Cerca nel blog

venerdì 25 aprile 2014

Nevojitet më shumë besim apo ka edhe mungesë interesi?



Duke ndjekur emisionin Top Story, mbi ekonominë, përpos vlerësimit të trajtimit të një teme interesante dhe me interes të drejtëpërdrejt për publikun, mbasi flitet për ekonominë dhe zhvillimin.
Duke vlerësuar gjithë përpjekjen e panelistëve për ta trajtuar cilësisht këtë temë
Duke përshëndetur nismat dhe prioritetet e reja të prezantuara nga Ministri Ahmetaj vërej se:
Është duke u ndërtuar një ideologji e cuditëshme e ringritjes ekonomike apo e hopit që duhet të bëjmë për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit. Sigurisht që ky është një objektiv normal. Thuhet se kjo varet më së shumti nga fakti se sa burime financiare do të jenë në disponim të qytetarëve (gjë që u përmend edhe në diskutimet gjatë emisionit në fjalë) dhe nga fakti tjetër se sa këta qytetarë do të kenë besim të mjaftueshëm tek e ardhmja me qëllim që të shpenzojnë me shumë, duke përshpejtuar lëvizjen e motorit të ekonomisë: prodhimin.
Ideologji konservative do të thosha unë, e pamjaftueshme për të kapur ritmin she përballuar konkurrueshmërinë gjitnhnjë në rritje. Perse te mos konsiderojme arësyen themelore, që qëndron në bazë të pakësimit të blerjeve (përdora si më të përshtatëshme fjalën blerje, jo konsum): produktet dhe shërbimet aktuale u interesojnë gjithnjë e më pak qytetarëve (blerës). Sigurisht që pakësimi I blerjeve shkakton aq shumë frikë  sot në Europë dhe me gjerë.
Mendoj se dhënia e një rëndësie më të madhe burimeve financiare për të stimuluar blerjet është vetëm një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Përvec kësaj nevojitet tu jepen sipërmarrësve dhe manaxherëve të lartë burime njohëse (cognitive) për të projektuar dhe realizuar produkte dhe shërbime të reja.
Këtë rol mund ta kryejnë shumë mirë aktorë si Qendra jonë apo struktura të ngjashme me të, por mbi të gjitha këtë proces duhet ta orientoj sistemi ynë arsimor.

mercoledì 9 aprile 2014

Konferenca e I-rë: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”

Vlorë më 28-29 Mars 2014
“Talenti është pasioni për të mbritur ëndrrën, që bën të  lumtur njeriun dhe më të pranishëm progresin...ndaj te vrapojme pa u rrëzuar dhe të ecim pa u ndalur me kokën lart dhe me mendjen në krye.”
“Kush do gjen, kush do bën, kush do mbrin”. Të frymezuar nga ky slogan Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Universitetin Ismail Qemali, të Vlorës, me Agjensinë Rajonale të Zhvillimit Vlorë, Albanian Guide si dhe autoritet lokale dhe qëndrore preyent në Qarkun e Vlorës si dhe aktorë të tjerë  zhvilloi në datat 28-29 Mars në qytetin e Vlorës, Konferencën e I-rë:  “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”.
Kjo Konferencë e para në llojin e saj, është pjesë e projektit tonë me të njëjtin emër: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”.
Rrjedhja e trurit (Brain Drain), fenomen prej të cilit Shqipëria, si një vend në tranzicion me një ekonomi të dobët dhe nivel papunësie të lartë, nuk mund të shpëtonte pa u prekur, në vështrimin tonë, është një temë urgjente e cila duhet të marrë gjithnjë e më shumë terren në diskutimet e debatet tona publike dhe institucionale, e kuptuar si humbje nga ana e vendit tonë e një pjese të kapitalit njerëzor me kualifikim të lartë si dhe si mungesë e aftësisë së vendit për të stimuluar qarkullimin e trurit (brain circulation), pra qarkullimin e trurit nga dhe për në Shqipëri, me përfitime të  jashtëzakonëshme për vendin, duke ekzaminuar mjetet, të cilat do të lejonin kalimin nga njëra fazë tek tjetra. Pikërisht me një mision të tille kjo konferencë, mbështetur mbi bazamentin e përpjekjeve të mëparëshme të vendit, institucioneve dhe shoqërisë sonë, inicioi këtë ridiskutim dhe risjellje të tij në plan të parë të preokupimeve tona, duke bashkuar aktorët e ndryshëm, të cilët ndajnë të njëjtin interes për këtë temë. Fakti që Shqipëria, sipas studimit të fundit te kryer nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me bazë në Paris, (OECD). rezulton, ndër vendet më të goditura në Evropë përsa i takon fenomenit “të ikjes së trurit me 26,7%, e përfocon emergjencën e këtij diskutimi.
Objektivi i kësaj konference, ndryshe nga inisativat e deritanishme, ishte mundësimi i një dialogu direkt midis: studentëve, studjuesve, akademikëve, artistëve apo profesionistëve të lirë dhe institucioneve të qeverisjes lokale e qëndrore, ekzekutivë dhe legjislativë, për të diskutuar mundësitë e ndryshimeve ligjore apo praktikave administrative me qëllim që të plotësohet ëndrra e kujt do të kthehet por për arsye objektive s’mund ta bëj dot këtë, endrra e kujt dëshiron të ndihmoj prej aty ku jeton, qytetin, qarkun apo vendin e origjinës.
Pjestar të paneleve të diskutimit për dy ditë me radhë ishin aktorë të rëndësishëm të botës akademike dhe shkencore, aktualisht jashtë vendit, si Prof. Laura Mersini Hounghton, Dr Detina Zalli apo edhe të kthyer rishtas në Shqipëri si Prof.As. Mirela Bogdani, Dr. Sokol Bana, dr Elvis Mocka, Dr Ermal Xhelilaj. Akademike të cilët kanë kaluar më parë eksperienca të tilla Prof. Albert Qarri, Prof Kosta Barjaba, Prof. Shezai Rrokaj, Prof.As Mira Shehu,  profesionist nga bota e sipërrmarrjes apo medias në emigracion si Vjollca Staro, Eva Habili (gazetare ,Gjermani), Gerta Malaj (IBM, USA),, emigrantë të cilët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre: kthimin në atdhe, si Vangjel Maskaj (Albania Guide), (BE), Idlir Sinani, Eduart Kola, Desdemona Stefa, duke na prezantuar avantazhet, disavantazhet dhe vështirësitë, që kanë hasur në këtë ndërmarrje të tyre. Panelist ishin gjithashtu persona të sukseshëm me shkollim tërësisht shqiptar të cilët kanë bërë karriere te sukseseshme ne strukturat nderkombetare  si Prof. as. Valbona Karacia, perfaqësues të komuniteti të bisnesit si Florenca Nani apo Besnik Pepi, përfaqësues të shoqatave homologe si Rrjeti A@san Blerina Babaliu apo profesionistet e rinj, përfaqësues të institucioneve rajonale si Ines Stasa apo Mariana Cani. Rol të rendesishme kishin diskutimi dhe prezantimi i përvojave nga ana e ekspertit dhe studjuesit të emigracionit me banim në Zvicer z. Luan Bytyqi, shefes së zyres së Ri-integrimit në Ministrine e Brendëshme të Republikës së Kosovës znj Violeta Berisha, Drejtore e Burimeve njerëzore në këtë ministri Znj. Vjollca Bruqi, Znj. Bygit Bude, eksperte gjermane për cështjet e riintegrimit etj.Po ashtu present ishin edhe student të universiteteve shqiptare dhe të huaja të niveleve të dyta apo të treta, nxenes në prag të zgjedhjes se studimeve etj.
Një kontribut të rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij diskutimi dhanë me punimet e tyre Prof. Zamira Cavo, Dr. Përparim Kabo, znj.Edlira Cepani, Sindi Halili e dhjetra te tjere nëpërmjetë komenteve apo letrave të tyre.  Diskutimet në këto panele, direkt apo edhe me vidomesazhe, ishin konceptuar si vazhdim i diskutimit, të nisur on-line prej dt 02.12.2013. Në këtë diskutim on-line janë përfshirë 110 akademike, profesionistë të lirë, studjues dhe student me një gjeografi pothuajse globale. Ata kanë dhënë mendime të vyera dhe shumë racionale rreth temës në diskutim, duke ofruar edhe vizionin e tyre për potencimin e lobimit rreth këtij problem. Këtyre duhet tu shtojme edhe nxënës, student dhe sipërmarrës apo profesionistë të kthyer rishtas, të intervistuar nga stafi ynë në qytetet e Vlorës dhe Tiranës. Diskutimet e tyre në panele, vidomesazhet, intervistat apo rezultatet e nxjerra nga intervistat on-line do i shpalosim gradualisht për ju lexues të faqes ditë pas ditë. 
Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, kjo konference hodhi dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në Shqipëri. se pari nga personat me të cilët e ndamë këtë ide dhe mandej nga rrjeti në zgjerim nëpërmjetë komunikimit on-line. Rrjeti ynë është në zgjerimi. Në pak muaj atij i janë afruar qindra bashkëpunëtor dhe po evolon natyrshëm drejt një grupi social, që konsiston në trasformimin e propozimeve dhe ideve në veprime  konkrete cdo dite e më tepër. Tek qendra aftesitë e ndryshme në këtë proces, janë prezente dhe u pasqyruan dukshëm në këtë konferencë.
Konferenca përtej propozimit të një analize të thelluar të shkaqeve të fenomenit brain drain si dhe mungesës së brain circulation ekzaminon instrumentet, të cilët mund të favorizojnë kalimin nga fenomeni i parë tek i dyti. Konferenca individualizoj raste të ekselencës shqiptare si dhe ofroi propozime konkrete për të filluar ti jepet zgjidhje këtij problem shumëvjecar, i cili ka pasoja të ndjeshme mbi zhvillimin aktual dhe perpsektivë të vendit tonë.
Pra kush është sfida jonë për të ardhmen?
Sfida që duhet të përballojmë është e dyfishtë: nga njëra anë shtimi preokupant i kapitalit njerezor me  kualifikime të larta, që  dalin nga vendi ynë, pra jashtë sistemit të vendit, për në  shtete të tjera. Ketu peshë të madhe zënë kualitete të larta shkencore apo personat me aftësi të larta në teknologji, largimi i të cilëve është me pasoja të dëmshme për konkurrueshmërinë e vendit tonë. Nga ana tjetër shterimi i kapaciteteve të vendit për të tërhequr  kapitale të kualifikimit të lartë nga  jashtë vendit, përfshi edhe ata me origjinë shqiptarë.  Pra humbja e talenteve shqiptare, e kombinuar me paaftësinë për të thithur tru të huaj, e penalizon rëndë vendin tonë në kontekstin e një bote të globalizuar ku  konkurrenca zhvillohet gjithnjë e më shumë  mbi bazën e Dijes dhe Inovacionit.
Ndaj një sfidë e përbashkët e shtetit dhe shoqërisë shqiptare mbetet kthimi i profesionistëve në vend si edhe ri-integrimi efektiv i tyre në mjedisin social, ekonomik dhe politik.  Kjo nënkupton procesin e përshtatjes në vendin e origjinës me qëllim që njohuritë dhe eksperienca e akumuluar jashtë vendit t’i shërbejnë jo vetëm progresit individual por njëkohësisht edhe progresit të vendit dhe shoqerise sone. Në këtë menyre ne do të përmirësojmë të kuptuarit e fenomenit dhe do të përshkruajmë aktivitetet dhe veprimet, që duhen ndërmarrë për të mbështetur zbatimin e politikave të reja rajonale dhe kombëtare që mbështesin në njërën anë kthimin e të rinjve në vendin tonë dhe nga ana tjetër dekurajojnë braktisjen e tij nëpërmjet një proces inovacioni dhe zhvillimi të territorit, që mund ti bëj protagonist të rinjtë tane më të mirë.                                       
Politikat e ndërmarra deri më sot nga qeverite shqiptare, përfshi edhe ato të  bisnesit shqiptarë, për të thithur këto kapacitete rezultojnë të papërshtatëshme. Përpjekjet për ta nxitur këtë proces kanë pasur një profil të ulët dhe kanë qenë jo të mirë kordinuara.
Në kushtet aktuale  janë të domosdoshme një nderhyrje energjike politike për të administruar këto flukse si dhe një qasje multidisiplinare ndaj fenomenit. Ndërmarrja e hapave të tillë në masë të gjerë dhe të mirëkordinuar, duke shfrytëzuar përvojat e vendeve të përparuara mbetet objetiv permanent për ne. Këtë gjë e synuam që gjatë kësaj konference të parë. Por ndërsa u arrit një profil i lartë përfaqësimi nga bota akademike, aktorët e tjerë lanë për të dëshiruar. Ne synojme ta realizojmë këtë përfshirje në proces edhe nga nivelet e tjera: të legjislativit dhe ekzekutivit, përfshi edhe botën e sipërmarrjes. Ne nuk reshtim se këmbenguluri deri sa ata që duhet të degjojnë dhe të ndermarrin  hapat e duhur ta bëjnë një gjë të tillë. Ne synojmë të agngazhojmë një ndërhyrje të profilit të lartë dhe do ta realizojmë ate me këmbëngulje, me punë, me  argument, me bindje. Për këtë qëllim atë që ishte llogaritur ta kishim si panel të fundit të kësaj konference do ta realizojmë nëpërmjetë zhvillimit të një  workshop të përbashkët në Tiranë, me përfaqësues të lartë të legjislativt dhe ekzekutivit, duke përmbyllur në këtë mënyrë fazën e parë të këtij projekti. Në përfundim të tij ne do të dorëzojmë edhe  rekomandimet e dala nga kjo konferencë, të cilat u prezantuan  nga grupet e punës në ditën e dytë të konferencës. Këto rekomandime janë ripërpunuar në një dokument të vetëm nga ana e stafit të qendrës.
Në këtë mënyrë ne synojmë, që së bashku me ju,  të nxisim inicimin e hapave konkretë dhe efektivë në këtë fushë. Diskutimi ynë vazhdon në kohë, duke tejkaluar muret e konferencës, sepse ai është një diskutim konkret, i cili na takon dhe na përfshinë të gjithëve.

Në konkluzion për të ndryshuar kurs dhe për të mbjellë farën e një ndryshimi sistemik nga brain drain në brain circulation janë të nevojëshëm vullneti dhe investimi i institucioneve, shoqërisë civile dhe operatoreve ekonomik. Ne do te ofrojme propozimet tona për këtë ndryshim kursi.  Ne, të gjithë së bashku, do të japim një provë se gjithëshka është e realizueshme sepse në bazë ka sensin e domosdoshmërisë, motivimin dhe vullnetin për të kontribuar pasionalisht në administrimin e një ndryshimi pozitiv. Kjo konferencë është vetëm hapi i parë i domsodoshëm drejt një ndryshimi kulturor për të cilin duhet të bëjmë shumë.
Le të kontaminojme rolet dhe të ndajme së bashku përgjegjësitë.
Faleminderit!
Luiza Hoxhaj
Drejtore ekzekutive

domenica 6 aprile 2014

" Talentet qarkullojnë, ata nuk ja mbathin»


20/03/2014
Intervistë me Luiza Hoxhaj, drejtore ekzekutive e Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe  Lokal (CRDLS Albania). Ajo është një nga organizatorët e konferencës “Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents”, që do të mbahet të  më dt 28 dhe 29 Mars në Vlore.
Hoxhaj shpjegon se çfarë kërkon një profesionist i kualifikimit të apo një punëtor i kualifikuar për tu kthyer: "Ata kërkojnë njohje dhe një mjedis, në të cilin të pohojnë veten e tyre. Paga vjen më pas»". Duhet te shkojmë përtej retorikës së largimit të trurit. Talentet sot nuk ikin, ata qarkullojnë. Pikërish mbi këtë pikë ne duhet të reflektojmë, të përmirësohemi: për të siguruar, që kushdo që ka shkuar të mundet edhe të kthehet. Pse jo edhe që të huajt të vijnë në Shqiperi." Kemi studiuar emigrimin e trurit, të punëtorëve të kualifikuar su dhe mendimin e të rinjëve për vendin ku duan te studiojnë dhe konstatojmë se: "Ajo që talentet e cdo fushe kërkojnë, më shumë se sa paratë, është një mjedis ku ata të jenë të vlerësuar dhe të vendosur në kushte për të shprehur veten e tyre."
Zonja Hoxhaj, Cfare pëmasash ka fenomeni i largimit  nga Shqipëria?
" Të dhënat thonë se ata të shkojnë rreth  20 mije të diplomuar çdo vit . Dhe numri mbi numrin e përgjithshëm të emigrantëve, përqindja e të diplomuarve është në rritje të vazhdueshme, sipas studimeve te Bankes Boterore apo te IOM. Duhet të pohojmë në këtë rast mungesën e të dhënave zyrtare nga ISTAT. Në një kuptim absolut nuk është e vërtetë, që largohen nga Shqipëria më tepër akademikë apo punëtorë të kualifikuar se sa vendet e tjera të rajonit tonë. Çfarë e bën dallimin është se të gjitha këto talente të cilët emigrojnë, kane në vetvete një  fakt pozitiv. Por kjo ka vlerë nese arrijmë ti  risjellim ata përsëri, me qellim për t’u  pasuruar nga përvoja e tyre. Në fakt ne nuk arrijmë ta bejmë këtë. Ne nuk arrijme as të tërheqim të tjerët nga jashtë. Ky eshte nje problem, te cilit duhet ti japim zgjidhje. Kjo mbetet nje sfide e shtetit dhe shoqerise shqiptare"
Gjithashtu kjo eshte edhe një humbje ekonomike ?
"Sigurisht. Eshte nje humbje e kapitalit njerëzor dhe ekonomik, edhe pse e vështirë të përcaktojmë masën e kësaj humbjeje. Duhet llogaritur se sa kushton për shtetin apo familjet shqiptare (në masë dërmuese në Shqipëri ky është një investim familjar, pa mohuar përpjekjet shtetërore) për të formuar një të ri dhe pastaj të shikojmë atë vlere te pasurise, që gjenerojnë ata jashtë vendit. Edhe pse nuk është e thënë se në  Shqipëri do të kishin qenë në gjendje të jepnin të njëjtin kontribut. Ndoshta ketu një i tillë dotë kishte qenë thjesht një i papunë."
Cilat janë faktorët vendimtar për të bindur një të ri të kualifikuar për të zgjedhur të kthehet ne Shqipëri ?
" Qendra bëri një anketë në mesin e emigrantëve, kryesisht të rinjë, pjesërisht ende jashtë vendit dhe pjesërisht të rikthyer, duke i kërkuar atyre të spiegojnë: cilët janë faktorët, që qëndrojnë pas zgjedhjes së tyre. Jane 110 të tillë të cilët i janë përgjigjur pyetsorit, plus 20 të tjerë të shprehur me vidiomesazhe apo vidio intervista. Midis dy grupeve ka pasur një korrelacion të fortë. Në vend të parë është meritokracia. Jashtë vendit të rinjtë ndihen të vlerësuar jo në bazë të rrjetit të tyre të të njohurve, por bazuar në atë që ata dinë të bëjnë, për aftësitë e tyre. Talenti i tyre njihet dhe për shkak se karrierat atje janë më transparente. Pika e dytë është se ky talent duhet të jetë në gjendje, që të shprehet:  të rinjtë duan të kenë mjetet për të bërë më mirë punën e tyre. Sepse në qoftë se duhet të konkurrojnë me dikë që lëviz në një mjedis më funksionale, rreziku, sipas tyre, është se “unë nuk do të jemë në gjendje për të dalë fitues, madje edhe për të njëjtat aftësi”. Praktikisht, kjo do të thotë të jetosh në një vend ku hulumtimi financohet, ku ai mbështetet dhe i krijohet mjedis miqësor tolerohet."
Dhe se sa e rëndësishme është paga ?
" Mesatarisht pagat jashte  janë sigurisht më të larta. Por për emigrantët ky faktor është vetëm në vendin e tretë . Edhe ne vende te ndryshme europiane, “Ligji kunder eksod”  ka vepruar në këtë pikë me një seri stimujsh të taksave. Një risi kjo e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Përse? Përsëris, prioritet për një talent është që të kemi një aftësi për njohje të vlerave dhe një kontekst, që ofron mjetet teknike dhe kulturore për të punuar mirë dhe për tu përmirësuar. Dëshira për t'u kthyer është pothuajse për të gjithë, për dashuri , për një ndjenjë të përkatësisë, ose për të dhënë një kontribut për vendin e origjinës. Por kjo konkretizohet vetëm në praninë e një mjedisi mbështetës (të favorshëm)."
Një ndryshim me shumë kulturor, si i behet ta inkurajojmë atë ?
"Unë mendoj se aktivitetet e lobimit pozitive, siç janë keto të “Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents”, janë të dobishme për të thyer rezistencën për të ndryshuar. Është shumë e rëndësishme për të krijuar një masë kritike, si në Shqiperi ashtu edhe jashtë saj, për të siguruar pastaj, që iniciativa rregullatore dhe jo të gjejnë një terren pjellor per tu zhvilluar. "
Çfarë është “Tako Talentet Shqiptare-Mee AlbTalents ?
"Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents” është një përpjekje për të sjellë së bashku të gjithë aktorët që duan të japin kontributin e tyre për të promovuar qarkullimin e trurit. Nga të rinjtë jashtë vendit, që duan të bejne rrjet (kemi modelin e rrjeti As@an), tek ata që janë kthyer dhe duan të vënë në dispozicion ekspertizën e tyre. Nga deputetët, nga të gjitha palët, të cilët do te mbështesin nje ligj, qe frenon largimin e trurit, nga administratorët lokale, qarqet dhe komunat, të cilat duhet ta shoqërojnë me masa të tjera për tërheqjen e trurit.  Për shembull: planifikimi i financimeve për startups,  shërbime sociale të dedikuara,  apo sportele  one-stop shop, si ai që është realizuar në vend.  Dhe së fundi, të gjitha kompanitë te cilat janë të vetëdijshme se konkurrueshmeria është e bazuar mbi të gjitha mbi disponueshmërine e kapitalit njerëzor të kualifikuar."
Disa sugjerime ?
"Koha kur do të formulojmë sugjerimet do të jetë konferenca “Tako Talentet Shqiptare -  Meet AlbTalents” e 28 dhe 29 Marsit 2014 në Vlore. Do të jenë disa panele, që do të trajtojnë pikërisht këto fusha. Do të diskutohet per praktikat më të mira për tu ndare dhe nga ballafaqimi me talentet e kthyer ne Shqiperi do te dalin propozime legjislative, që do të jepen drejtpërdrejt qeverisë. Një mënyrë për të siguruar, që një pjesë e Shqiperisë, qe kane gjetur mundësi jashtë vendit, të japin një kontribut për të përmirësuar sistemin e vendit. Rajoni i Vlorës, është zgjedhur si vend i zhvillimit të konferences, jo vetem si rajon i cili mbart tërë problematiken komplekse të ketij fenomeni, por edhe si një rajon, që  e jeton dy herë këtë problem: emigracioni jashtë vendit si dhe emigrimi  i brendeshem drejt Vlores. Përmes diksutimeve, deri tani on-line ne faqen e Qendres, për e/migracionin konstatojmë  një ndjeshmëri të madhe të publikut apo palëve të interesuara për këtë temë . "