Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, në bashkëpunim me trainerin ndërkombëtar z.Manfred Theodor Ziewers, zhvilloi në datat 26-27 Shkurt 2014, në ambjentet e Hotel Sokratis,Tiranë, seminarin me temë:
“Promovimi i punësimit të të rinjve në sektorët
einvestimeve rajonale”.
Ky seminar u realizua në kuadrin e përmbushjes së një
prej prioriteteve të Qendrës në Strategjinë e saj për periudhën 2014-2016:
Rritjes së kapaciteteve të stafit dhe bashkëpunëtorëve të Qendrës. Si i tillë
seminari ju adresua:stafit dhe bashkëpunëtorëve të Qendrës si dhe disa
organizatave partnere të saj: Agjensisë Rajonale të Zhvillimit Vlorë, Zyrës së
punësimit Vlorë si dhe Profesionisteve të rinjë.
Përse kjo temë?
Në përgjithësi , konkurrenca ka ndikim të konsiderueshëm
në botën e punës -mbi produktet dhe proceset , asetet organizative ,
organizimin e punës dhe në fund në gjeografinë ekonomike. Në këtë kuadër,
investitorët, sidomos ata nga jashtë vendit, kanë kërkesa specifike në
lidhje me vendndodhjen e preferuar të biznesit, duke përfshirë edhe resurset
njerëzore në dispozicion në territorin përkatës. Në këtë kontekst, roli i një
organizate, që promovon politikat e zhvillimit rajonale është të lehtësojë
përputhjen e kërkesës dhe ofertës së punësimit duke vendosur aktivitetet e
duhura, në mënyrë specifike, per te pare se sa dhe se si të rinjtë janë të
interesuar. Referuar Strategjisë së Zhvillimit Rajonal (ekzistuese), seminari
diskutoi strategjitë e punësimit të të rinjve, te advokatimit, qasjet
sistematike, dialogun social dhe partneritetet publike - private dhe, më në
fund, referoj disa shembuj të praktikave më të mira nga Gjermania në promovimin
e punësimit të të rinjve në sektorët e investimeve.
Seminari u zhvillua me një nivel të lartë të materialit
trajnues dhe cilësisë së lartë të trainerit, i cili e zhvilloi atë. Në këto
kushte seminari,bazuar në vleresimin e pjesëmarrësve dhe të trajnuesit
realizoj objektivat e tij të cilat ishin:
· Forcimi i
kapaciteteve profesionale të personelit të qendrës dhe bashkëpunëtorëve te saj.
· Rritja e
efektivitetit të personelit që promovon punësimin e të rinjve .
· Rritja e
interesit të të rinjve për punësim në sektorët e investimeve rajonale, në saj
të mundësive më të mira të promovimit, si dhe një qasjeje më të mirë në
informacion.
Bazuar në cilesinë dhe oferten didaktike të
moduleve të këtij trajinimi, stafi i Qendrës tashmë ka një vështrim të ri rreth
këtyre temave. Materialet teorike dhe praktike të trajtuar prej tij si
dhe praktikat e mira referuar një shteti të zhvilluar, si Gjermania, janë
të dobishme dhe të përdorëshme në veprimtarinë tonë të përditëshme: si në
atë kërkimore të Qendrës apo edhe të krijimit dhe përhapjes së dijes, në nivel
rajonal.
Bazuar në këtë mënyrë të re vështrimi, bazuar në Direktivën
europiane si dhe në trashëgiminë tonë u hodhën qysh në këtë seminar
disa piketa për punën tonë kërkimore në këtë fushë apo edhe për rekomandime, që
ne mund të japim,mbas një pune të mirëfilltë studimore, në lidhje me
krijimin e Educational Frammwork, si dhe vështrimin e cdo politike
edhe në kontekstin e zbatimit rajonal apo edhe të decentralizimit të
veprimtarive të tilla. Zhvillimi i këtij seminari përkoi edhe me
prezantimin e Strategjisë së Punësimit për periudhën 2014-2020 nga
ana e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, me 26.02.2014.
Ajo që ne synojmë në të ardhmen, bazuar edhe në piketat e
hedhura në këtë seminar është: Thellimi në teoritë përkatëse,thellimi në
direktiven europiane si dhe qasja e integruar ndaj kësaj problematike.
Ky seminar ju ofrua Qendrës sone pa shpërblim prej
trajnuesit Zotit Manfred TheodorZiewers. Për këtë arsye falenderimi ynë shkon në
adresë të tij.
Një falenderim gjithashtu edhe për pjesëmarrësit në këtë seminar si dhe për organizatat dhe institucionet partnere.
Një falenderim gjithashtu edhe për pjesëmarrësit në këtë seminar si dhe për organizatat dhe institucionet partnere.
Luiza Hoxhaj
Drejtore ekzekutive
CRDLS Albania
Nessun commento:
Posta un commento