Cerca nel blog

domenica 19 febbraio 2017

Larja e mëkatit


Tregojnë se kohë më parë në një fshat të jugut një trim me fletë  e zuri sevdaja me një grua të bukur, por që sjellja e saj  përflitej në fshat si e pahijëshme. C'të bënte i ziu djalë? Sevdaja po ja përvëlonte shpirtin. I  gjendur në  darën e gjykimit nga opinioni i fshatit dhe të dëshirës për ta shkuar jetën me vashën e bukur trimi gjeti një zgjidhje origjinale: Thirri gjithë mëhallën dhe përpara gjithë njerëzisë e zhyti të shkretën grua tre herë në pusin që kishte në oborrin e shtëpisë dhe deklaroi: Tani të heqim vallen dhe të nisim dasmën! Hankon do ta marr për grua se mëkatet ia lava në pus. Bashkëfshatarët, të cilët e nderonin shumë për trimërinë e pashoqe trimin, ja pranuan deklarimin dhe mbyllën gojët e hoqën bashkë me të vallen.
Sot dikush po provon të na ofrojë përsëri  një variant te ri te larjes së mëkateve: Mbas më pak se katërvjet, po na dalin të njëjtat figura dhe na deklarojnë se ata janë të gatshëm ta udhëheqin Shqipërinë, mbasi e kanë rrënuar dy herë më parë. Mëkatarë! Mëkatet tuaja jo pus, por s’ka det që t’i laj dot! Boll më! Kjo ishte e vetmja deklaratë me vlerë e juaja dje: Boll më, por me teatrin tuaj grotesk ama!