Domethenia e
konceptit te Rilindjes
Nxitje per kete shkrim u be debati i hapur nga z, Pullumb Kaciqi ne fb ne
interpretim te domethenies se termit “Rilindja”, slogan i Partise Socialiste
per fushaten elektorale te 2013. E kosideroj diversitetin e mendimeve nje vlere
apsolute, te lidhur me pasurine me te cmuar: Lirine. Nen kete optike cdo kontribut
apo prurje eshte e vleresueshme.
Une po e shoh domethenien e konceptit “Rilindje” ne nje drite tjeter, jo si
koncept i riperteritjes biologjike apo fizike, por si rievokim te frymes se nje periudhe
historike. Se pari me duhet te theksoj se personalisht e pelqej kete term dhe
uroj thellesisht qe te gjejme te gjithe se bashku energjine dhe mendimin qe te
mund te linde: “Nje Rilindje e vertet shqiptare”. E pelqej kete term sepse
“Rilindja” na tregon rrugen per te luftuar krizen.
“Rilindje”-fjale evolutive! Ne kushtet e diktatures se krizes dhe
keqfunksionimit, qe karakterizojne te tashmen tone, merr jete nje deshire per
te rilindur. Kjo deshire ka bere qe te jete gjithnje e me prezente, ne fjalorin
e politikeberesve europiane ne diskutimet apo programe, ekonomike, politike
etj. Nepermjet kesaj fjale: “Rilindje”, duke u nisur nga rilindja italiane dhe
ajo europiane, pse jo edhe nga ajo e vonet ne kohe: Rilindja shqiptare, ne u drejtohemi
atyre shembujve per t’i perdorur si lende te pare per te zgjedhur rrugen tone per
te ardhmen. Ky slogan eshte i afte te evokoje, veprime, impenjime, shembuj nga
ajo periudhe.
Frymezimin per ta mbeshtetur kete slogan e gjej tek nje levizje e
ndryshimit te forte, qe i ka fillimet ne gjysmen e dyte te shekullit te 14. Kjo
levizje kishte nje influence kaq te madhe sa transformoi radikalisht gjithe
Europen. Periudha e rilindjes nisi si nje fenomen historik italian, me sakte
toskaniane, e mandej u perhap ne gjithe europen e me gjere. Shekulli i 15 ishte
nje epoke e zhvillimit te madh ekonomik, politik, shkencor dhe social, e cila njihet
nga historianet si epoka e fundit te mesjetes dhe fillimit te modernitetit. Mbas
nje periudhe te gjate ekskluzive te monopolit kulturor kristian kemi nje
rilindje te mendimit dhe te artit laik
Gjate Rilindjes u be
kalimi nga nje shoqeri e tipit agrar dhe feudale ne nje shoqeri me te urbanizuar
e te prire ndaj tregetise. U kalua nga nje ekonomi shtepiake dhe fshatare,
bazuar mbi shkembimin e mallrave ne natyre, ne nje ekonomi te tipit monetar. Gjate Rilindjes linden sistemet e para bankare, te cilat percjellin
konceptin e kursimin dhe te fitimit ne tregeti.Me Rilindjen u hodhen farat e para te
shoqerise borgjeze, duke u formuar nje shtrese sociale e njerezve laik, te
cilet filluan te organizohen ekonomikisht dhe politikisht, duke pretenduar nje
autonomi te veten prej strukturave kishtare dhe rurale. Lulezimi ekonomik dhe kulturor
i qyteteve si Firenze, Milano, Ferrara, Mantova dhe Venecia, kontribuan per te
promovuar nje shoqeri me laike dhe tregetare te destinuar per te zvendesuar
gradualisht sistemin territorial feudale ne favor te nje shoqerie tipikisht
moderne. Nen kete profil Rilindja prezantohet
si berthama e pare e botes moderne, e cila ka evoluar ne forme. Prezenca e saj ndihet
edhe ne shoqerine e sotme bashkekohore.
Ne fushen politike gjate Rilindja u shfaqen disa koncepte te Shtetit modern
si dhe lindi refleksioni politik si shkence e pavarur. Strukturat politike
kerkojne me shume stabilitet dhe nje ndergjegje me te larte per qellimet e veta
civile. Vizioni i mendimtareve te pare te rilindjes, megjithese ishin ende disa
religjioz, rezulton me heterodoks dhe me autonom perballe doktrines zyrtare te
Kishes (deri heretik, nese i referohemi Giordano Brunos). Gjate periudhes se Rilindjes
mesuesve te kishes iu bashkengjiten shkrimtaret, shkollave te mendimit katolik iu
bashkangjiten akademite e reja laike.
Nje tjeter aspekt
esencial i Rilindjes eshte Humanizmi. Ne epoken e Rilindjes njeriu vendoset
ne qender te botes. Ky eshte nje ndryshim epokal i vizionit.
Ai rizbulon rendesine e tij historike dhe vlereson boten natyrore brenda te
ciles jeton. Njeriu i Rilindjes deshiron ta njoh boten per t’ia nenshtruar ate nevojave
te tij. Shohim rikthimin e ndergjegjesimit te plote te njeriut ne mjetet e veta,
pretendimin e nje dinjitet dhe te nje vullneti njerezor me te larte. Gjate mesjetes
njeriu ka pranuar te jete i kufizuar, kurse tashme ai konsiderohej ne teresine e
tij. Nese gjate mesjetes i ishte dhene rendesi me e madhe shpirtit dhe shpirterores,
me Rilindjen kthehet interesi edhe per aspektin trupor dhe fizik te tij.
Pikerisht gjate Rilindjes fillojne studimet e thelluara mbi anatomine. Njeriu i
Rilindjes identifikohet me Leonardo da Vincin: shembull i njeriut poliedrik dhe
i kureshtjes se palodhur per gjitheshka, qe i perket njeriut dhe mundesise per
te permiresuar jo vetem kushtet shpirterore, por edhe ato tokesore (mireqenia
ne kohen e sotme nese e perditesojme kete koncept). Lindi nje konceptim i ri i
qenies njerezore, praktikisht si nje njeri i afte te trasformoje boten qe e
rethon dhe te dije te gezoje kalimin e tij mbi toke.
Kjo vemendje e madhe ne
vlerat teresore te njeriut con ne rizbulimin e klasicizmit grek (humanizmi
antik sokratik dhe platonik) dhe te tezave klasike ne edicionet e tyre
orgjinale, jo me nepermjet kultures kristiane ( Humanisti i madh Erazmusi i Roterdamit
studio tre vjet nate e dite qe te mesonte greqishten e vjeter dhe ti lexonte
klasiket grek ne origjinal). Njeriu i rilindjes shihte ne filozofine dhe ne
kulturen klasike tentativen dinjotoze te hetimit dhe argumentimit te realitetit
vetem nepermjet kontributit njerezor. Ky rizbulim i klasikeve con pervec te tjerave ne nje vizion te ri te artit,
piktures, arkitektures. Vet artistet clirohen nga stili dhe nga urdherimet
artistike kristiane per te ndjekur nje liri me te madhe personale dhe te
interpretacioneve artistike. Ashtu si atehere edhe Rilindja e sotme shqiptare frymezon nje rikonceptim te qyeteve tona, duke u ktheyr atyre frymemarrjen e nevojeshme dhe bere me te jetueshem per qytetaret e tyre.
Nga sa thame me siper duket qarte se kjo periudhe e re i dha jete nje forme
te re te artit, arkitektures, ekonomise dhe politikes. Nje kulture e re morri
jete ne vend te kultures se vjeter: te mentaliteti mesjetar ne dekadence. Qenia
njerezore zbuloi objektiva te reja dhe shihej tashme si nje qenie trasformuese
e afte te vendose per te ardhmen e saj. Merr terren nje liri e madhe, qe lejon
te ngjisesh shkalle te ndryshme evolutive dhe te arrish objektiva te reja. Gjithshka
duhet radikalisht te trasformohet dhe te shkohet drejt nje te ardhmeje me te
mire (pike reference Mikelaxheloja). Keshtu nje qenie e re ben rruge duke
rikerkuar te bukuren dhe te drejten ne jete, aq me teper qe ne ate periudhe, modeli
mesjetar kishte hyre ne krize, duke ja lene vendin revolucionit industrial, per
pasoje modernitetit, periudhes solare qe po lindte. Nese periudha e Rilindjes ndodhi kur hyri perfundimisht ne krize modeli
social i mesjetes,tani po ndergjegjesohen te gjithe se ka hyre ne krize
kapitalizmi industrial. Nevojitet nje zgjim i ri epokal. Nga perafrimi dhe ngjashmeria
midis dy periudhave shihet qarte se sa shume ka nevoje sot per nje Rilindje te
re, per nje ndryshim.
Ne periudhen e Rilindjes arritjet e reja hapen rruge te reja ne qarkullimin
e ideve, te burimeve, te produkteve, te njerezve, duke nisur nje proces i
unifikimt dhe i globalizimit, qe gjendet (i perfunduar) ndoshta vetem ne ditet
tona. Aktualisht po jetojme nje moment te ngjashem me produkete te reja, mundesi
te reja, pasuri te reja, ndergjegje te re, sfida te reja.
Nese gjate rilindjes lindi ideja e perspektives, e vendosur ne kontekstin e ambjentit te kohes se saj, aktualisht kemi
nevoje urgjente per te rilindur ideja e perspektives si dhe per te forcuar
aftesine per ti analizuar faktet ne menyre kritike. Ne te njejten kohe sic
linden gjate Rilindjes ideale te reja per bukurine dhe elegancen, ashtu si
atehere duhet ti kthehemi mendimit etik dhe estetikes, aq te domosdoshme per
kohen qe jetojme.
Gjate humanizmit perterihet interesi per magjine dhe alkimine si mjete
praktike dhe te arriteshme te kerkimit
natyror (shihet vizioni panteist i Brunos). I tille eshte rendesia qe ka ne ditet e sotme
kerkimi dhe inovacioni. Cdo gje arrihet vetem nepermjete dijes.
Mbas Rilindjes Toka
hyri ne fazen historike te nderlidhjes. Rilindja na ka mesuar qe cdo arritje
mbi Toke sjell disa pasoja, qe mund te percaktojne dhe kondicionojne edhe ne largesi
ne hapesire dhe kohe. Eshte i nevojshem nje ndergjegjesim ekologjik i njeriut
dhe i maredhenies se tij me boten. Njeriu behet subjekt i historise dhe nderkaqe
pergjegjes per zgjedhjet dhe veprimet e tij. Eshte detyre e tij te njoh, kuptoj,
qe veprimet e tij shkaktojne pasoja mbi te tjeret dhe mbi jeten e tokes dhe per
rrjedhoje te reagoj ne menyre konseguente dhe te ndergjegjeshme.
Rilindja e re eshte e domosdoshme nese konsiderojme se Rilindja eshte
periudha, qe zbuloi dhe vendosi njeriun ne qender, jo me si nje instrument, por
si nje qellim. Edhe ne kohen e sotme njeriu, individi, qytetari jane ne qender
te gjitheshkaje. Nese europa e ka shpallur
2013 vitin e qytetarise nevojitet te bejme te njejten gje edhe ne. Cdo njeri ka
nje rol per te luajtur ne histori. Kjo vlen edhe per cdo qytetar shqiptar. Rilindja
na ka mesuar se egzistojne rrjete te relacionit midis pjeses dhe te teres,
midis mikros dhe makros.
E gjitha kjo te motivon per nje Rilindje te re shqiptare. Ne duhet ti bashkohemi komunitetit te madh te ndryshimit dhe zhvillimit. Ne kete rast ndjej nevojen te them se cfare synon sipas meje te bejme per te lindur “Nje Rilindje e re shqiptare”.
E gjitha kjo te motivon per nje Rilindje te re shqiptare. Ne duhet ti bashkohemi komunitetit te madh te ndryshimit dhe zhvillimit. Ne kete rast ndjej nevojen te them se cfare synon sipas meje te bejme per te lindur “Nje Rilindje e re shqiptare”.
E para dhe leijtmotiv i ketij procesi sipas meje eshte “shpresa”. Jam e mendimit
se nese deshirojme te ndryshojme Shqiperine per mire, nuk duhet ta kerkojme
shpresen tek ndonje mit, jashte nesh, por duhet ta kerkojme dhe gjejme ate ne
mendimet tona se bashku me kurajon dhe kembenguljen e nevojeshme per te
shpresuar. Nevojitet qe te rikuperohet koncepti i pergjegjesise individuale.
Cdo njeri eshte element tek i cili mund te mbeshtetet cdo proces ndryshimi. Ajo
te ciles i trembet cdo pushtet, ne cdo sistem, eshte ndryshimi i nje njeriut, i
cili eshte pastaj ne gjendje te deshmoje diferencen e tij. Eshte ky hapi i
pare, guri themelor dhe vendimtar ne procesin e modifikimit te gjendjes aktuale
te gjerave. Realiteti duket i pandryshueshem pikerisht sepse kush duhet te ndryshoje
mbetet pafundesisht ne pritje te dickaje, qe vjen nga lart. Pertej fjaleve
duhet te propozojme dicka konkrete si propozim, ne te cilen te gjithe se
bashku, mund te behemi protagonist, edhe duke konsideruar faktin, qe qindra
shoqata apo parti jane vendosur ne dispozicion te bejne dicka.
Duhet te gjejme menyra ta influencojme politiken me idete tona, pa krijuar domosdoshmerisht
formacione te reja. Keto nxitje te krijimit te formacioneve te reja politike
perbejne kosto te medha per komunitetin, si nga pikeveshtrimi ekonomik ashtu
edhe nga ai qeverises. Duhet te largojme “humusin” e parave te lehta dhe te bejme
qe te mos lindin me fidane te panevojshem sic po ndodh ne keto dite. Partia me
e madhe qe egziston, por qe eshte e heshtur eshte ajo e njerezve qe nuk
votojne, te atyre personave te cilet ndjehen te lire, jo pjese e ndonje partie,
jo te ndikuar nga media. Kjo parti duhet te jape sinjale te forta te egzistences
se saj: Duhet trasformuar ky vend.
Ne duhet ta njohim skuadren qeverisese perpara se ta votojme ate. Ministrat
e rinj duhet te jene njerez te cilet demostrojne se dine te bejne. Per kete nuk
nevojitet te jene domosdoshmerisht politikane profesionist, as profesore qe
njohin vetem teorine, as financiere qe kane gjetur menyren te bejne para pa
krijuar asgje. Nevojiten njerez kreative dhe etik. Nese mbeshtesim se turizmi eshte
element themeltar per ringritjen duhet ti japim kesaj ministrie nje rendesi te
madhe. Personalisht do te krijoja nje superministri qe permbledh turizmin,
bujqesine, te mirat kulturore dhe mbrojtjen e peisazhit dhe ambjentit ne nje,
sepse nje projekt i madh i zhvillimit turistik mund te linde vetem nga keto
kater sektore dhe do te doja t’i besohej
kjo detyre dikujt qe ka demostruar te promovoj ekselencen shqiptare. (nese do te
pyetesha une cdo njeri nga tre drejtuesit e shoqates se trashegimise kulturore (Auron
Tare, Artan Shkreli apo Artan Lame) do ta bente kete detyre me mire se cdo minister
i deritanishem i ketyre dikastereve.
Ne duhet ta rikuperojme etiken sociale si nje te mire apsolute per te ndihmuar
ne rikuperimin e dinjitetit te nje poltike qe ka humbur sensin e turpit duke i bere
gjerat ne interesin e vet apo familjes se vet, dhe jo ne interesin e pergjitheshem.
Ne kushte te tilla ekonomike, mbulesa eshte e shkurter dhe nuk mund ti mbuloje
interesat e te gjithe grupeve. Kjo duhet thene hapur. Duhet vendosur rregulli i
jo me shume se dy mandateve ne cdo instance. Te zhvillohen primaret, duke i
kthyer te pakten gjysmen ef uqise qe i kemi marre qytetarit, me ndryshimet
kushtetuese te prillit 2008, si nje mundesi per te rinovuar klasen drejtuese, e
cila na ka cuar ne kete fare derexheje. Shqiperise nuk i nevojitet nje klase
politike e paafte dhe e paditur. Redultimi i finacimeve te partive politike
eshte nje tjeter problem, qe duhet zgjidhur. Politika duhet te udhehiqet nga pasioni.
Gjerat ndryshojne nese ndryshojme ne mentalitetin tone. Nese na mungon kurajoja
duhet ta shqejme ate. Nese shohim ne rrjete sociale nje pjese ekonsiderueshme
fshihet mbas pseudonime,. Pervecese tregues i mungeses se kurajos, shpesh kjo
eshte tregues i mungeses se lirise, e cila ngriti krye gjate epriudhes se
Rilindjes. Kemi nevoje per politika largepamese, qe midis mijera veshtiresive
dhe rezistences te shtojne frymemarrjen e qyteteve dhe fshatrave tona. Rilindja
jone duhet ta kete tek fuqia e qytetarit, tek finacimet private dhe publike
ushqimin e saj fillestar.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 03/02/2013