Search This Blog

Showing posts with label Lexime. Show all posts
Showing posts with label Lexime. Show all posts

Sunday, February 28, 2016

A must-read book - Një libër që duhet lexuar: “Ese dhe etyde filozofike estetike”

Three weeks before, immersed in reading the latest work of Prof. Alfred Uci, one of the pillars of the Albanian society (estimated by the great Dritëro Agolli) was a "beautiful escape" from the gloom of reality. I thoroughly enjoyed the 451 pages of his book: "Essays and Essays on Philosophical Aesthetics", a summary of the studies of the last years of Prof. Ucit. The aesthetic style stands out in them, which makes them attractive and interesting not only for specialists in the field, but also for other readers interested in the topics, such as my work. In the studies presented in the book Prof. Uci analyzes masterpieces of world literature from antiquity to the present day.

In his studies, chosen not by chance or out of necessity for pure theoretical reasons, but based on the experience of the complex development of culture over the centuries, Prof. analyzes the masterpieces of arts and aesthetics, not as distant or forgotten, but emphasizing them universal values ​​and distinguishing from them the noble messages, which prove enlightening truths even for our time. His surprising parallelisms allow you to meditate and draw the necessary lessons from him.

"Taken by the hand", by the Professor, through this work, I brought you back to Shakespeare (reading "Timon", "Sebelini" and "Measure by Measure", translated by Kristaq Traja), I brought you back to Dante Alighieri (through the complete cycle in Italian of the "Divine Comedy", with relevant comments and evaluations by prominent personalities of our time, including Umberto Eco). Despite the magic I felt when I read them for the first time, I can say without a doubt that I experienced a special pleasure and gained a deeper understanding of them. It could not be left out of Prof.'s analysis. Uchit Cervantesi with Don Quixote of Mancha, Dostoevsky, etc.
Then the journey continues with prominent personalities of Albanian literature and thought such as: De Rada, Naim Frashëri, Noli, Migjeni, Fishta, Dritero Agolli, Kadare and Rexhep Qose, whom Prof. Uçi calls it "a heavy stone in the studies of Albanian literature. I will start reading them again with Arka e Djallit t Agolli.

The pleasant feeling and the ease with which I accompanied the reading of this book and the re-reading of the authors I mentioned, prompted by the author's point of view, for me is the same as the feeling that reading the work of Prof. Progress Kabos: "Epistles-Anthropology of spirit".

We are lucky to have such contemporaries! Do not leave them unread. Reading them enlightens, enlightens and ennobles you.


Tre jave më pare e zhytur në leximin e veprës më të fundit të Prof. Alfred Uci, një nga kolonat e shoqërisë shqiptare (vlerësim, të cilin ja ka bërë i madhi Dritëro Agolli)  ishin një “arratisje e bukur” nga zymtësia e realitetit.  I shijova në maksimum 451 faqet e librit të tij: “Ese dhe etyde filozofike estetike”, një përmbledhje  e studimeve të viteve të fundit të Prof. Ucit. Në to spikat stili estetik, që i bën ato tërheqëse dhe interesante jo vetëm për specialist të fushës, por edhe për lexues të tjerë të interesuar për temat, si puna ime. Në studimet e prezantuara në libër  Prof. Uci analizon kryevepra të letërsisë botërore nga antikiteti  e deri në ditët e sotme.
 
Studimeve të tij, të zgjedhura jo rastësisht apo për nevoja për arsyetime të kulluara teorike, por mbështetur në përvojën e zhvillimit të ndërlikuar të kulturës në shekuj Prof i analizon kryeveprat e arteve dhe estetikës, jo si të largëta apo të harruara por duke theksuar tek to vlerat universale dhe duke vecuar prej tyre mesazhet fisnike, që dëshmojnë të vërteta ndricuese edhe për kohën tonë. Paralelizmat befasues të tij të lejojnë të meditosh dhe ti nxjerrësh vet mësimet e nevojëshme prej tij.

E “marrë për dore”, prej Profesorit, nëpërmjetë kësaj vepre,  ju riktheva Shekspirit (duke lexuar “Timonin”,” Sebelinin” dhe “Masë për masë”, të përkthyera nga Kristaq Traja), ju riktheva Dante Alighierit (nëpërmjetë ciklit të plotë në italisht të “Komedisë Hyjnore”, me komentet dhe vleresimet përkatëse nga personalitete të shquar të kohës sonë, midis të cilëve Umberto Eco). Pavarësisht magjisë, që kam ndjerë kur i kam lexuar për herë të parë, mund të them pa mëdyshje se provova një kënaqesi të vecantë dhe pata një kuptim më të thellë të tyre. Nuk mund të mbetej jashtë analizës së Prof. Uçit Servantesi me Don Kishotin e Mançës, Dostojevski etj.
Më mbas udhëtimi vazhdon me personalitete të shquar të letërsisë dhe mendimit shqiptar si:  De Rada, Naim Frashëri, Noli, Migjeni, Fishta, Dritero Agolli, Kadare dhe Rexhep Qose, të cilin Prof. Uçi e quan "një gurë të rëndë në studimet e letërsisë shqiptare. Leximin e tyre do ta rifilloj me Arkën e Djallit të Agollit.

Ndjesia e këndëshme dhe lehtësia me të cilin e shoqërova leximin e këtij libri dhe rileximin a autorëve që përmenda, e nxitur nga këndvështrimi i autorit, për mua është e njëjtë me atë ndjesi që më ka shkaktuar leximi i veprës së Prof. Përparim Kabos: “Epistolate-Antropologjia e frymës”.

Jemi me fatë që kemi bashkëkohës të tillë! Mos i lini pa lexuar. Leximi i tyre të iluminon, të mencuron dhe te fisnikeron.

Friday, August 9, 2013

Kam lexuar librin "Trazuar " te autorit Ergys Allushi

Sapo mbarova se lexuari librin e gazetarit vlonjate Ergys Alushi "Trazuar". E cmoj kete si nje kontribut me vlere jo vetem lokale (per shkak te trajtimit te problematikave te Vlores) por me vlere kombetare. Analizat, faktet, kujtesa deshmojne per sensin dhe vleren e lirise, te meshiruara tek autori dhe te prezantuara ne vepren e tij. Nje perpjekje per te ushtruar te drejten per lirine e informacionit. Ne linje te pergjitheshme autori aludon per mundesin e qytetareve, per pasoje te gazetareve dhe te mediave, per te manifestuar mendimin e tyre pa kondicionime, manipulime dhe censure. Nga faktet qe prezantohen ne liber, te cilat te gjithe i dime, por jo te gjithe kemi guximin ti themi me ze te larte del qarte qe tek ne ka nje anomali deri me sot te pazgjidhur, ka nje deficit lirie, te cilen kurajoz si Ergysi e kapercejne.Disa nga editorialet e prezantuara ne liber sipas meje kane vlere kulturore dhe historike. Nisur  nga ku fakt mendoj se eshte e domsodoshme te kapercehen perpjekjet per klientelizem apo kapercimi i konfliktit te interesit . Ergysi e ben kete. Duhet ta bejne edhe te tjeret. Nevojitet te ristabilizohen rregullat dhe parimet e demokracise, trasparences, pluralizmit dhe lirise se medias. Nevojitet nje ligj i ri, por mbi te gjitha nevojitet integritet dhe profesionalizem. Suksese Ergys!

Wednesday, December 15, 2010

Kam lexuar: Zhvillimi si liri; Ho letto: Lo sviluppo è libertà (Amartya Sen)

"Zhvillimi si Liri"
Perse nuk ka rritje pa demokraci?
Cfare duhet te kuptojme sot me zhvillim? Progresin ekonomik? Shtimin e te ardhurave te individeve? Rritjen e prodhimit te brendeshem kombetar? Industrializimin e vendit? Modernizimin e nje shoqerie? Keto jane pyetjet qe shtron Amartya Sen ne librin e tij te titulluar: "Zhvillimi si liri".
Sen eshte nje ekonomist dhe filozof moral indian.
Zhvillimi -mbeshtet Amartya Sen , cmimi Nobel 1998 ne ekonomi-, duhet te jete kuptuar si nje proces i ekspansionit te lirive reale, te cilat i gezojne qeniet njerezore. Ne kete perspektive, te gjitha arritjet ne sferen private si ne ate publike dhe politike, jane vetem mjete per te arritur cfaredo forme te lirise, e cila mbetet ne te njejten kohe qellimi primar dhe mjeti themelor per te pervijuar zhvillimin.
Per pasoje sfida e zhvillimit konsiston ne eleminimin e te gjitha tipeve te “mungeses se lirise", e cila i kufizon ose i mohon njeriut mundesite dhe aftesine e te reaguarit sipas aresyes dhe te ndertuarit te jetes qe preferon: midis te cilave rendisim urine dhe mjerimin material pervec tiranise, pamundesine ekonomike ashtu si dhe intolerancen apo represionin, moszhvillimin jo me pak se sa autotarizmin e klasave drejtuese. Per te provuar tezen e tij Sen nuk bazohet vetem tek filozofia politike, ne etiken dhe ne shkencen ekonomike, por pershkruan gjithashtu edhe nje harte te pasur me shembuj te marre nga historia ose nga kuadri aktual gjeopolitik dhe ekonomik boteror. Nga Afrika tek Azia apo tek Europa, ku skenari perfshin ashtu si shume vende te ashtuquajtura te zhvilluara, te cilat pavaresisht zhvillimit, vuajne nga dhunimi i te drejtave elemnetare qe prekin personat dhe kercenojne ambjenitn. Rruga e zhvillimit eshte e shpejte dhe efikase pikerisht ne keto shtete te cilat, pavaresisht nga varferia dhe prapambejtja ekonimike kane ditur te aplikojne nderkohe programe te gjera te nderhyrjes sociale sic jane fushatat e alfabetizimit ose planet e asistences shendetesore. Ky liber i destinuar te behet nje pike referimi ne historine e mendimit ekonomik, demostron, me analiza rigoroze dhe origjinale se si zhvillimi ne kuptimin e tij me te gjere nuk mund te jete antagonist me lirine, perkundrazi ai konsiston pikerisht ne rritjen e saj. Ne liber ai spiegon ne menyre diskorsive perafrimin qe ai ka shpendare ne temen e “zhvillimit’ te popujve qofshin te varfer apo te pasur. Sen tenton ti rijap liberalizmit domethneien e tij me njerezore, me te vertete: sipas tij : zhvillimi nuk eshte vetem rritja ekonomike, por edhe ajo.
Eshte tersia e gjithe ketyre faktoreve qe kontribuojne ne lulezimin, ne realizimin e jeteve vertet njerezore, aresimimi, kushtet e grave, shendeti etj. Rastet e ndryshme ne kete liber jane analizuar ne menyre shume te qarte dhe te kuptueshme.

"Lo sviluppo è libertà"
Perché non c'è crescita senza democrazia di Amartya Sen
Sen è un economista e filosofo morale indiano.
Che cosa dobbiamo intendere oggi per sviluppo ? Il progresso economico ? L'aumento dei redditi di un individuo ? La crescita del prodotto nazionale lordo ? L'industrializzazione di un paese ? La modernizzazione di una società ? Lo sviluppo, sostiene Amartya Sen, premio Nobel 1998 per l'economia, deve essere inteso come un processo di espansione delle libertà reali di cui godono gli esseri umani. In tale prospettiva, tutte le conquiste, nella sfera privata come in quella pubblica e politica, sono soltanto mezzi per accrescere qualsiasi forma di libertà, che rimane, allo stesso tempo, il fine primario e il mezzo principale per conseguire lo sviluppo. Di conseguenza la sfida dello sviluppo consiste nell'eliminare i vari tipi di "illibertà" che limitano o negano all'uomo l'opportunità e la capacità di agire secondo ragione e di costruire la vita che preferisce: tra essi vanno perciò annoverati la fame e la miseria materiale al pari della tirannia, la precarietà economica così come l'intolleranza o la repressione, il sottosviluppo non meno dell'autoritarismo delle classi dirigenti. Per provare la sua tesi, Sen non attinge solo alla filosofia politica, all'etica e alla scienza economica, ma delinea anche una ricca mappa di esempi tratti dalla storia o dall'attuale quadro geopolitico ed economico mondiale. Dall'Africa all'Asia all'Europa, questo scenario rivela come molti dei paesi cosiddetti ricchi, nonostante l'opulenza, soffrano della violazione di diritti elementari che toccano la persona e minacciano l'ambiente. E che la via dello sviluppo si è rivelata più rapida ed efficace proprio in quegli stati che, nonostante la povertà e l'arretratezza economica, hanno saputo varare per tempo vasti programmi di interventi sociali come campagne di alfabetizzazione o piani di assistenza sanitaria. Questo libro, destinato a diventare un punto di riferimento nella storia del pensiero economico, dimostra, con analisi rigorose e originali, come lo sviluppo, nella sua concezione più ampia, non può essere antagonistico alla libertà, ma anzi consiste proprio nella sua crescita.
Nel libro spiega in modo discorsivo l'approccio che egli ha elaborato al tema dello "sviluppo" dei popoli, sia poveri che ricchi. Sen tenta di ridare al liberalismo il suo significato più umano, più vero: lo sviluppo non è solo la crescita economica, ma è anche questa. E' l'insieme di tutti i fattori che contribuiscono alla fioritura, alla realizzazione di vite veramente umane, l'istruzione, la condizione delle donne, la salute, ecc. I vari casi sono analizzati in modo assai chiaro e convincente.

Luiza Hoxhaj
15.12.2010

Tuesday, May 5, 2009

Kam lexuar, Hannah Arendt, Çfarë është politika?- Ho letto, Hannah Arendt, Che cos'e' la politica?.

Hannah Arendt, çfarë është politika? Biblioteka Einaudi, Torino, 2006, redaktuar nga Ursula Lutz.

Shënime. Botim i redaktuar nga Ursula Lutz i shënimeve të "Hyrje në politikë", i filluar në vitet 1950 dhe nuk u përfundua kurrë nga Hannah Arendt.

 
1. Çfarë është politika? Kontrasti midis vizionit filozofik konvencional të politikës, i cili është kryesisht i interesuar për afinitetin midis individëve (që i përkasin një grupi, shembull i "familjes") dhe e sheh politikën si një veprimtari "natyrore" të njerezve (" ’zoon politicon’ Aristotelian"), krahasuar ndaj një vizioni të politikës që interesohet për diversitetin (“pluralitetin”) e individëve, pra për marrëdhëniet mes njerezve. Në këtë këndvështrim të fundit, politika organizon 'a priori' në këndvështrimin absolutisht të ndryshem te një barazie 'relative' dhe për t'i dalluar ato nga 'relativisht' të ndryshmet.

 2. Hyrje në politikë I. Paragjykimet për politikën (për shembull, ideja se politika është një rrjet gënjeshtrash dhe mashtrimesh të prodhuara nga interesa të vogla[...]) është e përhapur dhe nga ana tjetër përbën një faktor politik në demokracitë moderne. Paragjykimet janë racionale në një nivel individual, sepse ato e lejojnë dikë të gjykojë shpejt pa pasur nevojë të kalojë një proces të gjatë dhe të shtrenjtë gjykimi (d.m.th. të vlerësimit të situatave në bazë të kritereve të gjykimit të paracaktuara ose, kur këto kritere nuk janë të disponueshme, të gjykimit të pastër - e cila nga ana tjetër do të çojë në krijimin e një precedenti për përcaktimin e kritereve të reja të gjykimit). Nga ana tjetër, politika duhet të bazojë veprimet e saj në "kriteret e gjykimit politik". Në fakt, kur paragjykimi bëhet kriter i gjykimit politik (në formën më të sofistikuar të ideologjisë ose thjesht në formën e paragjykimit aktual), pra gjykimi i atyre që ushtrojnë politikë, atëherë sfera e politikës (si organizim i pluraliteti i njerezve ) tenton të tkurret dhe në raste ekstreme (ideologjitë diktatoriale) të zhduket. Paragjykimi ndaj politikës çon në diktaturë. Megjithatë, paragjykimet jo vetëm që janë një faktor politik i pashmangshëm, por ato bazohen domosdoshmërisht në faktin se “pushteti korrupton”. Edhe mbivlerësimi i rrezikut të korrupsionit që sjell pushteti mund të përcaktojë fundin e politikës pluraliste, nëse tek individët mbizotëron dëshira për t'u përjashtuar nga e drejta për të vepruar për të mbetur të lirë nga korrupsioni i pushtetit.
Prandaj, politika në demokracitë moderne duhet të merret me ekuilibrin midis nevojës për veprim politik nëpërmjet ushtrimit të pushtetit, për të mbrojtur pluralitetin e individëve dhe rrezikut që ata që veprojnë të korruptohen nga ky pushtet. Aftësia e politikës për të gjetur një ekuilibër midis veprimit politik dhe rrezikut të korrupsionit varet nga sjellja e individëve por edhe nga institucionet që ata vendosin të krijojnë.

 
3. Hyrje në politikë II. Kuptimi i politikës është liria. Liria kuptohet, në kuptimin klasik (grek), si garanci e lirisë së individëve për t'u angazhuar në politikë. Liria kuptohet, gjithashtu, në kuptimin paraklasik ose modern (për shembull, kantian) për të ndërmarrë një kurs të ri. Në kontrast me kuptimin e politikës në regjimet totalitare që tenton të përfshijë të gjithë jetën e individëve dhe, veçanërisht në rastin e ideologjisë materialiste, të anulojë lirinë e individëve për të ndërmarrë në lidhje me afirmimin e determinizmit historik.

Analiza e gjenezës së vizionit modern të kuptimit të politikës, duke u nisur nga Greqia paraklasike (homerike). Në Greqinë paraklasike, kuptimi i politikës lidhet me lirinë për të nisur një kurs të ri, duke rrezikuar jetën (dhe gjendjen e jo-skllavërisë). Në traditën klasike, kursi i ri i filluar në periudhën e rrëfyer nga Homeri është hapësira politike (e organizuar) që materializohet në polisin grek dhe e cila është në kontrast me hapësirën publike (e paorganizuar, në të cilën ushtrohet dhuna) e cila është e e huaj per vetë polisin. Në hapësirën e organizuar të polisit, politika merr kuptimin e garantimit të lirisë për t'u angazhuar në politikë (të gjithë njerezve në gjendje jo skllav). Liria akademike si synim i politikës është evoluimi i këtij vizioni të kuptimit të politikës, të prezantuar nga Platoni. Në këtë vizion, i cili e karakterizon mendimin perëndimor në një mënyrë të qëndrueshme (mendoni vlerën e pavarësisë së institucioneve universitare), politika - që ka të bëjë me mbrojtjen e jetës - ndahet nga filozofia (nga mendimi akademik, në një kuptim të përgjithshëm). Është gjithashtu një ndarje shoqërore ndërmjet objekteve-subjekteve të shumta të politikës dhe atyre pak (akademikëve) që kërkojnë kritere filozofike për t'iu përgjigjur problemeve të botës në drejtim të kërkimit të së vërtetës (qëllimit më të lartë). Kjo situatë sociale çon në kundërshtim dhe mosbesim të ndërsjellë midis burrave - pra, politikanët në polis - dhe filozofët (një nga ngjarjet emblematike të të cilëve është gjyqi i Sokratit).

Me afirmimin e krishterimit, jemi dëshmitarë të një zgjerimi të kuptimit të politikës si liri nga politika: jo më vetëm liri akademike, por edhe liri fetare nga politika. Megjithatë, ndarja midis politikës (e cila merret me jetën e njerëzve) dhe fesë është në një farë kuptimi e papajtueshme me mesazhin themelor të krishterimit, që është dashuria për të tjerët, dhe me praktikën e prozelitizmit që, në kundërshtim me filozofinë klasike greke nënkupton se feja (dhe liria fetare) ushtrohet nga shumë e jo nga pak. Prandaj, me kalimin e kohës krijohet një hapësirë ​​publike e krishterë, mesazhi i krishterë nga të qenit thjesht fetar (për nga natyra e tij) bëhet politik, që ka të bëjë me marrëdhëniet midis njerëzve në tokë, si dhe me aspekte transhendente. Ky fenomen shpjegon procesin e politizimit të hapësirës publike të krishterë. Politika mirëpritet nga të krishterët si një mjet për të arritur qëllimet superiore që manifeston krishterimi (Shën Agustini). Dhe anasjelltas: politika ndikohet gjithnjë e më shumë gjatë shekujve nga feja, deri në bashkimin - jo pa luftë - të fuqisë kohore dhe fetare). Megjithatë, gjatë shekujve, marrëdhënia midis politikës (si ushtrim i pushtetit shtetëror) dhe hapësirës publike të krishterë nuk ka qenë kurrë pa paqartësi. Marrëdhënia midis këtyre dy dimensioneve mund të jetë më e sistematizuar (por duhet të presim shekullin e 20-të dhe doktrinën sociale të Kishës Katolike) në aspektin e subsidiaritetit: kuptimi i politikës bëhet ai i lirimit të burimeve (në një kuptim të gjerë) që mund të përdoret për të zhvilluar veprim social në hapësirën publike të krishterë. Ndikimi i krishterimit, si një evolucion i filozofisë klasike greke, ka çuar në një tension midis dy vizioneve pjesërisht të kundërta: nga njëra anë, vizionit politik më tradicional si një "funksion" i garantimit të lirisë së individëve (dhe të shoqërisë në e përgjithshme) nga abuzimi me pushtetin shtetëror (d.m.th. dhuna në jetën e individëve); nga ana tjetër, vizioni - relativisht më modern - i politikës si kontroll i pushtetit (d.m.th. i monopolit të dhunës) nga njerëzit. Në fund të këtij rrugëtimi të gjatë historik të mendimit perëndimor, është e mundur të identifikohet kuptimi i politikës (të brendshme të shteteve) në mbrojtjen e lirisë personale të individëve. Në këtë kuptim, kriteri i gjykimit politik lidhet me vlerësimin krahasues të mjeteve për të arritur një qëllim të jashtëm të vetë politikës (jetës dhe lirisë individuale).

Zgjidhja e problemit të kuptimit të politikës së brendshme brenda shteteve nuk e shter problemin e kuptimit të politikës (të jashtme). Fuqia (aftësia për të ushtruar dhunë) e shteteve moderne është bërë e madhe, me marrjen e mjeteve të mëdha shkatërruese (armët bërthamore). Këto instrumente janë evolucioni i fuqisë ushtarake të epokës paraatomike e cila ishte funksionale për ushtrimin e politikës së jashtme (von Clausewitz). Megjithatë, krahasuar me instrumentet ushtarake të së kaluarës, armët atomike, me aftësinë e tyre për të asgjësuar të gjithë planetin dhe varësinë e tyre nga ushtrimi i pushtetit, shtrojnë pyetje të reja për kuptimin e politikës në epokën bashkëkohore.

Cili është kuptimi i politikës (të huaj) në një epokë në të cilën dhuna e luftës mund të asgjësojë të gjithë planetin, dhe për rrjedhojë edhe ata që ushtrojnë (së pari) një dhunë të tillë? Objektivi i mbrojtjes së jetës së individëve brenda një shteti duket paradoksalisht i vënë në pikëpyetje pikërisht nga instrumentet ushtarake që duhet të mbështesin politikën e jashtme të shtetit. Në veçanti, në epokën atomike, fuqia e luftës nuk mund të mbështesë më veprimin e politikës së jashtme, sepse (nëse kundërshtari ka të njëjtin fuqi) nuk ka mundësi për përshkallëzim ushtarak [shih krizën e raketave Kubane]. Lufta (totale) atomike  merr të njëjtin funksion si totalitarizmi brenda shtetit, duke thithur gjithë jetën e individëve në politizimin (në këtë rast politikën e jashtme).

 

Hannah Arendt, che cos'e' la politica?. biblioteca Einaudi, Torino, 2006, a cura di Ursula Lutz.

 

Appunti. Edizione curata da Ursula Lutz degli appunti dell'Introduzione alla Politica, iniziato negli anni '50 e mai completato da Hannah Arendt.

1. Che cos'è la politica? Contrasto tra la visione filosofica convenzionale della politica che si interessa principalmente dell'affinità tra individui (l'appartenenza ad un gruppo, esempio della "famiglia") e vede la politica come attività "naturale" degli uomini ("zoon politicon" aristotelico), rispetto ad una visione della politica che si interessa della diversità ("pluralità") degli individui, cioè del rapporto tra gli uomini. In quest'ultima prospettiva, la politica organizza 'a priori' gli assolutamente diversi in vista di una uguaglianza 'relativa', e per distinguerli dai 'relativamente' diversi.

2. Introduzione alla politica I. Il pregiudizio sulla politica (per esempio, l'idea che la politica sia una trama di menzogne e inganni prodotta da interessi meschini[...]) è diffuso e costituisce a sua volta un fattore politico nelle moderne democrazie. I pregiudizi sono razionali sul piano individuale perché consentono di giudicare in fretta senza dover attraversare un processo lungo e costoso di giudizio (ossia di valutazione delle situazioni sulla base di criteri di giudizio predeterminati o, quando questi criteri non siano disponibili, di discernimento puro - che a sua volta condurrà a costituire precedente per la definizione di nuovi criteri di giudizio). La politica invece deve basare il proprio agire su "criteri di giudizio politico". Infatti, quando il pregiudizio diventa criterio di giudizio politico (nella forma più sofisticata di ideologia o, semplicemente, nella forma di pregiudizio vero e proprio), ossia giudizio di chi fa politica, allora l'ambito della politica (come organizzazione della pluralità degli uomini) tende a restringersi e nei casi limite (ideologie dittatoriali) a scomparire. Il pregiudizio contro la politica conduce alla dittatura. Tuttavia, non solo il pregiudizio è fattore politico ineliminabile ma esso si fonda necessariamente sul fatto che il "potere corrompe". Anche la sopravvalutazione del rischio della corruzione che il potere comporta può determinare la fine della politica pluralista, qualora prevalga negli individui la voglia di essere esentati dalla facoltà di agire per poter rimanere scevri dalla corruzione del potere.

La politica nelle moderne democrazie si deve quindi occupare dell'equilibrio tra la necessità dell'agire politico tramite l'esercizio del potere, per salvaguardare la pluralità degli individui, e il rischio che chi agisce sia corrotto da tale potere. La capacità della politica di trovare un equilibrio tra agire politico e rischio di corruzione dipende dai comportamenti dei singoli ma anche dalle isituzioni che questi decidono di darsi.

3. Introduzione alla politica II. Il senso della politica è la libertà. La libertà intesa, nel senso classico (greco), come garanzia della libertà degli individui di fare politica. Libertà intesa, anche, nel senso pre-classico o moderno (per esempio, kantiano) di intraprendere un nuovo corso. Contrapposizione al senso della politica nei regimi totalitari che tende ad inglobare l'intera vita degli individui e, soprattutto nel caso dell'ideologia di stampo materialista, ad annullare la libertà di intraprendere degli individui in relazione all'affermazione del determinismo storico.

Analisi della genesi della visione moderna del senso della politica, a partire dalla Grecia pre-classica (omerica). Nella Grecia pre-classica, il senso della politica è legato alla libertà di iniziare un nuovo corso, rischiando la propria vita (e condizione non schiavile). Nella tradizione classica, il nuovo corso iniziato nel periodo raccontato da Omero è lo spazio politico (organizzato) che si materializza nella polis greca e che è contrapposto allo spazio pubblico (non organizzato, nel quale si esercita cioé la violenza) che è esterno alla polis stessa. Nello spazio organizzato della polis, la politica assume il senso di garantire la libertà di fare politica (a tutti i maschi in condizione non schiavile). La libertà accademica come fine della politica è l'evoluzione di questa visione del senso della politica, introdotta da Platone. In questa visione, che caratterizza in maniera duratura in pensiero occidentale (si pensi al valore dell'indipendenza delle istituzioni universitarie), la politica - relativa alla tutela della vita - viene a separarsi dalla filosofia (dal pensiero accademico, in senso generale). Si tratta di una separazione anche sociale tra i molti oggetto-soggetto della politica e i pochi (gli accademici) che ricercano criteri filosofici per rispondere ai problemi del mondo in termini di ricerca della verità (fine superiore). Questa sociale porta ad una contrapposizione e una diffidenza reciproca tra uomini - cioè politici nella polis - e filosofi (uno dei cui fatti emblematici è il processo a Socrate).

Con l'affermarsi del cristianesimo, si assiste ad una estensione del senso della politica come libertà dalla politica: non più soltanto libertà accademica ma anche libertà religiosa dalla politica. Tuttavia, la separazione tra politica (che si occupa della vita degli uomini) e religione è in un certo senso inconciliabile con il messaggio di fondo del cristianesimo, che è l'amore per gli altri, e con la pratica del proselitismo che, contrariamente alla filosfia greca classica, implica che la religione (e la libertà religiosa) venga esercitata dai molti e non dai pochi. Pertanto, nel tempo si afferma uno spazio pubblico cristiano, il messaggio cristiano da meramente religioso (per sua natura) diventa politico occupandosi del rapporto tra gli uomini in terra, oltre che degli aspetti trascendenti. Questo fenomeno spiega il processo di politicizzazione dello spazio pubblico cristiano. La politica viene accolta dai cristiano come strumento per conseguire le finalità superiori che il cristianesimo manifesta (Sant'Agostino). E viceversa: la politica viene influenzata in maniera sempre più forte nei secoli dalla religione, fino all'unione - non priva di lotte - del potere temporale e religioso). Tuttavia, nei secoli, il rapporto tra politica (come esercizio del potere statale) e spazio pubblico cristiano non è stato mai privo di ambiguità. Il rapporto tra queste due dimensioni può essere più che altro sistematizzato (ma dobbiamo aspettare il XX Secolo e la dottrina sociale della Chiesa cattolica) in termini di sussidiarietà: il senso della politica diviene quello di liberare risorse (in senso lato) che possono essere impiegate per sviluppare un'azione sociale nello spazio pubblico cristiano. L'influenza del cristianesimo, come evoluzione della filosofia classica greca, ha condotto ad una tensione tra due visioni in parte contrapposte: da un lato, la visione più tradizionale politica come "funzione" di garanzia della libertà degli individui (e in generale della società) dall'abuso del potere statale (cioé della violenza nella vita degli individui); dall'altro, la visione - relativamente più moderna - della politica come controllo del potere (cioé del monopolio della violenza) da parte del popolo. Alla fine di questo lungo percorso storico del pensiero occidentale, è possibile individuare il senso della politica (interna agli stati) nella tutela della libertà personale degli individui. In tal senso il criterio di giudizio politico è relativo alla valutazione comparativa dei mezzi per raggiungere un fine esterno alla politica stessa (la vita e la libertà individuale).

La soluzione del problema del senso della politica interna agli stati non esaurisce il problema del senso della politica (estera). Il potere (la capacità di esercizio della violenza) dei moderni stati è diventato enorme, con l'acquisizione di mezzi distruttivi enormi (le armi nucleari). Questi strumenti sono l'evoluzione della potenza militare dell'epoca pre-atomica che era funzionale all'esercizio della politica estera (von Clausewitz). Tuttavia, rispetto agli strumenti militari del passato, le armi atomiche, con la loro capacità di annientare l'intero pianeta e la loro dipendenza dall'esercizio del potere pongono nuove questioni sul senso della politica nell'epoca contemporanea.

Qual è il senso della politica (estera) nell'epoca in cui la violenza della guerra può annientare l'intero pianeta, quindi anche chi esercita (per primo) tale violenza? L'obiettivo di salvaguardare la vita degli individui all'interno di uno stato sembra paradossalmente messo in discussione proprio dagli strumenti militari che dovrebbero supportare la politica estera dello stato. In particolare, nell'era atomica, la potenza bellica non può più supportare l'azione di politica estera perché (se l'avversario dispone della stessa potenza) non vi è possibilità di escalation militare [vedi crisi dei missili di Cuba]. La guerra (totale) atomica assume la stessa funzione del totalitarismo nell'ambito dello stato assorbendo nella politicizzando (in questo caso si tratta della politica estera) l'intera vita degli individui.