Marre nga qendra e trasferimit te teknologjise
Qumështi:
Nga dhitë janë shumë mundësi për të marrë
rendiment të lartë qumështi. Në dhitë Sanna & Alpine duke ndjekur një skemë
të punës seleksionuese mund të merret një rendiment 800-1500 kg /krere .
Dhitë prodhojnë më shumë qumësht në laktacionin e
tretë dhe të katërt. Prodhimi i qumështit në laktacionin e pare dhe të dytë
janë 70-90% të atij të tretë.
Duke filluar nga laktacioni i pestë vihet re rënie
e prodhimit të qumështit. Prodhimi maksimal është midis javës së 3 dhe të 8 të
laktacionit. Qumështi bije 10 % çdo muaj dhe pastaj më shpejt duke filluar nga
7 muaj. Fermeri duhet të drejtojë të ushqyerit e tyre për të marrë rendimente
sa më të larta në këto faza të laktacionit.
Përmbajtaja e yndyrës dhe proteinës janë të larta
menjëherë pas pjelljes (gjatë ditëve të kulloshtrës ), ulen pastaj menjëherë,
rritet nga java e 20 e laktacionit, afër tharjes pastaj është shumë e lartë.
Kjo gjë duhet ptë kihet parasysh për tregëtimin e qumështit të tyre .
Nga qumështi i dhive, për përbërjen kimike ë që ka
si (Alfa kazeina, Raporti Yndyrë proteinë etje), përgatiten djathra speciale që
në tregun ndërkombëtar janë nga më të shtrenjtët dhe që bëjnë të mundur
sigurimin e të ardhurave të kënaqshme për fermeret. Vëndet e zhvilluara mbi 90%
të qumështit të dhive e përpunojnë në djathë .
Përgatitja dhe tregëtimi i djathit bëhen në
kushtet e fermës , pra janë krijuar fermat me cikël të mbylluar ( Prodhim -
përpunim –tregëtim ), çka ka bërë të mundur rritjen e të ardhurave nga fermerë
e dhive. Kështu 38
1 litër qumësht I përpunuar në djathë kushton 2-3
herë më shumë se sa i pa përpunuar
Prodhimi i mishit
Krahas prodhimit të qumështit nga këto raca
prodhohet mish nga kecat në periudhën e këputjes. Për traditën që ka popullsia
shqiptare dhe tregu botëror ky product është objekt i punës teknike dhe
aktivitetit ekonomiko financiar të fermës. Nga këto raca prodhimi i mishit
sigurohet vetën nga kecat në këputje që nuk të destinuara për remont apo
reproduktorë. Mishi i prodhuar nga kecat është shume cilësor dhe i kërkuar në
trgun e brendshëm dhe të jashtëm, gjë që përbën burim të ardhurash për vlerat e
larta që ka në treg. Çmimi i mishit të kecave në këputje renditet mbas atij të
viçit dhe në disa sezone e kalon atë.
Për kushtet e vëndit tone prodhimi i mishit nga
kecat si dhe për specjet e tjera përbën prioritet për arsye se:
-Kushtet e tregëtimit të produkteve blegtorale (
keca etj) janë më të favorshme, sepse fermeri e drejton këtë në bazë të
interesave të tij.
- Prodhimi i mishit nga
të dhirtat realizohet me kosto më të ulët se speciet e tjera, sepse ai është
kryesisht i bazuar në kullotë dhe me përdorim të kufizuar të ushqimeve të
koncentruara.
- Për fermerët është më e lehtë të tregëtohen
kafshë të gjalla( keca , dhi etj) duke evituar shpenzimet e transportit, taksat
e tregut etj.
Prodhimi i mishit nga të dhirtat është prioritar
dhe për arsye të vlerave dietike ushqimore që ka
Karakteristikat e mishit te kecave .
, Mishi i kecave ka një aromë dhe shije të
pëlqyeshme specifike. Ai është me më pak dhjamë se sa mishrat e tjerë të kuq
dhe zakonisht më i butë.
Krahasimi i mishit te ekcave me mishrat e tjere (100gr mish i pjekur).
Lloji i kafshës
|
Kalori
|
Yndyrë
totale
|
Yndyrë
e saturuar
|
proteina
|
|
Keca
|
122
|
2.58
|
0.79
|
23
|
Viça
|
245
|
16.00
|
6.80
|
23
|
Derra
|
310
|
24.00
|
8.70
|
21
|
Qingja
|
235
|
16.00
|
7.30
|
22
|
Shpendë
|
120
|
3.50
|
1.10
|
21
|
|
|
|
|
|