Cerca nel blog

sabato 19 novembre 2016

Joseph E. Stiglitz, Nobelisti ne ekonomi ne 2001, analizon ndodhine e fenomenit Trump


Joseph E. Stiglitz, Nobelisti ne ekonomi ne 2001, duke analizuar ndodhine e fenomenit Trump sjell dy mesazhe per elitat politike:

1. Se teoritë neo-liberale të tregut-qe formuan politikën ekonomike gjatë katër dekadave të fundit rezultuan mashtruese, ku rritja e GDP u pagua me cmimin e rritjes se pabarazisë....“ Revolucioni“ Thatcher-Reagan rishkroi rregullat dhe ristrukturoi tregjet ne dobi te atyre që ishin ne krye, duke rritur pabarazinë.

2. Kemi nevojë për të rishkruar rregullat e ekonomisë edhe një herë, këtë herë të sigurojme që të përfitojnë qytetarët e thjeshtë.

Politikanët në SHBA dhe gjetkë që injorojnë këtë mësim do të jene përgjegjës. Ndryshimet sjellin rrezik. Fenomeni Trump – si dhe shumë zhvillime të ngjashme politike në Evropë - ka zbuluar rreziqe akoma më të madhe shkaktuar nga mos marrja parasysh e pasojave qe sjellin: shoqërite e percarara, demokracite e minuara dhe ekonomitë e dobësuara.