Cerca nel blog

mercoledì 9 marzo 2016

Post 8 Mars

Mbas gjithe statuseve, komenteve, diskutimeve të përherëshme nëse 8 Marsi është festë apo protestë thjesht preferoj të citoj Rita Levi Montalcinin:
"Gratë që kanë ndryshuar botën nuk kanë patur nevojë të demostrojnë asgjë, përvec inteligjencës së tyre".

martedì 8 marzo 2016

Urim per Juliana Memaj

E dashur Juli,
Zgjodha te te uroj ty ne Diten Nderkombetare te Gruas per keto arsye:
Se pari, per arsyen e thjeshte se ti sot ne nje pozite te tille, e cila meshiron realizimin e nje prej te drejtave te grave: perfaqesimin ne nivelin me te larte te Qeverisjes egzekutive ne nivelin e pare te saj, qeverisjen vendore.
Se dyti, sepse kete gje e ke arritur me gradualitet, me shume perkushtim, shume pune, thene me fjale te tjera: Me merite, nje dimension i shumekerkuar ne cdo nivel te qeverisjes dhe ne cdo fushe te zhvillimit, jo vetem per grate, por edhe per burrat.
Se treti, sepse me ate cfare perfaqeson deri me tani (uroj me zemer, qe keshtu te jete perhere), ke shansin e mire te kthehesh ne nje burim inspirimi per gra dhe vajza te tjera ne rajon.
Vazhdo te jesh vetvetja, vazhdo te mbeshtetesh pune tende tek njerezit, qe perfaqeson dhe tek DIJA dhe cdo gje eshte e mundur. Ke shansin te krijosh nje model. Mos e humb! Gezuar dhe suksese gjithe grave ne cdo nivel, ne karrier apo ne cdo angazhim te perditeshem.
Me Dashuri
Luiza Hoxhaj
8 Mars, 2016