Search This Blog

Sunday, August 5, 2012

Fuqia e qytetarit

Vota e qytetrit eshte individuale, nderkohe qe vendimarrja rezulton kolektive. Si mund ti japim me shume ze qytetarit dhe si mund te jete vota e tij e barabarte dhe per  rrjedhoje individet te kene fuqi dhe pushtet te barabarte ne nje vend si yni ku ligji zgjedhor (proporcional rajonal) me formulen e tij nuk e mundeson nje gje te tille?

“Internacionalizimi” kombetar kalon nga Tirana



Situata boterore imponon nje ndryshim domethenes te modeleve te intrnacionalizimit, duke kalua rnga politika e promocionit “puro export” tek politika, qe inspirohet nga “teoria e eneve komunikuese” ku forca e idese eshte ajo e vleresimit te produkteve te veta dhe zhvillimit te sinergjise se strukturruar me  “vendet mike’, gje qe do te mund te permiresonte konkurrueshmerine tone nderkomebtare ( importi strategjik, etj).
Ne kete kontekst te flasesh ne kushtet e vendit tone per internacionalizim do te thote te  puntosh ne kerkim te maredhenies midis kontesteve socio ekonomiko te ndryshme, nepermjete nje procesi te internacionalizimit, i cili me pare se sa nga mallrat niset nga burimet njerezore.
Per nje motiv te tille ndermarrjet tona duhet gjithnje te ngulmojne ne kerkim dhe ne formimin e “talenteve” multikulturale, Ndermarrjet e vogla te cilat duan te perballojne me sukses procesin e internacionalizimit, kane nevoje per burime njerezore te cilat dine te levizin me familiaritet dhe efikasitet ne kontekste komplekse, nga kendeveshtrimi ekonomik, social dhe kulturor. Kjo e ben te domosdoshme, qe ato duhet te panifikojne burime finaciare per kualifikimin e kapciteteve te tyre njerezore si dhe te forcojne bashkepunimin me universitetet dhe shkollat e mesme profesionale, me qellim qe ato te pergatisin brezin e ri te punekerkuesve ne perputhje me kerkesat e tregut te punes.
Nese “internacionalizimi” i ndermarrjeve tona keshtu - sic ne besojme- kalon nga maredheniet midis kontesteve socio ekonomik te ndryshem mund te perkufizojme, qe ai duhet te kutpohet si shprehje e vullnetiit te Sistemit Socio Ekonomik Territorial ( kohezioni social)_ per tu internacionalizuar, me fjale te tjera te GLOBALIZOHET, duke rikuperuar ne force dhe strategji figuren e Qeverive  Sub nacionale- Lokale.
Une mendoj se ne duhet ta fillojme kete pune sinergjikrijuese me territoret e banuara me shqiptare, pra te integrohemi ekonomikisht se pari brenda vetes e mandej te synojme per me gjere. Ne kete drejtim roli i Tiranes eshte qendror ne kuptimin, qe prej ketej duhet te kalojne rruget e ndertimit te nje startegjie te perbashket per krijimin e tregut te perbashket mbareshqiptare e mandej te zgjerohet me “vende te tjera mike dhe me gjere.
Ne kete sens territori duhet te punoj detyrimisht sinergjikisht dhe te ndaje objektiva startegjike te nderthurrura operativisht, duke perballuar sfiden e re dhe duke krijuar nje sistem global, i cili na lejon te “jemi global” duke kaluar:
Nga  “Puro Export ne “Aleanca tregetare produktive’;
Nga “Delokalizimi” ne “Poltika sistemike te perbashketa te permiresimit konkurrues”;
Nga “Zinxhiri/ Distretto” ne “Zinxhirin/ distretto Transnacionale;
Me konkretisht:
-Te zhvillosh/intensifikosh mareveshjet e bashkepunimit dhe sinergjine me “vendet mike dhe komplementare”si Mali i Zi, Maqedoni, Greqi, Serbi dhe sigurisht ne qender te jete Kosova.
-Te shoqerosh SME drejt bashkepunimit qe superon “shitblerjen e thjeshte’
-Te krijosh qendra/platforma logjistike tregetare per administrimin/optimizimin e mallrave.
Ne kete menyre nuk do te kemi me probleme te natyres bllokuese sic eshte rasti i prodhuesve te patates se Kosove, apo eksportuesve te cimentos shqiptarete shkatuara nga vendimarrjet e qeverive respektive, duke vendosur barriera si cmimet e references per pataten, apo rritjen me 30% te takses doganore per cimenton qe hynte ne Kosove nga shqiperia


 

Saturday, August 4, 2012

Kur bien maskat

Njerezit nuk e duan fallcitetin, nuk i duan  ata qe shtiren, nuk u besojne atyre.
Ne boten e bisnesit eshte shume kollaj te vendosesh nje maske, mbase me shume se nje. Ne politike ky fenomen spikat akoma me  shume. Ka persona qe perdorin, ne raste te ndryshme, te njejtat fjale, pese gjashte fraza te standarte, tamam sikur te jene duke komunikuar me manikine dhe jo me persona te gjalle prej mishi dhe koske. Ata kane nje repertor frazash standarte me te cilat i drejtohen cdo lloj personi qe takojne.
Por vjen nje moment qe duhet te degjojme se cfare kane per te thene ata vet, pertej ketyre frazave. Me kete dua te them qe personi bashkebisedues do te donte te dinte “kush jam une apo ti ne te vertete”. Ne kete raste ne duhet te tejkalojme referimet e thenieve te te tjereve, duhet te flasim ne vet. Ne kete moment maksa bie. Kjo do te thote qe duhet te konsiderojme qe te kesh nje maredhenie dhe situate bisnesi apo maredhenie komunikimi brenda nje organizate, qofte te shoqerise civile, qofte politike, duhet te konsiderosh, qe ato jane se pari maredhenie midis personash. Cdonjeri prej ketyre personave duhet te kete identitetin e vet.

Tuesday, July 31, 2012

Kultura dhe kulturat

Kultura eshte nje koncept kompleks i cili ka ndryshuar dhe ndryshon vazhdimisht domethenien e vet. Si do ta perkufizoje Kulturen? Cfare eshte per ty kultura? Kjo eshte nje pyetje  te ciles seicili mund ti jape pergjigje ne menyre racionale

Monday, July 30, 2012

Per nje kulture sportive


"E rendesishme eshte pjesmarrja jo fitorja". Kjo shprehje e Piere Coubertin ishte leitmotive i fjales pershendetese te presidentit te komitetit Olimpik nderkombetar, por e  prekur ne sensin e kundert te saj edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik britanik. C'mund te themi per shpresat e thyera te dy olimpisteve tona: Majlinda Kelmendi dhe Romela Begaj. Une psh do te thosha: Endrra juaj vazhdon.Jeni te reja dhe do te keni mundesi te tjera. Me pune mund tia dilni. Bejini sa me interesante sportet tuaja si peshengritja, mundja, noti, vrapimi etj. Sa me interesante per te rinjte dhe femijet tane.  Kurse si komb kemi shume nevoje ta percjellim drejt mesazhin e ketyre lojrave olimpike. Ta bejme sportin masive, duke filluar nga shkollat, per nje jete me te shendeteshme. Jane te paimagjinueshme ne vere qytete bregdetare pa zadra, sic ndodh tek ne. Vetem tek diferenca e kesaj kulture sportive mund ta gjej spiegimin e faktit, qe Mali i Zi me nje popullsi rreth 680.000 banore perfaqesohej me nje numer sportistesh disa fish me te madh se sa ekipi yne teper modest. Mundesite jane per me shume.