Search This Blog

Thursday, February 21, 2013

Indeksi i munguar i ekonomise se dijes

Keto shenime i hodha nisur nga kerkesa, qe me beri nje vajze e talentuar, shume kerkuese ndaj vetes, shume e dhene mbas te rese dhe perditesimit te dijeve, nese kisha te dhena mbi Indeksine Dijeve ne vendin tone. Me thene te drejten megjithese kam qene vitet e fundit shume e perfshire ne kete fushe, nuk e kisha hasur kete tregues, si edhe shume te tjere, ne statistikat tona. Vajzes e cila nga ana e saj kishte kryer kerkime i rekomandova, stine Bankes Boterore ( te cilin ajo e kishte vizituar) si dhe te studjonte Raportin e zhvillimit Njerezor si dhe indeksin e alfabetizimit, te cilet ne menyre indirekte do e conin, sipas meje, tek ky tregues i munguar.
Dihet qe Banka Boterore ka krijuar banken me te gjere te te dhenave te indikatoreve krahasues ne nivel nderkombetare, te cilet shohin variablat kryesore ekonomik dhe social te konsiderueshem per vleresimin e shoqerise se dijes. Ajo ka aplikuar ne 2009 projektin “Knowledge Assessment Methodology” (KAM), Metodologjia e Vleresimit te Njohurive) i cili mbledh te dhena per 146 vende duke perdorur 109 indikatore cilesore dhe struktural, te vendosur te dispozicion nepermjete nje instrumenti interaktiv, qe u lejon perdoruesve te seleksionojne dhe agregojne ne shume menyra te dhenat e disponueshme. Variablat jane zgjedhur ne menyre te atille, qe te perfaqesojne kater shtyllate e hipotezuara si me themelore per ekonomine e dijes, te cilet lejojne  te kesh nje vleresim pereth konkurrueshmerise se sistemeve kombetare.
Keto shtylla jane:
(1) nje sistem nxitesash ekonomik dhe nje aset institucional (nxitesa ekonomik dhe rregjim institucional), ne gjendje  te furnizojne politika te mira ekonomike dhe institucione funksionale ne menyre qe te lejojne perdorim eficent te burimeve dhe per te nxitur kreativitetin, perdorimin dhe perhapjen e dijes egzistuese si dhe asaj ne formim;
(2) nje sistem efikas inovativ te formuar nga ndermarrjet, qendrat e kerkimit, universitetet dhe organizata te tjera ne gjendje te kontribuojne per rritjen e dijes globale, per asimilimin dhe ecurine e saj ndaj nevojave lokale (Innovation);
3) Niveli e arsimimit te popullsise, qe lejon te kesh ne dispozicion punonjes te arsimuar dhe qe zoterojne kompetenca te larta ne gjendje qe ti perdorin dhe ti ndajne ato me te tjeret si dhe te krijojne dije te re;
4) nje infrastrukture informative modern dhe te pershtateshme te bazuar mbi perhapjen e teknologjise se komunikimit, ne menyre qe te lehtesojne nje krijim eficent, implementim dhe perhapje te informacionit (ICT- Inovation and Communication Tecnology)
Seicila nga keto kater shtylla nga ana e saj perfshin tre  fusha qe jane perbere nga nje nenset prej 109 treguesish te  konsideruar domethenes per vleresimin e dy tipeve te treguesve (shih figuren).
·        Indeksi i ekonomise se dijes (Knowledge Economy Index KEI), i cili ka qellim te mase aftesine e disa vendeve te ndryshme  per te konkurruar  Brenda nje ekonomie moderne te dijes. Midis indikatoreve, qe hyjne dhe bejne pjese tek KEI, dhe qe per sa i perket Shqiperise mendoj, qe jane me domethenes jane : (1)barrierat tarifore dhe normativat, te cilat matin nivelin e lirise ekonomike; (2) cilesia rregullatore, e cila mat incidencen e politikave “jo favorizuese ndaj tregut”, si kontrollin e cmimeve, nje mbikqyrje te papershateshme bankare, si edhe ne perceptimin e disa ngarkesave te tepërta vendosura në fusha të tilla si tregetia me jashte dhe zhvillimi i sipermarrjes; (3)Dominimi i ligjit qe “mat niveline besimit dhe te pranimit nga operatoret te dis arregullave qe qeverisin shoqerite. Keto perfshijne perceptimin dhe incidencen  si te krimit te dhuenshem apo jo te dhuneshem, efikasiteti dhe sigurine e kigjit kundrejt kontratave.
·        Indeksi i dijes (Knowledge Index KI), i cili “mat aftesine nej vendi per te gjeneruar, adaptuar dhe perhapur dije. Ky eshte nej tregues i potencialit kompleksiv te dijes n enej vend te dhene”; ai eshet i pvarur, keshtu qe, nga ato qe mund tejene pengesat dhe lehetsite te prejardhru nga faktore politiko instutucional. Tek ky nukbejne pjese treguesit specifik Te KEI, te treguar me pare..
3.1 treguesi i ekonomise se dijes sipas Bankes Boterore
Ne kete tabele jepet perqindja e eksporteve boterore te teknologjise se larte sipas rajoneve/vendeve per vitin 2005
  

ndersa ketu kemi skemen e ndertuar prej Bankes Boterore per te pasqyruar dhe per te ardhru tek keta tregues.
  
Nga sa thame me siper lind qarte nevoja e ndertimit te nje vizioni bashkekohore per vleresimin dhe prodhimin e dijes. Pamundesia per tu matur me te tjeret, ne kete rast duhet te sherbeje si detyrim se pari per ti ndertuar keta tregues, per te fotografuar realisht situaten ne momentin e dhene dhe se dyti, me kryesorja, qe duhet te jete objektiv i vazhdueshem per ne, eshte perditesimi dhe permiresimi i ketyre treguesve. Kjo pastaj do te na tregoje difektet e sistemit tone, duke na lejuar ne kete menyre, qe te bejme permiresimet e nevojeshme. Keshtu do te bejm te mundur qe shkolla jone, praktikat tona te na bejne te dukemi edhe ne statistikat e eksoprtimit te teknologjise se larte, sic bejne vende te tjera po aq te vegjel sa ne permasa dhe popullsi, por shume me te strukturuar se sa ne. Shembullin pozitiv se nje shkolle e nje vendi te vogel mund te eksportoje talente e kemi ne balet, e kemi ne artin operistik apo instrumental. Mundet shume miren behemi nje prej rasteve te vendeve te vogla nga te cilet marrin “leksione” edhe vende te medha. Kjo le te jete endrra jone. Per ta bere ate realitet duhet shume, shume ,shume pune, mund dhe djerse, duhen shume te rinj ambicioz, kerkues, plote endrra per ta bere Shqiperine nje vend me te mire.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 22/03/2012

Wednesday, January 30, 2013

“Rilindja” dhe forca për të ndryshuar

Domethënia e konceptit të Rilindjes

Nxitje për këtë shkrim u bë debati i hapur nga z. Pëllumb Kaciqi në Facebook, në interpretim të domethënies së termit “Rilindja”, slogan i Partisë Socialiste për fushatën elektorale të vitit 2013. E konsideroj diversitetin e mendimeve një vlerë absolute, të lidhur me pasurinë më të çmuar: Lirinë. Nën këtë optikë, çdo kontribut apo prurje është e vlerësueshme.

Unë po e shoh domethënien e konceptit “Rilindje” në një dritë tjetër, jo si koncept i ripërtëritjes biologjike apo fizike, por si rievokim të frymës së një periudhe historike. Së pari, më duhet të theksoj se personalisht e pëlqej këtë term dhe uroj thellësisht që të gjejmë të gjithë së bashku energjinë dhe mendimin që të mund të lindë: “Një Rilindje e vërtetë shqiptare”. E pëlqej këtë term sepse “Rilindja” na tregon rrugën për të luftuar krizën.

“Rilindje” – fjalë evolutive! Në kushtet e diktaturës së krizës dhe keqfunksionimit që karakterizojnë të tashmen tonë, merr jetë një dëshirë për të rilindur. Kjo dëshirë ka bërë që të jetë gjithnjë e më prezente në fjalorin e politikëbërësve evropianë, në diskutime apo programe ekonomike, politike etj. Nëpërmjet kësaj fjale, “Rilindje”, duke u nisur nga rilindja italiane dhe ajo evropiane – pse jo edhe nga ajo e vonët në kohë: Rilindja Shqiptare – ne u drejtohemi atyre shembujve për t’i përdorur si lëndë të parë për të zgjedhur rrugën tonë për të ardhmen. Ky slogan është i aftë të evokojë veprime, angazhime dhe shembuj nga ajo periudhë.

Frymëzimin për ta mbështetur këtë slogan e gjej tek një lëvizje e ndryshimit të fortë, që i ka fillimet në gjysmën e dytë të shekullit të 14-të. Kjo lëvizje kishte një ndikim kaq të madh, sa transformoi radikalisht gjithë Evropën. Periudha e Rilindjes nisi si një fenomen historik italian, më saktë toskan, e mandej u përhap në gjithë Evropën e më gjerë. Shekulli i 15-të ishte një epokë e zhvillimit të madh ekonomik, politik, shkencor dhe social, e cila njihet nga historianët si epoka e fundit të Mesjetës dhe fillimit të modernitetit. Pas një periudhe të gjatë ekskluzive të monopolit kulturor kristian, kemi një rilindje të mendimit dhe të artit laik.

Gjatë Rilindjes u bë kalimi nga një shoqëri e tipit agrar dhe feudale, në një shoqëri më të urbanizuar e të prirë ndaj tregtisë. U kalua nga një ekonomi shtëpiake dhe fshatare, bazuar mbi shkëmbimin e mallrave në natyrë, në një ekonomi të tipit monetar. Gjatë Rilindjes linden sistemet e para bankare, të cilat përcjellin konceptin e kursimit dhe të fitimit në tregti. Me Rilindjen u hodhën farat e para të shoqërisë borgjeze, duke u formuar një shtresë sociale e njerëzve laikë, të cilët filluan të organizohen ekonomikisht dhe politikisht, duke pretenduar një autonomi të veten prej strukturave kishëtare dhe rurale. Lulëzimi ekonomik dhe kulturor i qyteteve si Firence, Milano, Ferrara, Mantova dhe Venecia, kontribuoi për të promovuar një shoqëri më laike dhe tregtare, të destinuar për të zëvendësuar gradualisht sistemin territorial feudal në favor të një shoqërie tipikisht moderne. Nën këtë profil, Rilindja prezantohet si bërthama e parë e botës moderne, e cila ka evoluar në formë. Prezenca e saj ndihet edhe në shoqërinë e sotme bashkëkohore.

Në fushën politike, gjatë Rilindjes u shfaqën disa koncepte të Shtetit modern, si dhe lindi refleksioni politik si shkencë e pavarur. Strukturat politike kërkojnë më shumë stabilitet dhe një ndërgjegje më të lartë për qëllimet e veta civile. Vizioni i mendimtarëve të parë të Rilindjes, megjithëse ishin ende disa religjiozë, rezulton më heterodoks dhe më autonom përballë doktrinës zyrtare të Kishës (deri heretik, nëse i referohemi Giordano Brunos). Gjatë periudhës së Rilindjes, mësuesve të kishës iu bashkëngjitën shkrimtarët; shkollave të mendimit katolik iu bashkangjitën akademitë e reja laike.

Një tjetër aspekt esencial i Rilindjes është Humanizmi. Në epokën e Rilindjes, njeriu vendoset në qendër të botës. Ky është një ndryshim epokal i vizionit. Ai rizbulon rëndësinë e tij historike dhe vlerëson botën natyrore brenda së cilës jeton. Njeriu i Rilindjes dëshiron ta njohë botën për t’ia nënshtruar atë nevojave të tij. Shohim rikthimin e ndërgjegjësimit të plotë të njeriut në mjetet e veta, pretendimin e një dinjiteti dhe të një vullneti njerëzor më të lartë. Gjatë Mesjetës njeriu ka pranuar të jetë i kufizuar, kurse tashmë ai konsiderohej në tërësinë e tij. Nëse gjatë Mesjetës i ishte dhënë rëndësi më e madhe shpirtit dhe shpirtërores, me Rilindjen kthehet interesi edhe për aspektin trupor dhe fizik të tij. Pikërisht gjatë Rilindjes fillojnë studimet e thelluara mbi anatominë.

Njeriu i Rilindjes identifikohet me Leonardo da Vincin: shembull i njeriut poliedrik dhe i kureshtjes së palodhur për gjithçka që i përket njeriut dhe mundësisë për të përmirësuar jo vetëm kushtet shpirtërore, por edhe ato tokësore (mirëqenia në kohën e sotme, nëse e përditësojmë këtë koncept). Lindi një konceptim i ri i qenies njerëzore, praktikisht si një njeri i aftë të transformojë botën që e rrethon dhe të dijë të gëzojë kalimin e tij mbi tokë.

Kjo vëmendje e madhe ndaj vlerave tërësore të njeriut çon në rizbulimin e klasicizmit grek (humanizmi antik sokratik dhe platonik) dhe të tezave klasike në edicionet e tyre origjinale, jo më nëpërmjet kulturës kristiane (humanisti i madh Erazmi i Roterdamit studioi tre vjet natë e ditë që të mësonte greqishten e vjetër dhe t'i lexonte klasikët grekë në origjinal). Njeriu i Rilindjes shihte në filozofinë dhe në kulturën klasike tentativën dinjitoze të hetimit dhe argumentimit të realitetit vetëm nëpërmjet kontributit njerëzor. Ky rizbulim i klasikëve çon, përveç të tjerave, në një vizion të ri të artit, pikturës, arkitekturës. Vetë artistët çlirohen nga stili dhe nga urdhërimet artistike kristiane për të ndjekur një liri më të madhe personale dhe të interpretimeve artistike. Ashtu si atëherë, edhe Rilindja e sotme shqiptare frymëzon një rikonceptim të qyteteve tona, duke u kthyer atyre frymëmarrjen e nevojshme dhe duke i bërë më të jetueshëm për qytetarët e tyre.

Nga sa thamë më sipër, duket qartë se kjo periudhë e re i dha jetë një forme të re të artit, arkitekturës, ekonomisë dhe politikës. Një kulturë e re mori jetë në vend të kulturës së vjetër: të mentalitetit mesjetar në dekadencë. Qenia njerëzore zbuloi objektiva të reja dhe shihej tashmë si një qenie transformuese, e aftë të vendosë për të ardhmen e saj. Merr terren një liri e madhe që lejon të ngjitësh shkallë të ndryshme evolutive dhe të arrish objektiva të reja. Gjithçka duhet radikalisht të transformohet dhe të shkohet drejt një të ardhmeje më të mirë (pikë reference Mikelanxheloja).

Kështu, një qenie e re bën rrugë duke rikërkuar të bukurën dhe të drejtën në jetë, aq më tepër që në atë periudhë, modeli mesjetar kishte hyrë në krizë, duke ia lënë vendin revolucionit industrial, për pasojë modernitetit, periudhës solare që po lindte. Nëse periudha e Rilindjes ndodhi kur hyri përfundimisht në krizë modeli social i Mesjetës, tani po ndërgjegjësohen të gjithë se ka hyre në krizë kapitalizmi industrial. Nevojitet një zgjim i ri epokal. Nga përafrimi dhe ngjashmëria midis dy periudhave, shihet qartë se sa shumë ka nevojë sot për një Rilindje të re, për një ndryshim.

Në periudhën e Rilindjes, arritjet e reja hapën rrugë të reja në qarkullimin e ideve, të burimeve, te produkteve, të njerëzve, duke nisur një proces të unifikimit dhe të globalizimit, që gjendet (i përfunduar) ndoshta vetëm në ditët tona. Aktualisht po jetojmë një moment të ngjashëm me produkte të reja, mundësi të reja, pasuri të reja, ndërgjegje të re, sfida të reja.

Nëse gjatë Rilindjes lindi ideja e perspektivës, e vendosur në kontekstin e ambientit të kohës së saj, aktualisht kemi nevojë urgjente për të rilindur ideja e perspektivës, si dhe për të calculated forcuar aftësinë për t'i analizuar faktet në mënyrë kritike. Në të njëjtën kohë, siç lindën gjatë Rilindjes ideale të reja për bukurinë dhe elegancën, ashtu si atëherë duhet t'i kthehemi mendimit etik dhe estetikës, aq të domosdoshme për kohën që jetojmë.

Gjatë Humanizmit përtërihet interesi për magjinë dhe alkiminë si mjete praktike dhe të arritshme të kërkimit natyror (shihet vizioni panteist i Brunos). E tillë është rëndësia që ka në ditët e sotme kërkimi dhe inovacioni. Çdo gjë arrihet vetëm nëpërmjet dijes.

Mbas Rilindjes, Toka hyri në fazën historike të ndërlidhjes. Rilindja na ka mësuar që çdo arritje mbi Tokë sjell disa pasoja, që mund të përcaktojnë dhe kondicionojnë edhe në largësi në hapësirë dhe kohë. Është i nevojshëm një ndërgjegjësim ekologjik i njeriut dhe i marrëdhënies së tij meditem me botën. Njeriu bëhet subjekt i historisë dhe ndërkaq përgjegjës për zgjedhjet dhe veprimet e tij. Është detyrë e tij të njohë e të kuptojë që veprimet e tij shkaktojnë pasoja mbi të tjerët dhe mbi jetën e Tokës, dhe për rrjedhoje të reagojë në mënyrë konsekuente dhe të ndërgjegjshme.

Rilindja e re është e domosdoshme nëse konsiderojmë se Rilindja është periudha që zbuloi dhe vendosi njeriun në qendër, jo më si një instrument, por si një qëllim. Edhe në kohën e sotme njeriu, individi, qytetari janë në qendër të gjithçkaje. Nëse Evropa e ka shpallur vitin 2013 si vitin e qytetarisë, nevojitet të bëjmë të njëjtën gjë edhe ne. Çdo njeri ka një rol për të luajtur në histori. Kjo vlen edhe për çdo qytetar shqiptar. Rilindja na ka mësuar se ekzistojnë rrjete të relacionit midis pjesës dhe të tërës, midis mikros dhe makros.

E gjitha kjo te motivon për një Rilindje të re shqiptare. Ne duhet t'i bashkohemi komunitetit të madh të ndryshimit dhe zhvillimit. Në këtë rast ndiej nevojën të them se çfarë synon, sipas meje, të bëjmë për të lindur “Një Rilindje e re shqiptare”.

E para dhe leitmotiv i këtij procesi, sipas meje, është “shpresa”. Jam e mendimit se nëse dëshirojmë të ndryshojmë Shqipërinë për mirë, nuk duhet ta kërkojmë shpresën tek ndonje mit jashtë nesh, por duhet ta kërkojmë dhe ta gjejmë atë në mendimet tona, së bashku me kurajën dhe këmbënguljen e nevojshme për të shpresuar. Nevojitet që të rikuperohet koncepti i përgjegjësisë individuale. Çdo njeri është element tek i cili mund të mbështetet çdo proces ndryshimi. Ajo të cilës i trembet çdo pushtet, në çdo sistem, është ndryshimi i një njeriu, i cili është pastaj në gjendje të dëshmojë diferencën e tij. Është ky hapi i parë, guri themelor dhe vendimtar në procesin e modifikimit të gjendjes aktuale të gjërave. Realiteti duket i pandryshueshëm pikërisht sepse kush duhet të ndryshojë mbetet pafundësisht në pritje të diçkaje që vjen nga lart. Përtej fjalëve, duhet të propozojmë diçka konkrete si propozim, në të cilën të gjithë së bashku mund të bëhemi protagonistë, edhe duke konsideruar faktin që qindra shoqata apo parti janë vendosur në dispozicion për të bërë diçka.

Duhet të gjejmë mënyra ta influencojmë politikën me idetë tona, pa krijuar domosdoshmërisht formacione të reja. Këto nxitje të krijimit të formacioneve të reja politike përbëjnë kosto të mëdha për komunitetin, si nga pikëvështrimi ekonomik, ashtu edhe nga ai qeverisës. Duhet të largojmë “humusin” e parave të lehta dhe të bëjmë që të his shoqëri mos lindin më fidanë të panevojshëm, siç po ndodh në këto ditë. Partia më e madhe që ekziston, por që është e heshtur, është ajo e njerëzve që nuk votojnë, e atyre personave të cilët ndihen të lirë, jo pjesë e ndonjë partie, jo të ndikuar nga media. Kjo parti duhet të japë sinjale të forta të ekzistencës së saj: Duhet transformuar ky vend!

Ne duhet ta njohim skuadrën qeverisëse përpara se ta votojmë atë. Ministrat e rinj duhet të jenë njerëz të cilët demonstrojnë se dinë të bëjnë. Për këtë nuk nevojitet të jenë domosdoshmërisht politikanë profesionistë, as profesorë që njohin vetëm teorinë, as financierë që kanë gjetur mënyrën të bëjnë para pa krijuar asgjë. Nevojiten njerëz kreativë dhe etikë. Nëse mbështesim se turizmi është element themeltar për ringritjen, duhet t'i japim kësaj ministrie një rëndësi të madhe. Personalisht do të krijoja një superministri që përmbledh turizmin, bujqësinë, të mirat kulturore dhe mbrojtjen e peizazhit dhe ambientit në një, sepse një projekt i madh i zhvillimit turistik mund të lindë vetëm nga këta katër sektorë; dhe do të doja t’i besohej kjo detyrë dikujt që ka demonstruar të promovojë ekselencën shqiptare. (Nëse do të pyetesha unë, secili nga tre drejtuesit e shoqatës së trashëgimisë kulturore – Auron Tare, Artan Shkreli apo Artan Lame – do ta bënte këtë detyrë më mirë se çdo ministër i deritanishëm i këtyre dikastereve).

Ne duhet ta rikuperojmë etikën sociale si një të mirë absolute për të ndihmuar në rikuperimin e dinjitetit të një politike që ka humbur sensin e turpit, duke i bërë gjërat në interesin e vet apo të familjes së vet, dhe jo në interesin e përgjithshëm. Në kushte të tilla ekonomike, mbulesa është e shkurtër dhe nuk mund t'i mbulojë interesat e të gjitha grupeve. Kjo duhet thënë hapur. Duhet vendosur rregulli i jo më shumë se dy mandateve në çdo instancë. Të zhvillohen primaret, duke i kthyer të paktën gjysmën e fuqisë që i kemi marrë qytetarit me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, si një mundësi për të rinovuar klasën drejtuese, e cila na ka çuar në këtë farë derexheje.

Shqipërisë nuk i nevojitet një klasë politike e paaftë dhe e paditur. Reduktimi i financimeve të partive politike është një tjetër problem që duhet zgjidhur. Politika duhet të udhëhiqet nga pasioni. Gjërat ndryshojnë nëse ndryshojmë ne në mentalitetin tonë. Nëse na mungon kuraja, duhet ta shfaqim atë. Nëse shohim në rrjete sociale, një pjesë e konsiderueshme fshihet mbas pseudonimeve. Përveçse tregues i mungesës së kurajës, shpesh kjo është tregues i mungesës së lirisë, e cila ngriti krye gjatë periudhës së Rilindjes. Kemi nevojë për politika largpamëse që, midis mijëra vështirësive dhe rezistencës, të shtohet frymëmarrja e qyteteve dhe fshatrave tona. Rilindja jonë duhet ta ketë tek fuqia e qytetarit, tek financimet private dhe publike ushqimin e saj fillestar.

Luiza Hoxhaj

Tiranë, më 30.01.2013

Tuesday, January 29, 2013

Le te punojme per nje enderr!



“Disa i shohin gjerat sic jane dhe pyesin ;Perse? Une enderroj gjera,  qe ende nuk egzistojne dhe pyes: Perse jo? “-George Bernard Shaw.
 Duke lexuar kete thenie mendova: Le te enderrojme dhe punojme edhe ne per nje Shqiperi me te mire. Le te jete kjo endrra jone! Perse jo? Seicili prej nesh ka dicka per te bere ne kete drejtim, duke permiresuar vetveten dhe se bashku te permiresojme te teren, ambjentin rreth nesh.

Friday, January 25, 2013

Fermat vertikale: nje mundesi zhvillimi


Diekson Despommier, profesori i mikrobiologjise ne Columbia University, ku zhvillohet ideja e fermave vertikale me studentet qysh prej 1999, mendon se fermat vertikale do te behen gjithnje e me shume atraktive dhe konkurruese. Teknologjite e avancuara do ti bejne shtepite e gjelberta gjithnje e me te lira. Ne fakt ai shpreson qe bota te prodhoj gjysmen e ushqimit te nevojshem ne ferma te tilla vertikale brenda 50 vjetesh. Ne fakt keto ferma jane bere qysh tani pjese e programit te kombeve te bashkuara per sigurine e ushqimit. Modeli i tyre ka gjetur perdorim ne Suedi.  A duhet te jete kjo nje shtyse e forte per te filluar ne vendin  shfrytezimin e  tokave te lena djerre si nje potencial zhvillimi e mandej, mbasi te kemi ezauruar kete burim, tu drejtoheme edhe pervojave te tilla.  Nese e shikojme nga “ultesira” ku gjendemi nje gje te tille na shfaqet ne permasa edhe me te medha mjerimi i  sekotrit tone agro-alimentar. Duhet te punojme forte per marken shqiptare. Ska rruge tjeter!

Sunday, January 6, 2013

For a successful 2013 - Per nje 2013 te sukseseshme

Inspiration exists, but it has to find you working. Pablo Picasso.
Let it be this statement our inspiration for this year seemingly intractable. 

Frymezime ekziston, por ne duhet te gjejme ate duke punuar. Pablo Picasso
Le te jete kjo thenie e pikasos frymezimi yne per kete vit ne dukje te veshtire.