Preferova te perdor si titull ne kete shkrim nje shprehje te shkeputur nga Konventa europiane e Peisazhit, ne dhjete vjetorin e miratimit te saj( Firenze 20 tetor 2000) nga Keshilli i Europes.
Gjithnje e me shume shtrohet domosdoshmeria e te aresyetuarit mbi ceshtjet ambjentale dhe perspektiven e zhvillimit te qendrueshem, duke evituar ndarjet, perkundrazi duke ndertuar lidhje dhe duke eksploruar maredhenie midis aspekteve te natyrave te ndryshme, nga ato qartesisht ambjentale tek ato me shume te lidhura me dimensionin social dhe kulturor.
Ne kete kontekst peisazhi mund te luaj nje rol te rendesishem, duke tejkaluar reduktimin e peisazhit thjesht ne nje “kartoline” dhe duke rikuperuar domethenien e saj fillestare ne “kuadrin e sintezes” ose akoma me mire ne se e konsiderojme si nje manifestim te misherimit ne nje territor te caktuar te raportit midis njeriut dhe ambjentit.
Rrethi i Vlores nga ky kendveshtrim eshte vertete mjaft i pasur, per variacionin e madh ambjental qe e karakterizon dhe per menyrat e ndryshme ne te cilat ne rrjedhen e historise kulturat e ndryshme kane lene gjurmet e tyre ( duke filluar nga qyteterimi romak).
Por peisazhi tenton te shkoj pertej konceptit te sintezes dhe megjithate ne gjendje te permbaj ne vetvete si “realitetin” ashtu dhe “imazhin e realitetit, duke ju referuar si nje dimensioni material ashtu edhe atij jo material. Vlen te thuhet se peisazhi eshte: teresia e domethenieve dhe vlerave qe te pervecmit apo/dhe komuniteti i atribuon kontekstit te vet te jetes( vlera kulturore dhe ambjentale, treguesit estetik, lidhjet shpirterore, referimi i ideniteteve etj).
Duke konsideruar peisazhin do te thote qe te llogaritesh jo vetem te dhenat si me thene neutro, “objektive”,por edhe te gjitha pasurite qe lindin nga atribuimi i vleres subjektive, nepermjet kendeveshtrimeve te ndryshme. Ne fakt edhe keto atribuime vlerash dhe cilesish nga ana e popullsive, te prodhuara nga dinamika dhe proceset e ndryshme jane ne gjendje te modifikojne assetet ambjentale dhe territoriale: veprimet qe transformojne peisazhin, fillojne nga veprimet me te vogla personale deri tek ato me te gjera, rezultat i zgjedhjeve te planifikuara,
Ndryshimet e peisazhit te kryera ne dhjete vjecaret e fundit( ne Vlore ndoshta me shume se kudo) jane shpesh ndryshime qe manifestojne nje shterje te kapacitetit per te atribuar vlera mbrojtese ambjentale dhe kulturore ne territorin tone. Ne keto 20 vjete bilanci i planifikimit peisazhistik eshte deziluzionues. Biodiversiteti ne kete zone si kudo ka pesuar nje reduktim drastik. Nga ky proces zonat fushore dhe pyjet kane qene me te goditurat. Pervec kodrave te zhveshura shembullin me te mire e kemi ne krah te qytetit me pyllin e Sodes. Gjate kesaj periudhe kane humbur nen efektin e asfaltit dhe betonit territore te pasura me biodiversitet .
Betejes se qytetareve vlonjate dhe perfaqesuesve te shoqerise civile per mbrojtjen e gjirit te Vlores personalisht do ti shtoja edhe dimensionin peisazhistik.
Hapja e debatit mbi konservimin dhe administrimin e peisazhit duhet te lancoj nje stine te re ne planifikimin dhe programimin terriotrial, ne gjendje te siguroj mbrojtjen dhe vleresimin e qendrueshem te territorit. Peisazhi eshte sot aktualitet i madh ne debatet per politikat per territorin, duke pasur nje vlere te pazvendesueshme per te.
Ky rol eshte sanksionuar ne Konventen eruopiane te Peisazhit, dokument normativ i promovuar nga Keshilli i Europes dhe i ratifikuar nga 30 vend europiane, dokument themelor dhe inovativ si dhe pike referimi per politikat e peisazhit ne gjithe kontinentitn, pra edhe ne Shqiperine tone, pavaresisht mosratifikimit.
Teksti i ketij dokumenti, detyrues po aq sa edhe nje ligj, prezanton nje sere implikimesh te rendesishme te cilat kane ushqyer ne keto vite ne nivel europian nje debat te zjarrte, si ne nivel shkencor ashtu edhe ne eksperienzat aplikative( debat ky ende i panjdeshem tek ne).
Konventa hapet me nje preambule te gjate, ne te cilen ceshtja e peisazhit eshte e perfshire ne ate te zhvillimit te qendrueshem, duke afirmuar vleren e peisazhit si patrimon natyror dhe kulturor te Europes si dhe rendesine e saj si element i cilesise se jetes se popullisve respektive. Peisazhi eshte ne kete menyre i njohur si vend i te drejtave por edhe i pergjegjesive.
Artikulimi i nje perkufizimi preciz te “peisazhit” si “nje pjese e caktuar territori, ashtu sic eshte perceptuar nga popullsia, karakter i cili derivon nga veprimet e faktoreve natyror dhe/ose njerezor si dhe nga ndergjegjesimi i tyre,(art 1,a)
Peisazhi qe do te thote teresia e natyres dhe kultures, eshte ndertuar dhe transformuar nga faktore te shumefishte e mbi te gjitha eshte produkt i perceptimit dh prezantimit te popullsise. Kjo perfshirje ‘strukturore e popullsive behet keshtu nje element formues i gjithe konventes.
Ne vecanti objektivat e cilesise se peisazhistikes-perkufizimi i te cilit eshte nje moment kyc, i politikave per peisazhin ( per te gjitha peisazhet edhe ato te privuara nga vlera esenciale apo te degraduara), te cilat duhet tu pergjigjen aspiratave te popullsise per sa i takon karakteristikave peisazhistike te ambjentit ku jetojne ( art.1.c).
Ne konevente vecohet domosdoshmeria e stabilizimit te procedurave te pjesemarrjes se publikut (art.5.c) dhe te konsiderimit te vlerave te vecanta te atribuara nga subjektet dhe nga popullsia e interesuar (art.6.c). Per kete aresye masat e para qe duhen implementuar nga vendet firmetare jane sensibilizimi, edukimi dhe formimi jo vetem i specialisteve dhe teknikeve, por edhe i publikut te gjere.
Konventa europiane e peisazhit thote keshtu qe peisazhi eshte nje e mire e perbashket e te gjitheve dhe per te gjithe, me nje vemendje mjaft domethenese kundrejt demokratizimit te saj dhe nje largim nga nje perafrim elitar.
Ne kete optike behet interesante te okupohesh ne proceset e transformimit te peisazhit( jo vetem transofrmime qe jane realizuar ne te kaluaren, por edhe ato qe jemi duke i shtuar artificilaisht sot, qe nga njera ane jane rezultat i nje dialektike te vazhdueshme ne raportin midis njeriut dhe natyres, nga ana tjeter eshte e domosdoshme qe te shtojme ne respekt te atij qe i eshte besuar kujdesi mireperdorimin e tij, “ne disa raset- thuhet ne konvente, behet fjale te kesh vecanerisht kujdes dhe te reagosh nepermjet metodave te shpetimit; ne te tjera te individualizohen modalitetet me te mira per nje transformim te ekulibruar, i cili respekton vlerat ekzistuese; ne te tjera akoma do te jete e nevojeshme te kesh kurajon edhe te projektosh peisazhe te reja per te rikuperuar vendet e degraduara.
Ndarja se bashku e vlerave te zgjedhura duket sot nje sfide themelore me rendesi themelore, pa te cilen cdo politke territoriale rrezikon te humbas efektivitetin, bashkendarje qe duhet te niset nga vemendja ndaj aspiratave te mbare popullises( ashtu sic e nenkupton konventa europiane) e ne respekt te roleve te ndryshme dhe te pergjegjesive te ndryshme te politkaneve, te thirrur per te vendosur mbi rregullat e lojes, te eksperteve dhe teknikeve roli i te cileve eshte themelor ne njohjen e vlerave te kategotive te ndryshme te mbartesve te interesave deri sa te kene ze te gjithe te interesuarit dhe jo vetem ata qe bertasin me shume, por mbare popullsia e cila cdo dite nderton dhe e shikon peisazhin si nje ambjent per te jetuar, i cili e lejon te “ndihet si ne shtepi”.
Sfida e pjesemarrjes eshte nderkaq e hapur se bashku me sensibilizimin dhe rritjen e ndergjegjesimit se peisazhi eshte nje e mire e perbashket.
Konventa europiane e Peisazhit eshte nje ndryshim konkret i ideve dhe normave.Ajo mund te perfaqesoje nje instrument te rendesishem te kualifikimit turistik per nje zhvillim te qendrueshem te territorit. Bota e turizmit, ne fakt ka filluar te bej llogarite me domosdoshmerine per te rikuperuar vazhdimisht oferten e vet turistikee, si ne terma te quendrueshmerise ashtu dhe ne terma te pergjegjshmerise sociale, per nje perafrim te integruar ne gjendje te forcoje sinergjikisht veprimet e ndryshme.
Sot kerkohet nje menyre e zgjeruar e konceptit te zhvillimit duke dashur te jete ne gjendje te vleresoj e bej transparent prurjet e veta edhe per nje lokalitet tipikisht turistik, sic eshte Vlora. A mund ta perceptoj popullsia vlonjate dhe publiku i gjere mbretereshen e turizmit me nje kurore shtyllash te ftohta metalike rrethe e qark?
Ky shkrim propozon nje tjeter kulture ne trajtimin e temes dhe vleresimit ambjental te territorit dhe mbikqyrjes se peisazhit. Shkaterimi i ambjentit perfaqeson kercenimin me te rende per gjirin e Vlores.
Cdo qytetar duhet te ndihet pergjegjes, ne nivel individual, kollektiv apo institucional. Konventa Europiane e Peisazhit e con popullsine ne qender te procesit te konservimit dhe administrimit te peisazhit, duke vendosur nje lidhje te ngushte midis konservimit te peisazhit dhe ndergjegjes se publikut per lidhjen e pandashme midis mireqenies se eco-sistemit dhe mireqenies se njeriut. Aktualisht nuk kemi nje matje te ndergjegjes se vlonjateve per krizen aktuale te biodiversitetit.
Hapja e debatit mbi konservimin dhe administrimin e peisazhit duhet te lancoj nje stine te re ne planifikimin e territorit, ne gjendje te siguroj mbrojtjen dhe vleresimin e qendrueshmerise se territorit si dhe nje rivleresim te projekteve aktuale. Hapja e ketij debati duhet te jete nderkohe nxites per ratifikimin e kesaj konvente, duke fuqizuar keshtu rolin e publikut dhe pergjegjshmerine e intstitucioneve lokale e qendrore ndaj ceshjteve te peisazhistikes, te cilat edhe keshtu jane te kushtezuar qe ne vendimarrjet e tyre me ndikim ne ambjente te konsiderojne nenet 56 dhe 59 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ne te cilat percaktohet qarte e drejta per tu informuar mbi gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij (art 56) si dhe detyrimi i shtetit per te siguruar nje mjedis te shendetshem dhe ekologjikisht te pershtatshem per brezat e tanishem dhe te ardheshem. Pershirja e aktoreve social dhe ekonomik qe verpojne ne territor me procsin e planifikimit dhe definimit te planeve te veprimit i ben planet e mbrojtjes se peisazhit dhe biodiversitetit efikas dhe mundeson konkretizimin operativ te tyre ne shkalle lokale, ne nje kontekst me te gjere ate te qendrueshmerise se zgjidhjeve te ofruara, jo te gjnedemi si ne rastin e TEC te Vlores, vleresimi i difekteve te te cilit deh impakti negativ ndaj ambjentiti, u be nje vit mbasi punimet e tij kishin perfunduar. Nepermjete aplikimit te Konventes europiane te Peisazhit, e detyrueshme per tu konsideruar prej nesh ne kuadrin e procesit te integrimit europian, duhet kryer rivleresimi i projekteve me impakt ne tregun turistik lokal dhe kombetar, i cili eshte destinacioni kryesor ne te cilin ka investuar popullsia e Vlores dhe komunave perreth saj
Ky shkrim eshte nje ftese per reflektim, ballafaqim, diskutim te veprimeve, te ndermarra nga te gjithe aktoret qe duhet te jene se bashku protagoniste ne vitet ne vazhdim ne administrimin e peisazhit, ne qendrueshmerine e nderhyrjeve mbi territor dhe ne konservimin e biodiversitetit me qellim qe te mundemi edhe ne te ardhmen ta quajme gjirin e Vlores “Vend i bukur”.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 20.04.2010
Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Tirana observer te dates 24.04.2010 ne rubriken Opinion , fq 9