Search This Blog

Showing posts with label Ekonomi. Show all posts
Showing posts with label Ekonomi. Show all posts

Friday, July 1, 2011

Ti shohesh realitetet nga kendveshtrimi pozitiv

Nga Luiza Hoxhaj
Prefekte e Qarkut Berat

 Transformimi i titullit te nje shkrimi te pabotuar kohe me pare per aresye subjektive, ishte idea, qe filloi te me konsolidohej me procesin e zakonshem te leximit te shtypit te perditeshem. Duke vleresuar faktin qe ne te trajohen problematika te rendesishme, pa dashur qe te bej kritizeren, do te deshiroja te nenvizoja se ne teresine e trajtimit te tyre shpesh mungon kendveshtrimi pozitiv i ngjarjeve apo veprimtarive te ndryshme. Shpesh manifestohet tendenca per te prezantuar vetem njeren ane te medaljes se realitetit shqipetar ate te erreten, ndersa publiku ka nevoje per te dy tabllote.
Po perpiqem nepermjete ketij shkrimi te trajtoj nje copez te tille, duke e vleresuar si nje kontribut modest per te prezantuar njerezit punedashes dhe progresist te qarkut te Beratit.
N e kontaktin e pare viziv, sapo hyne rrethin e Beratit e mandej ne tere Qarkun veren se dicka e rendesishme ka ndryshuar.
Ne te dy anet e rruges nacionale apo edhe ne kodrat pereth gjer ne Skrapar sheh toka te punuara dhe te mbjella, ullishte dhe vreshta te reja. Kjo ishte pershtypja e pare, qe krijova ne udhetimin tim te pare per ne Berat.
Ne ditet ne vazhdim do te konstatoja se nje situate e tille ndeshej ne tere qarkun e Beratit. Nga informacionet e para njohese sektoriale te bujqesise me rezultonte me rritje prodhimi bujqesor, pemet frutore si dhe prodhimi blegtoral.
Gjitheshka tregon se tashme njerezit i jane kthyer punes. Zhvillimim e tyre, rritjen e mireqenies se familjes apo rajonit ata e shohin vetem tek puna. Keto jane zhvillime modeste pozitive por, qe shprehin qarte tendencen.
Ne kete prodhim lokal kane bazuar aktivitetine tyre 114 subjekte, qe ushtrojne veprimtarin ne fushen e agrobisnesit nga te cilat ne perpunimin e qumeshtit 26 subjekte, sallameri 5 subjekte, perpunim fruta-perimesh 8 subjekte, perpunim rushi 13 subjekte, perpunim fiku 3 subjekte, konservim ulliri dhe sallate 9 subjekte, prodhim buke dhe embelsirash 37 subjekte, prodhim birre 7 subjekte etj.
Por gjitheshka ishte e heshtur, sikur flinte dhe dukej sikur askush nuk benet as perpjekjen minimale per ta bere prezente tere kete veprimtari prodhuese, kete aktitvitet te ketyre njerezve te punes, me ide dhe inisiativ, te cilet kane hapur pune per vete por punesojne edhe te tjere. Me intuiten e tyre ata i ishin pershtatur mrekullisht tendences, qe ka zhvillimi i qytetit te Beratit ku prioritet eshte Turizmi. Gjitheshka, qe ofron qyteti muze i Beratit, Parku kombetar i Tomorit, Kanionet e Osumit etj, plotesohet mrekullisht me konsumin e prodhimeve mjaft cilesore te tyre.
Por kaq nuk mjafton.
Gjithe kjo veprimtari duhet njohur, duhet promovuar. Te tjerat vijne pas.
Ne kete drejtim ja vlen te investohesh. Diku ne planet mujore te punes se institucionit te prefektit do te ndeshesha me iden e organizimit te nje panairi te agrobisnesit. Ishte thjeshte nje pike e planit mujor, qe mbartej nga muaji ne muaj dhe vetem kaq. Asnje projekt asnje kontakt.
Mendova se kjo nuk duhej te mbetej ne kuadrin e nje ideje, nje deshire, por duhej te konkretizohej, te merrte jete.
Per kete qellim dy prej njerezve te stafit tim, puna e te cileve lidhet direkt me kete sektore, shefit te zyres se turizmit dhe inspektorit te bujqesise dhe ushqimit u kerkova ne nje prej takimeve te perjaveshme te avanconin nga ideja ne nje projekt konkret, pra t’a zhvillonim me tej ate.
Nga skeptiket pereth gjitheshka shihej me dyshim.
Ne ditet ne vazhdim edhe eksperienca si konsumatore po me bindete gjithnje e me shume se ne kete fushe Berati kishte shume se cfare te tregonte, kishte eksperience.
Me kete besim u zhvillua takimi i pare ne zyren e Prefektit me drejtuesit e DBU, ARZH si dhe te dhomave te tregetise se te tre rretheve. Aty u spiegua nevoja e te punuarit me nje mentalitet te ri si dhe u ofrua gjithe mbeshtetja e nevojeshme per bisnesin beratas, me qellim nxitjen e pjesemarrjes se tyre ne kete aktivitet si dhe u percaktuan detyra konkrete.
Personalisht e cmoj shume te dobishme, qe bisnesmenet beratas, keta promotor te zhvillimit te punojne jo per castin, jo vetem per te sotmen, por per neser, per te ardhmen.. per kete aresye ata duhet te promovojne vrten dhe te thellojne kulturen promocionale.
Ne se sot kapacitetet, qe shfrytezojne ata nuk e kane problem tregun, neser do ta kene. Ne keto kushte te punosh per te ardhmen eshte shume e rendesishme. Synimi eshte, qe agrobisnesit beratas t’i shtohen shanse te reja bashkepunimi.
Po me kete rast duhet te sensibilizohen me shume institucionet financiare dhe kredituese per te qene me afer ketij bisbnesi ne rritje per t’i dhene kesaj rritjeje me shume ritem, me shume frymemarrje, me shume hapesire.
Grupi i punes i ngritur enkas per organizimin e panairit beri perpjekje maksimale per te siguruar suksesin e pjesemarrjes se firmave te agrobisnesit vendas. Dalja me sukses e panairit Expo Berat 2003 eshte nje garanci e mire per t’a vijuar kete inisiativ edhe ne vitet e ardheshme.
Ne kete aktivitet morren pjese 32 firma te qarkut me prodhime te larmishme si perpunim frutat- perimesh, prodhim pijesh freskuese,prodhime mishi, prodhime qumeshti, prodhim emeblsirash, prodhim vezesh e mishi, mjalti, prodhim pijesh alkolike, prodhim birre, prodhim fuci lisi etj.
Objektivat e realizuara nga ky panair ishin: promovim i nje imazhi real te qytetit te Beratit si qytet i kultures, i tradites dhe i punes; shfrytezimi i ketij momenti si nje mundesi shume e mire per te evindentuar shembujt pozitiv dhe te prodhuesve te sukseshme vendas dhe rritjen e bashkepunimit te tyre per te perballuar sfidat e ekonomise se tregut; promovimi i tyre perballe autoriteteve lokale dhe qendrore per t’i mbeshtetur dhe krijuar nje klime te pershtateshme per te zhvilluar me tej inisiativen e tyre ne te ardhmen ku vlen per t’u theksuar se ky panair u vizitua nga Kryeministri Nano dhe ministri Malaj; organizimin e nje direktorie te agrobisnesit beratas; promovimi perballe institucioneve financiare dhe kredituese te ketij aktiviteti etj.
Ky panair, i pari ne llojin e vet ne nivel rajonal pati me shume vlerat e nje panairi prezantues se sa konsumator.
Efektiviteti i kesaj veprimtarie nepermjet publikimit ne media synohet te jete sa me afatgjate. Nga prezantimi i bere shihet qarte prirja per te kaluar nga biznesi i vogel tek biznesi i mesem e mandej tek biznesi i madh. Kesaj prirjeje i duhet dhene udhe.
Ne kete fushe ka ende potenciale dhe resusrse, qe duhen aktivizuar si dhe shume aftesi konkurruese per t’u integruar ne tregjet rajonale e globale. Standartet e larta te produkteve te ekspozuara e mundesojne kete.
Nga kontaktet midis tyre pjesemarresit ndjene se eshte e dobishme dhe e nevojeshme te eksplorojne ne menyre te organizuar tregjet. Firmat e agrobisnesit beratas i kane te gjitha mundesite per te qene me shume te pranishme ne tregjet vendase dhe ato te huaja. Shenbujt e kesaj pranie nuk mungojne. Vlerat e qarkut te Beratit sot i kemi prezente ne te gjithe Shqiperine, ne restorantet luksoze. Pjeserisht prodhuesit beratas kane kapur tregj e te tilla si ne Greqi, Angli, Gjermani apo Danimarke. Ndonje prej tyre ka marre pjese edhe ne panaire nderkombetare. Por keto jane infiltrime shume shume te vogla dhe spontane. Ka nevoje per eksperince me te kualifikuara dhe ne profesionale. Ne keto kushte organizimi i ketij panairi ju bashkangjit perpjekjeve individuale te prodhuesve beratas.
Ekpserienca tregon se gradualisht ata duhet te orientohen drejt rritjes se kapaciteteve prodhuese ne kete sektor prioritar. Ne duhet te jemi promovues te poltikave promovuese per sipermarrjet ne fushen e agrobiznesit. Ky panair ishte shembull i progresit ne partneritet tone me biznesin.
Ky realittet i ri ishte shembull i drejteperdrejte i nje mentaliteti te ri, qe po implementohet ne kete bashkepunim.
Moment i vecante i ketij aktiviteti ishte edhe konkursi i vererave ne perfundim te te cilit pjesemarresit konkluduan se ne vitet ne vazhdim do te jene ata vet, qe do ta organizojne ate.. pra ne te ardhmen do te jete bisnesi qe do te organizoj panairin dhe konkursin. Pra gjitheshka ishte nje perpjekje e sukseseshme dhe e dobishme. Dua ti falenderoj te gjitha firmat pjesemarrese ne panair dhe konkurs, drejroite e Bujqesis edhe Ushqimit te te tre rretheve, Berat, Kucove, Skrapar, Dhomen e tregetise Kucove dhe Skrapar si dhe ARZH Berat, Qendren Kombetare te Organizimit te panaireve, Unionin e dhomave te tregetise dhe ne menyre te vecante Dhomen e Tregetise Berat.
Kembengulja dhe deshira per te finalizuar hapat e nisur si gjithmone jep frytet e veta. Deshira per t’i promovuar ato dhe per t’i bere prone te te gjithe publikut ja vlen akoma me teper tashme, qe kemi nje pervoje, te cilen agrobisnesi beratas do ta vazhdoje vet me pjesemarrje me te gjere dhe cilesi me te larte ne te ardhmen, duke zhvilluar cdo vit nje aktivitet te tille.

Botuar ne gazeten Ekonomia dt 14 Mars 2004 fq 1-2

Friday, February 18, 2011

Revolucion statistikor

Hans Rosling demonstron ne nje menyre te thjeshte dhe shume praktike, ne kohe rekord evolucionin e 200 vendeve ne 200 vjet. Kjo menyre te prezantuari te ben te kuptosh se sa te pamjaftueshme jane ritmet tona te zhvillimit, qe te dalim nga shtresa e fundit e "Bollave" (fluskave), qe perdori Hans per te demostruar ndryshimin dhe ecjen e shteteve te ndryshme, per rrjedhoje zhvlereson pompozitetin butaforik te prezantimit te rritjes sone ekonomike.
Per te mundesuar realisht kete nevojiten kapercime si ato te gjigandeve aziatike, pra nuk mjafton deshira, por duhen projekte dhe ide konkrete te pershtateshme per kushtet e vendit tone.


http://www.youtube.com/watch?v=jbkSRLYSojo&feature=player_embedded

Saturday, January 15, 2011

Cilesia e elitave politike dhe etika politike

“..veprimi i qeverise do te duhej te ishte zhvilluar per mireqenien e te gjithe qytetareve dhe jo te nje grupi apo te nje klase te vecante..”.
                                                                                        mbeshteste Aristoteli
         Mu desh ti referohesha kesaj teze te mbeshtetur nga Aristoteli, per te tentuar ne menyre modeste te bej nje analize pak komplekse, e cila na imponohet nga zhvillimet e fundit ne skenen politike shqiptare, mbi kompozimin, tendencat dhe evolucioni e asaj qe quajme elite, duke u ndalur edhe mbi ate, qe duhet te jete nenklase e elites, klasen drejtuese, ne formen e nje teresie personash te ndergjegjshem per rolin e tyre si mbartes te nje projekti te perbashket shoqeror, te cilin duhet ta zhvillojne ne realitetin konkret ne favor te te gjitheve.
Per nje kohe te gjate studimi i elitave politike ka qene objekt ekskluziv i shkencave poltike, te sociologjise dhe antropologjise. Vone elitat poltike jane bere objekt i analizave te ekonomise, duke njohur rolin e nderveprimit midis politikes dhe ekonomise (rendesia e madhe e dukeshme e raportit midis ekonomise dhe politikes i ka fillimet e saj ne refleksionet e protestantizmit), duke kualifikuar te paren e dy termave, nepermjet konsideratave mbi cilesine e subjekteve poltike. Ne disa raste, ku ben pjese edhe vendi yne, pershtateshmeria e klasave poltike dhe drejtuesve eshte nje nga kufizimet me te medha, biles pengesa, sipas kendveshtrimit te analizave, per efikasitetin e veprimeve per zhvillim. Sot eshte themelore te pyesesh per cilesine e elitave politike, e lexuar kjo jo vetem nepermjete cilesive dhe integritetit moral, por nepermjet nje te dhene me te matshme: ate te paisjeve me njohuri dhe aftesi te politikaneve. Kjo ka rendesi per vet faktin e te qenit te saj nje pjese shume e rendesishme e shoqerise, te pakten per dy arsye: a) sepse bejne ligje; b) sepse kondicionojne formimin e elitave te tjera.
Kriza e 2008, dhe ne vijim, pervec te tjerave, ka afirmuar primatin e politikes mbi ekonomine, megjitheqe ende mendohet, qe tregjet jane ne gjendje te funksionojne ne menyren perfekte, mjafton qe ti besh te vetveprojne. Ne ditet e sotme eshte arritur ne nje rizbulim te disa prej recetave keynesiane dhe te perqendrimit te nderhyrjeve ne ekonomi. Kriza ka demostruar ne fakt jo konsistencen dhe mbi te gjitha rrezikshmerine te besosh pa kushtesisht ndaj tregut te lire, duke kerkuar nje nderhyrje te forte nga ana e shtetit dhe autoriteteve rregullatore. Eshte kerkuar gjithashtu me urgjence nje rregullim i tregjeve financiare, tashme pa kontroll, si dhe domosdoshmeria e rimarrjes se rritjes, per te mbetur sistemi aktual nje sistem produktiv, pavaresisht pse i cenuar nga kriza, dhe rikuperuar punesimin dhe te ardhurat e humbura.
Kush mund ti bej keto rregulla ne se jo politika? Kush vendos mbi shpenzimet publike dhe sektoret, qe duhen mbeshtetur ne se jo politika?
Por per te shkruar ligje dhe per te bere politika te mira nevojiten drejtues te zotet dhe kompetente, pasi ligjet, qe ata bejne dhe politikat, qe aplikojne, jane per nga natyra e tyre zgjedhje kolektive dhe si te tilla ato incidojne mbi interesat e nje kategorie te panumert personash. Te besh zgjedhje te mira kerkohet nje aftesi per te mbledhur dhe elaboruar informacion te gjere dhe kompleks, jo vetem te dish te pergjigjesh dhe te vendosesh, duke konsideruar vetem kundrejt interesave te percaktuara nga momenti historik. Rreziku ne kete rast eshte se mund te behen zgjedhje jo “optimale”, zgjedhje qe nuk jane mjaftueshmerisht te barabarta, qe nuk rezultojne perfshirese, ose qe nenshtrojne interesin kolektiv ndaj interesit te “grupit” duke garantuar prodhimin e te mirave te “klubit” dhe jo te te mirave kolektive. Pikerisht aftesia per t’iu pergjigjur nevojave me te pergjitheshme eshte ajo pike qe luan rol ne debatin midis elites politike dhe asaj te shoqerise civile ne ditet e sotme.
Studimi i elitave politike eshte domosdoshmeri edhe per faktin e rendesishem se jane ato, qe kondicionojne formimin dhe te “tipeve “ te tjera te elitave te vendit, te elitave “drejtuese”. Klasat politike me cilesi te ulet jane te orientuara te zgjedhin klase drejtuese po me cilesi te ulet. Kjo ndodh: a) ose per leverdi, sepse kjo kategori me thjeshte i ben oragnike objektivat e veta, b) ose per paftesi per te zgjedhur. Ne se klasat drejtuese zgjidhen mbi bazen e kritereve te tjera, te ndryshme nga ato “meritokratike”, atehere ketu kemi te bejme me nje problem etik.
Klasat drejtuese kane nje funksion te rendesishem ne shoqerite tona. Ato bejne te mundur objektiva te paaritshem ne raste te tjera, duke shmangur pengesa dhe garantuar rritjen ne periudha afatgjata. Po si formohen ato? Si seleksionohen ato?
Formimi dhe rinovimi i klases politike eshte nje problem thelbesor per cdo rend politik, siodmos per demokracine eficienza e te ciles varet edhe nga ekzistenca e elitave politike kompetente, te pergjegjshme, per sa te jete e mundur te ndershme, dhe mbi te gjitha te afta te individualizojne dhe ndjekin interesin e pergjithshem te komunitetit. Ndertimi i proceseve nepermjet te cileve formohen elitat politike eshte nderkaq nje problem me interes te madh. Procese te tilla jane ne fakt te kondicionuar nga nje seri variablash te cilet kane nevoje te llogarisin: kushtet ekonomike, artikulimet e shoqerise, mobilitetin social, kulturen dhe mentalitetin e klases drejtuese dhe ne fund sistemin politiko-institucional Ne realitet procese te tilla jane te lidhur me raportin midis shoqerise dhe pushtetit politik, midis klases drejtuese dhe elitave politike.
Prej shume vitesh e dime, qe fatkeqesia e Shiqperise se sotme, eshte brishtesia ose me keq mungesa e klases drejtuese ne lartesine e detyres se saj. Ndersa veset jane ne syte e te gjitheve, me e veshtire duket, te pakten gjykuar nga cilesia e debatit publik, te thuash se cilat jane cilesite e kerkuara. Eshte perpara syve te te gjitheve paftesia e shtreses drejtuese per te zgjidhur disa nga problemet emergjente qe zgjasin prej vitesh. Do te evidentoja te pakten dy probleme lidhur nga zhvillimet e fundit ne vend: se pari ato te funksionimit demokratik te sistemit tone, i cili ende klasifikohet si demokraci hibride nga agjencite te specializuara nderkombetare. Se dyti e njejta konsiderate vlen te thuhet per alluvionet (permbytjet), te cilat nga te jashtezakonshme jane kthyer ne te zakoneshme ne vendin tone (me risk te larte hidrogjeologjik). E njejta situate dramatike riprezantohet rregullisht pas cdo shiu te zgjatur, ne zona me nivel te larte te ndertimeve, duke i kthyer strukturat banuese ne te papershtatshme. Kjo emergjence me shume se neglizhenca e perditeshme, te ben te hedhesh syte mbi stofen dhe cilesine e kujt duhet te qeverise dhe t’i zgjidhe ato. Te njohesh kompozimin dhe strukturen e klasave drejtuese eshte e rendesishme per te kuptuar se si elitat mund t’u pergjigjen krizes se besimit, duke u investuar per rikuperimin e autoritetit, bazuar mbi kompetencen dhe etiken.
Disa te dhena mbi nivelin e arsimit te elites politike te thone se cilesia e elites politike shqiptare eshte kryesisht mediokre: perqindja e te zgjedhurve te rinj apo konfirmimi i atyre ekzistues ne Parlament ne posedim te nje niveli te larte arsimimi (jo thjesht posedim diplome) ka shkuar ne zvogelim konstant ne kohe. Ky perkeqesim ben qe parlamenti yne te jete i populluar me servil, ngaterestar dhe orator, me shume se sa profesor dhe profesionist ne profesionin e tyre. Kjo eshte shume preokupante per te ardhmen e vendit, mbasi rezultati neto i te pasurit elite poltike pak te arsimuar eshte nje varferim civil komplesiv. Te shtosh spesorin e dijeve ne fakt shton mbi te gjitha cilesine njerezore, shton etiken individuale dhe kolektive. Nga krahasimi i te dhenave mbi arsimin e deputeteve ne legjislatura te ndryshme, duket evidente qe ekziston nje korrelacion midis pakesimit te nivelit arsimor te deputeteve tane dhe humbjes se cilesise se poltikes, ne te cilen niveli me i ulet i arsimit eshte vetem njeri nga treguesit. Ne vendet e tjera nuk ndodh keshtu. Perse atehere duhet te ecim ne drejtim te kundert kur dihet, qe shqiptaret gjithmone e kane cmuar dijen (mjafton tu referohemi sakrificave te prinderve shqiptar ne cdo kohe per ti paisur femijet e tyre me diplome universitare)? Nje situate e tille, sipas meje, buron nga pamjaftueshmeria dhe ineficenca e kritereve te perzgjedhjes se perfaqesise poltike, ku per shkake te cilesise se ulet politike jane orientuar per te zgjedhur klasen drejtuese te cilesise se ulet dhe nje pjese, jo e vogel e parlamentareve aktuale, as qe mund te ishin pjese e klases drejtuese ne sensin e vet, ne se do te perdoreshin kriteret meritokratike. Mendoj qe menyra ne te cilen behet seleksionimi i klases poltike dhe ketu natyrisht konkurojne roli i kombinimit te ligjit elektoral (mungesa e preferences) me makanizmat e selksionimit te brendshem partiak, pasi jane ato qe prodhojne kete situate, si shkaqe endogjene, pa perjashtuar gjithashtu edhe shkaqet ekzogjene. Te rinjte dhe grate jane kategorite me te peanlizuara ne nje sistem, qe nuk cmon meriten dhe dijet, por pushtetin e zoteruar nga oligarkit e konsoliduara. Eshte teper e thjeshte te konstatosh, qe klasa drejtuese tek ne eshte e vjeter dhe maskiliste (sidomos ne mentalitet). Te gjithe mbeshtesim qe duhet te ekzistoj nje mobilitet gjeneratash dhe qe grave duhet tu jepen me shume mundesi per te arritur ate qe meritojne. Per keto shkaqe te pakten mekanizmat e brendshem te seleksionimit dhe ligji elektoral duhet te korigjohen, ne te kundert gjerat keqesohen. Sa me e hapur dhe me mobilitet te larte social te jete shoqeria, aq me i shpejte eshte procesi i nderimit te klases se saj politike. Nje shoqeri e tille nuk mund te pranoj dhe duartrokase batuta te tilla si ajo e kreut te qeverise ne daljen e pare publike per bitin 2011 se: “Ketu do te jemi edhe ne 3 janar te 2018 per te bere bilancin e realizimit” apo edhe aplikimin e shantazhit apo nxjerrjes se “xhevahireve” kur na cenohet interesi individual. Kjo eshte shprehje e koncentruar e sa konstanton analiza se nje nga karakteristikat e elitave ekzistuese shqiptare eshte: “Stabiliteti” i elitave me tendence kembimi gjeneratash te ulet, sidomos ne sektore politiko-ekonomik, ku analiza vec kesaj evidenton edhe nje lidhje te forte midis komponenteve politik dhe managerial dhe se si ne kohe mbivendosjet e tyre jane shtuar. Lidhjet gjithnje e me te ngushta midis botes se bisnesit dhe politikes (ne te dy krahet politik) munden lehtesisht te demtojne kontrollin politik, i cili demton llogaritshmerine, per rrjedhoje pergjegjshmerine. Per kete arsye eshte mire qe rolet e menaxhereve dhe ato politik te mbeten te ndare.
Stabiliteti autoreferencialist, mbyllja ndaj prurjeve te reja apo mungesa e vizionit ne klasen drejtuese shqiptare jane te kritikueshme. Edhe ato ndryshime qe ndodhin jane me shume fryt i konsensusit dhe domosdoshmerise se krijimit apo mbajtjes ne kembe te maxhorancave te caktuara se sa i kompetencave dhe cilesive qe zoteron nje person ne elite. Normalisht publiku duhet te di se cfare cilesish duhet te plotesojne perfaqesuesit e klases drejtuese, qofshin te rinj apo te vjeter, burra apo gra te cilet shpesh duhet te marrin vendime te veshtira, ndonjehere jo popullore. Ato mund te permblidhen me dy fjale: pergjegjeshmeri dhe aftesi projektuese. E para te imponon te marresh pergjegjesi jo vetem ndaj interesave private, por edhe atyre kolektive, kurse e dyta kerkon inteligjence inovative dhe inisiativa te realizueshme. Per te pasur nje klase drejtuese cilesore nuk eshte i mjaftueshem kooptimi i te rinjve ( jo ralle me meriten si mbajtes te cantave te shefave politik apo akademik qofshin) apo grave (disa me meriten si bija ose bashkeshorte te dikujt). Per kete nevojiten dispozitat e seleksionimit, qe tek ne funksionojne keq ose nuk ekzistojne fare, me qellim qe elitat e te ardhmes te mos jene sozi ose fotokopie e elitave paraardhese ose e atyre qe i inspirojne.
Si do te jete klasa e neserme drejtuese shqiptare? Ne cfare shkollash formohen sot truri shqiptar? Ku studiojne profesoret, qeveritaret, drejtoret, nepunesit, eksperte, gazetare, juriste teknike etj qe do te marrin ne dore fatet e Shqiperise se neserme? Keto pyetje duhet te jene preokupimi yne pertej te perditeshmes se mundimeshme.
Ketu duhet te perfshijme edhe universitetet cilesore, ne bankat e te cileve ulen ata, te cilet do te drejtojne Shqiperine e neserme. Duke vleresuar qe e ardhmja e cdo vendi matet me cilesine e klases se vet drejtuese, rendon mbi shpatullat e universiteteve aktuale domosdoshmeria e krijimit te nje baze kulturore per elitat e te ardhmes. Edhe pse procesi i kembimit jep fryte pozitv ne terma te qeverisjes se sistemeve, eshte domsodoshmeri, qe ai te zhvillohet me gradualitet dhe pa rokada detyruese, por duke pergatitur klasen drejtuese me synim krijimin e nje hapesire kulturore ku elitat legjitimohen reciprkisht, duke shkembyer ide dhe vlera. Kujt mendon qe “rotacioni” eshte zgjidhja e problemit te klases politike te paafte, do te ishte me mire te pergjigjeshin jo me listen se sa te rinje jane kooptuar ne drejtimin e partive por me kerkesen e nje ballafaqimi mbi ide dhe programe. Ndoshta jo te gjithe te vjetrit jane per tu nderuar dhe jo te gjithe te rinjte jane per tu vleresuar. Ne momentet historike te inovacioneve teknike dhe organizative, te rrugeve te reja tregtare dhe te zbulimeve shkencore, te zhvillimit te nje aktiviteti te ri njerezor, qe mund te jene origjina e lindjes se nje drejtimi te ri social, thene ndryshe te nje klase te re, eshte me e thjeshte qe “beteja” te zhvillohet atje ku te vjetrit gjejne me shume veshtiresi. Historia e sotme eshte mbushur me shembuj, qe konfirmojne kete opinion. Ne vendet me te indistrializuara kontrollin po e merr ajo qe quhet “shoqeria e dijes” e cila po formohet edhe ne Shqiperi, duke formuar nje klase te vertete, qe duket se po ben diferencen.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.01.2011

Boruar ne gazeten Tirana Observer dt 16.01.2011

Tuesday, October 12, 2010

UN NOBEL ALLA RICERCA DI LAVORO

Il premio Nobel in economia del 2010 è stato assegnato a Peter Diamond, Dale Mortensen e Christopher Pissarides per il loro contributo nella comprensione del processo di ricerca tra domanda e offerta. Che nel mercato del lavoro permette di spiegare la curva di Beveridge come un fenomeno di equilibrio. E i loro studi hanno fatto capire che è meglio studiare il mercato del lavoro guardando ai suoi flussi, fino a comprendere gli effetti del precariato. Perché la loro teoria è densa di implicazioni pratiche e di suggestioni per la politica economica.
Molto spesso in economia la domanda e l’offerta non riescono a incontrarsi e si cercano a vicenda, come accade quasi sempre nella vita quando si cerca la propria anima gemella. Trovare la persona giusta richiede quasi sempre del tempo. Se pensiamo al mondo del lavoro, i lavoratori cercano un posto di lavoro mentre al tempo stesso le imprese cercano lavoratori per riempire le loro posizioni vacanti. Se pensiamo al mercato immobiliare, troviamo compratori potenziali di case che cercano un’abitazione mentre i venditori cercano un acquirente. Il premio Nobel in economia del 2010 è andato a Peter Diamond, Dale Mortensen e Christopher Pissarides per il loro contributo nella comprensione del processo di ricerca tra domanda e offerta.
CONCETTI CONCRETI
Siamo molto contenti della scelta, anche perché si parla per fortuna di concetti molto concreti. Per rendersi conto dell’importanza del contributo di Diamond, Mortensen e Pissarides basta guardare il grafico qui sotto, noto come la curva di Beveridge. La curva mostra, sull’asse verticale, il numero di posti vacanti che le imprese non riescono a riempire e, sull’asse orizzontale, il numero di disoccupati, di persone che cercano attivamente un posto di lavoro e non riescono a trovarlo. Il grafico è importante anche perché mostra la prima curva di Beveridge sull’Italia: l’Istat solo da poco ha finalmente pubblicato dati sui posti vacanti.

Per anni gli economisti si sono chiesti perché ci possano essere dei posti vacanti anche quando ci sono molti disoccupati che potrebbero soddisfare la domanda di lavoro delle imprese e perché ci siano tanti disoccupati anche quando c’è una forte domanda di lavoro. La risposta che si erano dati prima del contributo di Diamond, Mortensen e Pissarides è che vi fosse un problema di differenze strutturali tra il tipo di lavoratori richiesti dalle imprese e le qualifiche disponibili fra chi offre il proprio lavoro; oppure fra la localizzazione geografica delle imprese con posti vacanti e quella dei disoccupati. Ma questa interpretazione, legata al cosiddetto mismatch fra domanda e offerta di lavoro, non riesce a spiegare perché si osservino curve di Beveridge anche su scala limitata, con riferimento a posti vacanti e lavoratori con le stesse caratteristiche o nella stessa città.
La teoria elaborata da Diamond, Mortensen e Pissarides permette invece di spiegare la curva di Beveridge come un fenomeno di equilibrio. Anche in condizioni normali sia i lavoratori che le imprese si mettono in cerca gli uni delle altre. Le imprese spendono risorse nel pubblicizzare posti vacanti, valutare chi fa domanda e, poi, formare i candidati. I lavoratori affrontano anche loro una ricerca costosa in termini di tempo, raccolta di informazioni oltre che psicologicamente dispendiosa. Questi costi e i ritardi con cui avviene l’incontro fra imprese e lavoratori generano una curva di Beveridge. Non solo in equilibrio avremo sia posti vacanti che disoccupati, ma ci sarà una relazione inversa fra queste due variabili esattamente come quella mostrata qui sopra, dove ci sono anni, come il 2007, in cui ci sono meno disoccupati e più posti vacanti o anni, come il 2009, in cui avviene l’opposto. Gli spostamenti riflettono sia fattori ciclici sia cambiamenti istituzionali. Questi ultimi possono anche indurre spostamenti verso l’interno o verso l’esterno della curva di Beveridge. Ad esempio, le cosiddette politiche attive del lavoro, volte a facilitare la circolazione di informazioni, possono riuscire a spostare la curva verso l’origine riducendo il numero sia di posti vacanti che di disoccupati presenti in equilibrio. È una teoria, quindi, quella di Diamond, Mortensen e Pissarides, densa di implicazioni pratiche e di suggestioni per la politica economica.
FLUSSI E PRECARI
Grazie al lavoro di Diamond, Mortensen e Pissarides si è anche capito che il mercato del lavoro è meglio studiarlo guardando ai suoi flussi. Anche quando la disoccupazione è ferma, il mercato del lavoro crea e distrugge continuamente posti di lavoro. Un mercato del lavoro è sclerotico quando, a parità di disoccupazione, non genera alcun ricambio di lavoratori mentre è considerato più fluido quando rigenera più velocemente i suoi stock di posti di lavoro. Questo modo di guardare al mercato del lavoro è ora alla base di tutta l’analisi di politica del lavoro nei paesi avanzati. Anche per capire davvero gli effetti del precariato in Europa, le teorie dei premi Nobel sono state fondamentali. Quando una piccola quantità di lavoratori continua a entrare e uscire dalla disoccupazione generando forti flussi dall’occupazione alla disoccupazione e viceversa, mentre il resto dei lavoratori è saldamente legato a un posto fisso, è evidente che vi è qualche cosa di completamente distorto nel mercato del lavoro e spetterebbe quindi alla politica economica di intervenire. A Bruxelles, dove le teorie degli studiosi sono alla base delle analisi della Commissione, sembrano essersene accorti quasi tutti. In Italia il governo, su questi temi, non pare sentirci. Speriamo che il premio Nobel a Diamond, Mortensen e Pissarides porti flussi di riforma anche nel nostro mercato.
Lavoce

Tuesday, June 9, 2009

Ambjenti dhe zhvillimi si nje mundesi e madhe

“Sot eshte bere nje nevoje e pashmangeshme te luftosh ne mbrojtje te mjedisit. Kjo eshte sfida me e madhe ambjentaliste qe duhet te perballojme” Amartya Sen( premio Nobel ne ekonomi).
Ne kete beteje une besoj se jane te pakta dyshimet se ambjenti dhe zhvillimi jane dy ane te te njejtes medalje. Eksperienza na ka mesuar se kur keto dy aspekte ne menyre ideologjike i kundervihen njera tjetres, demet jane te pallogariteshme. Nje ambjentalizem, i cili beson se tutela e ambjentit kalon permes nje mbrojtjeje apriori te ekzistueses ngadaleson rrezikshem investimet ne infrastrukture. Ky model zhvillimi penalizon ndermarrjet, duke rritur kostot e trasportit, duke qene nje nga shkaqet qe i ben prodhimet tona ne kete menyre pak te konkurrueshme. Nderkohe qe edhe modeli tjeter ai i zhvillimit intensive, i cili shperfill efektet demtuese ne ambjent eshte njesoj i demshem.. Ne kete rast mjafton ti referohemi rastit te dhenies se licensave per fabrika cimentoje ne Veriun e vendit, te cilin Ministri i mjedisit e cileson si zhvillim dhe mos dhenien e tyre ne periudhen 2001-2005 te cilin e konsideron si moszhvillim. Sipas konceptit, qe prezantova me siper ky fenomen nuk duhet pare bardh e zi.
Pajtimi i ketyre dy aspekteve gjen meshirimin e tij ne konceptin e zhvillimit te qendrueshem. Koncepti i zhvillimit te qendrueshem si per nderthurjen e tij multidisiplinare, ashtu edhe per kompleksitetin e definicionit dhe realizimit te tij, perfaqeson nje sfide te rendesishme per shoqerine tone. Piketakimi i ketyre dy koncepteve tenton te nxjerre ne drite ne kontekstin e te ashtuquajtures “shkence e qendrueshmerise”(Sustainability Science) se si shkenca e qendrueshmerise dialogon me teresine e aktoreve, publike dhe private, per pershtatjen dhe perkthimin e qendrueshmerise ne politika, inisiativa dhe projekte. Kjo shkence e re synon integrimin e aspekteve ambjentale, ekonomike, sociale, kulturore dhe istitucionale, duke kerkuar te thelloj refleksionet mbi rolin qe disiplina te ndryshme luajne ne percaktimin e modelit te zhvillimit inovativ, pervecse te promovojne nje veprim sinergjik midis botes akademike, institucioneve publike, shkolles dhe ndermarrjeve, per te dhene ne kete menyre nje konkretizim dhe shperndarje te pershtateshme te ketij modeli.
Une besoj se ne se ne levizim duke patur si objektiv te miren e pergjitheshme edhe risqet zvogelohet. Kjo rruge eshte jo vetem nje nevoje, por edhe nje mundesi me e madhe. Ne shume vende ecet ne kete drejtim, pasi eshte edhe nje mundesi e madhe per te rilancuar ekonomine, e cila investon mbi inovacionin teknologjik dhe kerkimin shkencor.Kjo na ben te kuptojme se sa kane ndryshuar gjerat dhe se sa elementi ambjentalist eshte bere i rendesishem.
Ne zemer te zgjedhjes se politikes ekonomike duhet te jete njohja e faktit qe emisioni i gas seres perfaqeson nje falimentim te tregut. Duhet te konsiderojme faktin se kur emetojme gas sera demtojme edhe perspektiven e te tjereve dhe ne mungese te politikave te pershtateshme korrektuese, jemi te detyruar te marim persiper kostot. Tregu ne kete rast ka falimentuar ne sensin qe instrumenti kryesor i kordinimit te tregut cmimi, ne kete rast na ofron nje indikacion te gabuar. Me fjale te tjera cmimi i naftes, hekurit apo te vet energjise te prodhuar ne vendin tone me energji “te papaster”, nuk korspondojne me kostot reale, qe shoqeria do te duhet te suportoje per te prodhuar dhe konsumuar keto mallra. Ne kete rast ne gjuhen ekonomike thuhet qe kostot sociale te prodhimit dhe te konsumit jane me te larta se kostot private, keshtu qe ne mungese te nje nderhyrjeje korrektuese, tregu perfundon duke kryer deme, duke prodhuar ineficence dhe humbje.
Falimentimi i tregut mund te marre forma te ndryshme dhe politikat ekonomike sherbejne ne te shumten e rasteve pikerisht per te korrigjuar efektet e tij. Format kryesore te ketij falimentimi jane pamundesia per te patur akses ne nje informacion te plote, abuzimet me pushtetin kontraktual dhe “esternalitetet”. Flitet per “esternalitete”, kur veprimet e dikujt mundet te demtojne direkt te tjeret, sic ndodh per shembull kur shkarkojme substanca toksike ne nje lume, kur derdhet substance kimike ne liqen, rasti i liqenit artificial, apo ne det, rasti i derdhjes se naftes ne plazhin e Sodes, kur ndertohetn ndertesa qe te mbijne si ciban ne sy apo kur pihet duhan ne nje restorant. Ne rastin e vendit tone kontratat ne kete sektor, si ato te Tec apo Petroliferes Vlore, Centraleve me ere ne Karaburun, apo TECi me qymyr ne Porto Romano, jo vetem qe nuk jane bere ne kushtet e trasparences, por nuk kane konsideruar “esternalitetet”, si dhe nuk respektojne tendencen boterore te zhvillimit energjetik dhe orientimeve te saj .
Perballe nje falimentimi te tregut pergjigjia e duhur nuk eshte ajo e abandonimit te mekanizmit te kerkeses dhe ofertes, por reagimi direkt per te “riparuar”, situaten duke e korrektuar ate me leven fiskale, nepermjet kontrollit te cmimeve apo nderhyrjeve legjislative, per te mos degjuar perseri pas 10 vitesh justifikime se nuk kishim hapesire apo kompetence ligjore per t’i mbyllur etj. Duke reaguar ne menyre te tille ndaj ndryshimeve klimatike dhe duke adaptuar politika komplementare ne temen e teknologjise dhe te ekonomise se gjelber, mund te arrihet nje rritje ekonomike te panderprere e afte te reduktoje varferine. Ne te kundert ne se pranojme qe falimenti i tregut te behet permanent do te kemi deme ne ambjent apo nderprerje te procesit te rritjes, te destinuar te shperthej ne fenomene te tilla si migracion apo konflikte.
Emetimet jane qartesisht nje “esternalitet” dhe perfaqesojne keshtu nje faliment te tregut. Impakti i tyre vleresohet nga shkalla e ndotjes e diferencuar kjo sipas kater karakteristikave themelore: jane te nje periudhe afatgjate; jane globale; prezantojne nje pasiguri te madhe; manifestohen potencialisht ne shkalle te gjere. Asnje parameter i tille nuk eshte bere i ditur per veprat energjetike me kapacitet te konsiderueshem qe synohen te ndertohen ne vendin tone. Emisioni i gas seres perfaqeson falimentimin me te madh te tregut, asnjehere te verifikuar me pare.
Ne qender te analizes ekonomike duhet vendosur etika e vlerave per bashkepunimin kombetar, per te ndergjegjesuar per riskun, e afte te llogaris shumen e margjinalizimit. Nje treg etikisht i qendrueshem eshte ai qe eshte ne gjendje te vleresoj ate qe eshte duke investuar. Eshte detyre e shtetit te kontrolloj dhe evitoj shmangiet e rrezikeshme nga rregulli. Analizat e fundit mbi efektet ambjentale nuk marrin ne konsideracion keto aspekte ose e bejne ate ne nje menyre te paplote dhe sipaerfaqesore.
Per te filluar te levizesh pergjate nje rruge te zhvillimit te qendrueshem nevojitet nje plan ne terma afategjate, i cili na mungon ne kete rast. Shume nga investimet me te demshme, ne fakt , kane nje cikel jete ne dhjetevjecare te ndryshem, si centralet elektrike apo ndertesat e madha.
Duke aresyetuar mbi politikat energjetike dhe ambjentale , vecanerisht kur flitet per kohen, duhet te konsiderohet fakti, qe ne keto raste ka nje efekt te moskthimit te nje rendesie kruciale si shumatoria jetegjate e investimeve: rezultati eshte qe vendimet , plani i sistemit te nxitesave te vendosur ne muaj dhe vite jane te destinuar te kondicionojne thellesisht te ardhmen e mjedisit.
Shume shpesh ekonomistet i shmangin keto tip konsideratash me preteksin se behet fjale per tema, qe nuk kane lidhje ose mbeshtesin tezen, qe zgjedhjet etike eklipsohen nga prurjet apo rezultatet e tregut. Ne fakt keto pozicionime jane te gabuara. Eshte Sen ai qe parimin e vlerave etike te shoqerise e ka trasformuar ne parameter ekonomik. Analizat e ekonomisteve nuk inspirohen vetem nga politikat ekonomike, por edhe nga proceset politike dhe vleresimet morale, nderkaq ato mund te ndihmojne per t’i dhene forme diskutimit. P.sh mund te qartesojme efektin qe paradigma te ndryshme vlerash kane mbi vendimet politike dhe te vendosin ne drite kunderveniet eventuale. Orientimet e tregut, edhe pse mund te furnizojne disa indikazione me te kufizuara vlerash, nuk mundet kurre te percaktojne cilat vlera mund te udheheqin vendime te nje rendesie te tille, te nje pergjegjesie kolektive dhe zgjatjeje kohore.
Karakteristika e dyte e “eksternaliteteve” eshte natyra e saj globale. Gazi sere prodhon te njejtat efekte mbi ngrohjen globale, pavaresisht nga fakti se jane emetuar ne Londer apo e Durres, uraganet dhe furtunat godasin me te njejten force New Orleans ose Mumbai, permbytjet permbysin njesoj Angline dhe Mozambikun, thatesira eshte e njejte ne Australi apo Darfur, niveli i detit ngrihet njesoj ne Florida apo Bangladesh. Edhe ne kete pike ne jemi pak te ndjeshem.
Vendet e pasura kane pergjegjesine me te madhe per gjendjen aktuale. U takon pikerisht atyre qe te marrin insiativen dhe te demostrojne pergjegjeshmerine e duhur perndryshe aksioni global eshte i destinuar te falimentoj. Ato shpesh e trasferojne riskun ne vendet ne zhvillim, rrezik potencial ky edhe per vendin tone. Por kriza qe po kalojme ka demostruar se vendet me probleme me te medha ambjentale jane ato me shkalle me te ulet progresi. Ne se nuk reagohet cmimi qe do te paguajme do te jete shume i larte. “per te gjithe do te jete nje lajthitje te injorosh nje mesazh kaq te forte” thote Amantya Sen.
Modeli tradicional i rritjes ne bote eshte nderprere. Per ne eshte urgjente te perqafojme modelin e ri, bazuar mbi nje perdorim te ulet te lendeve djegese tradizionale. Te injorosh kete ceshtje do te thote jo vetem te denosh vendin me nje te ardhme ndotese, por edhe me nje rruge te moszhvillimit dhe te dekadences ekonomike.
Bota po lancion aksione konkrete. Ne G20 jane bere zgjedhje te forta ne fushen financiare dhe plani Obama i investimeve publike ne fushen ambientale eshte shume premtues Sipas nje sondazhi te kryer nga BBC ne 21 vende europiane, 9 ne 10 persona mbeshtesin faktin se investimet mbi klimen jane te nevojeshme. Vendet ne te cilat ka nje theksim te faktit se duhen marre masa drastike jane Spanja, Italia dhe Franca. Tek ne nuk eshte zhvilluar ndonje sondazh i tille, perkundrazi qytetari mbahet ne terr, spekulohet me krizen energjetike, vihet perballe faktit te kryer etj. Kjo situate duhet te ndryshoje rrenjesisht.
.”Rruga per te bllokuar fenomenet shkaterruese eshte kjo, por lipset te reagohet me shpejtesi, koha ka skaduar’ thote lord Nocholas Stern, ish shef i ekonomise ne Banken Boterore, i cili ne 2006 kishte frikesuar tregun duke publikuar nje raport me 700 faqe ne te cilin spjegon se ne se nuk do te bejme asgje per te rikuperuar emisionin gas sera, demet klimatike do te arrijne ne nje te pesten e GDP boterore, ekuivalente kjo shume me ate te dyluftrave boterore te marra se bashku.
Stern gjithashtu mbeshtet teorine qe nuk ka me kohe per te humbur. Ai tre vjet mbas ketij raporti thekson: “ne dy trevjet situate eshte perkeqesuar dhe eshte e nevojeshme te rritet cmimi qe eshte vendosur ne raportin qe mban emrin e Stern. Atehere eshte folur per 1% te GDP, por shkaterrimi klimatik avancon me shpejtesi. Sot rendi i madhesise se shifrave qe duhet te impenjohen i afrohet 2% te GDP, shume e barabarte me 1000 miliard dollar” Ky eshte nje investim domethenes, sepse situata aktuale eshte ajo qe ve ne loje jeten.
Ajo qe rrezikon planeti eshte rritja prej 5 grade, ndoshta edhe me shume e temperatures. Per te kuptuar me mire cdo te thote kjo mjafton te mendojme se me 5 grade me pak, gjate eres se fundit glaciale nje pjese e mire e Europes veriore dhe e Amerikes se veriut ishin te mbuluara nga nje shtrese akulli me trashesi qindra metra. Ndersa me 5 grade me shume ne Eocene, 30=50 milion vjete me pare, ne Polin e veriut ishin prezente aligatoret. Ne mungese te veprimeve korrektuese propabiliteti qe te arrihet ne nje shtese temperature prej 5 gradesh eshte 50%. Duke adaptuar planin per shpetimin e planentit, mundesite e nje katastrofe klimatike reduktohen ne 3%.
Nga ato qe prezantojne specialistet vetem me TEC me qymyr te Durresit do te rritet temperature e ujit pereth me 8 grade. Mendoni se cmund te ndodh me faunen ujore, apo me floren dhe faunen pereth, me turizmin etj.Ky eshte nje tregues se ne ecim ne drejtim te kundert me rrymen boterore. Edhe ne vendin tone eksiston dikush qe thote se duhet te adresojme impenjimin tone ne mbrojtje te klimes dhe ambjentit. Kriza aktuale energjetike ka krijuar prej 15-20 vjetesh nje makh te tille ndaj te cilit institucionet tona nuk kane qene ne gjendje te reagojne ne menyre efikase. Ne kete rast mendoj se ashtu sic u shfrytezua si avantazh prapambetja dhe fakti qe tregu yne financiar ishte i paintegruar per te minimizuar efektet e krizes financiare ne vendin tone, po ashtu edhe sistemi jo i zhvilluar energjetik, duhet perdorur si pike force per ta orientuar ne rrugen e duhur ecjen e trasformimit te energjise drejt eficences dhe fondeve te rinovueshme.Nuk mund te perserisim te njejtat gabime, sepse ne se riadresojme nje pergjigje te papershtateshme do te gjendemi ne nje situate dramatikisht kompromentuese.
Ky kercenim eshte ende i evitueshem: eshte e nevojeshme te ndryshojme menyren e te prodhuarit, te te jetuarit, te levizjes. Trasformimi energjetik per te cilin flasim do te ndryshonte jeten tone te perditeshme. Ne nje ambjent me emission te ulet karboni jeta behet me e kendeshme, me e pershtateshme dhe me avantazhe te dukeshme edhe ne planin shendetesor.
Duhet te adresojme dhe mbrojme investimin tone drejt sektoreve ne ekspansion sic jane edhe ato ne sektorin e turizmit, te cilat ne kuadrin e aventures se re energjetike, rrezikojne te hidhen ne ere, duke shkaktuar per qytetaret shqiptar se dyti nje efekt negative ekonomik te ngjashem me ate te piramidave. Per kete eshte i nevojeshem nje konsesnsus i cili vazhdon te mbetet ende larg dhe politikanet, pa i ndare ne te djathte apo te majte, rrezikojne t’a realizojne. Por une mendoj se konsensusi me i rendesishem eshte ai qe duhet arritur me qytetarin.
Ekonomia e gjelber duhet te shihet si nje mundesi progresi edhe per vendin tone. Politika ambjentale e presidentit Obama do te prodhoj ne USA 5 milion vende pune nepermjet investimit prej 150 miliard dollaresh ne kursimin energjetik dhe ne fonde te rinovueshme. Ne programet e partive kryesore konkurruese ne Shqiperi synohet nje shifer qe varion nga 100 -197 mije te punesuar te rinj, pa i specifikuar se cfare lidhja kane keto vende pune me ekonomine e gjelber apo se cilat jane fondet te cilat do te impenjohen ne kete proces. Me impenjim global jane vendosur rregulla te pergjitheshme ambjentale, qe nuk ngushtojne vende te vecanta, por percaktojne nje kufi brenda te cilit duhet te leviz cdo vend duke vleresuar potencialet e territorit perkates(Protokolli i Kyotos ne nivel global, vendimet e UE).
Ne megjithese aspirojme Europen nuk i respektojme keto rregulla, perdndryshe ajo qe eshte e ndaluar ne Itali nuk ka pse te jete e lejuar ne Shqiperi. Me sa duket ne keto vite jemi perqendruar me shume ne nivelin sasior se sa ne ate cilesor. Duhet te rindertojme ekuacionin dhe te rivendosim ne qender te veprimtarise tone individin dhe nevojat e tij.
Ekonomia jone mund te rilancohet vetem ne se do te vendosen disa rregulla te detyruesheme teper te domosdoshme. Keto rregullat do t’i sintetizoja me termin, qe sot eshte kthyer ne mode: ekonomia sociale e tregut. Nje model ne te cilin ekonomia, etika dhe e drejta nuk shihen si aspekt ne kundershtim midis tyre. Rasti i ndotjes se plazhit te Sodes tregoi se kemi nevoje per rregulla juridike ne gjendje te mbrojne interesin e pergjitheshem. Eshte detyre e shtetit te ndertoj nje kuader institucional dhe juridik te pershtatshem, brenda te cilit kufizohet tregu. Detyra e qeverise se ardheshme eshte qe t’i rijapi trasparence procesit dhe te vendosi ne moto nje mekanizem virtuoz, i cili vertitet rreth parimit te reciprocitetit, i cili i jep mundesi te pervecmeve te organizohen per t’iu dhene pergjigje nevojave te te gjitheve. Behet fjale per nje model social, por mbi te gjitha per nje model ekonomik. i njejti qe ka dhene mundesi Italise fqinje, nje vendi qe megjithese nuk posedon pasuri natyrore, te behet nje nga fuqite me te industrializuara ne bote.
Edhe vendi yne ka ne vetvete force per ta realizuar trasformimin. Ne kemi kuptuar te investojme ne pune. Eshte i nevojeshem ndryshimi i optikes. Eshte pare qe duhet kaluar nga sasia ne cilesi. Pare ne kete optike politikat ambjentale nuk i shoh ne sensin e ngushte, por si nje rikualifikim komplesiv i ekonomise sone, te dijes, te kerkimit dhe te cilesise, per rrjedhoje nje ecje drejt zhvillimit. Ne kemi nevoje per nje prezence te ekonomise se lidhur me territorin e cila eshte nje burim i madh. Ekonomia eshte e forte ne se prodhon mireqenie per komunitetin. Do te jemi me te forte ne se kuptojme se sfida e perbashket eshte celesi i konkurrueshmerise. Sot sfide unike globale eshte sfida e mjedisit. Kjo duhet te jete edhe sfida jone. Pikerisht ketu duhet te fokusohemi per te mbrojtur te ardhmen tone dhe te brezave qe do te vine.

Luiza Hoxhaj
10.06.2009

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Libertas dt 14.06.2009 rubrika opinion me titull Shkaterrimi i mjedisit, nje mundesi e humbur per zhvillim Nga Luiza Hoxhaj

Wednesday, May 27, 2009

VËSHTRIM NË SEKTORIN E SIGURIMEVE

Duke u nisur nga debati i zhvilluar në komisionin e ekonomisë në një nga seancat e fundit të tij si dhe nga botimi i Raportit Vjetor të Autoritetit tv Mbikqyrjes së Sigurimeve për vitin 2006, më rezulton se problematikat dhe sfidat me të cilat ndeshet ky sektor janë të njëjta. Po ashtu edhe madhësia e tij ka mbetur po në të njëjtat nivele pavarësisht nga rritja e numrit të shoqërive të sigurimit, p.sh konsumi për frymë i produkteve të sigurimit është 10 euro, në 2008 ishte 10$ në 2002, volumi i primeve  është 30 milion euro në 2008 ishte 30 milion dollar në 2002, nëse konsiderojmë kursin e këmbimit shihet qartë që jemi në të njëjtin nivel. Më poshtë po risjell këndvështrimin tim të atëhershëm për këtë sektor, i cili është aktual edhe sot.
Ky shkrim ështe botuar në gazetën koha jonë me dy pjesë përkatësisht në data 23.04.2003 dhe 24.04.2003, nën titullin Tregu i sigurimeve i vogël, por i konsoliduar. Nga ky shkrim buron edhe fakti që tek ne problemi shihet tek ligji dhe jo tek zbatimi i tij. Për këtë shkak edhe si pasoj e ndryshimeve të vitit 2003, kemi një ligj më të dobët, për pasojë një treg më pak të rregulluar.

Vështrim në sektorin e sigurimeve

Gjithnjë për të hedhur një hap shërben një shtysë. Në rastin konkret për këtë shkrim u bë shtysë fakti që një sektor i rëndësishëm, por disi jashtë vëmendjes së publikut apo të institucioneve zuri një vend të rëndësishëm në kronikat televizive të mbrëmjes si dhe në shtypin e shkruar ditën e nesërme. Këto kronika dhe shkrime i bënin jehonë një takimi të zhvilluar nga Ministri i Financave me drejtues të Komisionit të Mbikqyrjes së Sigurimeve si dhe drejtues të shoqërive të sigurimit që operojnë në tregun shqiptar me temë “Përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e shërbimeve në tregun e sigurimeve”.

Përvec nivelit të pjesemarrjes i rëndësishëm dhe pozitiv për mendimin tim është fakti që problematika e sigurimeve zuri një vend të tillë në vëmendjen e publikut. Por ndersa ky fakt mu duk i rëndësishëm, duke mos dashur të bëj kritizeren, titulli që shoqëronte në disa media të shkruara ”Tregu i sigurimeve është ende i dobët” nuk mu duk i gjetur ose konkluzioni i nxjerr nuk më duket i saktë.

Ka një ndryshim thelbësor midis këtij përcaktimi dhe realitetit. Mendimi im është se tregu i sigurimeve në Shqipëri është i vogël, ende i ri, jo shumë i zhvilluar në përmasa dhe llojshmëri por i konsoliduar nga pikpamja financiare. Pra jo i dobët. Ky fakt duket i parëndësishëm, por s’është i tillë.

Ky sektor ka nevojë të trajtohet me dashamirësi. Qysh në titullin e përdorur në këto shkrime ai nuk lancohet, por në një farë mënyre lincohet. Trajtimi në këtë mënyrë është si të thuash që t’i hysh në borxh sektorit të sigurimeve.

Nëse do të përshkruajmë ecurinë e tij qysh nga momenti liberalizimit do të konstatojmë se rritja është relativisht e paneglizhueshme si në volumet e primeve ashtu dhe në cilesinë e shërbimeve ndaj policmbajtësve.

Ndonëse sigurimet e kanë zanafillen e tyre qysh në 54,periudhë në të cilën ky shërbim kryhej nga arkat e kursimeve,në kuptimin e mirëfilltë të sigurimeve si sektor i organizuar ai daton me krijimin e Institutit te Sigurimeve më 1991,e shoqëruar kjo dhe me aktet ligjore dhe nën ligjore që rregullonin veprimtarine e tij.Insigu do të shërbente edhe si shkollë e formimit të siguruesve të parë shqiptar.

Kontaktet me botën,kualifikimet e kryera do të krijonin bazamentin e nevojshëm për të hartuar draftin e parë të ligjit”Për veprimtarinë në sigurime dhe ose risigurime”i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 07.03.1996. Ky ligj krijoi gjithë hapësirat e nevojëshme për zhvillimin e plotë të këtij sektori. Më 16.03.1998 në mbështetje të këtij ligji me vendim të këshillit të Ministrave u krijua Komisioni i Mbikqyrjes së Sigurimeve(KMS).Në këtë mënyrë do të plotësoheshin nga pikpamja formale aktorët e sektorit te sigurimeve-Sigurues(INSIG),Autoriteti mbikqyrës(KMS) dhe të siguruarit.Pikërisht ky moment do të mundësonte realisht zhvillimin e sigurimeve,me kompletimin e akteve nën ligjoreVKM,Udhëzime të Ministrit të Financave si dhe Rregullore dhe akte të tjera të vet KMS.

Pas këtij momenti hapi tjetër më i rëndësishëm ishte liberalizimi i tregut të sigurimeve,me licensimin e shoqërisë së parë private të sigurimeve SIGMA me 03.02.1999 e cila shume shpejt u pasua nga simotra e saj shoqeria SIGAL –më qershor 1999.Në këtë mënyrë ishin krijuar të gjitha kushtet për të vepruar ligji baze i ekonomisë se tregut:LIGJI I KONKURRENCËS,i cili do ta zhvillonte dhe conte më tej këtë treg.

Ata që guxuan të parët,të cilët natyrisht nuk ishin fillestare,pasi përvojën e parë e kishin krijuar tek Insigu,meritojnë respekt,ndonëse sot ato janë shpërblyer mjaft mirë për këtë kurajo të treguar.Vetë ecuria,progresiviteti sasiorë dhe cilësorë i shoqërive të tyre,pesha që ato zenë në tregun shqiptar të sigurimeve është shpërblimi më i mirë për ta.Pra këtu do të fillonte historia e vërtetë e tregut të sigurimeve.Natyrisht këtu do të fillonin edhe problemet.
 Autoritetit Mbikqyrës do ti buronte detyrimi ligjor i mbikqyrjes efektive të këtij tregu. Në këtë drejtim është e qartë që mungonte përvoja. Kështu që edhe vet autoriteti do të rritej dhe zhvillohej së bashku me tregun.

Natyrisht në fazën e parë deri në tetor të vitit 2001 peshën kryesore të punës së tij do ta zinte licensimi dhe më pak procesi i mbikqyrjes. Kjo është deri diku e pranueshme sepse shoqëritë duhej të krijoheshin dhe pastaj të mbikqyreshin. Ndërkohë dhe vet autoriteti ishte pa përvoje. Në fakt në këtë fazë edhe vet shoqëritë nuk paraqisnin probleme sepse ishin të reja dhe kjo e lehtesonte disi punën.

Sigurimet ndryshe nga shërbimet e tjera janë shërbime të parapaguara dhe si të tilla ato jane institucione besimi, palët lidhin kontratë ndërmjet tyre mbi bazën e një premtimi. Pikërisht për këtë fakt nuk duhet tronditur besimi ndaj tyre.

Pikërisht për këtë fakt duhet të trajtohen me dashamirësi dhe realizëm shoqëritë e sigurimit.

Pikërisht për këtë fakt me to duhet bashkëpunuar.

Pikërisht për këtë fakt ato duhet të mbikqyren me kujdes dhe efektivitet.

Por njëkohësisht nuk duhet tepruar me tutelën ndaj tyre, sepse vet titulli i KMS si autoritet mbikqyrës presupozon një rol as shumë afër dhe as shumë larg shoqërive të sigurimit të këtij autoriteti. Parimet ndërkombëtare të supervizionit të sigurimeve e presupozojnë një rol të tillë duke synuar shmangien e rrezikut të kthimit në bashkëmenaxher të autoritetit me shoqëritë, sepse në këtë moment autoriteti shmanget nga roli i tij.

Gjithashtu nuk duhet tepruar as me bashkepunimin me to sepse rolet janë të ndryshme, gjithmone ekziston një konflikt midis kontrollorit dhe atij që kontrollohet.

Në këtë këndvështrim autoriteti mbikqyrës është përpjekur të realizoj një raport të drejtë midis këtyre dy elementeve të rëndësishëm brenda hapesirës që krijon ligji 8081 “Për veprimtarinë në sigurime dhe/ose risigurime” dhe VKM Nr 229 ”Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KMS ”

Nëpërmjet këtij shkrimi gjej rastin të falenderoj drejtuesit e shoqërive të sigurimit për bashkëpunimin e frytshëm gjatë periudhës që unë drejtova këtë komision. Puna në këtë institucion dhe bashkepunimi me ta përbën për mua një eksperiencë të vyer të cilën unë po tentoj ta ndaj edhe me të tjerët, për të ndihmuar sado pak për ecjen përpara të këtij sektori, tashmë jo në mënyrë institucionale por duke dhënë publikisht mendimet e mia për këtë nëpërmjet medias.

Duke vlerësuar arritjet e këtij sektori një nga problemet e diskutuara, si shqetësues në këtë takim ishte fakti se tashmë në treg ka një numër të konsiderueshëm shoqërish sigurimi.

Nga kjo lind pyetja: Operatorët në tregun Shqiptar të sigurimeve janë shumë apo pak?

Gjithsej në tregun shqiptar operojnë 5 shoqëri sigurimi. Për mendimin tim nuk janë as shumë dhe as pak. Si i tillë ky numër nuk përbën problem. Nuk duhet tepruar me këtë argument, siç ndodh rëndom. Numri i tyre i intereson shoqërive që operojnë në këtë treg, për efekt konkurence, por jo autoritetit. Autoritetit i intereson tregu në tërësi dhe shërbimi ndaj klientit, sepse edhe mbikqyrjen e realizon në funksion të mbrojtjes së interesave të policëmbajtësve sic është shprehur saktësisht në ligj. Shoqëritë e vecanta kanë rëndësi për autoritetin vetëm nga pikpamja e gjendjes së shëndosh financiare apo jo, disponimit të rezervave të nevojshme, disponimit të marzhit të aftësisë paguese dhe fondit të garancisë. Cdo shmangie nga ky pozicion dëmton shumë tregun dhe vet autoritetin.

Mendimi im është se tregu apo shoqëritë nuk duhen mbajtur në kemb artificialisht, biles ato duhet të kalojnë detyrimisht dhe realisht kushtet e konkurrencës së nderëshme. Kjo ka qenë në vemendjen e autoritetit mbikqyrës, një nga detyrat e të cilit është të krijoj klimën e nevojëshme si dhe terrenin e përshtatshëm për një konkurrencë të tillë.

Në këtë këndvështrim unë do të mendoja se shtimi i operatorëve në treg, pa u kthyer në qëllim në vetvete, nuk do të ishte nxitës i këtyre fenomeneve negative por nxitës i konkurrencës së nderëshme, me kriter diferencimi cilesinë e shërbimit, jo primin e policës së sigurimit, e shoqëruar kjo me shtimin e përgjegjëshmërisë së autoritetit mbikqyrës.
 
Shoqerite shqiptare te sigurimeve sidomos ato qe kane edhe me shume peshe ne tregun tone tashme jane te permasave rajonale.Megjithese nga pikpamja e literatures se mbikqyrjes se sigurimeve dhe pervojes boterore zgjerimi gjeografik i aktivitetit te shoqerive te sigurimit konsiderohet nje faktor qe con ne rritje te elementit te riskut,perseri ne kushtet tona fakti qe dy shoqeri shqiptare ,perkatesisht INSIG dhe SIGMA,ushtrojne veprimtari ne Kosove dhe Maqedoni konsiderohet nje arritje.Nga kontaktet me autoritetet mbikqyrese te ketyre dy vendeve rezulton se nje nga pikat e forta te ketyre shoqerive,qe ka mundesuar marrjen e licenses ka qene pergatitja dhe besueshmeria e personelit drejtues te tyre , ne nivel lokal dhe qendror.
Strategjite e zhvillimit te shoqerive qe operojne ne tregun shqiptar jane te ndryshme.P.sh. shoqeria e sigurimeve Sigal-sha. ka zhgjedhur si pike te forte te saj jo shtrirjen gjeografike por zgjerimin e portofoleve ne numer dhe madhesi. Rezultat i kesaj zgjedhjeje jane raportet e admirueshme, krahasuar me shoqerite e tjera, midis sigurimeve te detyrueshme dhe atyre vullnetare.
Por ka edhe strategji qe kane efekt negativ ne treg sic eshte ajo e penetrimit ne treg e shoqerive te reja jo me cilesi sherbimi,por me prim te ulet,gje e cila perben shkelje ligjore dhe krijon anomali ne treg.Kjo ka ndodhur ne ndonje rast dhe nderhyrja efeicente e autoritetit,ka cuar drejt normalizimit te situates.
Ky rrezik,i cili vazhdon te jete prezent,duke u ricikluar here pas here, demton imazhin e tregut te sigurimeve.Duhet theksuar se ky eshte nje nga precedentet e tregut shqiptar.Ne se krahasojme per shembull penalitet e dhena nga autoriteti i supervizionit te sigurimeve te Italise ISVAP per vitin 2002 rezulton se ne mbi njezet raste ato kishin ndeshkuar shoqerite per rritje te tarifes,dhe jo e kunderta.Po te ne? Penalitetet jane per ulje te tarifes. Paradoksale.

Per mendimin tim nuk perben problem shqetesues fakti qe tregu shqiptar i sigurimeve eshte kryesisht motorik.(ne Kosove eshte teresisht motorik)Rendesi ka qe ne ato portofole qe ushtrojne aktivitet shoqerite te permbushin me korrektese pergjegjesite e marra persiper ndaj klientit.Nje shoqeri sigurimesh mund te profilizohet edhe per nje portofol te vetem.
Fakti i mesiperm perben detyrim per komisionin mbikqyres qe te gjej mekanizmat per te nxitur zhvillimin e tregut ne drejtime te tjera.
Keshtu per vitin 2002 nje nga objektivat per KMS ishte nxitja e sektorit te jetes dhe permiresimi i raportit midis sigurimeve vullnetare dhe atyre te detyrueshme.
Ne funksion te objektivit te pare u hartua shtesa e rregullores per licensimin e shoqerive me kapitullin e jetes,krahas rregullimeve te tjera,duke rritur ne kete menyre kerkesat per shoqerite qe deshirojne te operojne ne fushen e sigurimeve si nje treg delikat dhe serioz.
Ketu mbaron detyra e autoritetit dhe fillojne detyrimet e aplikanteve qe kerkojne te ushtrojne aktivitet ne kete fushe ,te cilet nuk kane munguar, per te plotesuar kushtet e kerkuara dhe autoriteti nuk duhet te paraqes pengesa artificiale ndaj tyre.
Ne kete fushe ka patur edhe tendenca per hyrje pirate ne tregun shqiptar te sigurimit te jetes,ndaj te cilave eshte nderhyre ne kohen e duhur.Rreziqe te tilla jane gjithmone prezent.Keto ndodhin edhe ne vende te zhvilluara.P.sh ne Itali per Vitin 2002 kishte 10 penalitete dhe komunikata shtypi,ndaj nderhyrjeve te tilla pirate.Ketu tek ne lypset nje vigjilence e larte , sepse imazhi i piramidave dhe efekteve te tyre rrenuese jane ende te fresketa per publikun shqiptar.
Kjo eshte e rendesishme sepse akoma nuk kemi nje shoqeri te mirefillte jete, duke e lene ate nje sektor te pazhvilluar,monopol te INSIG ne saj te nje neni tranzitor te ligjit 8081,monopol te cilin ai e humbet porsa te licensohet shoqeria e pare e jetes.
Ky eshte nje shembull me shume se monopolet nuk sjellin zhvillim.Per mendimin tim ne kushtet e mungeses se konkurrences ato nuk ndihmojne as ato shoqeri qe i zoterojne keto monopole.Pra kthehen ne nje vegjetim.
Shembull shume i mire dhe i fresket antimonopol eshte liberalizimi i kartonit jeshil,deri ne tetor 2001 ishte monopol vetem i shoqerise INSIG. Aktualisht ky karton disponohet edhe nga shoqerite SIGAL dhe SIGMA, shoqeri serioze qe plotesojne kushtet per nje gje te tille dhe garantojne mbulimin me risigurim te pergjegjesive te marra persiper,te cilat ne total zoterojne nje peshe te rendesishme te tregut shqiptar te sigurimeve. Uroj qe shume shpejt keto kushte t’i plotesojne edhe shoqerite e tjera.
Me kete rast del e nevojeshme edhe permendja e nje aktori te rendesishem ne tregun e sigurimeve qe eshte Byroja Shqiptare e Sigurimeve.
Nuk duhet mohuar as fakti se mos zhvillimi i ketij sektori eshte i lidhur edhe me vet kulturen e popullates per sigurimet ne teresi,e cila duhet pranuar qe le shume per te deshiruar.
Pikerisht kjo eshte edhe nje nga momentet kur kerkohet kontributi i autoritetit dhe institucioneve te tjera,por edhe korrektesa e shoqerise qe kryen kete sherbim ndaj asaj pak klientele,si faktor determinant qe e rrit kete sektor. Nuk e di nese ato qe punojne ne kete sektor jane apo jo vet te siguruar duke dhene ne kete menyre nje kontribut promovues per dobine e te qenit i siguruar perballe rreziqeve te mundeshme qe kercenojne jeten e cdo individi.
Ne drejtim te edukimit te popullates me kulturen sigurative puna e autoritetit mbikqyres eshte ne hapat fillestare,duke u mjaftuar vetem me botime te raporteve statistikore mbi tregun e sigurimeve.Kete raporte tashme hartohen edhe ne periudha me afat shkurtera duke dhene informacion me te fresket mbi publikun e interesuar per kete sektor. Tani ka ardhur momenti qe keto raporte te pasurohen me element me analitik dhe tregues esencial dhe profesional.Autoriteti mbikqyres tashme i ka kapacitetet e nevojeshme per ta bere nje gje te tille.
Kontribut ne informimin e publikut,ndonese ne menyre modeste kane dhene gazeta te tilla si Dita,gazeta Tema,Gazeta Shqiptare,gazeta Koha Jone, revista Monitor dhe se fundi edhe gazeta “Ekonomia”.
Gjithashtu shoqerite nga ana e tyre jane prezente ne vemendjen e publikut me marketingun e tyre te fuqishem.Autoriteti Mbikqyres eshte bere me i dukshem nga institucionet dhe publiku dhe tashme i mbetet qe te gjej mekanizma te tjera efikas per tu bere sigurimet me te prekeshme,me te dobishme per kete publik.
Per hire te te vertetes duhet pranuar se tregu i sigurimeve ka arritje. Vet shifrat flasin per kete,megjithese ato jane modeste.
Per institucione dhe individ me te interesuar per nje informacion me te plote sherbejne botimet e plota te KMS
Ne sektorin e sigurimeve si ne te gjithe ekonomine shqiptare ka informalitet,fiktivitet ne raportime apo edhe raste te policave fallco.
Per te ndryshuar nje situate te tille hapat nuk kane munguar.
Puna e autoritetit per te permiresuar dokumentat e raportimit pra rrjedhimisht persosja e kontrollit dokumentar ka cuar ne hartimin dhe miratimin e akteve te tilla nenligjore si Udhezime”Per permiresimin e dokumentave te llogaridhenies vjetore” ,Urdhrat “Per emetimin e perqendruar te policave te sigurimit TPL”si dhe ”Per emetimin e shenjave dalluese”,Urdherat e KMS per administraimin e shitjeve dhe ai per permiresimin e procedurave te trajtimit te demeve,te cilat kane synuar ngushtimin maksimal te hapesirave per nje fenomen te tille.
Per rritjen e nivelit profesional,besueshmerise dhe pergjegjshmerise se personelit qe ofron,negocion dhe nenshkruan kontrata me klientin nje pune e mire nen konsulncen e IFC u be per hartimin dhe miratimin e VKM Nr470, per kushte e paisjes me autorizim te ndermjetesve ne sigurime,i cili disiplinon nje kategori te rendesishme qe vepron ne treg ate te ndermjetesave,veprimtaria e te cileve me kete akt kanalizohet plotesisht ne rruge ligjore.
Te gjitha keto akte kane ne themel te tyre pervojen bashkekohore, standartet e IAISit(Organizata nderkombetare e autoriteteve te mbikqyrjes ne sigurime) si dhe pervojen dhe kushtet tona konkrete si dhe perputhjen me legjislacionin shqiptar prej nga burojne keto akte.
Krahas permiresimit te dokumentave te raportimit nje rol te rendesishem ka luajtur ndryshimi i mentalitetit te punes nga ana e vet autoritetit mbikqyres.Forcimi i bashkepunimit me institucione qe kane lidhje direkte apo indirekte me tregun e sigurimeve si dhe shkembimi i iformacionit me to kane ndihmuar shume ne kete drejtim.Komisioni i Mbikqyrjes se Sigurimeve ka patur maredhenie shume te mira bashkepunimi me Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve,maredhenie keto te sanksionuara ne nje mareveshje ndermjet tyre.Kryqezimi i te dhenave te tilla si volumi i primeve te raportuara,te dhenat shkresore mbi TVSH e derdhur nga cdo shoqeri apo ballafaqimi i bilanceve te raportuara,midis organeve tatimore, KMS si dhe Byrose Shqiptare te Sigurimeve kane ndihmuar ne permiresimin e cilesise se kontrollit dokumentar.
Ndersa ne keto hallka ka perputhshmeri nuk rezulton e njejta gje me ballafaqimin e te dhenave me Drejtorine e Pergjitheshme te Shfrytezimit te Automjeteve,me INSTATin,me Ministrine e Rendit.Nga krahasimi i informacionit te vjel zyrtarisht prej tyre,me te dhenat qe disponon KMS rezulton se ka informalitet ne kete sektor.Pra ose fiktivitet ne raportim ,ose mos shfrytezim te tregut.ose qarkullim te policave fallco.Numri i pergjithshem i mjeteve ,krahsuar me numrin e mjeteve te siguruar ,te con ne konkluzionin se minimalisht mos shfrytezimi i tregut, fiktiviteti ose fallcot kapin 40% te volumit te tregut.Urdheri i KMS qe detyron shoqerite te raportojne ne menyre analitike shitjet e policeve TPL dhe krahasimi me te dhenat qe raportohen ne Byrone Shqiptare te Sigurimeve,con ne minimizimin e ketij fenomeni,duke mbrojtur automatikisht interesat e policembajtesit.Po ashtu dhe nxjerrja e Urdherave Nr 1 dhe Nr 2 te KMS,per administrimin e shitjeve dhe procedurat e trajtimit te demeve te cilet detyrojne kanalizimin e levizjes se mjeteve monetare ne rruge bankare.Pra bashkepunimi nderinstitucional eshte nje nga faktoret qe ndihmon shume ne uljen e informalitetit ne sigurime.
Per vitin 2002 nderthurrja e ketyre masave coi ne rritje te volumit te primeve me 37% kundrejt vitit 2001.Ne kete rritje pervec influences se rritjes se primit rol te madh ka edhe shfrytezimi me i mire i tregut.Megjithate ne kete drejtim ka ende shume rezerva.Pesha e sigurimeve 2,6% e aseteve financiare duhet te ndryshoje ne rritje.
Mbi bazen e kesaj pune viti 2003 i kishte te gjitha shanset qe puna te fillohej ne kushte shume here me te mira.
Nga ky komunikim nderinstitucional nje tjeter konkluzion eshte se procedurate trajtimit te demeve duhen permiresuar sidomos ne drejtim te respektimit te tyre.Nese krahasojme numrin e aksidenteve,sipas te dhenave te Ministrise se Rendit apo INSTAT me pagesat e demeve vihet re se ka nje mosperputhje.Ndergjegjesimi i policembajtesve per te drejtat e tyre eshte shume i rendesishem.Vete shoqerite nese do te tregoheshin me shume vizionare se sa pragmatiste do te ndihmonin shume ne kete drejtim.Fakti qe asnje dem nuk paguhet me vendim gjyqesore tregon se policembajtesit nuk paraqesin pretendime,pasi kultura e tyre le shume per te deshiruar.Kjo eshte shume e theksuar sidomos per demet shendetesore.Ketu duhet te konsistoje puna e autoritetit.
Tek ne vazhdon ende mentaliteti qe sigurimet nuk shihen si nevoje,por si nje detyrim.Mbajtesit e automjeteve e marrin policen e sigurimit me shume per faktin se do t’ia kerkoj polici ne rruge sesa si nje mburoje per vete.Ai rralle mendon se eshte ai i interesuari i pare per te patur nje mbulese ne rast te ndodhjes se nje demi.
Per kete aresye eshte shume e nevojeshme qe prane autoritetit mbikqyres te vendoset institucioni i Ombusmanit.Ky eshte parashikuar prej nesh dhe patjeter qe do te jap nje impakt pozitiv ne drejtim te sensibilizimit te popullates ndaj nevojes se te qenit i siguruar.
Permbytjet e vjeshtes se kaluar e treguan qarte kete nevoje.Nga informacioni i vjele prej KMS rezultoi se shume pak ishin ata qe e kishin nje mbulese ndaj rrezikut te permbytjes.Demet tashme dihet qe ishin te konsiderueshme.
Konsiderimi i pervojes se tregjeve te medhenj ka rol kyc,por edhe shmangia nga pervojat negative gjithashtu. Filozofia e punes duhet te jete se edhe tregjet e vegjel prishin tregun global te sigurimeve. Sektori i sigurimeve eshte shume i ekspozuar ndaj mashtrimeve.Tregje te vegjel te parregulluar mund te behen streheza per fenomene te tilla.Prandaj edhe organizata e IAIS por edhe te tjera rajonale investohen shume ne kete proces.Pas 11 shtatorit edhe qeveria amerikane ka ndermare shume programe per fuqizimin e sektorit te sigurimeve.Ne kete linje eshte edhe programi i saj qe perfshin vendet e europes juglindore.
Perafrimi i legjislacionit tone me ate bashkekohore dhe direktiven europiane,ku ne deshirojme te aderojme eshte rruga e duhur.
Politikat sektoriale,pra edhe ajo e sektorit te sigurimeve jane nga ato fusha qe kane ndihmuar dhe do te ndihmojne edhe ne te ardhmen integrimin europian.
Po c’ndodh sot?.......
Une mendoj se ne procesin e ristrukturimit te ketij sektori ka disa shmangie nga principet themelore te IASIit si dhe filozofia e parashikuar ne mareveshjen me Banken Boterore.
Kjo per mendimin tim shprehet ne menyren se si i nderton maredheniet me komisionin vet Ministria e Financave,te cilat duhet te jene maredhenie komunikimi apo shkembimi informacioni brenda hapesirave ligjore. Ato nuk jane dhe nuk duhet te jene maredhenie varesie. Kjo ne kundershtim me objektivat e KMS dhe institucioneve qe e asistojne ate i ze frymen pavaresise se ketij institucioni.
Nje nevoje e kohes eshte permiresimi i ligjit shqiptar te sigurimeve. Per kete ne vitin 2001-2002 u punua nga KMS per permiresimin e tij.
Nga ballafaqimi me legjislacionin bashkekohore rezulton se ligji yne ne pergjithesi mund te quhet i mire por jo i plote.Ai ka disa avantazhe qe sot duan t’i implementojne edhe vende me legjislacion te perparuar(eshte shfrytezuar avantazhi i atij qe vjen pas).Por njekohesisht ai eshte i manget sepse nuk u jep pergjigje disa problemeve qe lindin gjate zbatimit te tij.Kjo per faktin se duke munguar eksperienca konkrete gjate hartimit te tij nuk eshte kryer nje pershtatje e modelit te ofruar me realitetin tone.
Thelbi i ligjit te sigurimeve eshte modeli franko-gjerman.
Edhe permiresimet qe ju bene atij ne vitin 2002 ruajne te njejtin thelb . Ato kane per baze ligjin e Luxsembyrgut,i cili gjithashtu mbeshtetet ne modelin franko-gjerman,por me avantazhin se ka te implementuar edhe elementet e direktives europiane te sigurimeve.
Per hartimin e draftit te ndryshimeve te ligjit eshte punuar 1 vit e gjysem nen konsulencen e IFC,nen drejtimin e nje drejtueseje te autoritetit te mbikqyrjes se Frances znj.Katerin Lezon sot drejtuese e rendesishme e IAISit, anetare e sekretariatit. Drafti i miratuar nga KMS eshte konsultuar edhe , nga eksperti shume i mirenjohur i Bankes Boterore z,Rod Lester dhe eshte konsideruar i mire. Ky draft qysh prej 23 janarit te vitit 2002 fle ne sirtaret e Ministrise se Financave.
Ndoshta ai nuk ra ne doren e duhur,ndoshta mungojne kapacitetet per ta bere nje gje te tille. Gjithesesi nuk eshte e tolerueshme kjo zvarritje. Do te ishte shume here me keq nese ky frenim eshte i qellimshem.
Ka individe ne administraten shqiptare qe me shume deshirojne te disponojne te drejta se sa te zgjidhin probleme.
Sensibilizimi nga ana e komisionit nuk ka munguar ne te gjitha nivelet. Rezultati-heshtje. Argumentet e perdorura nje absurditet.
Eshte humbur nje vit e gjysem kohe. Nuk duhet humbur me. Kjo do ta rriste shume efektivitetin e mbikqyrjes
Ministria e Financave duhet te kryej vetem ato detyrime qe i obligon ligji. Ministria e Financave nuk mund t’i mbivendoset komisionit.drejtoria e mbikqyrjes prane kesaj ministria nuk mund te jete autoritet epror per KMS. Kete nuk mund te bej as vet Ministri i Financave, per sa kohe kjo nuk rregullohet me ligj, te cilen gjithashtu ne se realizohet, personalisht e konsideroj te gabuar.
Cdo gje realizohet me nje autoritet ligjor kompetente, te pavarur dhe me staf te afte profesionalisht.
Me kete qellim me programe te vecanta eshte punuar fort per rritjen e kapacitetit institucional dhe profesional te KMS. Kjo eshte nje rruge e gjate, por hapat e hedhur jane ne drejtimin e duhur. Keto programe si dhe anetaresia e IAIS-it kane dhene frytet e tyre.
Pas asistimit nga IFC programi me serioz eshte mareveshja me Banken Boterore,e cila ka ne themel te saj rritjen e kapacitetit institucional dhe profesional te KMS dhe mbi te gjitha rritjen e pavaresise operacionale dhe buxhetore te KMS,permiresimin e legjislacionit si dhe rritjen e aftesise se stafit te KMS dhe vet KMS.
Ne kete kuader eshte edhe parashikimi i pranise se keshilltarit te Bankes Boterore prane komisionit i cili u be e mundur te atashohej prane KMS vetem ne Shkurt 2003 nga parashikimi per prill 2002.
Meqe kam marre pjese ne procedurat e perzgjedhjes se tij gjej rastin t’i uroj pune te mbare.Une besoj ne suksesin e tij.
Pavaresisht se administrimi i kasaj kontrate,ne kuptimin financiar kryhet nga Ministria e Financave meqe ka edhe sektor te tjere financiare qe perfshihen ne te njejten kontrate,pikat e kontrates per pjesen e KMS ,nevojat qe do te plotesonte kjo kontrate per llogari te saj si dhe termat e references se keshilltarit jane pergatitur teresisht ne negocim te drejteperdrejte te KMS me misionin e B.B.dhe ekspertet e saj.Ne te u perfshin gjith rekomandimet e tyre dhe u konsideruan te gjitha kerkesat tona.
Fakti qe ministria ka detyrimin e administrimit te kesaj kontrate nga pikpamja financiare,nuk perligj asnje pozicion tjeter te kesaj ministrie vec atij te percaktuar ne ligj.
Ne se duam te kemi treg te konsoliduar,sigurisht duhet te kemi nje autoritet te fuqishem,te afte dhe jo abuziv,i pavarur,jasht cdo tutele apo trusnie te rastit,sepse qeverite tek ne nderohen shpesh dhe keto lloj institucionesh nuk duhet te ndjekin te njejten ndryshueshmeri.Kjo vlen per ate qe vjen pas.
Natyrisht edhe autoriteti duhet te jete i kontrollueshem,por sipas ligjit vetem nga ata qe e kane kompetence.Ne te kundert na mbetet te mos trashegojme asgje.
Bindja ime eshte qe nuk duhet cenuar ne asnje menyre integriteti i enteve regullatore sepse automatikisht fuqite e tyre minimizohen, sidomos ne kushtet tona.
Ky eshte kushti baze qe keto institucione te funksionojne normalisht dhe me efektivetet. Mungesa e stabilitetit te stafit i cili trajnohet dhe fiton pervoje, mosgarantimi i vazhdimesise se punes se tij eshte nje difekt i madh dhe shperdorim i kapaciteteve njerezore i cili eshte i demshem sidomos ne sektore te tille ku edhe pervoja mungon. Per mendimin tim ne asnje moment nuk duhet harruar se kualifikimi i rregullatorit te sigurimeve dhe personelit te shoqerive te sigurimit jane shume te ndryshem. Natyrisht qe personeli qe vjen nga keto shoqeri mund te jene me te pelqyeshem ne raport me te tjeret por ne asnje menyre nuk zvendesojne njera tjetren, por thjesht jane komplementar.
Nuk duhet nxituar por as nuk duhet te qendrojme ne vend .Ndyshimet ne ligjin e sigurimeve duhet t,i nenshtrohen nje debati te gjere dhe profesional.
Mendimi im eshte se nuk duhet te shmangemi nga thelbi i ligjit tone te sigurimeve.
Te mos hartojme nje ligj ne funsksion te individeve por te tregut dhe procesit te zhvillimit te tij.
Punet e sigurimeve nuk behen ne kembe sepse jemi ne fazen kur hidhen te hapa te rendesishme per tregun e sigurimeve. Ne kete faze duhet shmangur dilentantizmi dhe duhet vleresuar profesionalizmi.
Trashegimia dhe ruajtja e vlerave eshte e rendesishme. Jo cdo gje fillon nga e para. Procesi duhet te jete realisht permiresues duke mohuar praktikat e gabuara dhe pohur pervojat pozitive nga pervoja 5-vjecare e veprimtarise se autoritetit mbikqyres. Nuk mund te punohet asnjehere me parimin: ‘dielli lindi kur linda une’.
Per ceshtjen e ligjit te sigurimeve dhe statusin e KMS rezervoje te drejten qe meqenese jane probleme shume te rendesishme te jap opinionin tim ne nje shkrim te vecante. Per kete pike paraprakisht deshiroj te nenvizoj faktin se statusi i KMS, eshte nje nga pikat me te forta te termave te references se punes se keshilltarit te B.Boterore me KMS. Ne perputhje me nje nga drejtimet qe ka ligji yne i sigurimeve,ai duhet te ndjeke nje nga modelet e njohura dhe te provuara.Boll kemi ecur ne rruge te pashkelura.Kjo persa i perket hartimit te statusit.Kurse per zhvillimin e tij ,paraprakisht duhen bere rregullimet perkatese ligjore apo nen ligjore. Cdo zgjidhje tjeter eshte antiligjore.
Pergezoj paraprakisht gazeten “Koha Jone”.Kete shkrim po ja drejtoj kesaj gazete per dy aresye:
E para:Si nje lexuese e rregullt e gazetes “Koha Jone”ne anketen e saj mbi ate se cfare i mungon shkrimeve te kesaj gazete dhe qe duhet te permiresohet ne te ardhmen, une kam votuar ne favor te nje rubrike te analizes ekonomike dhe propozimin tim deshiroja ta konkretizoja me nje kontribut teper modest.
Se dyti:Deshiroj qe ky shkrim te krijoj per lexuesin nje tabllo te pergjitheshme dhe te thjeshte mbi sigurimet.Kjo mund te jete pararendese e nje cikli shkrimesh per problematika te vecanta te sigurimeve.

Luiza Hoxhaj.
Ish-kryetare e KMS
Mars 2002

Wednesday, May 20, 2009

NEVOJA PËR MBULESË

 Njohja me njoftimin e agjensisë Routers se viti në vazhdim do të jetë një vit i shoqëruar nga zjarret apo përmbytjet, situate kjo e cila do të karakterizojë edhe vendin tonë, më obligoi t'i rikthehesha temës së sigurimeve dhe mbrojtjes ndaj katastrofave. Nisur nga fakti se përgatitjet për përballimin e kësaj situate po bëhen vetëm nga sektori i emergjencave, duke vleresuar mendimin tim por edhe praktikat botërore se këto situata përballohen jo vetëm shtetërisht por edhe nga vete popullatat, duke përdorur për këtë qëllim skemat e sigurimit, të cilat mund të jenë tërësisht private por edhe mikse, pra pjesërisht me financime shtetërore. Kjo situate kërkon një angazhim jo vetem te sektorit të emergjencës civile por edhe atë të Autoritetit të Mbikqyrjes së Sigurimeve. Në funksion të këtij argumenti po risjell në vemendje një shkrim për këtë temë, shkrim ky i botuar në 19 Qershor 2003 në gazetën Koha Jone, në rubrikën sociale, fq 14 me titull:

Nevoja për mbulesë

Ngjarja e një jave më parë në Kucovë më detyroi t’i kthehesha edhe një here temës së sigurimeve. Nje investim serioz, shume i bukur në pak minuta shnderohet në asgjë. Vlera ishte e konsiderueshme rreth 18.000.000 leke. Ndërsa bashkisë së vogël të Kucovës iu pakësua një bukuri, qytetarët e Kucovës kanë tashmë një ambjent çlodhës dhe argëtues më pak, por që gjithësesi do të kërkojnë alternative të tjera. Ata që nuk gjejnë ngushëllim janë pronarët e tij tashmë të shndruar në ish-pronare.

A do të munden valle ata të rikuperojnë humbjen? Ndoshta ata nuk e kishin menduar këtë ditë. C’rëndësi kanë shkaqet, rezultati është i njëjte: mund dhe djersë e djegur.

Sapo u njoftova për ngjarjen pyetja e parë që bëra ishte: A ishte i siguruar? Përgjigjia ishte negative. Do të kënaqesha shumë në se kjo do të ishte një përgjigje e gabuar. Por mjerisht është e vërtetë. Sa pak e ndan rrënimin nga mbijetesa ekonomike. Vetëm pak kujdes. Nëse je i siguruar apo jo te çon në dy rezultate krejt të ndryshme: Humbje në të parën, rikuperim të humbjes në të dytën. Ngjarje të tilla janë si këmbana për këdo. Ato të thonë: Sigurohu! Siguro jeten , pasurine, gjithëshka! Ky është shpëtimi.

Por, a veprojnë të gjithë kështu?
Fatekeqësisht në shumicë përgjigjia është ende jo. Nuk duhet mohuar fakti se kultura e populatës për sigurimet në tërësi le shumë për të dëshiruar. Zhvillimi i këtij sektori lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me këtë kulture. Tek ne vazhdon akoma mentaliteti që sigurimet nuk shihen si nevojë, por si një detyrim. Mbajtësit e automjeteve për shembull e marrin policën e sigurimit më shumë për shkak se e kërkon polici në rrugë se sa si një mburojë ndaj risqeve. Ata pak mendojnë se jenë të interesuarit e parë për të pasur këtë mbulesë në rast të ndodhjes se një dëmi. Vete raporti sigurime të detyrueshme, sigurime vullnetare e tregon qartë mungesën e kulturës sigurative. Pavarësisht se herë pas here ngjarje te tilla e sjellin nevojën e blerjes së një mbulese të tillë ndaj risqeve, reagimi vazhdon të jetë i njejtë. Përmbytjet e vjeshtës së kaluar e treguan qartë këtë nevojë nga njëra anë dhe mungesën e kulturës sigurative nga ana tjetër. Nga informacionet e vjela në atë periudhë nga Komisioni i Mbikqyrjes së Sigurimeve rezultoi se nga të dëmtuarit nga katastrofa natyrore shumë pak ishin ata që e kishin një mbulese ndaj rrezikut të përmbytjes. Dëmet tashmë dihen që ishin të konsiderueshme. Por në mentalitet përsëri nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Rreziqet mund të përsëriten c’duhet bere?

Pergjigjia eshte e thjeshte : Sigurohu!

Sigurohu, jo reklame për shoqëritë e sigurimit.
Kjo nuk është reklamë për shoqëritë e sigurimit, por një mundësi e mirë e shmangies së humbjes prej gjithëseicilit dhe një kontribut modest për të sjellë në vëmendjen e seicilit faktin se ka një rrugë për të kompensuar humbjet në rast të ndodhjes së një dëmi të caktuar.

Një arësye tjetër që na forcon bindjen se sigurimet nuk shihen si nevojë janë procedurat e trajtimit të dëmeve, të cilat duhet të përmirësohen sidomos në drejtim të respektimit të tyre.

Në se krahasojmë numrin e aksidenteve, sipas të dhënave të Ministrisë së rendit apo INSTAT, me numrin e rasteve të pagesës së dëmeve rezulton një mosperputhje. Vetë shoqëritë e sigurimeve nëse do të tregoheshin më shumë vizionare se sa pragmatiste do të ndihmonin shumë në këtë drejtim, duke berë të zbatueshme filozofinë  e sigurimeve “te paguash demet”, sepse ky ne fund të fundit ky ështe edhe vet qëllimi i ndërtimit të skemës. Fakti që asnjë dëm nuk paguhet me vendim gjyqësor tregon se policëmbajtësit nuk paraqesin pretendime, për shkak të argumentit të përdorur që kultura e sigurimeve lë shumë për të dëshiruar. Kjo është shumë e theksuar , sidomos për dëmet shëndetësore. Në shumë raste kjo ndodh, sepse të dëmtuarit nuk njohin të drejtat e tyre.

Ndërgjegjësimi i policëmbajtësve për të drejtat e tyre është i rëndësishëm. Këtu duhet të insistoje midis të tjerash puna e autoritetit mbikqyrës.

Për këtë arsye është shumë e nevojëshme që pranë autoriteit

Sunday, May 17, 2009

Bota po ndryshon. Shqiperia duhet te bej pjesen e saj

Bota po ndryshon me shpejtesi te madhe. Shqiperia duhet te bej pjesen e saj

Rritja ekonomike nuk eshte nje koncept abstrakt. Ajo duhet te perfshije te gjitha dimensionet e mireqenies dhe mbi te gjitha ate te lirise reale , e cila i lejon kujdo, pavaresisht nga origjina e tij te gjej ate qe eshte me e pershtateshme per te, te rrisi njohurite e tij, kapacitetin professional, burimet e veta dhe te familjes se tij, per te patur sukses dhe trasmetuar brez pas brezi dije dhe vlera.
Nga ana e saj rritja ekonomike merr force nga kjo liri dhe nga te gjitha inisiativat , qe ajo ben te mundura.
Rritja e produktit te brendeshem bruto(PBB), nuk perkthehet automatikisht ne zhvillim. Rasti i Shqiperise e demostron qarte kete. Edhe pse ka sot rritje te PBB, ajo eshte nje nivel rritjeje dy here me i ulet ne krahasim me periudhen paraardhese, dhe shume me i ulet nga ajo qe eshte e nevojeshme per te injektuar zhvillim. Artikujt me tituj butaforik: Shqiperia ne krye te Europes per rritjen ekonomike, nuk ndryshojne asgje vecse na rikujtojne kohen , kur ishim fanar ndricues.
Pavaresisht nga rritja Shqiperia akumulon vonese. Renia e ritmit te rritjes ka filluar. Mjafton te marresh si shembull industrine e fasonisteve. Ne kete situate nuk ka vend per eufori, por vetem per pergjegjesi dhe masa parashikuese ndaj krizes, dimensioned e se ciles ende nuk njihen, dhe percaktohet nga ekspertet ne se i referohem figures se perdorur nga Ministri italian i ekonomise, Giulio Tremonti, si nje “Kafshe e tmereshme e panjohur”.
Gjithashtu ne vendin tone rritja ekonomike nuk perkthehet automatikisht ne drejtesi sociale aq te domosdoshme per vendin tone: nuk eshte skandalose te pasurohesh(flasim per pasurim te ndershem), por eshte skandaloze varferia. Prandaj ne vend te shqetesohesh per vaskat e floririt duhen marre masa e ndihmuar njerezit ne nevoje. Sot pabarazite jane evidente kudo. Te rinjte, grate, te moshuarit e kane vecanerisht te mundimeshme te gjejne vendin e tyre ne sistemin ekonomik.
Shqiperia gezon shume pika te forta per te gezuar benefice dhe per te rimarre nje rritem rritjeje te larte:
Ajo ka nivelin i lindshmerise me te larte ne Europe, qe perkthehet ne nje popullsi aktive ne perqindje te larte.
Vendi yne ka fatin t’i perkase nje kontinenti te pasur me vlera te pacmueshme, ku paqja harmonia dhe stabiliteti, jane te garantuara nga Unioni Europian, strukture ne te cilen ne aspirojme qe te anetaresohemi.
Por Shqiperia mbetet maksimalisht nje shoqeri qe karakterizohet nga bashkefajesia ne ngecjen e proceseve dhe nga privilegjet.
Ne Shqiperi shteti rregullon deri ne detajet me te imeta te gjitha fushat e shoqerise civile, duke i privuar ato nga vlerat, dialogu social; duke penguar apo veshtiresuar konkurrencen, duke ushqyer korporativizmin dhe ndasite.
Pikerisht ne nje epoke qe reklamon punen ne rrjet, inisiativen e lire dhe besimin, tek ne gjitheshka akoma vendoset nga larte nen nje klime te pergjitheshme mosbesimi.
Shpenzmet publike ne Shqiperi jane me te larta kundrejt vendeve te tjera dhe ato rriten mjaft me shpejte sesa kapacitetet prodhuese.
Deficiti buxhetor qendron mbi nivelin 3% te PBB, dhe interesat e borxhit absorbojne te vetme te ardhura te konsiderueshme.
Pasojat e kesaj situate jane katastrofike ne menyre te vecante per te rinjte. Jemi duke shkarkuar mbi gjeneratat e ardheshme, nivelin aktual te jeteses. Mjafton te marrim si shembull borxhin e fundit public, i cili perben rreth 5% te PBB, kundrejt interesave shume te larta, i cili sjell si pasoje borxhimin e cdo banori. Per me teper ne nje situate te tille ne se vendi nuk reagon per te rimarre ritmin e rritjes ne menyre te qendrueshme, femijet e sotem do te jetojne shume me keq se prinderit e tyre. Nje rritje ekonomike e qendrueshme mund te kete efekte positive per te gjithe ne Shqiperi. Ajo lind nga kombinimi i faktoreve te ndryshem si: nje popullsi aktive dhe dinamike, njohuri dhe novacion teknologjik, gjithmone te perditesuara, nga nje konkurrence efikase, nje sistem financiar ne gjendje te terheqe kapitale si dhe nje hapje reale ndaj botes. Natyrisht qe ne kete rast presupozohet edhe nje demokraci e gjalle, stabilitet te rregulluar, nje drejtesi sociale. Kerkohet tolerance, riskim, sukses, respektim te te pasukseseshmeve, luajalitet ndaj kombit dhe gjeneratave te ardheshme, besim ne vetvete dhe tek te tjeret.
Nje rritje me e madhe ekonomike do te sjell per cdo shqiptar avantazhet konkrete dhe cdo maxhorance politike, do te mund ta rishperndaj here pas here, sipas gjykimit te saj.
Per te arritur kete do te jete e nevojeshme kurajo per te nderhyre me reforma te shpejta, te domosdoshme.
Brenda termave te aresyeshme Shqiperia ka mjetet per t’a realizuar kete. Por duhet rimesuar te perballohet e ardhemja me besim, te mbrohem dhe sigurohen qytetaret, te merret ne sy risku i ndryshimit, te liberalizohet inisiativa, konkurrenca dhe novacioni.
Praktikisht duhet te ndryshojme shpejtesi. Nje vend teper i ngadalte, humbet besimin ne te ardhmen, sepse nuk organizohet ne kohe per te pergatitur ndryshimin.
Kjo rritje kerkon impenjim nga ana e te gjitheve, jo vetem nga shteti, qe megjithese ruan nje rol te rendesishem politik, nuk zoteron praktikisht me instrumentat per te nderhyre ne zhvillimin ekonomik.
Shqiptaret duhet te dine qe e ardhmja e punesimit nuk eshte me nje impenjim shteteror, dhe se e ardhmja e ndermarrjeve nuk eshte me subvencionimi. Shume pushtete sot i jane tresferuar tregut, enteve lokale, autoriteteve te pavarura. Thelbi i veprimit eshte ne duart e shqipetareve, qe duan ndryshimin dhe ndajne se bashku pasionin per te ardhmen
Megjithate pavaresisht nga keto shteti zoteron nje lloj kapaciteti rregullues per te ndryshuar vendin, duke ndryshuar veten ne rradhe te pare. Ne se qeverisja politike, ekonomike, tregetare, ambjentaliste, financiare dhe sociale e vendit eshte ne gjendje te mireorganizohet rritja ekonomike e vendit tone do te arrije qe per nje kohe te gjate te mbese mbi 6% e viteve te fundit. Pikerisht per kete aresye eshte i domosdoshem ndryshimi. Ka ardhur momenti…

Luiza Hoxhaj
15.05.2009
Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Libertas, rubrika Opinion, fq 11 dt 19.05.2009