Qoftë personale ose profesionale ne të gjithë dëshirojmë që jeta jonë
të jetë një varg i suksesesh dhe arritjesh. Çdo vendim që marrim ka
për qëllim të na bëjn të rritemi dhe të përmirësojmë gjendjen tonë. Ne
gjithmonë shpresojmë se çdo gjë që ndodh do ta bëjë jetën tonë unike dhe
të veçantë. Por çfarë mund të bëjmë ne që ajo të jetë më e suksesshëme?
Ja disa karakteristika themelore për një jetë të sukseseshme:
Të jesh pozitiv: Çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye, çdo veprim i
ynë pason nga një reagim, duke filluar nga mendimet tona, reagim i cili
mund të ndikojë në një mënyrë pozitive apo negative në ditën tone. Të
menduarit pozitiv është pika e fillimit për të kryer projektin tonë dhe
për t'u ndjere të përmbushur.
Te marrin përgjegjësitë tona: Siç u
përmend më parë, se çfarë ndodh me ne, nëse nuk është absolutisht e
pavarur nga veprimet tona, por është rezultat i asaj që ne bëjmë për
veten. Pra, nuk të fajesojme gjithmonë të tjerët, por duhet të marrim
përgjegjësitë tona.
Të jesh një udhëheqës i mirë: Te jesh një
udhëheqës nuk do të thotë te komandosh të tjerët, por t'i udhëzosh dhe
t;i frymëzosh ata. Por, para se ne bëhemi të tille duhet te shohim me
shumë nga vetja. Eshtë thelbësore që të njohim pasionet dhe limitet tona
.
Të mos ndalemi nga frika: Frika na shoqëron në çdo fazë të
jetës sonë dhe është pjesë e qenies njerëzore. Të përballemi me frikën
tone na lejon të kapërcejme limitet tona dhe ti shohim gjërat nga një
pikëveshtrim i ri. Pra ka rendesi të mësuarit për të menaxhuar
ndryshimin.
Kurrë mos resht së mësuari: Të mësuarit eshte nje
mjet për tu rritur. Është e rëndësishme që të jesh kurioz dhe të mësosh
nga sa më shumë burime, qe të jetë e mundur, qofshin ato njerëz,
situata, apo libra.
Te mësojme si të humbim : deshtimet janë një
mësim i rëndësishëm, që na lejone që të rritemi dhe të kuptojme se ku
ne mund të përmirësohemi. Ai nuk duhet të shihet si një dështim absolut.
Cila është ideja juaj e suksesit? Ploteso me komentin tend.