Vlorë më 28-29 Mars 2014
“Talenti është pasioni për të mbritur ëndrrën, që
bën të lumtur njeriun dhe më të
pranishëm progresin...ndaj te vrapojme pa u rrëzuar dhe të ecim pa u ndalur me
kokën lart dhe me mendjen në krye.”
“Kush do gjen, kush do bën, kush do mbrin”. Të
frymezuar nga ky slogan Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin
Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Universitetin Ismail Qemali, të Vlorës, me
Agjensinë Rajonale të Zhvillimit Vlorë, Albanian Guide si dhe autoritet lokale
dhe qëndrore preyent në Qarkun e Vlorës si dhe aktorë të tjerë zhvilloi në datat 28-29 Mars në qytetin e
Vlorës, Konferencën e I-rë: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”.
Kjo Konferencë e para në llojin e saj, është pjesë e
projektit tonë me të njëjtin emër: “Tako Talentet
Shqiptare- Meet AlbTalents”.
Rrjedhja e trurit (Brain Drain), fenomen prej të cilit Shqipëria, si një vend në
tranzicion me një ekonomi të dobët dhe nivel papunësie të lartë, nuk mund të
shpëtonte pa u prekur, në vështrimin tonë, është një temë urgjente e cila duhet
të marrë gjithnjë e më shumë terren në diskutimet e debatet tona publike dhe
institucionale, e kuptuar si humbje nga ana e vendit tonë e një pjese të
kapitalit njerëzor me kualifikim të lartë si dhe si mungesë e aftësisë së
vendit për të stimuluar qarkullimin e trurit (brain circulation), pra qarkullimin e trurit nga dhe për në
Shqipëri, me përfitime të
jashtëzakonëshme për vendin, duke ekzaminuar mjetet, të cilat do të
lejonin kalimin nga njëra fazë tek tjetra. Pikërisht me një mision të tille kjo
konferencë, mbështetur mbi bazamentin e përpjekjeve të mëparëshme të vendit,
institucioneve dhe shoqërisë sonë, inicioi këtë ridiskutim dhe risjellje të tij
në plan të parë të preokupimeve tona, duke bashkuar aktorët e ndryshëm, të
cilët ndajnë të njëjtin interes për këtë temë. Fakti që Shqipëria, sipas
studimit të fundit te kryer nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Ekonomik me bazë në Paris, (OECD). rezulton, ndër vendet më të goditura në
Evropë përsa i takon fenomenit “të ikjes së trurit me 26,7%, e përfocon
emergjencën e këtij diskutimi.
Objektivi i kësaj konference, ndryshe nga inisativat
e deritanishme, ishte mundësimi i një dialogu direkt midis: studentëve,
studjuesve, akademikëve, artistëve apo profesionistëve të lirë dhe
institucioneve të qeverisjes lokale e qëndrore, ekzekutivë dhe legjislativë,
për të diskutuar mundësitë e ndryshimeve ligjore apo praktikave administrative
me qëllim që të plotësohet ëndrra e kujt do të kthehet por për arsye objektive
s’mund ta bëj dot këtë, endrra e kujt dëshiron të ndihmoj prej aty ku jeton,
qytetin, qarkun apo vendin e origjinës.
Pjestar të paneleve të diskutimit për dy ditë me
radhë ishin aktorë të rëndësishëm të botës akademike dhe shkencore, aktualisht
jashtë vendit, si Prof. Laura Mersini Hounghton, Dr Detina Zalli apo edhe të
kthyer rishtas në Shqipëri si Prof.As. Mirela Bogdani, Dr. Sokol Bana, dr Elvis
Mocka, Dr Ermal Xhelilaj. Akademike të cilët kanë kaluar më parë eksperienca të
tilla Prof. Albert Qarri, Prof Kosta Barjaba, Prof. Shezai Rrokaj, Prof.As Mira
Shehu, profesionist nga bota e
sipërrmarrjes apo medias në emigracion si Vjollca Staro, Eva Habili (gazetare
,Gjermani), Gerta Malaj (IBM, USA),, emigrantë të cilët e kanë bërë tashmë
zgjedhjen e tyre: kthimin në atdhe, si Vangjel Maskaj (Albania Guide), (BE),
Idlir Sinani, Eduart Kola, Desdemona Stefa, duke na prezantuar avantazhet,
disavantazhet dhe vështirësitë, që kanë hasur në këtë ndërmarrje të tyre.
Panelist ishin gjithashtu persona të sukseshëm me shkollim tërësisht shqiptar
të cilët kanë bërë karriere te sukseseshme ne strukturat nderkombetare si Prof. as. Valbona Karacia, perfaqësues të
komuniteti të bisnesit si Florenca Nani apo Besnik Pepi, përfaqësues të
shoqatave homologe si Rrjeti A@san Blerina Babaliu apo profesionistet e rinj,
përfaqësues të institucioneve rajonale si Ines Stasa apo Mariana Cani. Rol të
rendesishme kishin diskutimi dhe prezantimi i përvojave nga ana e ekspertit dhe
studjuesit të emigracionit me banim në Zvicer z. Luan Bytyqi, shefes së zyres
së Ri-integrimit në Ministrine e Brendëshme të Republikës së Kosovës znj
Violeta Berisha, Drejtore e Burimeve njerëzore në këtë ministri Znj. Vjollca
Bruqi, Znj. Bygit Bude, eksperte gjermane për cështjet e riintegrimit etj.Po
ashtu present ishin edhe student të universiteteve shqiptare dhe të huaja të
niveleve të dyta apo të treta, nxenes në prag të zgjedhjes se studimeve etj.
Një kontribut të rëndësishëm për mbarëvajtjen e
këtij diskutimi dhanë me punimet e tyre Prof. Zamira Cavo, Dr. Përparim Kabo,
znj.Edlira Cepani, Sindi Halili e dhjetra te tjere nëpërmjetë komenteve apo
letrave të tyre. Diskutimet në këto
panele, direkt apo edhe me vidomesazhe, ishin konceptuar si vazhdim i
diskutimit, të nisur on-line prej dt 02.12.2013. Në këtë diskutim on-line janë
përfshirë 110 akademike, profesionistë të lirë, studjues dhe student me një
gjeografi pothuajse globale. Ata kanë dhënë mendime të vyera dhe shumë
racionale rreth temës në diskutim, duke ofruar edhe vizionin e tyre për
potencimin e lobimit rreth këtij problem. Këtyre duhet tu shtojme edhe nxënës,
student dhe sipërmarrës apo profesionistë të kthyer rishtas, të intervistuar
nga stafi ynë në qytetet e Vlorës dhe Tiranës. Diskutimet e tyre në panele,
vidomesazhet, intervistat apo rezultatet e nxjerra nga intervistat on-line do i
shpalosim gradualisht për ju lexues të faqes ditë pas ditë.
Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të
kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne,
kjo konference hodhi dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në
Shqipëri. se pari nga personat me të cilët e ndamë këtë ide dhe mandej nga
rrjeti në zgjerim nëpërmjetë komunikimit on-line. Rrjeti ynë është në zgjerimi.
Në pak muaj atij i janë afruar qindra bashkëpunëtor dhe po evolon natyrshëm
drejt një grupi social, që konsiston në trasformimin e propozimeve dhe ideve në
veprime konkrete cdo dite e më tepër.
Tek qendra aftesitë e ndryshme në këtë proces, janë prezente dhe u pasqyruan
dukshëm në këtë konferencë.
Konferenca përtej propozimit të një analize të
thelluar të shkaqeve të fenomenit brain drain si dhe mungesës së brain
circulation ekzaminon instrumentet, të cilët mund të favorizojnë kalimin nga
fenomeni i parë tek i dyti. Konferenca individualizoj raste të ekselencës
shqiptare si dhe ofroi propozime konkrete për të filluar ti jepet zgjidhje
këtij problem shumëvjecar, i cili ka pasoja të ndjeshme mbi zhvillimin aktual
dhe perpsektivë të vendit tonë.
Pra kush është sfida jonë për të ardhmen?
Sfida që duhet të përballojmë është e dyfishtë: nga
njëra anë shtimi preokupant i kapitalit njerezor me kualifikime të larta, që dalin nga vendi ynë, pra jashtë sistemit të
vendit, për në shtete të tjera. Ketu
peshë të madhe zënë kualitete të larta shkencore apo personat me aftësi të
larta në teknologji, largimi i të cilëve është me pasoja të dëmshme për
konkurrueshmërinë e vendit tonë. Nga ana tjetër shterimi i kapaciteteve të
vendit për të tërhequr kapitale të
kualifikimit të lartë nga jashtë vendit,
përfshi edhe ata me origjinë shqiptarë.
Pra humbja e talenteve shqiptare, e kombinuar me paaftësinë për të
thithur tru të huaj, e penalizon rëndë vendin tonë në kontekstin e një bote të
globalizuar ku konkurrenca zhvillohet
gjithnjë e më shumë mbi bazën e Dijes
dhe Inovacionit.
Ndaj një sfidë e përbashkët e shtetit dhe shoqërisë
shqiptare mbetet kthimi i profesionistëve në vend si edhe ri-integrimi efektiv
i tyre në mjedisin social, ekonomik dhe politik. Kjo nënkupton procesin e përshtatjes në
vendin e origjinës me qëllim që njohuritë dhe eksperienca e akumuluar jashtë
vendit t’i shërbejnë jo vetëm progresit individual por njëkohësisht edhe
progresit të vendit dhe shoqerise sone. Në këtë menyre ne do të përmirësojmë të
kuptuarit e fenomenit dhe do të përshkruajmë aktivitetet dhe veprimet, që duhen
ndërmarrë për të mbështetur zbatimin e politikave të reja rajonale dhe
kombëtare që mbështesin në njërën anë kthimin e të rinjve në vendin tonë dhe
nga ana tjetër dekurajojnë braktisjen e tij nëpërmjet një proces inovacioni dhe
zhvillimi të territorit, që mund ti bëj protagonist të rinjtë tane më të mirë.
Politikat e ndërmarra deri më sot nga qeverite
shqiptare, përfshi edhe ato të bisnesit
shqiptarë, për të thithur këto kapacitete rezultojnë të papërshtatëshme.
Përpjekjet për ta nxitur këtë proces kanë pasur një profil të ulët dhe kanë
qenë jo të mirë kordinuara.
Në kushtet aktuale
janë të domosdoshme një nderhyrje energjike politike për të administruar
këto flukse si dhe një qasje multidisiplinare ndaj fenomenit. Ndërmarrja e
hapave të tillë në masë të gjerë dhe të mirëkordinuar, duke shfrytëzuar
përvojat e vendeve të përparuara mbetet objetiv permanent për ne. Këtë gjë e
synuam që gjatë kësaj konference të parë. Por ndërsa u arrit një profil i lartë
përfaqësimi nga bota akademike, aktorët e tjerë lanë për të dëshiruar. Ne
synojme ta realizojmë këtë përfshirje në proces edhe nga nivelet e tjera: të
legjislativit dhe ekzekutivit, përfshi edhe botën e sipërmarrjes. Ne nuk
reshtim se këmbenguluri deri sa ata që duhet të degjojnë dhe të ndermarrin hapat e duhur ta bëjnë një gjë të tillë. Ne
synojmë të agngazhojmë një ndërhyrje të profilit të lartë dhe do ta realizojmë
ate me këmbëngulje, me punë, me
argument, me bindje. Për këtë qëllim atë që ishte llogaritur ta kishim
si panel të fundit të kësaj konference do ta realizojmë nëpërmjetë zhvillimit
të një workshop të përbashkët në Tiranë,
me përfaqësues të lartë të legjislativt dhe ekzekutivit, duke përmbyllur në
këtë mënyrë fazën e parë të këtij projekti. Në përfundim të tij ne do të
dorëzojmë edhe rekomandimet e dala nga
kjo konferencë, të cilat u prezantuan
nga grupet e punës në ditën e dytë të konferencës. Këto rekomandime janë
ripërpunuar në një dokument të vetëm nga ana e stafit të qendrës.
Në këtë mënyrë ne synojmë, që së bashku me ju, të nxisim inicimin e hapave konkretë dhe
efektivë në këtë fushë. Diskutimi ynë vazhdon në kohë, duke tejkaluar muret e
konferencës, sepse ai është një diskutim konkret, i cili na takon dhe na
përfshinë të gjithëve.
Në konkluzion për të ndryshuar kurs dhe për të
mbjellë farën e një ndryshimi sistemik nga brain drain në brain circulation
janë të nevojëshëm vullneti dhe investimi i institucioneve, shoqërisë civile
dhe operatoreve ekonomik. Ne do te ofrojme propozimet tona për këtë ndryshim
kursi. Ne, të gjithë së bashku, do të
japim një provë se gjithëshka është e realizueshme sepse në bazë ka sensin e
domosdoshmërisë, motivimin dhe vullnetin për të kontribuar pasionalisht në
administrimin e një ndryshimi pozitiv. Kjo konferencë është vetëm hapi i parë i
domsodoshëm drejt një ndryshimi kulturor për të cilin duhet të bëjmë shumë.
Le të kontaminojme rolet dhe të ndajme së bashku
përgjegjësitë.
Faleminderit!
Luiza Hoxhaj
Drejtore ekzekutive