Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Thursday, October 17, 2013
Friday, October 4, 2013
Sunday, September 29, 2013
Një mbrëmje fillim vjeshte
Dje në ditën e fundit të vjeshtës së parë, po tentoja të bëja një përmbledhje sa më koncize të asaj çfarë ka qënë më evidente në këtë muaj. Instiktivisht u prira të bëja një krahasim me natyrën. Jo rrallë na ndodh që përgjigjet apo edhe frymëzimin ta marrim prej saj.
Përshkrimi, që gjeta me vend të bëja është i shoqëruar në fakt nga një kontrast i fortë: Rënia e gjetheve, me "zhurmën" e qetësisë - dhe përball saj- Ulërima politike të ngarkuara me vulgaritet cinik dhe nëncmim të dijes.
Pra vjeshta e qetë e natyrës shoqërohet nga vjeshta ulëritëse dhe herë pas here nga injoranca në dabatin e shoqërisë sonë paraindustriale (S'po e bëjmë dot dreqi ta marre atë kapërcimin e madh drejt shoqërisë së dijes. Shpresoj shumë që të ndodh).
Ajo që kërkojmë në si qytetare është të çeli pranvera në zemrat tona. Një pranverë që sjell “virtyt dhe dije”. Ne gjithashtu duam të bindim klasën politike të braktisë grindjet fëminore (të gjithë i shohim "qarjet naive" pa klasë të atyre që kërkojnë t'u kthehet lodra e tyre:"pushteti").
Ne duam ti bindim ata të ndalin së mbrojturi ekonominë e papërligjëshme. Ata po tentojnë ta terheqin publikun në debatin e tyre pa fryt dhe pa interes për publikun. Pra ata duan ta mbajnë debatin atje lart. Duan të na tërheqin të dëgjojmë monologje. Për këtë ndihmojnë edhe mediat vizive me debate pa interes për publikun. Por në fakt është koha që debati të zbres këtu poshtë: tek publiku. Është koha e dialogut. Këtë demostron bota e qytetëruar dhe demokratike. Argument bindës ky, që ata (politikanët) të lëvizin e të dëgjojnë vuajtjet dhe hallet e popullit. Modelet janë: udhëheqës europian, komisioner bashkëbisedojnë rregullisht me publikun për probleme të ndryshme apo tërheqin nëpërmjetë forumeve të ndryshme mendimin qytetar për çështje të caktuara.
Sot e pamë një të tillë edhe në Shqipëri.
Në ditën e parë të vjeshtës së dytë kryeministri Rama në një bashkëbisedim me publikun e dha shembullin i pari, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura prej tyre.
Shpresoj të jetë praktike që do të vazhdojë dhe jo thjesht një gjethe vjeshte. Unë besoj.
Saturday, September 28, 2013
European territorial cooperation-Kooperimi territorial europian
European territorial cooperation is a central element for the construction of a common European space and a pillar of European integration, which clearly adds value in various ways: it contributes to ensuring that borders do not become barriers, brings Europeans closer together, favours solutions to common problems, facilitates the sharing of ideas and good practices and encourages strategic cooperation to achieve common objectives.
Bashkëpunimi territorial evropian është një element qendror për ndërtimin e një hapësire të përbashkët evropiane dhe një shtyllë e integrimit evropian, i cili padyshim shton vlerë në mënyra të ndryshme: kontribuon në sigurimin që kufijtë të mos bëhen barriera, i afron evropianët, favorizon zgjidhjet për problemet e përbashkëta, lehtëson ndarjen e ideve dhe praktikave të mira dhe inkurajon bashkëpunimin strategjik për të arritur objektiva të përbashkëta.
Thursday, September 19, 2013
Wednesday, September 18, 2013
Nje tregues i ri per Inovacionin
Komisioni evropian lancon një tregues të ri të inovacionit. Treguesi i ri i propozuar nga Komisioni Evropian evidencon se Suedia ,
Gjermania, Irlanda dhe Luksemburgu janë Shtetet Anëtare të BE që e shfrytëzojnë
më mire inovacionin.
Treguesi i rezultateve të inovacionit përllogarit shkallën në të cilën
idetë inovatore te ardhura nga sektorë të ndryshëm arrijnë të kapin tregun dhe të
krijojne vende pune të mira në një Europë më konkurrues.
Treguesi u zhvillua me kërkesë të udhëheqësve të BE për të krahasuar
strategjitë e tyre kombëtare në fushën e inovacionit dhe per të nxjerr në pah
vazhdimësinë e dallimeve të rëndësishme midis vendeve të BE-së. Në kontekstin
ndërkombëtar , BE-ja në tërësinë e saj rregjistron rezultate të mira, edhe pse
unë nuk mund të mbaj hapin me disa prej ekonomive më inovative në botë (
MEMO/13/782 ) .
Maire Geoghegan - Quinn , Komisionere për Kërkimim, Inovacionin dhe
Shkencën , tha: "Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje për te kthyer nje
numer më të madh të ideve në produkte dhe shërbime të suksesshme per të qene një
lider në ekonominë globale . Ne gjithashtu kemi për të mbushur një boshllëk
shqetësuese " te diferencave ne inovacion". Treguesi i propozuar do
të na ndihmojë për të matur progresin dhe për të identifikuar fushat ku është e
nevojshme të nderhyet. "
Treguesi i ri i propozuar tregon dallime të rëndësishme në ecurinë e
inovacionit ndërmjet Shteteve Anëtare të BE (me grupin mesatar të BE në 100 në
vitin 2010) :
Vendet e BE që rregjistrojnë rezultate
me te mira e bazojnë forcën e tyre në faktorët e mëposhtëm: një ekonomi
me shumë sektorë me intensitet te gjere në kërkime, kompani inovative në rritje
të shpejtë , një numër i madh i patentave dhe konkurrueshmëri e eksporteve.
E reja e treguesit te ri te propozuar
është që fokusohet në performancën e inovacionit dhe për këtë arsye është
komplementar me kuadrine vleresimit te Bashkimit Europian për inovacionin (IUS)
dhe me treguesin sintetik te inovacionit (SII) te zhvilluar nga Komisioni ( IP
/ 13/270 ). Këto mjete vlerësojnë në mënyreme te detajuar rezultatet në
aspektin e inovacionit në Shtetet anetare te BE-së mbi bazën e një gamë të
gjerë të 24 treguesve të inovacionit, duke përfshirë faktorët e rritjes ,
aktivitetet e biznesit dhe rezultatet .
Spektri i performancës se inovacionit është i gjerë dhe ai ndryshon nga
njëri sektor në tjetrin. Treguesi i propozuar bazohet në katër komponentë të
përzgjedhura në bazë të rëndësisë së tyre ndaj politikave:
-
Inovacioni
teknologjike matet me numrin e patentave ;
-
Punësimi
në aktivitete me intensitet te larte te dijes - intensive , ne përqindje kundrejt
punësimit total ;
-
konkurrueshmërinë
e mallrave dhe shërbimeve me intensitet te larte te dijes, bazuar në
kontributin e bilancit tregtar të produkteve të teknologjisë së lartë dhe të mesme
ndaj bilancit total të tregtisë dhe mbi kuoten e perfaqesuar nga eksportet e shërbimeve
me nivel t elarte te dijes kundrejt totalit te shërbimeve të eksportuara ;
-
punësimi
në kompanitë në rritje të shpejtë në sektorë inovativ.
Krahasimi me disa vende të treta tregon se BE-ja në tërësine e saj ka arritur
rezultate të mira . Zvicra dhe Japonia në mënyrë të qartë tregojne performancë
më të mirë, porBE-ja është e vendosur përafërsisht në të njëjtin nivel me
Shtetet e Bashkuara në lidhje me rezultatet e inovacionit .
Konteksti
Strategjia për Evropa 2020 për një
rritje inteligjente, të qëndrueshme dhe përfshirëse bazohet në pesë indikatorë kryesor.
Një prej tyre konsiston në përmirësimin e kushteve për kërkimin dhe zhvillimin
(R & D) , në mënyrë që të sjellë nivelin e investimeve publike dhe private
të kombinuar në favor te kerkimit dhe zhvillimit (R & D) në 3% të PBB-së.
Për te integruar treguesin e intensitetit te R & D, Këshilli evropian ka
ngarkuar Komisionin Evropian për të zhvilluar një tregues të vetëm të
inovacionit .
Subscribe to:
Posts (Atom)