Cerca nel blog

domenica 29 settembre 2013

Një mbrëmje fillim vjeshte

Dje në ditën e fundit të vjeshtës së parë, po tentoja të bëja një përmbledhje sa më koncize të asaj çfarë ka qënë më evidente në këtë  muaj. Instiktivisht u prira të bëja një krahasim me natyrën. Jo rrallë na ndodh që përgjigjet apo edhe frymëzimin ta marrim prej saj.
 
Përshkrimi, që gjeta me vend të bëja është i shoqëruar në fakt nga një kontrast i fortë: Rënia e gjetheve, me "zhurmën" e qetësisë - dhe përball saj-  Ulërima politike të ngarkuara me vulgaritet cinik dhe nëncmim të dijes.

Pra vjeshta e qetë e natyrës shoqërohet nga vjeshta ulëritëse dhe herë pas here nga injoranca në dabatin e shoqërisë sonë paraindustriale (S'po e bëjmë dot dreqi ta marre atë kapërcimin e madh drejt shoqërisë së  dijes. Shpresoj shumë që të ndodh). 

Ajo që kërkojmë në si qytetare është të çeli pranvera në zemrat tona. Një pranverë që sjell “virtyt dhe dije”. Ne gjithashtu duam të bindim klasën politike të braktisë grindjet fëminore (të gjithë i shohim "qarjet naive" pa klasë të atyre që kërkojnë t'u kthehet lodra e tyre:"pushteti"). 

Ne duam ti bindim ata të ndalin  së mbrojturi ekonominë e papërligjëshme. Ata po tentojnë ta terheqin publikun në debatin e tyre pa fryt dhe pa interes për publikun. Pra ata duan ta mbajnë debatin atje lart. Duan të na tërheqin të dëgjojmë monologje. Për këtë ndihmojnë edhe mediat vizive me debate pa interes për publikun. Por në fakt  është koha që debati të zbres këtu poshtë: tek publiku. Është koha e dialogut. Këtë demostron bota e qytetëruar dhe demokratike. Argument bindës ky, që ata (politikanët) të lëvizin e të dëgjojnë vuajtjet dhe hallet e popullit. Modelet janë: udhëheqës europian, komisioner bashkëbisedojnë rregullisht me publikun për probleme të ndryshme apo  tërheqin nëpërmjetë forumeve të ndryshme mendimin qytetar për çështje të caktuara. 
Sot  e pamë një të tillë edhe në Shqipëri.

Në ditën e parë të vjeshtës së dytë kryeministri Rama në një bashkëbisedim me publikun e dha shembullin i pari, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura prej tyre. 

Shpresoj të jetë praktike që do të vazhdojë dhe jo thjesht një gjethe vjeshte. Unë besoj.

Pathways to New Community Paradigms: Why D.I. (Disruptive Innovation) in the Public Sector and Community Governance

Pathways to New Community Paradigms: Why D.I. (Disruptive Innovation) in the Public Sector and Community Governance

sabato 28 settembre 2013

Kooperimi territorial europian

 Kooperimi territorial europian eshte nje element qendror per ndertimin e nje hapesire te perbashket europiane dhe nje shtylle e integrimit europian, e cila shton qartesisht vlerat nen forma te ndryshme: kontribon per te garantuar  qe kufijte nuk mund te behen barriera, afron europianet midis tyre, favorizon zgjidhjet e problemeve te perbashketa, lehteson ndarjen e ideve dhe te praktikave te mira dhe inkurajon bashkepunimin strategjik per te  arritur objektiva te perbashketa

mercoledì 18 settembre 2013

Nje tregues i ri per Inovacionin



Komisioni evropian lancon një tregues të ri të inovacionit. Treguesi i ri i propozuar nga Komisioni Evropian evidencon se Suedia , Gjermania, Irlanda dhe Luksemburgu janë Shtetet Anëtare të BE që e shfrytëzojnë më mire inovacionin.
Treguesi i rezultateve të inovacionit përllogarit shkallën në të cilën idetë inovatore te ardhura nga sektorë të ndryshëm arrijnë të kapin tregun dhe të krijojne vende pune të mira në një Europë më konkurrues.
Treguesi u zhvillua me kërkesë të udhëheqësve të BE për të krahasuar strategjitë e tyre kombëtare në fushën e inovacionit dhe per të nxjerr në pah vazhdimësinë e dallimeve të rëndësishme midis vendeve të BE-së. Në kontekstin ndërkombëtar , BE-ja në tërësinë e saj rregjistron rezultate të mira, edhe pse unë nuk mund të mbaj hapin me disa prej ekonomive më inovative në botë ( MEMO/13/782 ) .
Maire Geoghegan - Quinn , Komisionere për Kërkimim, Inovacionin dhe Shkencën , tha: "Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje për te kthyer nje numer më të madh të ideve në produkte dhe shërbime të suksesshme per të qene një lider në ekonominë globale . Ne gjithashtu kemi për të mbushur një boshllëk shqetësuese " te diferencave ne inovacion". Treguesi i propozuar do të na ndihmojë për të matur progresin dhe për të identifikuar fushat ku është e nevojshme të nderhyet. "
Treguesi i ri i propozuar tregon dallime të rëndësishme në ecurinë e inovacionit ndërmjet Shteteve Anëtare të BE (me grupin mesatar të BE në 100 në vitin 2010) :
Vendet e BE që rregjistrojnë rezultate  me te mira e bazojnë forcën e tyre në faktorët e mëposhtëm: një ekonomi me shumë sektorë me intensitet te gjere në kërkime, kompani inovative në rritje të shpejtë , një numër i madh i patentave dhe konkurrueshmëri e eksporteve.
E reja e treguesit te ri te propozuar është që fokusohet në performancën e inovacionit dhe për këtë arsye është komplementar me kuadrine vleresimit te Bashkimit Europian për inovacionin (IUS) dhe me treguesin sintetik te inovacionit (SII) te zhvilluar nga Komisioni ( IP / 13/270 ). Këto mjete vlerësojnë në mënyreme te detajuar rezultatet në aspektin e inovacionit në Shtetet anetare te BE-së mbi bazën e një gamë të gjerë të 24 treguesve të inovacionit, duke përfshirë faktorët e rritjes , aktivitetet e biznesit dhe rezultatet .
Spektri i performancës se inovacionit është i gjerë dhe ai ndryshon nga njëri sektor në tjetrin. Treguesi i propozuar bazohet në katër komponentë të përzgjedhura në bazë të rëndësisë së tyre ndaj politikave:
-         Inovacioni teknologjike matet me numrin e patentave ;
-          Punësimi në aktivitete me intensitet te larte te dijes - intensive , ne përqindje kundrejt punësimit total ;
-          konkurrueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve me intensitet te larte te dijes, bazuar në kontributin e bilancit tregtar të produkteve të teknologjisë së lartë dhe të mesme ndaj bilancit total të tregtisë dhe mbi kuoten e perfaqesuar nga eksportet e shërbimeve me nivel t elarte te dijes kundrejt totalit te shërbimeve të eksportuara ;
-          punësimi në kompanitë në rritje të shpejtë në sektorë inovativ.
Krahasimi me disa vende të treta tregon se BE-ja në tërësine e saj ka arritur rezultate të mira . Zvicra dhe Japonia në mënyrë të qartë tregojne performancë më të mirë, porBE-ja është e vendosur përafërsisht në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara në lidhje me rezultatet e inovacionit .
Konteksti
Strategjia për Evropa 2020 për  një rritje inteligjente, të qëndrueshme dhe përfshirëse bazohet në pesë indikatorë kryesor. Një prej tyre konsiston në përmirësimin e kushteve për kërkimin dhe zhvillimin (R & D) , në mënyrë që të sjellë nivelin e investimeve publike dhe private të kombinuar në favor te kerkimit dhe zhvillimit (R & D) në 3% të PBB-së. Për te integruar treguesin e intensitetit te R & D, Këshilli evropian ka ngarkuar Komisionin Evropian për të zhvilluar një tregues të vetëm të inovacionit .

sabato 14 settembre 2013

Makro- rajoni

Nga cfare une kuptova nga fjala e Z. Rama ne Kuvendin e  Kosoves, behet fjale per nje qasje te re te zhvillimit dhe bashkepunimit Shqiper i- Kosove, qe eshte qasja e makro-rajonit. Per ta bere kete te mundur duhet te fillojme nga zhvillimi i konceptit te makro-rajonit si dhe menyre se funsksionimit te tij. Nevojitet dhe po konturohet nje qasje europiane e bashkepunimit territorial.


Çfarë është një makro-rajon?
Është me të vërtetë diçka e re dhe pse është e rëndësishme për bashkëpunim territorial?

mercoledì 4 settembre 2013

Disa karakteristika për të qenë te suksesshëm

Qoftë personale ose profesionale ne të gjithë dëshirojmë që jeta jonë të  jetë një varg i suksesesh dhe arritjesh. Çdo vendim që marrim ka për qëllim të na bëjn të rritemi dhe të përmirësojmë gjendjen tonë. Ne gjithmonë shpresojmë se çdo gjë që ndodh do ta bëjë jetën tonë unike dhe të veçantë. Por çfarë mund të bëjmë ne që ajo të jetë më e suksesshëme?

Ja disa karakteristika themelore për një jetë të sukseseshme:

     Të jesh pozitiv: Çdo gjë që ndodh,  ndodh për një arsye, çdo veprim i ynë pason nga një reagim, duke filluar nga mendimet tona, reagim i cili mund të ndikojë në një mënyrë pozitive apo negative në ditën tone. Të menduarit pozitiv është pika e fillimit për të kryer projektin tonë dhe për t'u ndjere të përmbushur.
     Te marrin përgjegjësitë tona: Siç u përmend më parë, se çfarë ndodh me ne, nëse nuk është absolutisht e pavarur nga veprimet tona, por është rezultat i asaj që ne bëjmë për veten. Pra, nuk  të fajesojme gjithmonë të tjerët, por duhet të marrim përgjegjësitë tona.
     Të jesh një udhëheqës i mirë: Te jesh një udhëheqës nuk do të thotë te komandosh të tjerët, por t'i udhëzosh dhe t;i frymëzosh ata. Por, para se ne bëhemi të tille duhet te shohim me shumë nga vetja. Eshtë thelbësore që të njohim pasionet dhe limitet tona .
     Të mos ndalemi nga frika: Frika na shoqëron në çdo fazë të jetës sonë dhe është pjesë e qenies njerëzore. Të përballemi me frikën tone na lejon të kapërcejme limitet tona dhe ti shohim gjërat nga një pikëveshtrim i ri. Pra ka rendesi të mësuarit për të menaxhuar ndryshimin.
     Kurrë mos resht së mësuari: Të mësuarit eshte nje mjet për tu rritur. Është e rëndësishme që të jesh kurioz dhe të mësosh nga sa më shumë burime, qe të jetë e mundur, qofshin ato njerëz, situata, apo libra.
     Te mësojme si të humbim : deshtimet janë një mësim i rëndësishëm, që na lejone që të rritemi dhe të kuptojme se ku ne mund të përmirësohemi. Ai nuk duhet të shihet si një dështim absolut.

Cila është ideja juaj e suksesit? Ploteso me komentin tend.

martedì 3 settembre 2013

Dicka mbi konceptine urbanistikes



Si mund ta perkufizojme urbanistiken?
“Urbanistika eshte disiplina qe interesohet per perdorimin dhe zhvillimin e territorit”.
Eshte urbanistika nje shkence?
Ajo eshte shkence ne permasen ne te cilen interesohet per fenomenet njerezore, per ligjet dhe parimet qe i rregullojne ato, duke perdorur metoda dhe analiza shkencore dhe aplikative.
Eshte urbanistika nje filozofi?
Po , ajo eshte filozofi ne masen ne te cilen, duke u interesuar per implikimet sociale, ekonomike dhe ato te jetes se perditeshme, qe rregullojne zhvillimin e territorit dhe te qyteteve tona, duke inciduar ne to dhe duke percaktuar ndryshimet dhe orientimet e tyre.
Pe rme teper do ta zhvillojme konceptin ne  Rubriken: FJALOR ne faqen zyrtare te qendres: www.crdls.com