Cerca nel blog

sabato 2 luglio 2016

Nderim për Elie Wiesel!



Vdiq, sot më 2 Korrik 2016, në shtëpinë e tij në New York në moshën 87 vjecare i mbijetuari i Holokaustit Elie Wiesel, bartësi i kujtesës për viktimat e persekutimit nazist, dhe një laureat i çmimit Nobel, i cili përdori autoritetin e tij moral për të detyruar vëmendjen mbi mizoritë në mbarë botën, !
Kam patur rastin të ndjek në Universitetin Bocconi të Milanos rrëfimin e të ngjashmit të tij Nedo Fiano! Histori rrënqethëse!

Një tjetër pikë kulmore e tij, përtej të shkruarit, rrëfimit, ishte në vitin 1985, kur z Wiesel konfrontohen publikisht me Presidentin Ronald Reagan në lidhje me një udhëtim që do të bënte në Gjermani, ku presidenti kishte planifikuar për të vizituar varrezat ushtarake të Bitburg. Z. Wiesel dhe të tjerët e kundërshtuan udhëtimin pasi kishte mësuar se varrezat përfshinin edhe varret e disadhjetëra anëtarëve të S.S., forca elite naziste.

"Ky vend, zoti President, nuk është vendi juaj", tha z Wiesel gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën Reagan i dha atij Medaljen e Artë të Kongresit, nderi më i lartë civil i Kongresit Amerikan. "Vendi juaj është me viktimat e S.S."
Pra ai përvec kurajos për te treguar, mbarte në vetvete edhe kurajon intelektuale për të kundërshtuar atë cka e gjykonte të padrejtë

Një vit më vonë, Elie Wiesel nderohet me Cmimin Nobel për Paqen. Gjatë marrjes së cmimit Ai tha se ky nderim nuk e ka bërë atë një person tjetër - "Nëse lufta nuk më ka ndryshuar mua, ju mendoni se ndonjë gjë tjetër do të më ndryshojë më"
Nderim për të!