Search This Blog

Sunday, July 13, 2025

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe fuqizimi i komuniteteve

 


Pse ndërtimet pa leje nuk janë thjesht çështje urbane, por edhe simbol i mungesës së kontratës sociale. Shteti si rregullator, qytetari si bashkëpërgjegjës.

Nga: Luiza Hoxhaj

Data: 13 Korrik 2025

Shpesh i kam quajtur ndërtimet pa leje "piramidat e pas '97-ës". Ato janë ngritur mbi boshllëkun institucional, mbi mungesën e rregullave, mbi shpresën për fitim të shpejtë ose mbijetesë. Ashtu si piramidat financiare, ato kanë ndjellë shpresë dhe kanë lënë pas kriza. Prishja e tyre sjell dëme sociale dhe ekonomike, por edhe lejimi pa kriter i tyre shkatërron mjedisin, identitetin dhe besimin tek shteti.

Sot, mijëra ndërtesa pa leje janë bërë realitet i pakthyeshëm mbi terren. Në shumë raste, janë ndërtuar nga vetë qytetarët në tokat e tyre, pa orientim dhe pa standarde, si zgjidhje emergjente, por edhe si mundësi fitimi. Në zona turistike, ky fenomen ka arritur kulmin. Nga këndvështrimi teknik, mund të konsiderohen shkelje; por nga këndvështrimi shoqëroro-ekonomik, ato janë fakte të kryera, janë realitete të ndërthurura me jetën e komunitetit.

Kjo e bën akoma më të domosdoshëm rolin e shtetit si rregullator. Jo vetëm si ndëshkues, por si institucion që udhëheq tranzicionin nga kaosi drejt rregullit. Shteti nuk mund të vazhdojë të sillet si i huaj në territorin e vet, duke u shfaqur vetëm kur ka operacione prishjeje. Ai duhet të krijojë kushte për një rregullim të integruar: të vendosë standarde, të ofrojë afate për përputhje, dhe të mbështesë qytetarët në transformimin e ligjshëm të investimeve të tyre.

Por nuk mund të ketë shtet pa qytetar. Për të ndërtuar komunitete të forta dhe mjedise të rregulluara, qytetari duhet të ndjejë përgjegjësi. Nuk mjafton të kërkosh legalizim pas faktit. Respektimi i ligjit duhet të fillojë në momentin kur në mendje lind ideja e ndërtimit. Nëse bashkëjetojmë me shkeljen, nuk mund të kërkojmë as siguri, as investime publike, as mjedis të shëndetshëm.

Zgjidhja nuk është ndëshkimi masiv dhe as amnistia e plotë. Zgjidhja qëndron tek strategjia e gradualitetit: një proces që njeh realitetin, por e disiplinon atë. Që rikualifikon në vend të rrafshojë. Që edukon, jo vetëm ndëshkon. Që vendos kushte për legalizim me standarde të qarta mjedisore, estetike dhe teknike. Dhe që krijon bashkëpunim të sinqertë mes shtetit dhe komuniteteve.

Për shembull, në Theth dhe zona të tjera të mbrojtura, ndërtimet me tulla e beton që nuk respektojnë traditën vendase përbëjnë një deformim të identitetit kulturor dhe mjedisor. Por zgjidhja nuk mund të jetë thjesht prishja e menjëhershme, pa dallim, veçanërisht kur këto investime janë bërë nga banorë që kanë shpenzuar kursimet apo kanë marrë kredi, në një klimë ku shteti ka qenë pasiv, madje ka përfituar prej tyre përmes taksave dhe tarifave. Këto ndërtime duhen parë si pjesë e një procesi rikualifikimi...

Gjithashtu, këtyre banorëve duhet t’u jepet mundësia të përfitojnë nga programet kombëtare si “paketa e maleve”, të cilat janë miratuar prej kohësh, por ende mbeten të paaktivizuara në funksion të zhvillimit të territorit. Kjo paketë duhet të jetë në shërbim të mbështetjes së komuniteteve malore, fuqizimit të kapaciteteve të tyre ekonomike dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Një reflektim i domosdoshëm: Legjenda e Rozafës në kohët moderne

Ka diçka thellësisht shqetësuese në këtë cikël ku qytetarët investojnë kursimet, ndërtojnë me shpresë, regjistrojnë aktivitetin në tatime, kontribuojnë në pasurinë kombëtare, dhe më pas – për shkak të mungesës së rregullave, apo ndryshimeve të papritura në qasje – përballen me pasiguri, prishje, dhe varfërim. Sikur të jemi të bllokuar në një legjendë moderne të Kështjellës së Rozafës, ku ndërtojmë ditën dhe prishim natën. Por ndryshe nga legjenda, që fliste për sakrificë për të ndërtuar të përbashkëtën, sot jemi dëshmitarë të një flijimi të kotë që nuk sjell as stabilitet, as zhvillim të qëndrueshëm.

A nuk është koha të dalim nga kjo metaforë e trishtë, ta lëmë Rozafën në lashtësinë e saj, dhe të ndërtojmë realisht mbi themele të qëndrueshme – me rregulla të qarta, respekt për ligjin, mbështetje për komunitetin dhe vizion afatgjatë për territorin?

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndërtohet mbi injorimin e realitetit, por as mbi pranimin pa kushte të tij. Ai lind kur vendoset rend dhe kur rritet ndjeshmëria e ndërsjelltë: shteti e sheh qytetarin si partner, dhe qytetari e sheh territorin si pasuri të përbashkët.

Vetëm në këtë mënyrë, në vend të "piramidave të reja", do të kemi komunitete të qëndrueshme dhe turizëm me dinjitet.

Ky shkrim është pjesë e ciklit “Qytetarët në Qendër të Vëmendjes”.

Friday, July 11, 2025

Tirana Rising: Urban Agglomeration as Challenge and Opportunity

 


By Luiza Hoxhaj

In recent decades, Tirana has transformed into the most visible symbol of accelerated urbanization in Albania. From a city with defined contours and clear functions, it has become a complex entity that absorbs people, investments, and ideas—while simultaneously experiencing intense environmental, infrastructural, and social tensions.

Tirana’s growth is no longer merely an urbanistic matter; it is a political, economic, and social event that challenges our concepts of planning, spatial justice, and the future of the livable city.

Tirana is today the country’s largest city, but also the most vulnerable to the effects of agglomeration: infrastructural overload, air pollution, the narrowing of public spaces and the gradual loss of their social function, increasing housing prices, and fragmentation of urban communities. These are symptoms of expansion occurring without a clear guiding framework.

As Tirana grows, so does its influence over surrounding cities. Yet Albania has not developed a proper metropolitan approach, as many European cities have, to manage urban sprawl.

Every city has internal sustainability limits: water resources, land capacity, manageable levels of pollution and transport, or even institutional capacity to serve its population. Growth beyond these limits creates tensions that, if left unaddressed, turn into urban crises.

Tirana has long been growing faster than its real capacities. Therefore, it is essential that its planning—and that of the entire metropolitan area—be guided by a balance between residents' actual needs and the resources that the city (and its surrounding territory) can provide.

Examples from Europe—such as Lille in France, Stuttgart in Germany, or Ljubljana in Slovenia—show that the challenges of agglomeration can be met through joint urban and regional planning agencies, coordinated governance among cities, and investment in integrated transport systems.

In this spirit, the Tirana–Durrës–Elbasan Triangle represents a golden opportunity to create a functional Albanian metropolis, one that is not based solely on Tirana’s growth, but on a wiser distribution of development.

As the housing stock increases by the day, and our cities stretch toward the peripheries at a pace often divorced from logic or need, more and more Tirana—though not only Tirana—resembles one of Italo Calvino’s “Invisible Cities,” where urban layers grow like ever-tightening spirals, but without a true center. We have everything—except a real sense of livability.

Therefore, unless we return to the essence—to the real needs of residents, to available resources, and to social and spatial cohesion—our cities risk losing not only their form, but also their soul.

💬 This article is part of a reflection series on urban agglomeration in Albania and the Western Balkans, with a focus on coastal cities experiencing new development pressures.”

Tirana në Ngritje: Aglomerimi Urban si Sfida dhe Mundësi



Nga Luiza Hoxhaj

Në dekadat e fundit, Tirana është shndërruar në simbolin më të dukshëm të urbanizimit të përshpejtuar në Shqipëri. Nga një qytet me konture të qarta dhe funksione të përcaktuara, është kthyer në një entitet kompleks që përthith njerëz, investime dhe ide, por që njëkohësisht përjeton tensione të forta mjedisore, infrastrukturore dhe sociale.

Rritja e Tiranës nuk është më thjesht një çështje urbanistike; është një ngjarje politike, ekonomike dhe shoqërore që sfidon konceptet tona mbi planifikimin, drejtësinë hapësinore dhe të ardhmen e qytetit të jetueshëm.

Tirana është sot qyteti më i madh në vend, por edhe më i ndjeshëm ndaj efekteve të aglomerimit: mbingarkesë infrastrukturore, ndotje ajri, ngushtimi i hapësirave publike dhe humbja graduale e funksionit të tyre social, rritje e çmimeve të banesave dhe fragmentarizim i komuniteteve urbane. Këto janë simptoma të një zgjerimi që po ndodh pa një kornizë të qartë drejtimi.

Ndërsa Tirana rritet, po ashtu edhe ndikimi i saj mbi qytetet përreth. Por Shqipëria ende nuk ka zhvilluar një qasje metropolitane të mirëfilltë, siç kanë bërë shumë qytete europiane për të përballuar zgjerimin urban.

Çdo qytet ka kufij të brendshëm të qëndrueshmërisë: burime ujore, kapacitet tokash, ndotje të përballueshme, transport të menaxhueshëm, apo edhe kapacitet institucional për të shërbyer popullatën. Rritja jashtë këtyre kufijve krijon tensione që, nëse nuk adresohen, kthehen në kriza urbane.

Tirana ka kohë që po zhvillohet më shpejt se sa mundësitë e saj reale. Prandaj është jetike që planifikimi i saj – dhe i gjithë zonës metropolitane – të udhëhiqet nga balanca midis nevojave reale të banorëve dhe burimeve që qyteti (dhe territori përreth) disponon.

Shembujt nga Europa – si Lille në Francë, Stuttgart në Gjermani apo Ljubljana në Slloveni – tregojnë se sfidat e aglomerimit mund të përballohen me agjenci të përbashkëta planifikimi urban e rajonal, qeverisje të koordinuar mes qyteteve dhe investime në transport të integruar.

Në këtë frymë, Trekëndëshi Tiranë–Durrës–Elbasan përfaqëson një mundësi të artë për të krijuar një metropol funksional shqiptar, që nuk mbështetet vetëm në rritjen e Tiranës, por në një shpërndarje më të mençur të zhvillimit.

Ndërsa stoku i banesave shtohet dita-ditës dhe qytetet tona zgjaten drejt periferive me një ritëm që shpesh nuk ndjek as logjikën as nevojën, gjithnjë e më shpesh Tirana – por jo vetëm ajo – i ngjan një prej atyre “qyteteve të padukshme” të Italo Calvinos, ku shtresëzimet urbane rriten si rrathë të një spirale që shtrëngohet gjithnjë e më shumë, por pa thelb të vërtetë brenda. Kemi gjithçka, përveç një ndjesie të jetueshmërisë.

Prandaj, nëse nuk kthehemi te thelbi – te nevojat e banorëve, te burimet reale dhe te kohezioni social e hapësinor – qytetet tona rrezikojnë të humbasin jo vetëm formën, por edhe shpirtin

💬 Ky artikull është pjesë e ciklit të reflektimeve mbi aglomerimin urban në Shqipëri dhe Ballkan, me fokus në qytetet bregdetare që po përjetojnë presione të reja zhvillimi.  

Monday, June 30, 2025

The EU Growth Plan for the Western Balkans: Between Economic Opportunity and Political Test

 


By: Luiza Hoxhaj

In a turbulent period for Europe, the European Union's Growth Plan for the Western Balkans emerges as a long-awaited intervention, aiming to reinvigorate a stalled enlargement process and to restore faith in the region’s European path. More than a financial aid package, this plan is a reality check for the EU’s foreign policy and a test of the region’s political will to undertake the deep and necessary reforms.

At the heart of the plan lies the idea of partial and accelerated integration into the EU’s single market, offering access to areas such as transport, energy, digital trade, and services—before full membership is realized. This innovative model seeks to overcome enlargement fatigue and provide concrete benefits to citizens and businesses, while also increasing positive pressure for reform.

Financial support is closely tied to progress in reforms, especially in the rule of law, judicial independence, public administration efficiency, and anti-corruption efforts. It comes with strong conditionality and strict monitoring mechanisms to ensure effective and fair use of funds.

Economically, the Growth Plan offers a real opportunity to transform the economic structures of Western Balkan countries, which have long struggled with low productivity, limited investment, and dependency on remittances or foreign aid. Closer access to the EU market could stimulate foreign direct investment (FDI) and attract European companies seeking alternative, closer, and more stable locations—a process known as nearshoring.

Moreover, embracing the green and digital agendas would place the region on a more long-term development trajectory, aligned with the EU’s own new strategic priorities.

However, the plan faces major challenges. First, while welcomed, the available funds are significantly lower than those received by EU member states in Eastern Europe. This may weaken the plan’s incentive effect and fuel perceptions of unequal treatment in the region.

Second, the implementation of reforms requires institutional capacities that are not guaranteed in many Western Balkan countries. The past two decades have shown that political will is often inconsistent, while institutions remain fragile and subject to political interference. There is a risk that reforms will be superficial—implemented formally only to gain access to funds.

Another risk is the over-technocratization of the process, turning the plan into a matter for experts and bureaucrats rather than a shared political project that inspires society.

For the Growth Plan to succeed, it must be backed by sincere commitment from political leaders in the region, but just as importantly, by the engagement of civil society and other non-governmental actors. Only if citizens witness concrete improvements in their daily lives—higher standards, visible anti-corruption results, and broader inclusion in decision-making—can this plan create a positive momentum for sustainable transformation.

For Albania, the Growth Plan represents an extraordinary opportunity to accelerate the reform of its economic model and to strengthen its ties with the EU. Albania finds itself at a critical juncture: it has formally opened accession negotiations; is experiencing increased investment in tourism and energy; and urgently needs reforms in justice, public administration, and local governance.

If Albania succeeds in structuring a clear, measurable, and inclusive reform agenda—developed jointly with local and international stakeholders—it can position itself as one of the most active beneficiaries of this plan. This requires stronger coordination between central and local government, greater transparency in the use of funds, and broader involvement of universities, businesses, and civil society organizations.

But if this new window of opportunity is not seized, Albania risks falling into yet another cycle of unfulfilled promises and prolonged expectations.

The Growth Plan is more than a development initiative: it is a political and strategic offer from the EU to prevent fragmentation and to turn enlargement into a success story. But its success will not be measured by the number of documents approved, but by the changes citizens feel in their lives: more opportunities, less corruption, stronger institutions, and a real sense that Europe is not just a distant promise, but a concrete project happening now.

Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Midis mundësisë ekonomike dhe testit politik



Nga: Luiza Hoxhaj

Në një periudhë të trazuashme për Evropën, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor paraqitet si një ndërhyrje e shumëpritur, që synon të rigjallërojë një proces zgjerimi të ngecur dhe të rikthejë besimin tek rruga europiane e rajonit. Më shumë se një paketë ndihmash, ky plan është një test realiteti për politikën e jashtme të BE-së dhe për vullnetin e vendeve të rajonit për të ndërmarrë reformat e thella dhe të domosdoshme.

Në thelb të planit qëndron ideja e integrimit të pjesshëm dhe të përshpejtuar në tregun e përbashkët të BE-së, duke ofruar akses në fusha si transporti, energjia, tregtia digjitale apo shërbimet, para se të realizohet anëtarësimi i plotë. Ky model inovativ synon të tejkalojë lodhjen e ndërsjellë të zgjerimit dhe të japë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset, duke rritur njëkohësisht presionin pozitiv për reforma.

Mbështetja financiare është e lidhur ngushtë me përparimin e reformave, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit, efikasitetit të administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit. Ajo vjen me kushtëzime të forta dhe me mekanizma kontrolli të rreptë, që synojnë të garantojnë përdorim efektiv dhe të drejtë të fondeve.

Në planin ekonomik, Plani i Rritjes ofron një mundësi reale për të transformuar strukturën ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat prej vitesh përballen me ngadalësi të produktivitetit, investime të pakta dhe varësi nga remitancat apo ndihmat e huaja. Qasja më e afërt me tregun e BE-së mund të nxisë investime direkte të huaja (FDI) dhe të tërheqë kompanitë europiane që kërkojnë vendndodhje alternative më pranë dhe më të qëndrueshme – një proces i njohur si nearshoring.

Për më tepër, përqafimi i axhendave të gjelbra dhe digjitale do të vendoste vendet e rajonit në një trajektore më afatgjatë zhvillimi, në përputhje me prioritetet e reja strategjike të vetë BE-së.

Megjithatë, ky plan përballet me sfida të mëdha. Së pari, fondet që ofrohen – ndonëse të mirëpritura – janë dukshëm më të ulëta se ato që marrin vendet anëtare të BE-së në Evropën Lindore. Kjo mund të dobësojë efektin stimulues dhe të shtojë ndjesinë e trajtimit të pabarabartë në rajon.

Së dyti, zbatimi i reformave kërkon kapacitete institucionale që nuk janë të garantuara në shumë prej vendeve të Ballkanit. Historia e dy dekadave të fundit ka treguar se vullneti politik është shpesh i luhatshëm, ndërsa institucionet – të brishta dhe të ndikuara nga ndërhyrjet politike. Ka rrezik që reformat të mbeten sipërfaqësore, duke u zbatuar në mënyrë formale vetëm për të përfituar fonde.

Një tjetër rrezik është mbi-teknokratizimi i procesit, duke e kthyer planin në një çështje të ekspertëve dhe burokratëve, dhe jo në një projekt politik të përbashkët që frymëzon shoqërinë.

Për të pasur sukses, Plani i Rritjes duhet të mbështetet në angazhim të sinqertë të liderëve politikë në rajon, por po aq rëndësi ka angazhimi i shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë joqeveritarë. Vetëm nëse qytetarët shohin përmirësime konkrete në jetën e përditshme, rritje të standardeve, ndëshkim të korrupsionit dhe përfshirje më të gjerë në vendimmarrje, ky plan mund të krijojë një moment pozitiv për transformim të qëndrueshëm.

Për Shqipërinë, Plani i Rritjes përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të përshpejtuar reformimin e modelit ekonomik dhe për të forcuar lidhjen e saj me BE-në. Shqipëria ndodhet në një moment ku: ka nisur formalisht negociatat për anëtarësim; po përjeton një rritje të investimeve në turizëm dhe energji; ka nevojë urgjente për reforma në drejtësi, administratë publike dhe qeverisje vendore.

Nëse Shqipëria arrin të strukturojë një agjendë reformash të qarta, të matshme dhe të përbashkëta me aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë, ajo mund të pozicionohet si një nga përfituesit më aktivë të këtij plani. Kjo kërkon më shumë lidhje midis politikës qendrore dhe asaj lokale, më shumë transparencë në përdorimin e fondeve, dhe përfshirje më të gjerë të universiteteve, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Por nëse kjo dritare e re mundësie nuk shfrytëzohet, Shqipëria rrezikon të ngecë në një tjetër cikël premtimesh të pambajtura dhe pritjesh të zgjatura.

Plani i Rritjes është më shumë sesa një iniciativë zhvillimore: ai është një ofertë politike dhe strategjike nga BE, për të shmangur fragmentimin dhe për të kthyer zgjerimin në një histori suksesi. Por suksesi i tij nuk do të matet me numrin e dokumenteve të miratuara, por me ndryshimet që qytetarët e rajonit do të ndiejnë në jetën e tyre: më shumë mundësi, më pak korrupsion, institucione më të forta dhe një ndjenjë reale se Evropa nuk është vetëm një premtim i largët, por një projekt konkret që po ndodh tani.

Sunday, June 29, 2025

When Albania Is Absent from the Table It’s Meant to Lead

The Case of EUSAIR Pillar 4 and Albania’s Absence in Georgioupolis

By: Luiza Hoxhaj

📍 Published on: www.detipafund.com

🟦 Editorial Note for International Readers

As Albania aspires to play an active role in regional and European processes—especially in areas like sustainable tourism, cultural heritage, and green development—its absence from key policy-making spaces should raise concern. This reflection is based on my long-term observation of the Adriatic-Ionian Strategy (EUSAIR), particularly from its early programming years. It is not a critique for its own sake, but a call to ensure Albania is not sidelined again in forums where it once fought hard to be taken seriously.

When Albania Is Absent from the Table It’s Meant to Lead

📅 May 3, 2025 – Georgioupolis, Greece.

At the 9th EUSAIR Forum, one of the headline sessions of the event focused on Pillar 4 – Sustainable Tourism, specifically the potential of cultural tourism and the Mediterranean Diet as tools for rural revitalization across the Adriatic-Ionian region. Speakers from Greece, Serbia, Bosnia and Herzegovina, Montenegro, North Macedonia, and the European Commission shared national experiences and initiatives.

But one country was notably missing: Albania.
Despite being the co-coordinator of Pillar 4 alongside Croatia, Albania had no official representation in this strategic session—not at the policy level, nor through technical experts, practitioners, or civil society.

Why This Absence Matters

This is not a matter of protocol or calendar conflicts. It is a missed opportunity for Albania in several crucial areas:

  • The Mediterranean Diet, recognized as UNESCO Intangible Cultural Heritage, is not exclusive to neighboring countries. It is deeply rooted in southern Albania’s culinary traditions—from Labëria to the coast of Vlora, Himara, and Gjirokastra.
  • Cultural Routes such as Iter Vitis, Olive Tree Routes, or the Historic Cafés Route, where Albania could and should play a role, are growing international networks for cultural tourism.
  • Geographical Indications (GIs)—another key topic in the session—offer real potential for Albania’s unique products, from Përmet wine and Himara olives to Gjirokastra’s famous preserves.

These are not just peripheral issues; they are central to building a sustainable, community-based tourism model in Albania—and to ensuring Albania remains an active contributor to the European Green Deal objectives.

Can This Absence Be Justified?

Some may argue that the upcoming local elections on May 11 absorbed the government’s attention. But these forums don’t require only high-level political figures. Technical experts, local leaders, civil society organizations, and professional associations are more than capable of representing Albania in such spaces.

What Do We Lose When We Are Absent?

1.    Our voice in shaping regional and EU policies.

2.    Visibility for Albania’s best practices and cultural richness.

3.    Opportunities for project partnerships and funding.

4.    Credibility as a regional leader and co-coordinator.

A Moment to Reflect

I recall the early programming phase of EUSAIR (2011–2014), when Albanian presence was minimal and often symbolic. It took a major push from actors like the then Minister of Foreign Affairs, regional representatives from Shkodra, and others, to elevate Albania’s presence to a respected, professional level in regional panels. This progress must not be reversed.

EUSAIR is a long-term process, and there is still time to course-correct. This requires:

  • A more robust and inclusive mechanism for representation in strategic international events;
  • Better coordination between national institutions and local actors;
  • A proactive national agenda that recognizes tourism, cultural routes, and agri-food systems as strategic pillars of sustainable development.

If Albania wants to help shape the future of the Adriatic-Ionian region—and not just be shaped by it—it must be present where decisions are made. For that, institutional, technical, and human presence is not optional—it is essential.

🖋Luiza Hoxhaj

🌐 www.detipafund.com

📌 #EUSAIR #SustainableTourism #MediterraneanDiet #CulturalRoutes #AlbaniaInTheRegion #detipafund 

Kur mungon Shqipëria në tryezën ku duhet të udhëheqë

Rasti i Shtyllës së Katërt të EUSAIR dhe mungesa shqiptare në Georgioupolis

Nga: Luiza Hoxhaj

📍 Publikuar në: www.detipafund.com

🟦 Hyrje për lexuesit e blogut

Në një kohë kur Shqipëria aspiron të jetë një aktor i rëndësishëm në politikat rajonale dhe evropiane për turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, mungesa e saj në forume kyçe është më shumë se një detaj i vogël – është një simptomë. Ndaj, kam vendosur të ndaj këtë reflektim, jo për të fajësuar, por për të nxitur një diskutim të nevojshëm: Si mund të bëhemi më të pranishëm dhe më të përgjegjshëm në proceset ku jo vetëm që kemi vend, por edhe rol drejtues?

Kur mungon Shqipëria në tryezën ku duhet të udhëheqë

📅 3 maj 2025, Georgioupolis, Greqi.

Në kuadër të Forumit të 9-të të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), u zhvillua një nga sesionet më të rëndësishme të këtij viti: Shtylla 4 – Turizmi i Qëndrueshëm, me fokus te turizmi kulturor dhe dieta mesdhetare si motorë për zhvillim rural. Folës të nderuar nga Greqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian ndanë praktikat e tyre për ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin turistik dhe gastronomik të zonave të tyre.

Por diçka binte në sy. Shqipëria... mungonte.

Jo vetëm si pjesëmarrëse, por si bashkë-koordinatore zyrtare e kësaj shtylle strategjike së bashku me Kroacinë, nuk pati asnjë përfaqësues në panel. Asnjë zë institucional, teknik apo praktik nga vendi ynë.

Pse është kjo një mungesë që nuk kalon pa pasoja?

Kjo nuk është një çështje e protokollit apo e axhendave diplomatike. Kjo është një mundësi e humbur për Shqipërinë në disa drejtime:

  • Dieta mesdhetare, e njohur si Trashëgimi Botërore nga UNESCO, nuk është vetëm një stil jetese i vendeve fqinje. Ajo është pjesë e gjallë e jetës në jug të Shqipërisë – nga traditat kulinare të Labërisë te zakonet e tavolinës në Vlorë, Himarë e Gjirokastër.
  • Itineraret kulturore si “Iter Vitis” (Rruga e Verës), “Rrugët e Ullirit” apo “Kafenetë Historike”, ku Shqipëria ka çdo potencial të jetë pjesë, po ndërtojnë rrjete bashkëpunimi dhe promovimi ndërkombëtar – pa ne.
  • Indikacionet gjeografike (GIs), për të cilat diskutohej në këtë sesion, janë mënyra të drejtpërdrejta për të mbrojtur dhe promovuar produkte autentike shqiptare si vera e Përmetit, ulliri i Himarës apo glikoja e Gjirokastrës.

Në të gjitha këto, Shqipëria ka jo vetëm histori, por potencial për lidership. Dhe si bashkë-koordinatore e Shtyllës së Katërt, përfaqësimi ynë nuk duhet të jetë rastësor apo fakultativ.

A mund të justifikohet kjo mungesë?

Disa mund të mendojnë se zgjedhjet vendore të 11 majit mund të kenë penguar angazhimin institucional në nivel të lartë. Por sesione si ky nuk kërkojnë domosdoshmërisht ministra – përfaqësues teknikë, ekspertë lokalë, organizata të shoqërisë civile dhe profesionistë të sektorit janë më se të mjaftueshëm për të mbrojtur interesin kombëtar dhe për të ndarë përvojën shqiptare.

Çfarë humbim kur mungojmë?

1.    Zërin në tryezat ku përcaktohet axhenda rajonale dhe evropiane.

2.    Mundësinë për të ndikuar politikat dhe financimet për turizmin e qëndrueshëm.

3.    Promovimin e praktikave pozitive shqiptare në skenën ndërkombëtare.

4.    Rrjetëzimin me projekte dhe partneritete që ndihmojnë komunitetet lokale.

A ka ende kohë për të reflektuar?

Po. EUSAIR është një proces afatgjatë, dhe Shqipëria ka kohë të rikuperojë pozicionin e saj si udhëheqëse dhe jo spektatore. Kjo kërkon:

  • Riorganizim të përfaqësimit në ngjarje strategjike ndërkombëtare;
  • Aktivizimin e komuniteteve dhe ekspertëve në vend, që janë të gatshëm të kontribuojnë;
  • Një plan kombëtar për të shfrytëzuar më mirë mundësitë që ofron EUSAIR në fusha si turizmi rural, gastronomia, dhe trashëgimia kulturore.

Nëse Shqipëria dëshiron të jetë jo thjesht “e përfshirë”, por bashkë-formësuese e së ardhmes së Adriatikut e Jonit, duhet të jetë aty ku merren vendimet. Dhe për këtë, prania jonë – institucionale, teknike dhe njerëzore – është thelbësore.

🖋️ Luiza Hoxhaj

🌐 www.detipafund.com

📌 #EUSAIR #TurizmiIQendrueshem #DietaMesdhetare #TrashëgimiKulturore #ShqipëriaNëRajon