Search This Blog

Saturday, October 6, 2012

Duhet të mirëpërdorim fuqinë e qytetarit

Duke  bashkëbiseduar në një nga miqtë e mi këtu në  "lagjen e fb", siç e quaj unë me shaka, më ngeli në mendje shprehja e tij: "Isha në Shqipëri këtë verë. Erdha me mall por u zhgenjeva shumë. Ngado pashë papastërti, cmime të larta, shoferë autobusi me cigare në dorë e këmbët në timone, polica dhe zyrtarë që të kërkojnë para në këmbim të shërbimeve, mungesa të mëdha etj. Nuk na bëhet të vimë më. Mjerë ai vend... Me këta politikanë që kemi ne nuk bëhet ky vend".

Përgjigjia ime ishte; "Duhet të bëhemi ne si qytetarë më parë, pastaj me siguri do të bëhet edhe ky vend". 

E shkrova këtë fragment për të evidentuar një  mungesë të madhe që kemi ne: mungesën e shpresës dhe mungesën e besimit. Të dyja  këto ndjenja shoqërojnë qytetarin e zakonshëm, qoftë atë që jeton këtu në shtetin amë, qoftë atë që ka emigruar. 

Lind një pyetje e thejshtë nga e gjithë kjo: Do t'ua kthejmë shpresën këtyre njerëzve ndonjë ditë? A do të bëhemi ne si qytetarët e gjithë botës, që kanë të drejta por edhe detyrime? Detyrimi më i madh është ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për të gjithë. Për këtë duhet të punojmë cdo ditë, duhet të mirëpërdorim fuqinë e qytetarit.

Friday, October 5, 2012

Una strada e' coinvolgersi anche noi:

Startup e internazionalizzazione: come muoversi (anche nei settori tradizionali): Il tema delle relazioni internazionali delle nuove imprese è poco considerato nelle riflessioni sulle startup. Le istituzioni e le agenzie di promozione tendono a concentrarsi sulla promozione di medie aziende del territorio tralasciando il vero tessuto imprenditoriale italiano composto da … Continua »

Thursday, October 4, 2012

Ne network krijohen maredhenie

Pikerisht krijimi i maredhenieve eshte nje nga elementet inovativ te komunikimit ne ditet e sotme. Kush ben network si porfesion e njeh mire rendesine e maredhenieve personale me kontaktet e veta. Mediat sociale kane thjeshtezuar shume mundesine e zgjerimit te rrjetit te kontakteve, duke vendosur ne dispozicion nje park potencialisht te pafundem lidhjesh.
Objektivi i networking eshte ai i krijimit te nje lidhjeje solide si dhe krijimi i besimit me kontaktet e tua, me objektiv qe ato ne periudhe afatmesme dhe afatgjate, te mund te behen perfituese. Megjithese te krijosh nje maredhenie eshte nje aktivitet time consuming (qe te shpenzon kohen), eshte e qarte, qe me shtimin e numrit te kontakteve, sforco per te ndertuar maredhenie eshte eksponenciale. Njekohesisht ekziston edhe rreziku qe te e shpenzosh energji ne lidhje zombie. 
Prej shume kohesh debatohet nese eshte me funskional nje perafrim prej Open networking apo thjesht perdorimi on-line networking per te adminsitruar maredhenie reale. Si gjithnje nuk ka nje pergjigje te vetme dhe cdo gje varet nga objektivat qe seicili prej nesh synon te arrij. Kushdo qofte perafrimi, qe synojme te ndjekim, duhet mbajtur parasysh qe:
Nuk mjafton te vendosesh nje lidhje me nje person per ta konsideruar ate nje kontakt sepse;
·                                        - Njehere qe e pranon nje person ai nuk eshte automatikisht nje lead;
·                                       -  Nevojitet te krijosh nje reputacion te mire dhe nje raport besimi me ta;
·                               -  Bujaria dhe te vendosesh ne dispozicion eshte menyra e pare per te filluar kete raport besimi.
Aktiviteti nuk mbaron ketu, por te kesh parasysh keto aspekte te ndihmon te kuptosh qe nje networking nuk eshte vetem nje koleksion figurinash per tu vendosur ne albumin tend virtual per ti dhene luster atij.

Wednesday, October 3, 2012

Per nje barazi te vertet gjinore

 Le te behemi promotor te ligjit elektoral ne te cilin te jete  50/50 aksesi ne listat elektorale dhe mbi dopio preference ne zgjedhjet e pergjitheshme si dhe ato te keshillave lokale. Ky duhet te jete nje aksion per te mbledhur 25 mije firma si hap i pare, hap ky i cili shpresoj sinqerisht te inkurajoj komisionin e radhe bipartizan  ne respekt te autonomise se tij ne temen e ligjit elektroal, drejt nje zgjidhjeje pozitive, qe garanton nje barazi gjinore efektive. 
Shume here e kam trajtuar kete teme, duke theksuar se eshte e nevojeshme dhe e leverdiseshme te garantosh ne cdo vend te perfaqesimit politik, social dhe ekonomik te vendit, barazine gjinore. 
Kjo do te ishte nje  pasurim themelor per demokracine dhe per te gjithe ne.Kriza e demokracise nuk mundet vecse me te gjej ne barazine gjinore nje kurim shuem domethenes.

Ne netwotking nga lidhja kalohet ne maredhenie

Nje teme shume diskutuar kjo e aplikimit te networking dhe administrimit te maredhenieve te krijuar ne te.
Kush ben network si porfesion e njeh mire rendesine e maredhenieve personale me kontaktet e veta. Mediat sociale kane thjeshtezuar shume mundesine e zgjerimit te rrjetit te vet te kontakteve, duke vendosur ne dispozicion nje park potencialisht te pafundem lidhjesh.
Objektivi i networking eshte ai i krijimit te nje lidhjeje solide dhe te besimit me kontaktet e tua, te cilat ne periudhe afatmesme dhe afatgjate, te mund te behen perfituese. Megjithese te krijosh nje maredhenie eshte nje aktivitet time consuming (qe te shpenzon kohen), eshte e qarte, qe me shtimin e numrit te kontakteve, sforco per te ndertuar maredhenie eshte eksponenciale dhe ekziston rreziku qe te e shpenzosh energji ne lidhje zombie. 
Prej shume kohesh debatohet nese eshte me funskional nje perafrim prej Open networking apo thjesht perdorimi on-line networking per te adminsitruar maredhenie reale. Si gjithnje nuk ka nje pergjigje te vetme dhe cdo gje varet nga objektivat qe seicili prej nesh synon te arrij. Kushdo qofte perafrimi, qe synon te ndjekesh, duhet mbajtur parasysh qe:· 
- nuk mjafton te vendosesh nje lidhje me nje person per ta konsideruar ate nje kontakt sepse; Njehere qe e pranon nje person ai nuk eshte automatikisht nje lead;
·        -nevojitet te krijosh nje reputacion te mire dhe nje raport besimi me ta;
·   -Bujaria dhe te vendosesh ne dispozicion eshte menyra e pare per te filluar kete raport.
Aktiviteti nuk mbaron ketu, por te kesh parasysh keto aspekte te ndihmon te kuptosh qe nje networking nuk eshte vetem nje koleksion figurinash per tu vendosur ne albumin tend virtual per ti dhene luster atij.

Amouzou Bedi: Creating decentralized knowledge management and tr...

Amouzou Bedi: Creating decentralized knowledge management and tr...:   Biographie ITIL V3 Foundation in IT Service Management Certified Business Informatics - Diplom-Ingenieur (Dipl.-Ing.) Computer Sc...

Tuesday, October 2, 2012

Rikthim prej tokes se premtuar?



Kur Italia ishte toka e premtuar......e nje te ardhmeje me te mire dhe nje shance per punesim....
Keshtu e fillon postimin e saj nje mikja ime Italiane, duke ju referuar momentit kur perpara 20 vjetesh anija Vlora ( anija e sheqerit sic e quajten atehere ate) e tejmbushur me njerez zbarkoi rreth 20 mije shqiptare, ne kerkim te deshperuar te nje te ardhmeje me te mire dhe te nje punesimi.Ata aspironin per nje jete me te mire. Ata sic u mbeshteten nga shumica e italianeve, te cilet konsideronin eksperiencen e tyre me emigracionin ne vitet e pasluftes e ne vijim, po ashtu edhe u percmuan apo paragjykuan nga te tjere. Pertej polemikave dhe racizmit te atehershem Italia po zbulohej si nje vend per ku emigrohej, ndryshe nga Italia prej nga emigrohej me pare.  Pra ne nje fare menyre ajo shihej si Toka e premtuar per shqiptaret ashtu sic dikur per italianet ishte Amerika. Ishte 7 marsi i vitit 1991 kur Italia zbuloi te ishte toka e premtuar per mijera shqiptare. 27 mije shqiptare zbarkuan ne brigjete   Otrantos. Kjo u pasua nga zbarkimet e gushtit te po atij viti kur ne brigjet e Barit 20 mije shqiptare zbarkuan mbas nje udhetimi dramatik me anijen Vlora. Nje eksod biblik ky. Shqiptaret ja mbathnin prej krizes ekonomike dhe prej komunizmit. Ky udhetim dramatik u rindertua ditet e fundit edhe nepermjete filmit dokumentar te Daniele Vicarit, shfaqur ne festivalin e Venecias 2012: "La nave dolce".  Kane kaluar tashme 20 vjete nga ai moment dhe kriza kafshon ne cdo gjymtyre edhe vet vendet pritese te emigranteve, duke filluar nga Greqia e me radhe. Dikush prej emigranteve te dikurshem ka filluar te bej udhetimin ne drejtim te kundert, per ne Shqiperi, duke boshatisur vende pune ne vendet pritese, te cilat njezet vjete me pare vet Greket, Italianet etj nuk preferonin ti benin.
Si duhet vleresuar sot kjo situate?
 Emigrazioni eshte nje burim dhe vlere pune per Italine, Greqine  etj? Ato jane duke humbur nje vlere apo thjesht po u mundesohet nje frymemarrje?
Keto jane pyetje te hedhur ne diskutim ne vet keto vende. Po per ne cfare duhet te konsiderohet rikthimi i dallandysheve shtegetare? Nje vlere? A jemi ne te pergatitur per t'i ripritur ato?