Me cudit absurditeti i cilesimit si nje reforme me qellime elektorale i refromes territoriale. Nese kjo refrome ka mbetur e pearelizuar deri me tani, kjo ka ndodhur vetem per aresye elektorale. Per te u punua fort ne 2002-2003 dhe nuk u finalizua per pengesa te parsyeshem me qellime ngushtesisht elektorale. Nese ka dy reforma qe vetem per efekte territoriale nuk mund te quhen ato jane: refroma territoriale dhe ajo e pensioneve. Te ndermarresh reforma te tilla do kurajo dhe vizion. Qeverite e mira duhet ti tejkalojne "rrisqet' elektorale ne vendimarrjet e tyre. Per kete gje qeveria duhet pergezuar. Kjo reforme duhet finalizuar me patjeter, sepse eshte ne te mire te zhvillimitte vendit si dhe te rritjes se eficences se pushteti vendor si dhe cilesise se sherbimit te ofruar prej tyre. Ka shuem rendesi qe diskutimi te fokusohet tek cilesia e kesaj reforme, tek rritja reale e autonomise vendore sesa thjesht tek gjeografia e njesive te reja. Po ashtu ka rendesi edhe futja e koncepteve te reja territoriale.
Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
mercoledì 12 febbraio 2014
mercoledì 29 gennaio 2014
Thirrje për artikuj

Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, në kuadrin e organizimit të Konferencës Ndërkombëtare: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”, e cila është projektuar të zhvillohet në dt 28-29 Mars 2014 në qytetin e Vlorës ju fton të bëheni pjesë e diskutimit për sa theksohet në vijim:
Shqipëria është një nga vendet në Evropë, me më shumë të rinjë, por me
bilanc negativ ndërmjet punonjësve të kualifikuar të emigruar dhe atyre të
kthyer. Të gjithë këtyre u shtohen flukset gjithnjë në rritje të zhvendosjeve të konsiderueshme nga rrethinat në drejtim te
zonave bregdetare dhe kryesisht aksit Tirane Durres. Jo pak i
prekur nga ky fenomen është dhe vet qarku i Vlorës, ku është projektuar
zhvillimi i kësaj konference. Gjithnjë e
më shumë të rinj, nga keto zona, që vendosin për t'u regjistruar në një
universitet të Vendit nuk mendojnë më per tu rikthyer në vendlindje.
Përballë të shumtëve, që gjithnjë e më
shumë shkojnë, më pak e zakonshme është rruga e kundërt, ajo e kthimit, edhe pse e dëshiruar nga shumë të rinj në fillim
("tani ikim, pastaj
rikthehemi " është mendimi mbizoterues në castin e nisjes).
Lëvizshmëria për punë dhe studim është në vetvete pozitive, por bëhet një
avantazh për të gjithë ata, që duan të
kthehen vetëm nëse ata kanë vërtetë mundësi për ta bërë këtë me sukses,
supozohet, që do të merren në pune në një kompani që është në gjendje të mund
të vleresojë kapitalin e saj njerëzor si dhe për të ndërmarrë ide biznesi duke
shfrytëzuar përvojat dhe aftësitë e fituara jashtë vendit .
" "Ikim per tu kthyer ? " është pyetja që shumë njerëz bëjnë
kur ata janë gati për të marrë vendimin për tu nisur në kërkim të mundësive më
të mira gjetkë. Ajo përfshin të rinjtë, të rriturit, prindërit. Tani ata kanë nevojë urgjente për
të reflektuar dhe për të diskutuar së bashku me institucionet për të
identifikuar zgjidhje, që ofrojnë shpresë dhe mundësi .
Nga ana tjetër, shumë të rinj, duke mos menduar të kthehen ndjehen
megjithatë një burim potencial për vendin e origjinës, duke vazhduar të jetojnë
në një rajon tjetër ose jashtë vendit dhe janë vetëm duke pritur për një
mundësi për të dhënë një kontribut përmes projekteve dhe iniciativave te
përbashkët. (ky projekt është një mundësi për ta bërë një gjë të tillë, ose
minimalisht për të diskutuar për atë se cfarë duhet bërë për ta realizuar një
gjë të tillë dhe se në cfarë rruge mund
ta realizojmë këtë).
Në një kontekst në të cilin institucionet publike dhe ato të sistemit të
sipermarrjes përballen ende në menyrë të
ndrojtur me këtë fenomen, projekti “Tako Talentet Shqiptare - Meet
AlbTalents”, synon të lehtësoj një
reflektim të thellë te karakterit
politike, sociologjike dhe antropologjike mbi madhësinë dhe formën, që
eshte duke marrë fenomeni i lëvizshmërisë për gjeneratat e ardhshme dhe mbi
perspektivat e lëvizjes së talenteve në të ardhmen.
Vlora nëpërmjet këtij projekti “kandidohet si një laborator kombëtar për
monitorimin e fenomenit dhe për të
eksperimentuar politikat e rithithjes se tyre. Të rinjtë, akademike, ekspertë,
institucione, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të diskutojnë tema dhe
zgjidhjet, që do të ndërmerren për të bere te kthyeshme vendimin për të lënë
vendin dhe për të kthyer në vlerë të shtuar përvojën e tyre të fituar jashtë
vendit.
E gjithë kjo, duke qene te bindur se vetëm nëpërmjet gjeneratave të reja,
me energjinë dhe shkathtësine e tyre, aftësinë e tyre për të qenë një urë në
mes të tashmes dhe të ardhmes, në mes të territorit të origjinës dhe sfidave
globale, mund të kthehemi tek rritja, duke
gjeneruar zhvillim dhe mirëqenie te territorit.
TEMAT
• Migrimi i të rinjëve shqiptarë në Evropë dhe jo vetëm
• Qarkullimi i talenteve: të dhënat, problemet, perspektivat
• Koha jonë është tani: te ikim apo të qëndrojmë ?
• Sa Kompanitë shqiptare janë të hapura për talentin ndërkombëtare (
Përvoja te kompanive me personel te huaj)
• Politikat rajonale (lokale) dhe përvoja të suksesit (nëse ka të tilla)
• Metoda "kunder emigrim" dhe më tej: Politikat dhe perspektivat
kombëtare dhe ndërkombëtare.
Jeni te ftuar te jepni kontributin tuaj, me pjesemarrjen ne diskutime,
ligjerate ose cdo forme tjetër. Kjo
thirrje ju fton të prezantoni artikuj të
ndryshëm në lidhje me temat e përmendura më sipër. Artikujt duhe të përmbajnë
jo më shumë se 1.500 fjale dhe do të dërgohen ne adresën sekretaria@crdls.com.
Ato do të pasqyrohen në faqen e qendrës,
projekti; “Tako talente shqiptare- Meet
AlbTalents”, nëse janë në përputhje me tematikat e përmendura më lart, me emrin e autorit
përkatës.
Mirëpresim kontributin tuaj!
Qëndra e Studimit të Politikave Europiane
për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal
Te investosh ne ekonomine sociale
Te investosh ne ekonomine sociale do te thote te aktivizosh nje
multiplikatore dhe jo thjesht nje shumatore.
Kjo, psh, do te thote qe shpenzimi per
socialen eshte nje shpenzim, qe prodhon kthim (ternover) me te madh
se sasia e investuar. E njejta gje vlen
edhe per investimet ne kulture.
Keto elemente distinktive te ekonomise sociale duhet te vleresohen ne
rastin e procesit legjislativ, qe shohin sektorin jo fitimprures, duke filluar
nga indikatoret e rinj, qe jane ne gjendje te masin perfitimet e prodhuara nga
ekonomia sociale.
mercoledì 15 gennaio 2014
giovedì 12 dicembre 2013
martedì 10 dicembre 2013
Iscriviti a:
Post (Atom)