Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
lunedì 24 dicembre 2012
giovedì 20 dicembre 2012
domenica 16 dicembre 2012
A mundemi ne ta mposhtim urine?
Nëse bëjmë disa llogari të thjeshta mbi deklarimet
e autoriteteve përkatëse si FAO (Organizata botërore e Ushqimit) apo Banka
botërore mbi mjetet e nevojëshme monetare për të luftuar urinë në botë do të
kishim: sipas deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të FAO, Jacques Diouf se
për të luftuar urinë në botë nevojiten 44 miliard dollarë në vit. Nga ana
tjetër Banka Botërore deklaron se për të shpëtuar 5 milion fëmijë në botë, që
vuajnë nga kequshqyerja nevojiten 12,5 miliard dollarë në vit. Këto shifra
duken një objektiv i largët nëse konsiderojmë faktin, që në vitet e fundit
vendet e pasura kanë vendosur në dispozicion të këtij objektivi një shifër prej
350 milion dollarë në vit (shifër qesharake kjo, kundrejt urisë së madhe për
këto fonde, bazuar në deklarimet e mësipërme). Pak a shumë kaq fonde kanë
përfshirë në dispozicion si bonuse managerët e Citigroup, Bear Steam dhe
Goldman Sachs, përpara se të fillonte kriza.
Nëse do të bazoheshim në këto llogari të thjeshta
tani problemi i urisë në botë do të ishte zgjidhur. Sipas New York State
Controller’s Office gjashtë bankat më të mëdha amerikane kanë llogaritur në
9muajt e parë të vitit 112 miliard dollarë si bonuse për punonjësit. Sipas
këtij trendi i bie, që viti 2012 të mbyllet me një shumë prej 150 miliard
dollarësh, aq sa në 2009, shifër kjo pak më ulët se viti më i mirë 2007,
përpara se të fillonte kriza, kur bonuset kapën shifrën e 164 miliard
dollarëve.
Për këtë shkak, në Amerike, nga 2009 e në vijim shpërthyen
polemika të forta. Nisur nga ky fakt dhe polemikat rreth tij Presidenti Obama,
i dyti mbas Gordon Brown në Britani, ndërmorri hapin për të aprovuar një takse
ekstra mbi bonuset e bankierëve, hap ky, i cili nga ana e tij, gjithashtu u
shoqërua me një kalvar polemikash. Nisur nga ky propozim Goldman Sachs ka qenë
e para kompani, që lajmëroi se do të zgjeronte programin që imponon menaxherët
të dhurojnë për bamirësi një pjesë nga fitimet e tyre, shumë kjo e barabartë me
595.000 dollarë për person. C’të themi në këtë rast? Me shifrat e deklaruara
nga banka botërore dhe nga zoti Diouf ky problem do të ishte zgjidhur.
Po tek ne si është situata? Jo shumë larg në kohë
jemi njohur edhe ne me shifrat maramendëse që kapin pagat e stafit menaxhues
edhe në kompani, që operojnë në Shqipëri. Përsa u përket bonuseve që
aplikohen në to nuk ka informacion. Lidhur me këtë temë ka patur ndonjë
artikulim nga shtypi i shkruar, duke mbetur me kaq. Më tej asnjë studim, kërkim
apo investigim as nga institucione, të cilat e kanë për detyre dhe as nga organizata
të shoqërisë civile. Ndëkohë dimë që fondi i ndihmës ekonomike për të mbëshetur
kategorinë e njerëzve në nevoje në vitet 2008-2011 arrin mesatarisht rreth 40
milionë USD në vit, pra vetëm 1 për qind të shpenzimeve të buxhetit total të
shtetit. A është i mjaftueshem ky fond?
Së pari mendoj unë ne kemi problemin e madh të
saktësisë, plotësisë dhe besueshmërisë së shifrave të varfërise dhe mandej mund
të jemi në gjendje të gjykojmë për mjaftueshmërinë apo pamjaftueshmërinë e tij.
Por a ka studime, të cilët mund të na vinë në ndihmë për këtë qëllim? Të paktën
mua s’më ka rënë në dorë një i tillë për dy vitet e fundit. Gjate 2003, kur
ushtroja detyrën e prefektes në qarkun e Beratit, konstatova, që kishte një
diferencë të madhe midis shifrave zyrtare të raportuara për varfërinë dhe
realitetit konkret në terren. Në këto rethana ndërmorra inisiativën për të
kryer një studim të plotë mbi varfërinë në qark. Pata në këtë rast mbështetjen
e admirueshme të ish minsitrit të atëhereshem të Punës dhe Cështjeve Sociale,
zotit Ëngjëll Bejtaj. U hartua një projekt i parashikuar të implementohej në
tre faza, por u realizua vetëm faza e parë e tij. Gjithëshka u ndërpre për
shkak të largimit tim nga ky post. Ky studim nuk u përfundua kurrë, mbasi nuk
përbënte prioritet për pasardhësin tim. Këtu del në pah edhe një problem
tjetër, që karakterizon rotacionet tek ne, përfshi edhe ato brenda llojit, të
cilat në planin teknike, nuk funksionojnë si një vazhdimësi, por edhe problemi
tjetër, që është ai i mungesës së dëshirës për të njohur, prekur dhe zgjidhur
pa bujë problemet e thjeshta të përditëshmërisë, të cilat janë jetike për
qytetarët. Në të kundërt sundon makiazhimi i këtyre problemeve.
Por kjo është si të fshihesh mbas gishtit. Cdo gjë
ka pikën e saj të ngopjes. Vjen një moment, që të vërtetat e hidhura të
përplasen dhimbshëm në fytyrë. Sado të ketë makiazh, nga mediat vasale ka edhe
gazetarë të guximshëm e të përgjegjëshëm për misionin e tyre, të cilët kryejnë
me përkushtim detyrën e tyre, gjurmojnë realitetin në të gjitha pamjet e tij
edhe në anën e tij të shëmtuar, sic është mjerimi, dhe na i bën ato të dukëshme
dhe prezente në përmasën e tyre të dhimbëshme edhe aty ku mbretëron luksi dhe
kamja, duke na bëre, që ta ndiejmë edhe ne atë dhimbje, duke na zgjuar
sensibilitetet dhe ndjenjën e angazhimeve pozitive. I tillë ishte për mua edhe
reagimi i profesor Perparim Kabos në faqen e tij në facebook. Ishtë një reagim
revoltues ndaj legjendës së misrit, këtë radhë në kontrast të fortë me “kohën
moderne”. Pamë, ndofta pa u besuar syve, të na shpalosej kjo pamje, po në Pukën
e legjendës migjeniane, nëpërmjet kronikës së gazetarit të Top Chanell, Miri
Hoti. Është shumë e dhimbëshme për të gjithë ne të shohim me sytë e dhimbjes
një familje të mbytur nga skamja, e mungesa e shpresës, e cila e mbante frymën
gjallë me bukë misri dhe kripë. S’do ti besonim nëse nuk do i shihnim me sytë
tanë ata fëmijë dhe nënën e mjerë, që su ngopte dot barkun me buke. Prof Kaba,
reagon në mënyrë simbolike me një gjest domethënës, duke refuzuar publikisht
një darkë në një prej hoteleve luksoz, të Tiranës, darke e cila i paraprinte
një konference për krizën, në statistikat e së cilës, ndofta do të parakalonin
shifra suksesesh, që s’kanë aspak lidhje me realiteitn, që jeton kjo familje e
shumë të tjera si ajo, kudo nëpër skutat e vendit, ku nuk hynë radarët
institucional apo mediatik. Akti i tij është domethënes. Po aq domethënese
është edhe ftesa e tij e hapur për të udhëtuar drejt veriut. Kjo më nxiti të
bëj të njëjtën gjë me pjesëmarrjen në një aktivitet të ngjashëm. Por a mjafton
kjo? Cfarë lëvizjesh duhet të bëjmë ne për të treguar se jemi një shoqëri e përgjegjëshme?
Gjeste si ky janë të thjeshta, por me ndikim të madh sensibilizues, gjest, i
cili të fton të thyesh lëvozhgën e mykur të unit. Është shumë e rëndësishme për
ne si shoqëri ta zvendësojmë përemrin “Unë’ me përemrin “NE”. Ky gjest individual
e profesorit duhet dhe mund të bëhet nxitje që të lindin edhe inisiativa të
shoqërisë civile, apo aktorëve të tjerë për të përballuar këtë emergjencë
dramatike, të krijuar nga rënia në varfëri e personave apo grupeve të tërë, ose
për shkak të humbjes së vendeve të punës ose për shkak të rritjes së cmimeve,
apo problemeve të tjera sociale. Atje ku janë mundësitë duhet të ndihmohen.
Por cilët janë njerëzit, që fati i ka hedhur ne
skutën e mjerimit? Si mund të ndihmohen ata për të dal nga kjo situatë? Sa përqind
të popullsisë përbëjnë ata? Një familje konsiderohet e varfër nëse të ardhurat
e saj bien poshtë një niveli minimal të nevojshëm për të plotësuar nevojat
bazë. i cili quhet kufiri i varfërisë apo minimumi jetik. Ky minimum jetik
llogaritet duke përcaktuar nevojat minimale të konsumit të një “shporte”
mallrash e shërbimesh. Çdo vend llogarit dhe miraton kufirin e varfërisë bazuar
në kushtet e tij ekonomike dhe sociale. Bazuar tek ky tregues përcaktohet numri
i të varfërve, si dhe shtrirja e tyre territoriale, me qëllim zbatimin e
politikave dhe programeve efektive për reduktimin e varfërisë.
Për matjen e varfërisë në nivel global, Banka
Botërore në Raportin e Zhvillimit Botëror 1990, miratoi kufirin (absolut) “një
dollar në ditë”. Rënia nën këtë kufi (sigurisht duke e indeksuar atë psh me
çmimet e vitit 2005 i takon të jetë 1.25 USD në ditë) nënkupton të jetuarit e
një personi në “varfëri ekstreme”. Në vendin tonë mungon një nivel zyrtar për
matjen e varfërisë. Referenca zakonisht bëhet me një kufi gjysmëzyrtar të
publikuar nga INSTAT-i. Në Anketën e Matjes së Nivelit të Jetesës në vitin
2008, anketim i kryer me mbështetjen e PNUD-it dhe të Bankës Botërore, citohet
shifra si më poshtë: “pjesa e popullsisë,
konsumi mujor real për frymë i së cilës është nën 4,891 lekë (me çmimet e 2002-shit) ka rënë nga 25.4 për qind në
vitin 2002 në 18.5 për qind në vitin 2005 dhe 12.4 për qind në vitin 2008”.
Këtë shifër prej 4,891 lekësh e konsiderojmë si kufi gjysmëzyrtar, sespe vërtet,
ajo është llogaritur nga një institucion publik, por kjo shifër nuk është
miratuar nga qeveria si njësi matëse në luftën kundër varfërisë. Po ti shtojmë
kësaj situate edhe faktin që kjo shifer është më e ulët, se 7.975 lekë e cila
rezultoi nga matja zyrtare e nivelit të varfërise, kryer në vitin 2001, e cila gjithashtu
nuk u zyrtarizua me vendim nga asnjëra prej qeverive pasardhëse, tregohen nga
ana tjetër minimalisht mungesën e përgjegjësisë dhe vullnetit politik per ti
njohur problemet dhe për ta mbështetur këtë kategori popullsie dhe në rastin më
të keq është përpjekje për ta fshehur realitetin. Kryerja e anketimeve për
treguesit e varfërisë një herë në 5 vjet është arsyeja pse mungojnë të dhënat
për numrin e të varfërve pas vitit 2008, dhe per rrjedhoje mungon edhe ndjekja
dinamike e ecurisë së këtij procesi.. Këtë konkluzion e përforcon fakti, që
edhe në rezultate e CENSUSIT te fundit nuk janë pasqyruar ende treguesit e punësimit
dhe varferisë. Unë mendoj se vetëm duke i njohur dhe pranuar problemet ne mund
ti zgjidhim ato.
Gjithashtu mos llogaritja e këtij treguesi në
koherencë me strukturat globale, pamundëson matjen e nivelit të tyre në
kontekstin rajonal europian apo global. Nëse i referohemi përcaktimit të numrit
të familjeve të varfëra, bazuar në këtë tregues, konsideruar edhe faktin, që
këto shifra nuk indeksohen me rritjen e çmimeve rezulton që fondet e vëna nga
qeveria në dispozicion të këshillave të bashkive dhe komunave janë më pak se
gjysma e shumave të nevojëshme. “Për
pasojë, duke analizuar grupin e familjeve me katër persona, pagesa mesatare në
muaj për familje më 2011-n ka qenë vetëm 2,919 lekë. (Shërbimi Social
Shtetëror, 2012). Rrjedhimisht, pagesa për person në muaj del 730 lekë. Pra,
ndihma ekonomike mbulon vetëm 15 për qind të kufirit gjysmëzyrtar prej 4891
lekësh që llogarit INSTAT-i”. Bazuar në këto shifra buron emergjenca e
hartimit të politikave sociale të përshtatëshme për zbutjen e mandej zgjidhjen
e kësaj situate. Peshorja duhet të anoj në favor të politikave zhvilluese. Për
këtë nevojitet një raport i drejtë i politikave fiskale me ato shpërndarëse.
Ato duhet të jenë në ekuilibër dhe në funskion të një zhvillimi të shëndetshëm
ekonomik. Këtë mekanizëm taksim- (ri)
shperndarje do ta krahasoja me sistemin e qarkullimit te gjakut ku fiskun
do ta krahasoja me venat që sjellin gjakun (paranë) në veshore (buxhet) në
formën e të ardhurave, kurse shpërndarja nëpërmejtë kanaleve të saj shpëndarëse
nga sistemi arterial, i cili nga barkushet ( buxheti) e (ri)shpërndan në formë shpenzimesh
kapilare në cdo esktremitet të organizmit. Nëse ky mekanizëm funskionon mirë ne
kemi një organizem te fuqishëm, pra një sistem të shëndetshëm. Kur ky furnizim
nuk shkon në formë shërbimesh sociale, arsimimi, shëndetësore, administrative në
cdo skutë të vendit, duke krijuar mundësi punësimi etj, do të thotë që sistemi
ynë funksionon keq. Difekti në këtë rast është si i politikave që ndjekim,
ashtu edhe i pamjaftueshmërisë teknike për ti përmbushur ato.
Idealisht mekanizma të tilla do të lejonin më
shumë ndërveprim dhe inisiativa konkrete të përqëndruara mbi tema të interesit
të përgjithshëm, sic janë psh varfëria, që kërcenon të zgjasë hapësirat cdo
ditë. Me impenjimin tonë do të kontribonim në këtë mënyrë në përmirësimin e
situatës reciproke. Për këtë duhen forcuar mekanizmat ekzistues dhe të vihen në
dispozicion të këtij qëllimi. Për këtë na duhet të injektojmë një kulturë
përfshirëse. Nevojitet domosdoshmërisht të dalim nga kultura e leximit tepër
sipërfaqësor të sinjaleve, gjë që na ka karakterizuar në këto 20 vitet e fundit
në kërkim të rrugës së duhur për të realizuar një proces të integrimit tërësor
në vlerat europiane, duke ju rikthyer kulturës përfshirëse jo përjashtuese
tipike për mesdheun, rajon të cilit i përkasim. E gjithë kjo situatë na con
drejt rikonsiderimit të shkallës së vlerave të cilave u referohemi.
Ngjarjet të cilave ju referuam përfaqësojnë një
sinjal të qartë, qe demostron se faza në të cilen gjendemi është delikate dhe
shumë e rëndësishme për të na tranzituar drejt një faze me vlera më të larta, në
këtë aspekt. Nevojitet nje ridefinim i paradigmes tradicionale sipas të cilës kemi
trajtuar këto politika, prej të cilave ka buruar edhe kjo situatë kaq pak
kohezive dhe kaq shumë e fragmentarizuar. Duhet t’i japim jetë një politike
sociale të qartë dhe koherente me situaten ku jemi si dhe me tendencat e
zhvillimeve të ardhëshme. Psh bujqësia dhe mbarështimi i blegtorisë, me investime
më të mëdha dhe mirëadminsitrim të burimeve mund të jenë antidotë e urisë dhe
zgjidhje e drejtë në luftën kundër varfërisë. Por hapi i parë që duhet të bëjmë
është tu japim besueshmëri statistikave tona, të kemi sy dhe kurajo ti lexojmë
drejt ato dhe jo ti deformojmë për qëllime pragmatike, ngushtësisht politike.
Vetëm mbi këte bazë do të mund të ndërtojmë paradigmën e re.
E gjithe kjo kërkon impenjim të fortë në terma të
vullnetit politik si dhe solidaritet dhe
bashkëpunim ekonomik, duke ndërtuar një raport të ri të partneritetit
publik/privat. Sigurisht egzistojnë probleme të shumta për të cilat është vështire
të gjesh zgjidhje të bashkëndara në terma afshkurtër dhe afatmesëm. Kjo lidhet
me faktin që interesat partiake u mbivendosen interesave të përbashkëta si të komuniteteve
lokale ashtu edhe atij në nivel kombëtar. Jo domosdoshmerisht duhet te jesh një
vend i pasur për të aplikuar politika të drejta dhe të efektëshme sociale.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 16.12.2012
sabato 15 dicembre 2012
A mund të bashkëjetojnë uria me bollëkun?
Botuar ne gazeten "Tirana Observer", dt 20.12/2012
“Asnjë
shoqëri nuk mund të jetë
e begatë dhe e lumtur kur pjesa më
e madhe e saj janë të varfër dhe të mjerë”
Adam Smith. Pasuria e Kombeve. 1776
Adam Smith. Pasuria e Kombeve. 1776
Një
pyetje kjo e cila na obligon të reflektojmë
ndaj sjelljes sonë
të
përditëshme
në
raport me fenomenin e varfërisë.
Prej saj lind një
pyetje tjetër:
Përse
progresi i vendit i proklamuar me forcë në
vend, që
të
ngushtojë
diferencat midis personave, ka thelluar distancën
midis të
pasurve dhe të
varfërve?
Sa real është
ky progresi ynë?
Këto
pyetje janë
të
përligjura
kur cdo ditë
bombardohemi nga lajme mbi persona, që vuajnë
apo vetvriten për
shkak të
gjendjes së
mjeruar ekonomike. Këto
të
dhëna
tragjike, këto
imazhe, që
na përplasen
në
përditëshmërinë
tonë
bëjnë
jehonë
në
botën
tonë
të
konsumizmit, ushqimit të
tepërt,
të
mbijetesës,
në
këtë
botën
tonë
të
vogël
fatkeqësisht
të
mbërthyer
nga indiferenca. Natyrishëm të
vjen të
pyesësh
përsëri: përse
ndodh e gjitha kjo?
Sigurisht
kjo varet së
pari nga funksionimi në
kompleks i shoqërisë
dhe ekonomisë
sonë.
Nuk mund të
ndodh automatikisht, që
kur prodhon më
shumë
(nëse vërtetë
ndodh kjo) mund të
jenë
të
gjithë
më
mirë.
Vendi në
tërësinë e
tij mund të
prodhoj
apo importoj më
shumë,
por jo domosdoshmërisht
të
gjithë
personat do të
kenë
më
shumë.Kjo
varet shumë
nga mënyra
sesi fuknsionon një
vend dhe cfarë
politikash rishpërndarëse
aplikon
ai. Pavarësisht
progresit të
regjistruar cdo ditë
na
përplasen
fakte të
tilla si ai i familjes në Pukë,
apo shtëpisë
së
fëmijëve
me probleme zhvillimi në
qytetin e Beratit, të cilat na prezantojnë prezencën e
fenomenit të varfërisë në dimensionin e saj më të keq: urinë dhe kequshqyerjen,
për rrjedhojë shëndet i keq. Megjithëse
e drejta për
t’u ushqyer është
një
nga parimet e proklamuara në 1948 në “Deklaratën
Universale të
të drejatve
të
njeriut”, kanë
kaluar vetëm
pak ditë
nga përvjetori
i saj ( 10 dhjetor), kur dëgjuam retorikën
e përvitëshme
rreth parimeve të
saj, si gjithnjë
jemi larg nga realiteti i përmbushjes së
kësaj
të drejte.
Në këtë
deklaratë
ndergjegjia
publike është
shprehur pa ekuivok. Megjithatë miliona njerëz
në
botë
vuajnë
nga uria, tek ne po ashtu. Raporti mbi urinë
në
botë
i shperndare, së
fundmi, nga FAO thekson se në periudhën
2010-2012 rreth 870 milion njerëz kanë
vuajtur nga urija, ndërsa
ka patur një
ngadalësim
të
numrit të
personave, që
dalin nga varfëria
në
pesë
vitet e fundit. Në
vendin tonë,
sipas statistikave zyrtare, numri i familjeve të
varfëra
llogaritet rreth 97750 familje apo rreth 400 mijë
persona.
Nga
ekspertë
botërorë
të
kësaj
fushe si dhe strukturat përkatëse
është
thënë
dhe vazhdon të
thuhet, që
shkaku i kësaj
gjëndjeje
nuk duhet kërkuar
tek mungesa e ushqimeve. “fakti që rreth 870 milion persona- më tepër
sesa popullsia e USA, Europës
dhe Kandasë të marra së
bashku- janë të uritur në
një botë, që
prodhon mjaftueshëm për të
gjithë është
skandali më i madh i kohërave tona”-
thekson studiuesja Isabel Vivardi. Burimet e tokës,
të
konsideruara globalisht, janë në
gjendje të
ushqejnë
banorët
e saj. Ushqimi disponibël
për
frymë
është
rritur me 18% në
5 vitet e fundit. Burimet e vendit tonë po ashtu janë
të
mjaftueshme. Megjithatë
shoqëria
jonë
gjendet sot përballë
një
sfide të
rëndësishme, padyshim një
sfide të
rendit ekonomik dhe teknik, por më tepër
të
rendit etik dhe politik. Kjo situatë është më
shumë
një
cështje
e solidaritetit të
munguar,
një
cështje
e zhvillimit tonë
si shoqëri,
përpara
se të
jetë
një
cështje
e zhvillimit material.
Cfarë
duhet bërë
për
të kontribuar
në
zgjidhjen e kësaj
situate dramatike? Kujtojmë tonelatat e produkteve bujqësore
të
fermereve korcare, të
cilat të
mbetura stok, në
pamundësi
për
tu kanalizuar drejt tregut, përfunduan në
lumin Devoll? Përse
duhet të
ndodh kjo kur ka njerez të uritur në
vend? Cfarë
mund të bëj
shteti për
ti destinuar këto
produkte drejt atyre që
kanë
nevojë?
Përse
të
mos ketë
një
program të
subvencionimit indirekt të këtyre
fermerëve,
duke ua blerë
produktet në
favor të
këtyre
familjeve apo individëve,
që
kanë
aq shumë
nevojë
për
to? Në
këtë
mënyrë
mund të ndihmohen
njëkohësisht
dy
kategori sociale në
vend: familjet në
nevojë
dhe fermerët,
duke ndihmuar kështu
në
nxitjen dhe zhvillimin e agrobisnesit, pa u ngatërruar
në
politikat proteksioniste, mungesa e të cilave i bën
fermerët
tanë
jo konkurues, jo vetëm
në
tregun rajonal, por edhe në atë
vendas. Të
ndihmosh të
ushqehen ata që
vuajnë
nga uria, duke subvencionuar shëndetshëm
një
kategori agrobisnesi, është
një
detyrim pa ekuivok. Ky duhet të jetë
një
prioritet, i cli duhet të ngulitet në
ndërgjegjen
tonë
qytetare dhe akoma më
shumë
në
ndërgjegjen
e atyre, që
qeverisin, mbasi janë
ata, që
duhet dhe mund të
ndërmarrin
veprime konkrete. Gjëndemi
kështu
në
prezencë
të
një
fenomeni, i cili lidhet me zgjedhjen ekonomike të
drejtuesve, pra të
një
problemi zgjidhja e të
cilit qëndron
në
vullnetin politik.
Megjithatë ky
apel i drejtohet seicilit prej nesh për të rrezuar
së
bashku mbretërinë
e indiferences, ose të
mungesës
së
vullnetit për
tu angazhuar në
probleme të
tilla
jetike. Ky nuk duhet të
jetë
një apel
që
mbetet pa përgjigje,
që
bie në
boshllekun e pandjeshmërisë
së
qeverisë
dhe në
vecanti të
dy ministrive të
linjës:
Ministrisë
së
punës
dhe cështjeve
sociale si dhe Minsitrisë së
bujqesisë
dhe ushqimit.Ky apel nuk duhet të humbas, sic ndodh rendom, në
labirinthet e interesave ekonomike të një
politike të
mbyllur në
kufijte e vet, e shkeputur nga raportet njerëzore
solidare.Mbetet ende shpresa e një vullneti politik të
përkthyer
në politika
konkrete sociale të
destinuara për
këtë
kategori dhe të
tjera
të
ngjashme me të,
të cilat
kanë
aq shumë
nevojë
për
to, duke evituar, që
të
mbetemi spektator të
një
realiteti tragjik, apo që të
mbetemi shurdh ndaj kërkesave
për
ndihme të
kujt vuan nga uria, pavarësisht bollëkut
të
një
pjese tjetër
të
shoqërisë
sonë.
Reduktimi
i numrit të
personave, që
dalin nga gjendja e varfërisë
në
pese vitet e fundit do të tingëllonte
si një
alarm global. Kjo këmban
bie edhe për
ne. Thjesht duhet të
kemi vesh të
dëgjojmë.
Mosveprimi politik do të
thotë
cmime më
të
larta dhe të
paqendrueshme të
ushqimeve, mungesë
të
investimeve në
bujqesi, e të
tjerë
tregues të
cilët
vendosin në
rrezik progresin në
luftën
kundër
urisë.
Kemi nevojë
për
një
përafrim
të
ri në
politikat e kultivimit dhe administrimit të
ushqimit dhe burimeve natyrore. Në fakt kemi nevojë
për
politika sociale më
të
përshtatëshme.
Cështja
nuk është
nëse
liderët
tanë
politik mund ti realizojnë Objektivat e Mijevjecarit per te
pergjysmuar numrin e personave të uritur brenda vitit 2015 (
objektiv ky i pamundur edhe nëse konsiderojmë
të
mirëqena
statistikat zyrtare (12,5% ), por nëse ata duan ta bëjnë
vërtet
këtë
gjë?
Cdo
qeveri, pavarësisht,
rotacioneve politike, duhet të inicioj trasformime drejt një
sistemi ushqyerjeje më
të
drejtë
dhe më
të
qëndrueshëm,
duke ndihmuar në
krijimin e rezervave ushqimore si dhe mbrojtjen ndaj rritjes së
cmimeve (sidomos atyre spekulative) dhe duke vendosur të
drejten për
tu ushqyer në
qendër
të politikave
dhe insisiativave të
saj. Uria nuk mund të
luftohet me ndihma. Ajo nuk zgjidhet as kur dikush luan roline babagjyshit te
krishtlindjeve. Ato vetëm
mund të
taposin momentalisht një
situatë
të
caktuar, pa e zgjidhur atë. Uria luftohet me programe të
zhvillimit të
vendit. Zhvillimi është
një
proces shumë
me kompleks se bamirësia
dhe kërkon
angazhim më
të
madh. Në
këtë
proces duhet të
përfshihen
strukturat, individët,
bankat e zhvillimit, institucionet e mikrokredisë
etj. Është
koha për
një
projekt të
tillë
gjithëpërfshirës
dhe bashkëkohor.
Vetem ai model ekonomik , që do të sjell mirëqenie për të gjithë, veçanërisht për
familjet me të ardhura të ulëta do të mund të siguronte zhvillim të qëndrueshëm.
Këto
prioritete duhet të
vlerësojmë
kur votojmë
një
forcë
politike, jo thasët
me miell, që
mund të
“dhurojnë
në
prag votimesh.
Është mekat i madh të
luash, të
tallesh dhe ta përdoresh
urinë,
varfërinë
dhe vuajtjen njerëzore.
Luiza Hoxhaj
Iscriviti a:
Post (Atom)