Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Saturday, November 3, 2012
Friday, November 2, 2012
Ekspo e Dijes: nje risi
Eshte themeluar me dt 04.05.2012, në Tiranë, në bazë të
Ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për
Organizatat Jo-Fitim-prurëse” me vendimin Nr 738 dt 04.05.2012 te Gjykates
se rrethit gjyqesor Tirane. Selia e saj eshte në Tiranë,Rruga “Komuna e Parisit”,
Pallatet Alban Tirana, pallati nr. 4,. Qendra ushtron veprimtarine e saj ne
te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise
Objekti i veprimtarisë se Qendrës “QENDRA E Studimit të Politikave Europiane për
Zhvillimin Rajonal dhe Lokal’’
do te jete:
·
Qendra operon në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal.
Impenjimi i saj është promovimi i këtyre politikave me qëllim hartimin e
strategjive të integruara të zhvillimit, (në kontekstin kombëtar, ballkanik,
mesdhetar, evropian dhe global).
·
Qendra propozohet si vendi ku do të promovohen dhe
organizohen takime, që trajtojnë temën e zhvillimit të qëndrueshem rajonal dhe
lokal.
·
Qendra projekton dhe realizon studime dhe kontribon për
krijimin, midis aktorëve publik, privat dhe studjuesve të kësaj fushe, prezent
në territor, të një rrjeti të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit,
dijeve dhe materialeve mbi politikat shumënivelëshe të zhvillimit rajonal dhe
lokal në territorin e Republikës së Shqipërisë (gjë e cila nënkupton konsiderimin
përvec strategjive dhe politikave të qarqeve dhe njësive përkatëse vendore edhe
të Direktivës europiane dhe strategjive kombëtare në këtë fushë);
·
Qendra vendos marrëdhënie me organizata analoge vendase
dhe te huaja me qellim shkëmbim eksperience, promovimin e praktikave të mira si
dhe mbledhjen dhe prezantimin e rasteve të studimit me interes kombëtar,
rajonal dhe lokal;
·
Qendra vepron si një qendër trajnimi dhe sensibilizimi,
për persona dhe grupe te interesuara, brenda fushës së aktivitetit te saj. Ajo
organizon dhe promovon seminare, takime dhe konferenca në këtë fushë;
·
Ne
funskion te objektivave te tille Qendra do te organizoj konferenca dhe
seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe perditesimi: duke promovuar studime
dhe laboratore kerkimi, duke promovuar dhe marre pjese ne projekte me qellime
te tilla, do te publikoj dokumente dhe studime, do te mbledh dhe beje te
qarkulloje informacioni dhe do ti jape impuls aktualizimit te veprimeve te
perbashketa per te arritur qellimet e saj.
·
Qendra
mund te aderoj ne inisiativa koerente me qellimin e saj social duke
bashkepunuar me Ente publike dhe private, vendase ose te huaja, perfshi
universitetet.
Ky eshte nje pershkrim i permbledhur i veprimtarise se qendres. Bazuar ne
kete objekt, ne funksion te qellimit te saj per te krijuar komunitetin e
nevojshem, qe do te realizoj ate, me qellim krijimin e kesaj sinergjie, duke
realizuar, projekte te perbashketa, ne perputhje me objektin e mesiperm, qendra
kerkon me menyre te vecante bashkepunimin me Bashkin e Vlore, si vendi ky
projektohen dhe zbatohen politikat e zhvillimit te qytetit te Vlores, si
kryeqendra e Qarkut Vlore, me kapacitete me te larta te kapitalit social ne
qark. Objektivi eshte te rrisim rritmet e konvergjences se ,qytetit, qarkut me
nivelet me te larta kombetare dhe me synim per me tej ne nivele rajonale.
Bashkepunimi mund te jete duke nenshkruar nje mareveshje ne parim ne perputhje
me kete objekt, duke proceduar ne vijim
rast pas rasti ne perputhje me cdo projekt, i cili do te kete interes te
perbashket.
Duke shfrytezuar
kete mundesi po ju prezantoj aktivitetin e pare te qendres ne te cilin ftoheni
te merrni pjese si partnere:
“
Ekspo e Dijes: nje process i konstruksionit social”.
Ekspo e dijes eshte nje event kombetar, i cili u jep
ze kujt deshiron te ndryshoj vendin per mire”. Jo pa qellim prezantimi i tij behet ne Vlore ne kete 100
vjetor te pavaresise .
Aktoret pjesemmares do te jene: Keshilli i qarkut Vlore, Bashkia Vlore dhe struktura te tjera ne
nivel, vendor, universiteti “Ismail Qemali” Vlore, Dhoma e tregetise Vlore,
Shkolla e mesme artistike Vlore, krijues dhe shoqata kulturore. Nje prof i
Copenhagen Business school, i cili do te mbaj leksionin, mbi ekonomine
kulturore, inovacion dhe kreaktivitet si dhe nje referim per menaxhimin e
qytetit. Tema e leksionit inagurues eshte zgjedhur ne pershtatje me momentin historic,
qe po perjetojme. E kam quajtur leksion inaugurues projektit, i cili do te
permbaj nje cikel leskionesh mbajtur prej gjashte prof: tre nga Copenhagen
Business school, dy nga universiteti i Padovas dhe nje universiteti “Ca Foscari”
te Venezias, nje cikel workshopesh, laboratore dhe studime ne terren, botimin e
nje kolane librash dhe artikujsh dhe
permbyllet me nje Konference rajonale, e cila duke pasur aktore jo vetem
njerezit, qe prodhojne dije por edhe zbatuesit e kesaj dijeje, projektuesit dhe
ekzekutuesit e projekteve te zhvillimit, te cilet jane operatoret dhe entet
publike e private prezent ne territor. Produktin final do te kemi rastin ta
paraqesim edhe perballe autoriteteve Komunitare. Ne lidhje me kete projekt, i cili
do tekete nje shtrirje kohore 12 mujore do te kemi rast te flasim ne vijim,
duke mirepritur edhe kontributin tuaj gjate plotesimit dhe zhvillimit te tij.
Sot ftesa eshte per vendosjen e
bashkepunimit ne parim si dhe pranimin nga ana juaj te ftese per pjesemarrje ne prezantimin e kesaj ideje ne daten 06.11.2012
ora 11.00, ne ambjentet e Universiteti Ismail Qemali te Vlores. Pjesemarrja dhe
kontributi Juaj jane te shume te cmuar per realizimin e ketij projekti. Per me shume detaje Komunikojme ne vijim.
Per Qendren e Studimit te Politikave Europiane
te
Zhvillimit Rajonal dhe Lokal
Luiza
Hoxhaj
Drejtore
ekzekutive
Monday, October 29, 2012
Festimet e 100 Vjetorit te Pavaresise
Vlora ka ne ADN e saj gjithe kartat per te qene, dhe do te jete edhe ne kete 100 Vjetor te Pavaresise kryeqendra reale e festimeve.
Sunday, October 28, 2012
Drejtesi shperndarese dhe rishperndarese-Distributional and redistributive justice
-Nje indikacion nga takimi me profesionistet e rinj te qarkut Vlore: Është e rëndësishme për të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku mbi nevojën për të mbështetur më të dobetit. Per kete se pari duhet te kete nje drejtesi shperndarese dhe nje politike te mire rishperndarese. A eshte ky i vetmi sherbim qe politika e mire duhet ti bej sistemit te drejtesise, pa ju ngaterruar neper kembe?
-An indication of the meeting with young professionals: It is important for everyone to assume their responsibilities and work together on the need to support less strong. For this you first need to have a distributional justice and a better redistributive policy. Is this the only service that good policy should make the justice system, not confused you underfoot?
Monday, October 22, 2012
Ajo qe mungon eshte “klasa drejtuese”?...
Dua nje bote ne lartesine e endrrave qe kam…
Cdo profesion eshte ndertuar mbi nje sistem burimesh
njohese (dijeve) shoqerisht te njohura. Evolucioni i nje profesioni eshte
stimuluar dhe stimulon nga ana e tij evolucionin e sistemit te burimeve njohese,
qe e formojne ate. Mundemi te personalizojme kete perfundim: edhe personat jane
burimet e tyre njohese.
Atehere pyetja konkretizohet ne menyren e meposhteme:
cila eshte gjendja e arteve dhe e dinimikes se zhvillimit te sistemit te
burimeve njohese, qe karakterizon profesionet e adminstrimit te startegjive,
organizatave dhe personave.
Realiteti eshte, qe nuk egziston ndonje pronesi
eksplicite, koerente (megjithate jo fikse dhe jo ideologjike) dhe vleresuese e dijeve
qe vine shoqerisht te konsideruara si referime themelore per profesionin e
administrimit te startegjive, personave dhe
organizatave, por egziston nje ideologji informale, qe i shkon
formulimeve te para te teorive organizative. Dhe s’eshte vizioni i menaxhimit
si “Komando e kontrollo”.
Ne nivel akademik eshte zhvilluar nje game e gjere e
perspektivave dhe propozimeve, edhe sintetikisht te vlefshme, por qe,
megjithate, jane te pjeseshme sepse shohin aspekte te vecanta (dhe jo te
gjitha) te organizatave dhe te qeverisjes se tyre. Pastaj nuk jane te
“metodoligjizuara”. Se fundmi, ato nuk arrijne te dialogojne sinergjikisht
midis tyre. Rezultati, ne nivel akademik, eshte qe ka ardhur per te krijuar nje
ekologji te paorientuar te perspektivave dhe propozimeve qe duken komplekse dhe
pak operative. Ne sinteze te paorientuara.
Ne nivel konsulencial egzistojne “burokracite e medha te
sherbimit’, qe pajtojne teresisht filozofine e “Komandes dhe kontrollit”, te pasuruar me disa nder propozimet dhe perspektivat
me te akredituara akademike.
Egzistojne pastaj “Gurute” te cilet zhvillojne sisteme te
mendimit apsolutisht personal, qe i konsiderojne inovative dhe kompleksive. Disa
here jane pershkrimet e mendimit te disa Guruve amerikane. Ndonjehere jane frut
i eksperiences dhe reflektimeve personale. Ne te gjitha rastet behet fjale per
inovacion “autoreferues”.
Autori e konsideron mendimin, qe ka zhvilluar inovativ
per motivin e thjeshte, qe nuk e njihte. Eshte inovativ kundrejt mendimit te
tij te meparshem, por jo ne apsolute sepse eshte i privuar nga cdo ballafaqim ose
referim me perspektiven dhe propozimet eksistuese ndonjehere merr edhe aspekte
pseudoreligjoze, me deshirat New Age. Nga kendeveshtrimi operative eshte vetem
autopromocioni: Me lini ta bej une qe jam
me i zoti se ju.
Perballe kesaj situate te “mungeses se regullit’, pergjigjet e managereve jane strehimi tek
ekesperienca, tek miqesia dhe tek empatia (ndjeshmeria). Por nuk behet fjale
per nje strehim te mire. Ekpserienca, ne dukje nje arratisje (strehim) e mire ne
fakt prezanton nje sere kunderindikazionesh shume te gjera. Nevojitet te verejme
qe eksperienca sjelle ne ndertimin e sistemeve njohese komplekse qe udheheqin
(drejtojne) aftesine e seleksionimit, vleresimit, projektimit. Ne nje bote
statike skemat njohese te ndertuara nga eksperienca jane nje “instrument pune” i shkelqyer, efikas
dhe eficent. Ndersa ne nje ambient ne evolucion te shpejte, nje evolucion, qe
nuk eshte aq per tu menduar, qe te kenaqe, por per te ndertuar , perbejne nje pengese
te gjere sepse nepermjete tyre tentohet te prodhohet e kaluara.
Pastaj eksperienca nuk eshte e “afte per tu mesuar”. Mund te jete vetem e ripare. Dhe kjo nga
njera ane, kerkon burime dhe energji te rilevante. Nga ana tjeter rezultati qe
merret eshte nje eksperience re qe nuk ka asgje per te pare me ate qe ne kemi
vendosur per te mesuar. Ende: skemat njohese te ndertuara nga eksperienca
tentojne te jene ideologjike. Kjo do te thote qe eksperienca jo vetem nuk shtyn
te kerkoje skema te reja njohese, por edhe te mos i kuptojne, perkundrazi t’i
refuzojne ato kur propozohen. Ne fund ajo te shtrengon te adptosh qendrime
prometeike, ndonjehere foshnjerisht prometeike, qe kompletojne tendencat e
refuzimit te skemave te reja njohese.
Ne fakt ne nje periudhe “te konkurrences” brenda klases
drejtuese, te pranosh skema njohese te propozuara nga te tretet do te thote te
pranosh, ndofta edhe te konfirmosh, superioritetin e ketyre “ te treteve’ me te
cilet je duke konkurruar.
Tu besosh maredhenieve miqesore merr te njejtin rezultat:
delegohet zgjedhja e burimeve njohese per t’u perftuar. Por nese miqte nga ana e
tyre ribejne eksperience ripropozojne probleme paraprakisht te cituara.
Edhe perdorimi i empatise, jo ne apsolute, por ne kuadrin
paraprakishte te pershkruar ka si zgjedhje te delegoje zgjedhjen e burimeve
njohese per t’u perdorur tek “gurute’, qe per me teper arrin te mbledh deshira
te fshehura, dobesi....
Mungesa e nje pronesie eksplicite te njohurive shoqerisht
te konsideruara themelore gjeneron nje vazhdimi te inevolucionit
autoreferencial te saj. Nuk egzistojne projekte te medha te kerkimit dhe
Zhvillimit, per vetem inisiativa individuale ose te grupeve te vogla akademike,
qe okupohen per aspekte te vecanta te struktures se nje organizate ose te
identitetit te personave humane. Egziston nje perhapje e “Guruve”. Nuk egziston,
vijimisht, shtytja per nje azhornim te vazhdueshem, per nje eksperimentim
kurajoz.
Nese do te ishim duke jetuar nje stine te zhvillimit te larte
dhe te forte, te gjitha konsiderimet e mepareshme do te ishin, ndofta
interesante, por jo mobilizuese.
Nese pajtojme teorine e papergjegjeshmerise, qe zhgjidhja
qendron gjithnje ne nivel hierarkike superior (nderrmarjet apelojne ne shtet,
shteti apelon ne Europe, Europa ne.. etj)...
Nese ja mbathim ne nihilizem te “shume nuk ndryshon
asnjehere asgje” ose ne versionintjeter: “gjitheshka ndryshon per te mos
ndryshuar’. atehere sa vijon eshte e panevojeshme dhe e merziteshme.
Ne kundert ne pranojme, si rol social te te qenit klase
drejtuese, nje pergjegjesi efektive ne te kontribuarin per te ndertuar
zhvillimin. Atehere nuk mund te mos njohim, qe mungesa kompleksive e zhvillimit
eshte shuma e shume mungesave te zhvillimeve “lokale”: ne hapesira te pergjegjesise
sone direkte dhe komplete.
Shkurt, nese nuk jemi te shkarkueshem, nihilist ose
fatalist, nuk mund qe te ngarkojme neve si klase drejtuese ekonomike kete
deficit te zhvillimit. Jane shume sinjale qe na drejtojne ne kete drejtim.
Sfidat jane te nje kompleksiteit ne rritje: nevoja e ndryshimit
strategjiko-organizativ gjithnje e me te thella. Rezultatet qe arrihen te mbahen
jane ne renie, si ne nivel organizative ashtu dhe personal. Sidomos jane duke
rene pritshemrite tona. Jemi, duke konsideruar fatale dhe jo stabilizuese
veshtiresite ne rritje. Sidomos veshtiresite ne rritje te ndryshimit.
Ky
zbulim nuk eshte shume ngushellues. Nuk eshte nje akuze, por lejon te individualizosh
menjehere nje rruge precize, qe mund te nisim ta pershkuajme...
Te fillojme ta pershkruajme per ne klasen drejtuese
ekonomike.
Detyra e klases drejtuese ekonomike eshte ajo te drejtoje
startegjite, organizatat dhe personat. Atehere imperativ kategorik eshte
evidente: per te ndertuar nje zhvillim te larte dhe te forte eshte e nevojeshme
te besh te evolvojne profesionet, qe shohin adminstrimin e startegjive,
organizatave dhe personave. Te besh te evolvojne profesione, qe ndertojne
zhvillim.
Ne besojme, qe per te bere te evolvoj profesioni
adminstrimit e strategjive, te organizatave dhe te njerezve, nevojitet te besh
disponibel per manageret dhe sipermarresit nje sistem te ri te burimeve
njohese. Ku fjala e re nuk eshte vetem nje referim personal, por eshte referim
ndaj rrjetes se gjendjes se artit, per te arritur te ndertosh nje treg, qe
lejon zhvillimin e dijeve dhe disponibilitetin e sherbimeve.
Ne besojme dhe me kete bindje dua ta mbyll, qe sot eshte
e domosdoshme edhe nje klase drejtuese e lumtur. E lumtur sepse mbart shpresa
per t e ardhmen. E lumtur sepse eshte e
afte per nje cilesi te re jete, qe derivon vetem nga nje menyre e re te
qeverisuri.
Per te arritur keto objektiva nuk mund te qendrojme, nese
do te mund te ishte e mundur, te lidhur nga nje filozofi dhe praktike
qeevrisjeje, qe gjeneron konflikt dhe vetmi.
Dhe kjo lind vetem nga nje dije e re. Nje dije e re per te
ndryshuar veten dhe boten
Saturday, October 20, 2012
Sunday, October 14, 2012
A duam te behemi realisht pjese e Europes?
Duke ndjekur zhvillimet e dites me erdhi ne mendje nje thenie e Stanislav.J.Lec:
"Puritanet duhet te vendosin dy gjethe fiku ne sy:".
Kjo metafore i shkon shume rastit kur nuk deshiron te shohesh shemtite e realitetit ku jeton, per te mos i vuajtur ato. Kurse ketu tek ne gjethet e fikut ne sy i kane vendosur ata qe duhet te mbajne syte hapur per te pare dhe ndjekur cdo sensibilitet te qytetareve, e mandej per ti zgjidhur ato. Por megjithese kemi nje shans per te hyre ne europen e sapo cmuar me cmimin Nobel, ne jemi larg, shume larg standarteve te saj per te cilat ajo eshte shquar dhe vleresuar me kete cmim si: vlerave te saj te demokacise, mirekuptimit dhe atyre te mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Mjafton te shohesh se si trajtohen Grevistet, ish te perndjekur politik. Minimalisht dialogun, te kontaktohen, te degjohen e meritojne dhe pse jo edhe t'u zgjidhen ato kerkesat ekonomike, qe jane te aresyeshme. A duam te behemi realisht pjese e Europes?
Subscribe to:
Posts (Atom)



