Search This Blog

Tuesday, July 9, 2013

Axis 4: Promotion of a polycentric & integrated development (playlist)

Konflikti: mbi burimet natyrore në qytete



Konflikti mbi burimet natyrore në qytete është një dukuri e përhapur, por që kalon pa u ndier në shumë raste tek ne. Kur mendojmë për konfliktet mbi burimet natyrore, ne priremi të mendojmë për burimet rurale: naftën, shpyllëzimin, shkatërrimin e minierave (si p.sh. shkatërrimi i minierës së Bulqizës si pasojë e shfrytëzimit pa kriter të saj) etj.

Në fakt, ato janë më shumë se kaq. Burimet natyrore përshkojnë edhe qytetet tona. Ato përfshijnë pemë, rrugë, parqe, plazhe, lumenj etj. Është e rëndësishme të kujtojmë të menduarit urban të qytetarëve, si në rastin e protestave në Turqi si përpjekje për të ruajtur fikun egjiptian në "Gezi Park", duke i mësuar regjimit të drejtën mbi aksesin dhe kontrollin publik mbi burimet natyrore në Turqi. Gjithashtu, ne nuk duhet të harrojmë faktorin urban në konfliktet mbi burimet. Ai shton se pemët bëhen "një simbol i prekshëm i hapësirës së përbashkët, të cilës autokratët pretendojnë t'i shërbejnë, por në fakt e shkatërrojnë".

Në “Local Ecologist”, kam gjetur disa raste lokale në gjithë botën mbi konfliktet e burimeve natyrore. Në një kurs masteri për rregullimin politik të zhvillimit lokal dhe rajonal, profesori nga Universiteti i Roterdamit na kërkoi të marrim në konsideratë se si "materialiteti i një resursi" ndikon në konfliktet mbi menaxhimin e tij. Në qytete, një karakteristikë hapësinore e burimeve të shumta është kufizimi (boundedness). Një park, për shembull, ka kufijtë e caktuar materialë. Në qoftë se dikush ndërton mbi të, ai ndryshon kufijtë në mënyra të rëndësishme. Ai apo ata që ndërhyjnë, zvogëlojnë në këtë mënyrë aksesin publik mbi to. Pra, ata bëjnë të ndryshojë mënyrën se si rrjedhin përfitimet dhe drejtimin për ku shkojnë ato. Kjo mund të ilustrohet pastër me rastin e Kopshtit Botanik në Tiranë, ku projekti i unazës u ndryshua në favor të privatit, duke cenuar një pronë publike unikale.

Privatizimi i resurseve publike – nga Stambolli në Nju Jork e deri tek ne – devijon përfitimet prej këtyre pasurive nga publiku tek privati. Kur kjo ndodh jodemokratikisht, është një padrejtësi që duhet të luftohet meditem me forcën kolektive të publikut.

Luiza Hoxhaj

9 Korrik 2013

Nje thirrje e hapur

Kjo eshte nje risi qe nuk duhet te anatemohet! E para Rama ne cilesine e tij si kryeminister  i ardheshem ka gjithe te drejten e zotit qe te punoj per perzgjedhjen e stafit me te cilin do te punoj.  Qe te relizoj premtimet Rama ka nevoje per stafin perkates. Asgje nuk behet vetem.  Fakti qe ai ben nje thirrje te hapur, kjo mund te  quhet si cdo ' call for proposal" e hapur per kedo qe e ndjen qe mund te kontribuoj dhe ka pevojen e duhur per ta bere kete. Ska rendesi nese jeton ne Shqiperi apo jasht saj. Sigurisht ai do perzgjedh  midis atyre qe duan ta bejne kete gje. Fakti qe ai e zgjeron ftesen e tij dhe nuk ngushtohet vetem tek militante, nderkohe pa i perjashtuar ata, por duke i konsideruar si konkurues te barabarte per vlera te barabarta, eshet tregues i gjitheperfshirjes dhe krejtesisht e kunderta e praktikave te partise shtet. sa per  rritjene nivelit t epagave ajo do te vi paralelsiht me zhvillimin.  Momenti qe kalojme kerkon pergjegjeis dhe investim, Jo me kot ne administrate, si kudo n ebote, jane mednuar edhe postet politike prej te cileve fillon ndryshimi. Kush beson tek "Rilindja' mund te kontribuoj. Dihet qe pa besim nuk behet asgje.

Thursday, July 4, 2013

Te jesh "smart"

 E veshtire te jesh "smart " nese pjesa tjeter e shoqerise eshte memece. Kostatoj domosdoshmerine per te mbushur  humneren, qe ndan deklarimet projketuese nga realizimet konkrete. Per tu bere nje qytet, nje vend me inteligjent eshte thelbesore, qe te mund te besosh tek inteligjenca e gjithe subjekteve te ndryshem te perfshire ne procesin e zhvillimit kompleks, te besosh tek aftesite e tyre, si dhe te besosh ne domosdoshmerine per te krijuar bindjen se qendrueshmeria ne kuptimin me te gjere te fjales, duhet te behet nje referim ne jeten tone te perditeshme. Me fjale te tjera nje qytet apo nje vend nuk mund te behet "smart' nese edhe nenpunesit e tij nuk mbajne hapin e kohes.

Thursday, June 13, 2013

Pjesemarrja ben diferencen



“Bota është rrëmuja që ju shihni jo aq shumë përshkak te  telasheve teshkaktuara nga kriminelët, por nga inercia e drejtëve, të cilët e kuptojnë atë dhe qëndrojnë atje duke bere sehir”. Albart Einstein
Pra që të vendoset  rregulli duhet braktisur indiferenca dhe të zvendosohet ajo me pjesëmarrjen. Kthesa duhet te fillj me zgjedhjet e 23 qershorit: Pjesëmarrja është celësi drejt progresit. Celësi i demokracisë. Pjesëmarrja do të bëj diferencën!