“Smart City”-Nje ide virtuoze.
Ta bejme Vloren nje
laborator per nje projekt europian te smart cities: duke ndjekur per ambjentin
dhe peisazhin normat e Unionit europian. Per kete qellim duhet te forcojme kapacitetet locale, si ato administrative
ashtu edhe ato vendimemarrese. Kur do te kene force ligjore
vendimet e keshillit bashkiak? Kjo eshte nje pyetje qe duhet te marri pergjigje.
Duke dialoguar me sipermarrjet private pa i penguar ato, perkundrazi, duke u
krijuar klimen e favoreshme pa i lejuar, qe te
kalojne kornizat ligjore, por duke i respektuar ato rigorozisht.
Komuniteti europian nxit zhvillimin e te ashtuquajturve “smart city”, qytete
te afta te bashkojne qendrueshmerine dhe konkurueshmerine ne nje zhvillim
ekonomik me kosto te ulet dhe me reduktim te impaktit negative mbi ambjentin.
Komunitete inteligjente, qe qe shkojne drejt zgjidhjeve te integruara dhe te
qendrueshme; kjo sfide u pershtatet dhe drejtohet se pari qytetareve dhe
realiteteve urbane me dimensione mesatare. Behet fjale per rruge te reja te zhvillimit te qytetit
eficent, ekologjik dhe digital, ku rrjetet e komunikimit te gjeneratave te reja aplikojne te dhena te
hapura dhe te gjeneruara nga vet perdoruesit, do te synojne te permiresojne cilesine e jetes, te punes
dhe te maredhenieve midis personave.
Tema e ndotjes, mbetet pika e dobet. Perse?
Tema e ndotjes, mbetet pika e dobet. Perse?
Perfshirja ne negociata dhe dialog e sa me shume aktoreve. Meqe ne duam te integrohemi ne Ue kete duhet ta realizojme me standarte,
duke pershkuar nje rruge moralisht dhe juridikisht te detyrueshme. Kushdo qe investon ne kete qytet apo rrotull tij, i huaj apo vendas qofte
duhet te zbatohje keto rregulla.
Ne se shohim programet europiane nje nga temat me interesante eshte ajo e “smart
city”, qytetit inteligjent dhe te qendrueshem, te cilat synojne te permiresojne
cilesine e jetes te qytetareve te tyre dhe te ambjentit ne zonen urbane perkatese.
Vlora eshte nje vend ideal per te eksperimentuar, cilesin e welfare, te trasportit,
eficenzen energjetike.
Qytete tona kane permasat ideale per te qene laborator eksperimental te ketij
projekti. Do te me pelqente te filloja nga Vlora, duke stimuluar nje tip pakti,
per te riprodhuar pastaj modelin ne qytete te tjera duke qene ne kete menyre
nje lloj gabine rregjie: nje bote per te paraprire disa tendenca ve dhe
politikave europiane.
Do te jemi nje model per qeverine qendrore, dote deshmojme te jemi
reformatoret e Shqiperise, ne cilesine sociale, komunikative, ne ate te nje
ambjenti te shendetshme si dhe qeverisjes urbane.
Nessun commento:
Posta un commento