Përpos vlerësimit që kam për Alancën Kuq e Zi si për kontributin që ajo po jep për ti dhënë sa më shumë frymëmarrje demokracisë në këtë vend ashtu edhe për kurajon që tregojnë përfaqësuesit e saj në artikulimin e problematikave të mprehta të vendit tonë, dëshiroj të ndaj me ju moskuptimin tim, njëkohësisht edhe mosdakordimin tim, në lidhje me thirrjen e lëshuar prej përfaqesuesve të saj në tubimet e fundit në cdo qytet të Shqipërisë, që në 28 Nëntor të gjithë shqiptarët të mblidhen në pikën kufitare të Morinës.
Përse ku udhëtim në drejtimin e kundërt me atë në të cilin lëvizën përfaqësuesit nga të gjitha trojet shqiptare në 28 Nëntor 1912?: Në atë kohë të gjithë përfaqësuesit iu drejtuan Vlorës (përfshi Isën dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës, Dibrës, Shkodrës, e kështu me radhë nga mbarë trojet shqiptare). Ngjarjet përkujtohen atje ku ndodhin. Praktika botërore na tregon të njjëtën gjë. Mjafton të përmend festimet në përkujtim të fitores mbi nazi-fashizmin. Liderët botërorë me në krye ish presidentin Klinton zbarkuan simbolikisht me një anije në brigjet e Normadisë, ashtu sic kishte ndodhur 60 vjet më parë me zbarkimin e forcave aleate.
A's'do të ishte më mirë një udhëtim i tillë simbolik në drejtim të Vlorës, njësoj sic bëri Ismail Qemali me shokë 100 vjet më parë?
Simbolika e shembjes së një muri ndarës formal, edhe sikur ky të jetë qëllimi i thirrjes, (të cilën e quaj të drejtë, por të përshtatëshme në një moment tjetër) nuk mund ti mbivendoset Ditës së Pavarësisë. Ky veprim pa dashje bën të njëjtën gjë, që po bën edhe Berisha: I largohet Vlorës. Në gjykimin tim kjo nuk është e drejtë. Edhe vet shqiptarë të Kosovës dëshirojnë, që atë ditë të vinë për të festuar në Vlorë. Këtë ma kanë konfirmuar shumë miq të mi nga Kosova.
Në 28 Nëntor të gjithë Shqiptarët nderi i kërkon në Vlorë. Aty ku u nënshkrua akti i shenjtë, aty duhet të respektohet. Aktet e shenjta shenjtërojnë edhe vendet ku kryhen, edhe ata që i kryejnë. Nga ky regull universal nuk mund të përjashtohet 100 Vjetori i Pavarësisë. Për fatin e saj të mirë Vlora ka hedhur vellon e shenjtërisë, për shkak të këtij akti. Vlora dhe Pavarësia tani janë një simbiozë, e cila nuk c'bëhet më. Për këtë arësye madhore atje, në Vlorë, duhet të peshoj më shumë festa dhe nderimi.
Bashkimin e vendosën në atë kartë të thjeshtë "Baballarët" e kombit tone, dyzet firmëtarët e Aktit të shenjtë të pavarësisë. Ajo letër e thjeshtë nuk c'bëhet dot. Ajo vetëm respektohet, nënshruesit e saj, përfaqësues nga gjithë trojet shqiptare, po ashtu.
Le ti nderojmë këta burra të shenjtë, të gjithë papërjashtim, me plakun flokëbardhë në krye, sic bëjnë gjithë kombet e qytetëruar. A s'mdodh kështu me nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Po në Italinë fqinje me Garibaldin?...E kudo gjetkë.
Të gjithë nderohen për veprën e tyre madhore, për cdo gurë që vendosin ne themelet e kombit. Gurin e madh e të rëndë të Pavarësisë e vendosen ata dyzet nënshkrues të Aktit të Pavarësisë 100 vjet më parë. Nderi u takon atyre.
Mbasi t'i jemi përulur me përunjësi veprës së nënshkruesve të Pavarësisë, akt ky i papërsëritshëm, në nderim të tyre, le të punojmë për të shembur muret ndarëse ndërmjet vet nesh. Prej aty mund të realizohet objektivi për t’iu drejtuar lirisht pikës së Morinës. Le ti shembim këto mure, duke shembur burokracitë dhe barrierat ndarëse, qofshin ato subjektive apo objektive. Le ta vendosim gurin tonë drejt
Luiza Hoxhaj
Tirane me 30/09/2012