoscienze e georisorse (Igg) che spiegano: "Il modo in cui la Terra vive e muore, creando e distruggendo continuamente la propria superficie, e' stato svelato da poco".
"Solo dagli anni '60, infatti, -affermano i due ricercatori- si e' scoperto che la superficie terrestre e' costituita da placche litosferiche in lento movimento, che si scontrano e si assestano continuamente, generando catene montuose e oceani. Abitiamo un pianeta le cui parti, nucleo, mantello, crosta, oceani e atmosfera, sono intimamente legate da scambi di calore e di materia". "L'evoluzione della Terra -spiegano- e' il risultato della continua interazione tra energia endogena, proveniente dall'interno del pianeta, ed esogena, proveniente dal Sole". E per svelare questi complessi meccanismi i geologi studiano appunto i prodotti dell'evoluzione della Terra, le rocce.
"Duecentocinquanta milioni di anni fa, al passaggio tra le ere Paleozoica e Mesozoica, -spiegano ancora Chiari e Raspini- le terre emerse si raggrupparono a formare la Pangea, circondata da un unico, grande mare. Tra la placca Africana e quella Euro-Asiatica, nell'area equatoriale, c'era l'oceano della Tetide, nelle cui zone piu' profonde si depositavano sedimenti costituiti da resti di organismi planctonici a guscio siliceo, il cui studio ha permesso di scoprire quando l'oceano si e' formato e quando e' scomparso".
"Nelle aree meno profonde, invece, -continuano Chiari e Raspini- si accumulavano sedimenti costituiti in prevalenza da resti di organismi animali e vegetali a guscio calcareo, testimonianza fossile di forme che un tempo vivevano in quegli ambienti tropicali". Proprio decifrando queste rocce sedimentarie gli studiosi hanno ricavato dettagliate informazioni sul clima del passato che possono fornire contributi decisivi per la comprensione dei cambiamenti climatici in atto.
"Tra il Giurassico e il Cretacico Superiore, 190-80 milioni di anni -proseguono i ricercatori del Cnr- ci furono significative variazioni climatiche e oceanografiche accompagnate da notevoli cambiamenti biologici, come estinzioni di massa o variazione della fauna e della flora marine. Queste perturbazioni furono innescate da un incremento del movimento delle placche litosferiche, a cui segui' un'intensa attivita' vulcanica e una significativa immissione di gas-serra, soprattutto CO2, negli oceani e nell'atmosfera che indusse un innalzamento della temperatura, in parte paragonabile all'attuale fase di riscaldamento globale".
"Il nostro pianeta -spiegano ancora- reagi' a queste perturbazioni stoccando sul fondo del mare imponenti volumi di sedimenti ricchi di sostanza organica, i Black Shales, sottraendo all'acqua e all'atmosfera la CO2 in eccesso e favorendo, quindi, il ritorno a condizioni climatiche piu' favorevoli". Gli strati di rocce sedimentarie, concludono gli studiosi dell'Igg-Cnr, "sono le pagine di un libro che racconta buona parte della storia evolutiva della Terra". E ora tocca a noi leggerlo.
Info: www.cnr.it
Per approfondire visita Adnkronos
Sunday, June 29, 2008
Një mësim i thjeshtë për politikën
Leksione të thjeshta për politikën.
Qytetarët e çdo niveli kulturor apo arsimor, të çdo moshe apo brezi, edhe
në përditshmërinë e tyre, japin leksione qytetarie, bashkëpunimi apo vlerësimi,
të dobishme për shoqërinë.
Këto leksione janë të vlefshme edhe për politikën, sidomos tek ne, ku ajo ka
dëshmuar dhe ende dëshmon se, në një masë të konsiderueshme, është nën nivelin
mesatar të qytetarisë.
Këto mesazhe përcillen dhe perceptohen jo vetëm në mënyrë të vullnetshme, por
edhe në spontanitetin e përditshmërisë së komunikimit tonë me ambientin përreth.
Këto mendime më erdhën tani, duke ndjekur një emision të quajtur Super
Varieté. Pashë se si në të ishin përfshirë mrekullisht disa pjesë nga një
spektakël televiziv muzikor me elemente konkurrimi: Ti lascio una canzone,
prodhim i RAI 1.
Në një ditë prilli, rastësisht u njoha me njoftimin që i bëhej këtij
spektakli. Për kuriozitet ndoqa puntatën e parë e mandej ishte vetë cilësia e
tij, e cila të mbante të lidhur.
Spektakli drejtohej me thjeshtësi, dinjitet dhe mjaft cilësi nga e
mirënjohura Antonella. Fakti që zhvillohej në sallën Ariston të Sanremos
tregonte rëndësinë dhe sharmin që i jepej aktivitetit.
Por referimin në këtë shkrim nuk do t’ia bëj vlerësimit artistik të tij, sepse
nuk kam kualifikimin e duhur për të bërë një gjë të tillë. Jam muzikdashëse,
por kjo nuk mjafton. Në këtë shkrim unë dëshiroj të lëçoj, bazuar në vlerësimin
tim, mesazhet që përcjell një spektakël i tillë për politikën e sotme
shqiptare. Pavarësisht se zhvillohej në një shtet fqinj, ato mesazhe mund t’i
përcillen shumë mirë edhe shoqërisë sonë. Sot jetojmë në kohën e globalizmit,
që mundëson lëvizjen e lirë të vlerave dhe informacionit.
Në këtë spektakël, këngëtarë të mirënjohur të muzikës së lehtë italiane,
në mënyrë simbolike dhe ceremoniale, i transmetonin një talenti të ri muzikor
një apo disa prej këngëve të tyre.
Këngët i përkisnin të gjitha kohëve dhe brezave muzikorë: nga Caruso i madh,
Adriano, Albano, Massimo Ranieri, Gianni Morandi, Ivana Spagna, Loredana Bertè,
Orietta Berti, Lucio Dalla, Mina, Marcella, perla të muzikës napolitane, etj.
Pastaj vlerësimi bëhej nga një juri me një bërthamë të pandryshueshme si
aktore dhe prezantuese të shquara, si dhe nga një pjesë tjetër e ndryshueshme
me këngëtarë të ndryshëm të njohur. Por mbi të gjitha këto, vlerësimin kryesor
e jepte publiku televotues.
Përcjellja që bëhej nëpërmjet këngëtarit përkatës e çdo kënge përmbante
në vetvete dy leksione:
- Trashëgiminë
nga brezi në brez të vlerave – në këtë rast muzikore, por ato mund të jenë
vlera të çdo dimensioni dhe çdo fushe – tek brezi më i ri: fëmijët.
Pra, ashtu si në art dhe në jetë e në veçanti në zhvillimin ekonomik, social, shoqëror e politik, çdo gjë ngrihet mbi një bazë, mbi një trashëgimi – pra jo në boshllëk, jo në teorinë e zeros, aq të preferuar dhe të përhapur në nivele të ndryshme të politikës dhe qeverisjes tek ne.
Ambientit dhe cilësia e lartë në të cilën zhvillohej kjo përcjellje
vlerash tregon rëndësinë e madhe që kanë për shtetet e zhvilluara – ku Italia
spikat qartë në nivel botëror – vlerat e trashëguara. Ato janë si kristale të
brishta, që përcillen me kujdes për të mos u thyer, për t’u trashëguar të
pacënuara. Si të tilla, ato trajtohen me gjithë respektin që meriton
çmueshmëria e tyre.
Fakti që secili e kryente transmetimin e këngës vetë, dhe në rastet kur
këngëtari nuk jetonte, në mënyrë simbolike shpallej kjo përcjellje si një
testament i një figure publike nga fusha e artit, tregonte respektimin e të
drejtës së autorit – aq të cenuar tek ne.
Kjo tregon se vlerat dhe ata që i kanë krijuar ato duhet të respektohen.
Kjo vlen edhe për politikën. Por vlerësimi se sa dhe si kryhet ky proces tek
ne, secili e sheh përditë. Ky transmetim kryhet duke “asgjësuar” paraardhësin,
duke mos e përmendur, krijuesin e modelit apo paraardhësin – sikur nuk ka
ekzistuar kurrë. Në ato vlera të cilave unë u referohem, figurat publike i kemi
të pakta edhe për këtë shkak, për shkak të proceseve asgjësuese. Atij që vjen
pas i duket sikur mbretëron më mirë në një podium të zbrazët.
Një tjetër element domethënës ishte fakti që fëmijët jashtëzakonisht të
talentuar nuk këndonin vetëm, por shpesh të shoqëruar nga pararendësit e tyre.
Pra, përpara se të “fluturojnë” me talentin e tyre, këta fëmijë këndonin këngë
për të rritur – këngë me vlera – duke përshkuar një pjesë të rrugëtimit së
bashku. Sepse ende kanë nevojë të mësojnë. Vlerat, në një pjesë të
konsiderueshme të ciklit të jetës së tyre, bashkëjetojnë. Po në politikën tonë?
Aty, përkundrazi, duket se sundon parimi: “Poshtë mbreti, rroftë mbreti”.
Nuk e kam fjalën thjesht për atmosferën brenda forcave të caktuara politike,
por për mjedisin politik në tërësi.
Një tjetër vlerësim i imi, që besoj se meriton të theksohet, është se
këngët ruanin linjën e tyre origjinale, ndërsa fëmijët i shtonin një timbër të
ri, një freski dhe vlerë të re me zërin e tyre. Këngët transmetoheshin të pa
deformuara, të papërpunuara “siç bëjmë ne”. Kështu duhet të ndodhë në çdo
fushë. Vlerat nuk krijohen nga hiçi, nuk humbasin – ato vetëm përsosen. Ashtu
si në muzikë, edhe në natyrë (në procesin evolucionar darvinist), edhe në jetën
shoqërore – pra edhe në politikë – rotacionet, zhvillimet dhe progresi nuk mund
të ndërtohen mbi mohimin e gjithçkaje. Nuk mund të mohosh pa pohuar. Pa
trashëgimi, pa histori, nuk je askush dhe nuk mund të shkosh askund.
Në tablonë konkurruese të këtij spektakli vihej re qartë se publiku,
përmes televotimit, kishte një rol të madh dhe real përzgjedhës. Në çdo
puntatë, ai jepte vlerësimin e vet. Shkëlqente Simona e vogël, një siciliane e
talentuar me këngët e madhit Karuzo – u vlerësua tri herë si më e mira. Po
ashtu, Patriku, një djalë nga Roma, dhe Ernesto i vogël nga Piemonte, i cili me
pamjen, talentin dhe improvizimet e tij origjinale, më kujtonte vogëlushin
shqiptar të talentuar Kristi Koçi. Tek Ernesto vërehej një shenjë e lehtë e
kalimit nga suksesi në eufori – një rrezik i vogël, por real.
Por këto “rrëshqitje” i rregullonte mrekullisht publiku, i cili, në disa
raste, korrigjonte edhe jurinë profesionale. Ky proces ndihmonte që talentet e
reja të qëndronin me këmbë në tokë. Ata kishin pjesën e tyre të vlerësimit
individual, por më e madhja ishte për atë që po trashëgonin – për këngën.
Në fund të spektaklit, surpriza ishte e bukur: publiku dhe juria shpallën
si më të mirën një këngë të kënduar nga të gjithë fëmijët së bashku.
Mesazhi ishte i qartë: vlera më e madhe është ajo që krijohet së bashku.
Po në politikë, çfarë ndodh? Edhe pse leksionet nga demokracitë e
konsoliduara na mësojnë se në proceset demokratike është thelbësore pjesëmarrja
reale e të gjithëve, se përfshirja e mban gjallë demokracinë (sepse vetë
demokracia është një proces pjesëmarrjeje), tek ne ende sundojnë llogaritë
vetjake ose partiake. Të gjithë e shohin veten si qendrën e botës, si motorin e
vetëm të suksesit, të zhvillimit dhe të progresit.
Por leksionin ta jep publiku, me vlerësimin e tij. Ai të ul me këmbë në
tokë. Si te Ernesto i vogël, publiku të vlerëson dhe të inkurajon, por jo vetëm
për atë që ti bën, por për mënyrën se si e transmeton dhe e ruan trashëgiminë –
në këtë rast këngën. Vetëm kështu jep garanci se do ta trashëgosh të paprekur
dhe të pasuruar, por jo të shtrembëruar.
Kuota personale është e rëndësishme, por nuk mjafton. Nëse nuk e kupton
këtë në kohë, atëherë është vonë. Sepse juria – në këtë rast anëtarësia brenda
një subjekti politik apo publiku në zgjedhje – është si një trup i përbërë nga
dy shtresa: një bërthamë e pandryshueshme që garanton vazhdimësinë e procesit
dhe një shtresë e lëvizshme që përcjell risinë. Dhe mbi të gjitha, ekziston
televotuesi – publiku – i cili përmbys ose përmbush pritshmëritë e tua, në
varësi të asaj që ofron.
Kalorësit e ëndrrës së humbur nuk marrin asnjë përgjegjësi. Ata kënaqen
me atë që u ka mbetur në dorë – qoftë edhe thërrime – dhe jetojnë me idenë se
një ditë do t’u shërbejnë këto rrjeta, që në fakt u shërbejnë vetëm për të
mbajtur gjallë një iluzion. Haracin e paguajnë të tjerët.
Thursday, March 6, 2008
A eshte koha per ndarje?
Monday, November 5, 2007
Diskutimi ne seancen e gjykimit ne Gjykaten e Apelit Tirane
__________________
Të duash, të dish, të mundesh
"Të duash, të dish, të
mundesh", morali i kësaj përralle më kujtua këto ditë, duke ndjekur
zhvillimin e ngjarjeve politike, mbas periudhës së zgjedhjeve të korrikut 2005,
në veçanti rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe zhvillimet mbas
këtij momenti.
Në këtë shkrim nuk po i shoh hapat e
hedhur nga politika nga pikëpamja e saktësisë, drejtësisë apo moralitetit të
tyre politik. Nuk ia jap të drejtën vetes t'i analizoj në këtë këndvështrim,
sepse proceset tashmë janë finalizuar dhe një diskutim i tillë nuk sjell asgjë.
Në këtë rast duhet ndjekur përvoja e duhet ndjekur përvoja e një rrëfenje të vjetër
hebraike, sipas së cilës babai e rrihte djalin sa herë e niste në
burim për ujë, duke e porositur që të mos e thyente shtamën. Pra, pa e thyer
shtamën. Morali i saj është: më pas, mbasi thyhet shtama, nuk kishte kuptim
ndëshkimi.
Nëse bëjmë një paralele, ne sot jemi
në kushtet e një procesi të kryer. Ne sot kemi një President të Republikës të
zgjedhur në bazë të një procesi, jo konsensual, por të pakritikueshëm si proces
dhe të rregullt nga pikëpamja kushtetuese. Si i tillë, ai gëzon tërë respektin
e merituar si qytetar i parë i këtij shteti me shumë halle, pavarësisht nga
komentet e shumta për mënyrën se si u zgjodh. Vlerësimet se si dhe sa do t'i
përmbushë premtimet e tij fillojnë tani.
Në këto ditë, varësisht nga deklaratat
e tij në lidhje me reformën në drejtësi, e parë kjo si një nyje, që e mban
lidhur një emër i përveçëm, varësisht do të përcaktohet nëse do t'i përafrohet
apo jo gabimit të parë, duke qenë ende në kohë për ta shmangur atë.
Personalisht nuk kam asnjë merak, sepse në rastin tim prokurori u thye përballë
presionit politik, duke mos respektuar proceset ligjore, si dhe duke mos u
kryer prej institucionit të drejtuar prej tij një proces hetimor i drejtë dhe i
paanshëm.
Në këtë rast prova është se si do të
funksionojë respektimi i procesit kushtetues, pjesërisht produkt edhe i
opozitës.
Komentin tim dëshiroj ta kanalizoj në
një plan tjetër, në atë të saktësisë së hapave të hedhur nga ana e opozitës,
nivelin e koordinimit të koalicionit opozitar dhe largpamësinë e parashikimeve
të saj.
Brenda hapësirës opozitare këto
vlerësime dua t'i bëj në veçanti për PS si forca më e madhe e këtij koalicioni,
për lidershipin e saj, duke shtruar njëkohësisht pyetjen:
A e kryen kjo forcë realisht këtë rol?
Strategjia e opozitës dhe në
veçanti e forcës më të madhe opozitare fillimisht ishte ajo e zgjedhjeve të
parakohshme. Kjo ishte shpallur si e tillë qysh në muajt e parë të
paszgjedhjeve të vitit 2005. Momenti i zgjedhjes së Presidentit ishte një krizë
e paramenduar dhe e shpallur, si një pengesë e pakapërcyeshme prej maxhorancës
aktuale për shkak të mos sigurimit të numrit magjik 84 të deputetëve, që do të
mundësonin zgjedhjen e Presidentit.
Është
normale të mendosh qysh të nesërmen e zgjedhjeve të përgjithshme, prej të
cilave ke dalë humbës, për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjinë për të dalë
fitues.
Sipas
teorive mbi demokracinë kjo vlen për çdo forcë apo koalicion, që rezulton në
opozitë, aq më tepër për koalicionin tonë të majtë, i cili në vlerë absolute të
totalit të votave rezultonte shumicë, por një shumicë, e cila nuk përkthehej e
tillë në kartona parlamentarë, pra një maxhorancë popullore e shndërruar në
minorancë qeverisëse.
Në
këto kushte, përveç sloganit "Humbëm ne, por fituan standardet", një
sheqerkë tjetër, që iu servir si zgjidhje elektoratit të majtë, të zhgënjyer
nga ky mosmenaxhim i rezultatit, ishin zgjedhjet e parakohshme.
Opozita
e re ishte e detyruar të reagonte kështu, sepse ajo duhej t'i kthente borxhin
elektoratit, të cilit i kishte marrë "miell hua" (vota) dhe nuk ia
kishte kthyer; përkundrazi, i kishte shpërdoruar. Votat e majta ishin bërë
shtylla të qeverisjes së djathtë. Të gjithë e njohin sindromën Xhuveli, si dhe
kalimin e PBDNJ-së në anën e koalicionit qeveritar.
Përballë
fragmentarizimit të së majtës, e djathta, megjithëse mund të qeveriste e vetme,
me largpamësi syrin e kishte te numri magjik (84), prandaj afroi në qeverisje
Xhuvelin, i bëri lëshime PDS-së etj.
Shndërrimi
i votave të majta në më shumë pushtet të djathtë vazhdoi më tej me riformatimet
e grupeve parlamentare, kulmoi me zgjedhjen e Presidentit dhe vazhdon ende duke
u shndërruar në një proces të vazhduar, pra një fenomen, shkaqet e të cilit
duhen identifikuar dhe mandej kuruar.
Jo
në të gjitha rastet motivet e kësaj lloj sjelljeje kanë qenë të njëjta, por nga
më të ndryshmet, duke variuar nga ato personale e deri te interesa madhore,
partiake apo kombëtare.
Me
ndryshimin e kryer në lidershipin e PS-së, pas dorëheqjes së liderit të saj, u
krijua një situatë pak euforike në lidhje me funksionimin e Koalicionit të Ri
Opozitar.
Ato
mangësi, që sipas pretendimeve të kryetarëve të partive aleate, kishin çuar në
humbje, siç ishin mosfunksionimi i tryezës së kryetarëve, apo mungesa e
koordinimit dhe bashkëpunimit ndërpartiak për të menaxhuar rezultatin e 3
korrikut 2005, mendohej se po eliminoheshin dhe do të kishte më shumë demokraci
në këtë funksionim.
Faza
e parë tregoi se me shumë vështirësi u ul në bisedime lideri i LSI-së, vonesë
kjo e logjikshme, po të kemi parasysh se ajo vetëm pak kohë më parë ishte
shkëputur prej PS-së, kështu që i nevojitej një argument i fortë për t'u
ribashkuar tashmë si aleate e saj.
Marrëdhëniet dukej sikur po funksiononin.
Por, duke qenë se thamë se PD dhe aleatët e saj qysh në
fillim u vunë në lëvizje për të joshur disa prej aleatëve tanë, të cilët
pësonin thyerje të lehta herë pas here, funksionimi i koalicionit pati edhe
probleme.
Partitë e koalicionit opozitar po ridimensiononin
marrëdhëniet dhe rolin e tyre brenda koalicionit, duke marrë goxha terren. Në
këtë terrenmarrje ato shfrytëzuan edhe kushtet në të cilat ndodhej PS dhe
sidomos lideri i saj i ri.
Shumë i suksesshëm ka qenë në këtë ndërmarrje zoti Meta,
për shkak të përvojës së gjatë politike që kishte, si dhe njohjes në detaje të
PS-së dhe plagëve të saj. Roli i tij është i njohur si në ndikimin e madh në
hapat e hedhur nga opozita, ashtu edhe në rezultatet e saj.
Në këtë rast ai shfrytëzoi shumë mirë nevojën e
kryetarit Rama për t'u afirmuar si lider i PS-së së pari e mandej si lider i
koalicionit opozitar.
Në këtë logjikë Meta kishte kuptuar shumë mirë
domosdoshmërinë, që kishte Rama për t'u rikonfirmuar në krye të Bashkisë
Tiranë. Pa këtë rikonfirmim Rama nuk mund të shndërrohej në një lider të fortë
në PS.
Në këto kushte Rama ishte gati të bënte çdo lëshim për
të siguruar mbështetjen e aleatëve në rikandidimin e tij, sidomos të LSI-së.
Rezistenca
e opozitës për të ndryshuar kodin zgjedhor, përdorimi i vetos dhe përpjekjet e
saj për të hyrë në një proces zgjedhor me standarde rezultoi e pasuksesshme,
duke u katandisur me një marrëveshje minimale mbi mënyrën e përdorimit të
dokumenteve të identifikimit.
Në rrugën e vështirë të konsolidimit të koalicionit
opozitar, i cili jo gjithmonë ishte kompakt në qëndrimet e tij, parti të
caktuara, sidomos LSI, ushtronin presion për të rritur rolin e tyre dhe në
shumë raste ia arrinin.
Në rastin e zgjedhjeve të 18 Shkurtit koalicioni
opozitar u duk më i bashkuar dhe më i domosdoshëm se kurrë. Duke tejkaluar
rëndësinë e tyre si zgjedhje administrative, këto zgjedhje morën përmasat dhe
trajtesën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ishin ballafaqimi i parë elektoral
pas ndryshimit të raportit të forcave dhe, në një farë mënyre, ishin edhe sfida
personale të liderëve respektivë.
Mobilizimet përkatëse elektorale, gabimet që kishte bërë
PD në pak muaj qeverisjeje ishin një arsye e pranueshme që fitorja t'i
buzëqeshte opozitës.
Rama, duke qenë nën presionin e aleatëve, duke dashur
që, me presionin e tryezës së aleatëve, të neutralizonte edhe shumë vektorë që
nuk ecnin në një kahje me të në PS, bëri shumë lëshime, duke lënë zona të lira
për kandidatë të opozitës në mënyrë të pastudiuar, në mungesë të bashkëpunimit
me strukturat lokale, dhe rezultati nuk ishte i kënaqshëm në gjithë territorin.
Po ashtu, edhe në ato raste kur kandidatët ishin të
PS-së, nuk u zbatua ai që u trumbetua me të madhe si shkopi magjik, përcaktimi
i kandidatëve sipas parimit "një anëtar, një votë".
Së pari: zbatimi i tij kërkonte që procesi seleksionues
t'i lihej tërësisht në dorë anëtarësisë dhe jo të deformohej, duke hyrë në mes
si hallkë ndërmjetëse kryesia, e cila në këtë rast duhej të përcaktonte vetëm
kriteret.
Dhe
Së dyti: edhe në këtë proces jo perfekt përzgjedhjeje,
produkti i tij duhej respektuar, gjë e cila nuk ndodhi në shumicën e rasteve.
Në shumë zona u përzgjodh i fundit ose edhe jashtë radhës së konkurrentëve,
sipas preferencave në kupolë apo pranë saj, pra jo të anëtarësisë, së cilës
pretendohej se i ishte dhënë më shumë pushtet.
Duke mos njohur psikologjinë e socialistëve, si dhe
pjekurinë e elektoratit, i cili sot nuk sheh dhe vlerëson vetëm forcën
politike, por edhe individin, morëm rezultat të pakënaqshëm në shumicën e
njësive të cilat më parë ishin drejtuar nga socialistë.
Teoria e vendosjes së anëtarësisë dhe elektoratit
përpara faktit të kryer këtë herë nuk funksionoi.
Duke vlerësuar vetëm rezultatin në qytetet kryesore, ne
na rrëmbeu euforia.
Për mendimin tim rezultati ishte jo i mirë, sepse,
krahasuar me zgjedhjet e mëparshme administrative, ne kishim humbur goxha
terren, pra pushtet.
Po ashtu, për shkak të padijes, mungesës së përvojës,
apo elasticitetit si forcë politike, ky rezultat, edhe atje ku ishte pozitiv,
nuk u mirëadministrua dhe në këtë rast ne pësuam një fiasko në zgjedhjet e
drejtimit të këshillave bashkiakë apo komunalë, si dhe në zgjedhjen e anëtarëve
të këshillave të qarkut.
Skandaloz rezultati do të ishte në zgjedhjet e
këshillave të qarkut, ku nga 12 qarqe vetëm një drejtohet nga një socialist.
Kemi humbur apo fituar, kur nga 8 qarqe, që drejtonim më
parë, sot drejtojmë vetëm një? Kjo ishte një terrenhumbje në tavolinë, për
shkak të mungesës së përvojës së drejtuesve tanë partiakë në nivel lokal dhe
qendror.
Kjo ndodhi edhe për shkak se aleancat tona nuk ishin të
qëndrueshme dhe parimore, por tepër pragmatiste. Një pjesë të aleatëve tanë
tekanjozë ambiciet e tyre i siguronin nëpërmjet aleancave të pandershme me
kundërshtarët tanë, kundrejt leverdisë reciproke, duke ndarë me ta një pjesë të
pushtetit vendimmarrës, në të dy nivelet e pushtetit lokal.
Edhe kjo për shkak të moskoordinimit.
Pra, përsëri jemi në rastin kur votat e majta përkthehen
në pushtet të djathtë.
Finalizimi i këtij procesi ndodhi me Qarkun e Tiranës.
I kujt është faji? – Përsëri marrëveshjet dhe aleancat
nuk kanë funksionuar në nivel qendror dhe vendor. Pra, përsëri nga euforia,
orekset e mëdha ose mungesa e vullnetit për t'i ndjekur proceset deri në fund.
Ky mosmenaxhim evidentoi qartë sindromën e kujdesit
vetëm për pushtetin personal, duke harruar faktin se socialistë jetojnë jo
vetëm në Tiranë, Vlorë, Durrës e qytete të tjera të mëdha, por edhe në bashki e
komuna të vogla, deri në ato me 1000 votues, dhe se PS është edhe përfaqësuese
e tyre.
Direkt
pas zgjedhjeve lokale, pa përfunduar ende ato, u identifikua fakti se
marrëveshja për ndryshimet në kodin zgjedhor ishte e pavlefshme, sepse nuk
ishte punuar me largpamësi. Neni për dokumentet e identifikimit ishte thjesht
tranzitor, njëpërdorimshëm, i vlefshëm vetëm për zgjedhjet e 18 Shkurtit. Kjo
bëri të mundur që, në një zonë ku ne kishim fituar tre javë më parë, të
"humbisnim thellë".
I kujt është faji? – Natyrisht "i padijes,
zotëri".
Gjithë përpjekjet e opozitës dhe rezultati i tyre mund
të përmblidhen në "shumë zhurmë për asgjë", vetëm për një nen
tranzitor njëpërdorimshëm.
Pas Shijakut, në kulmin e debateve për zgjedhjen e
Presidentit, kur alternativa e zgjedhjeve të parakohshme ishte më prezente se
kurrë, përsëri Pogradeci ishte një tjetër shuplakë për opozitën, e cila zbehte
klimën pozitive të krijuar pas zgjedhjeve të 18 Shkurtit. C'mund të thuhet për
zonën 31 në Tiranë, ku më 18 Shkurt fitoi kandidati i opozitës së bashkuar?
Ç'farë ka ndodhur në këta shtatë muaj, që elektorati të
na ndëshkojë në të njëjtën zonë ku fituam më 18 Shkurt?
Përsëri akuza të artikuluara zbehtë për vjedhje,
manipulim, dhunë verbale etj.
Por kundërshtarin duhet ta vlerësosh me tërë kapacitetet
e tij pozitive dhe negative. Për sa kohë që nuk je në gjendje të imponosh
rregulla korrekte loje dhe pranon të garosh në ato kushte, tregon se nuk je një
opozitë e fortë.
Opozita vendosi disa kushte për dhënien e konsensusit në
rastin e zgjedhjes së Presidentit, ku më të rëndësishmet ishin reformat. Por a
premtonte koha për reforma të tilla vetëm dy muaj përpara skadimit të afatit
kushtetues për zgjedhjen e Presidentit? – Absolutisht jo.
Opozita në tërësi dhe PS (një pjesë e udhëheqjes) në
veçanti targetoi si kundërshtar të saj në rastin e zgjedhjes së Presidentit
Fatos Nanon dhe të gjitha lëvizjet e saj i organizoi në mënyrë të tillë, që
vetëm ai të mos dilte President.
A ishte e drejtë kjo?
– Natyrisht jo, përderisa opozita e kishte në listën e
saj të propozimeve. E kundërta do t'i shkonte më shumë për shtat sjelljes së
PS-së.
Atëherë pse u veprua kështu?
Nëse kandidatura e opozitës do të ishte Nano, produkti i
këtij procesi, parë nën këndvështrimin e asaj që prezantonte se synonte
opozita, do të ishte më i mirë:
– Nano President.
Ose
– zgjedhje të parakohshme.
Dhe kjo mundësi u dogj vetë prej opozitës. Kjo duket
qartë po të lexosh drejt veprimet e opozitës, ndërkohë që elektoratit i
serviret e kundërta e saj. Të gjithë elementët opozitarë, me veprimet apo
mosveprimet e tyre, punuan për këtë zgjidhje që kemi sot.
Personalisht
jam e mendimit se të tëra variantet, përfshi edhe zgjedhjet e parakohshme,
kishin anën e tyre pozitive. Boll që u lëviz nga ujërat e ndenjura. Kur je në
lëvizje çdo produkt, gjithsesi, është më i mirë se ekzistuesi.
Pavarësisht nga të gjitha sa thashë më sipër,
personalisht zgjedhjet e parakohshme i kam konsideruar një mision të pamundur
për opozitën, sepse do të ishin zgjedhje me të njëjtat standarde dhe produktin
e tyre ne tashmë e njohim.
Për mendimin tim alternativa e zgjedhjeve të parakohshme
u përdor me qëllim që të krijohej një lloj joshjeje dhe ndarjeje për efekte të
përpjekjeve për zotërimin e PS-së, për të fshehur defektet në funksionimin e
saj, sesa si një mundësi reale apo e dëshiruar.
Në terma afatshkurtër, pas dy kongreseve problematike,
edhe në rastin kur kishte heshtje, heshtja foli shumë. Zgjedhjet e parakohshme
do të kishin vetëm një funksion: atë të fazës së fundit të asgjësimit
pjesë-pjesë të mendimit ndryshe në PS.
Sa për kujtesë, një pjesë u eliminuan në fazën
përzgjedhëse të kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor, gjë e cila çoi në
humbje të shumë komunave dhe bashkive të zotëruara më parë prej PS-së; një
pjesë u eliminuan në procesin e përzgjedhjes së delegatëve për në kongres;
pjesa tjetër në listat për kandidim për Asamblenë Kombëtare; një pjesë në
procesin e votimit në kongres; një pjesë me përjashtim pas votimit për
Presidentin; një pjesë në zgjedhjet për Kryesi, kështu që duhej mbaruar punë
edhe me grupin parlamentar.
Kjo duket akoma më e rëndë kur mendon se këto veprime
ndërmerren nga zoti Rama, i shpallur si njeri i ndryshimit, përkrahës dhe
përfaqësues i mendimit ndryshe në PS, përkrahës i fraksioneve etj.
Mos vallë këto ishin fasadë për të realizuar objektivin
e shumëëndërruar dhe nuk duhet të shërbejnë për askënd tjetër, prandaj u fshinë
nga statuti i ri?
Pra kemi një rikthim në identitetin parareformues, në
vend të vazhdimit të procesit real reformues, sepse njihen tashmë nga publiku
proceset reformuese në PS, të cilat e kishin bërë atë forcën më demokratike dhe
liberale në Shqipëri.
Sot
shihet qartë se treni i Ramës në çdo stacion po lë nga një vagon, me socialistë
apo me aleatë.
Prandaj
PS duhet të kryejë ndryshimin e kursit të proceseve të saj reformuese, duke i
përdorur ato si procese shëndoshjeje dhe fuqizimi dhe jo si mekanizma qethës e
likuidues, sepse përndryshe do të mbetemi vetëm me lokomotivën.
Ky
do të ishte rasti fatal për opozitën.
Kjo
klimë, më shumë se sa vetë Ramës, u shërbeu dhe u shërben aspirantëve për
akaparim postesh në PS, të pamundura në procese normale konkurruese për ta.
Pra, në konkluzion mendoj se
opozita në tërësi dhe PS në veçanti janë mekanizma gjigantë, të cilët, për t'i
drejtuar, udhëhequr dhe lëvizur në drejtimin e duhur, duhet jo vetëm të duash,
por edhe të dish dhe, veç kësaj, edhe të mundesh. Deri më sot, përveç dëshirës,
është demonstruar se dija dhe aftësitë nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Egocentrizmi
prezent në të gjitha nivelet po i orienton në rrugën e gabuar të shenjimit
vetëm të objektivave personalë, të zhytjes në një kacafytje të brendshme, që lë
jashtë vështrimit të tyre krizën, e cila është ulur këmbëkryq, duke u thelluar
çdo ditë dhe duke u bërë shumëdimensionale.
Shmangia
e zgjedhjeve të parakohshme ka krijuar mundësinë e një kohe të mjaftueshme për
të rikuperuar energjitë, për t'i bashkuar dhe shumëfishuar fuqitë, duke i
përdorur ato pozitivisht dhe në drejtimin e duhur, si dhe duke e vendosur
opozitën në kufijtë e misionit të saj real si opozitë.
Mbi
të gjitha, më shumë punë i duhet PS-së për të rimarrë rolin e munguar të
liderit të koalicionit opozitar, rol të cilin, për hir të së vërtetës, duhet
pranuar se po e luan LSI.
Për këtë duhet vizion, vullnet, vetëdije.
I takon lidershipit të PS-së të ndryshojë kurs dhe të
rrisë kohezionin e brendshëm dhe kolegjialitetin në të, në të gjitha nivelet në
parti së pari e mandej në koalicion.
Mbi të gjitha i takon anëtarësisë dhe çdo force
progresiste brenda saj të mos tregohen konformiste, por të reagojnë dhe të
shpalosin kurajon për ta vlerësuar situatën realisht, për t'i emërtuar veprimet
dhe mosveprimet me emrin e tyre të vërtetë, mbi të gjitha për ta bërë PS vërtet
një parti opozitare, që ndërmerr veprime konkrete politike, që prek, evidenton
dhe lufton plagët reale të shoqërisë së sotme shqiptare.
Deri tani nuk e kemi parë një gjë të tillë. Vetëm një
opozitë, e cila investohet në këtë drejtim, duke ofruar alternativa dhe
kontribute integruese, brenda vetes (jo të vazhdojmë me sindromën e shenjimit
të njëri-tjetrit në salla socialistësh të ndarë).
Në këtë rast përgjegjësia është e drejtimit zyrtar, i
cili duhet të krijojë klimën e nevojshme për dialog dhe integrim të faktorëve
të brendshëm, partiakë dhe opozitarë, në planin kombëtar dhe më tej në planin
europian dhe euroatlantik.
Vetëm një opozitë e cila investohet në këtë drejtim
meriton të vijë në pushtet.
Gjysma e vjeshtës ka kaluar. Nuk duhet humbur edhe ky
sezon provimi, ndryshe do të ngelim në klasë.
Tetor 2007