Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
sabato 3 novembre 2012
venerdì 2 novembre 2012
Ekspo e Dijes: nje risi
Eshte themeluar me dt 04.05.2012, në Tiranë, në bazë të
Ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për
Organizatat Jo-Fitim-prurëse” me vendimin Nr 738 dt 04.05.2012 te Gjykates
se rrethit gjyqesor Tirane. Selia e saj eshte në Tiranë,Rruga “Komuna e Parisit”,
Pallatet Alban Tirana, pallati nr. 4,. Qendra ushtron veprimtarine e saj ne
te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise
Objekti i veprimtarisë se Qendrës “QENDRA E Studimit të Politikave Europiane për
Zhvillimin Rajonal dhe Lokal’’
do te jete:
·
Qendra operon në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal.
Impenjimi i saj është promovimi i këtyre politikave me qëllim hartimin e
strategjive të integruara të zhvillimit, (në kontekstin kombëtar, ballkanik,
mesdhetar, evropian dhe global).
·
Qendra propozohet si vendi ku do të promovohen dhe
organizohen takime, që trajtojnë temën e zhvillimit të qëndrueshem rajonal dhe
lokal.
·
Qendra projekton dhe realizon studime dhe kontribon për
krijimin, midis aktorëve publik, privat dhe studjuesve të kësaj fushe, prezent
në territor, të një rrjeti të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit,
dijeve dhe materialeve mbi politikat shumënivelëshe të zhvillimit rajonal dhe
lokal në territorin e Republikës së Shqipërisë (gjë e cila nënkupton konsiderimin
përvec strategjive dhe politikave të qarqeve dhe njësive përkatëse vendore edhe
të Direktivës europiane dhe strategjive kombëtare në këtë fushë);
·
Qendra vendos marrëdhënie me organizata analoge vendase
dhe te huaja me qellim shkëmbim eksperience, promovimin e praktikave të mira si
dhe mbledhjen dhe prezantimin e rasteve të studimit me interes kombëtar,
rajonal dhe lokal;
·
Qendra vepron si një qendër trajnimi dhe sensibilizimi,
për persona dhe grupe te interesuara, brenda fushës së aktivitetit te saj. Ajo
organizon dhe promovon seminare, takime dhe konferenca në këtë fushë;
·
Ne
funskion te objektivave te tille Qendra do te organizoj konferenca dhe
seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe perditesimi: duke promovuar studime
dhe laboratore kerkimi, duke promovuar dhe marre pjese ne projekte me qellime
te tilla, do te publikoj dokumente dhe studime, do te mbledh dhe beje te
qarkulloje informacioni dhe do ti jape impuls aktualizimit te veprimeve te
perbashketa per te arritur qellimet e saj.
·
Qendra
mund te aderoj ne inisiativa koerente me qellimin e saj social duke
bashkepunuar me Ente publike dhe private, vendase ose te huaja, perfshi
universitetet.
Ky eshte nje pershkrim i permbledhur i veprimtarise se qendres. Bazuar ne
kete objekt, ne funksion te qellimit te saj per te krijuar komunitetin e
nevojshem, qe do te realizoj ate, me qellim krijimin e kesaj sinergjie, duke
realizuar, projekte te perbashketa, ne perputhje me objektin e mesiperm, qendra
kerkon me menyre te vecante bashkepunimin me Bashkin e Vlore, si vendi ky
projektohen dhe zbatohen politikat e zhvillimit te qytetit te Vlores, si
kryeqendra e Qarkut Vlore, me kapacitete me te larta te kapitalit social ne
qark. Objektivi eshte te rrisim rritmet e konvergjences se ,qytetit, qarkut me
nivelet me te larta kombetare dhe me synim per me tej ne nivele rajonale.
Bashkepunimi mund te jete duke nenshkruar nje mareveshje ne parim ne perputhje
me kete objekt, duke proceduar ne vijim
rast pas rasti ne perputhje me cdo projekt, i cili do te kete interes te
perbashket.
Duke shfrytezuar
kete mundesi po ju prezantoj aktivitetin e pare te qendres ne te cilin ftoheni
te merrni pjese si partnere:
“
Ekspo e Dijes: nje process i konstruksionit social”.
Ekspo e dijes eshte nje event kombetar, i cili u jep
ze kujt deshiron te ndryshoj vendin per mire”. Jo pa qellim prezantimi i tij behet ne Vlore ne kete 100
vjetor te pavaresise .
Aktoret pjesemmares do te jene: Keshilli i qarkut Vlore, Bashkia Vlore dhe struktura te tjera ne
nivel, vendor, universiteti “Ismail Qemali” Vlore, Dhoma e tregetise Vlore,
Shkolla e mesme artistike Vlore, krijues dhe shoqata kulturore. Nje prof i
Copenhagen Business school, i cili do te mbaj leksionin, mbi ekonomine
kulturore, inovacion dhe kreaktivitet si dhe nje referim per menaxhimin e
qytetit. Tema e leksionit inagurues eshte zgjedhur ne pershtatje me momentin historic,
qe po perjetojme. E kam quajtur leksion inaugurues projektit, i cili do te
permbaj nje cikel leskionesh mbajtur prej gjashte prof: tre nga Copenhagen
Business school, dy nga universiteti i Padovas dhe nje universiteti “Ca Foscari”
te Venezias, nje cikel workshopesh, laboratore dhe studime ne terren, botimin e
nje kolane librash dhe artikujsh dhe
permbyllet me nje Konference rajonale, e cila duke pasur aktore jo vetem
njerezit, qe prodhojne dije por edhe zbatuesit e kesaj dijeje, projektuesit dhe
ekzekutuesit e projekteve te zhvillimit, te cilet jane operatoret dhe entet
publike e private prezent ne territor. Produktin final do te kemi rastin ta
paraqesim edhe perballe autoriteteve Komunitare. Ne lidhje me kete projekt, i cili
do tekete nje shtrirje kohore 12 mujore do te kemi rast te flasim ne vijim,
duke mirepritur edhe kontributin tuaj gjate plotesimit dhe zhvillimit te tij.
Sot ftesa eshte per vendosjen e
bashkepunimit ne parim si dhe pranimin nga ana juaj te ftese per pjesemarrje ne prezantimin e kesaj ideje ne daten 06.11.2012
ora 11.00, ne ambjentet e Universiteti Ismail Qemali te Vlores. Pjesemarrja dhe
kontributi Juaj jane te shume te cmuar per realizimin e ketij projekti. Per me shume detaje Komunikojme ne vijim.
Per Qendren e Studimit te Politikave Europiane
te
Zhvillimit Rajonal dhe Lokal
Luiza
Hoxhaj
Drejtore
ekzekutive
Iscriviti a:
Post (Atom)