Cerca nel blog

martedì 21 maggio 2013

Autostrada blu: një zgjidhje e qëndrueshme

Mendova të hedh këto pak rreshta për një premtim elektoral, të bukur dhe të dobishëm në vështrimin tim, i cili besoj se nuk do të mbetet thjesht një ëndërr. Lëvizja është një nevojë primare e njeriut. Por njerëzit kanë njëkohësisht nevojën e qetësisë dhe të një ambjenti të shëndetëshëm. Të gjesh ekuilibrin e duhur nuk është gjithnjë e thjeshtë. Pikërisht në një zonë si Vlora, me funksionin e saj tranzit, dhënë nga pozicioni i saj gjeografik lëvizja dhe trafiku përbëjnë një temë me rëndësi të madhe, që do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen. Detyra jonë është të gjejmë zgjidhjet në gjendje të krijojnë një levizje të qëndrueshme. Një opsion i tillë është edhe “Autostrada blu”.
Se dyti i shkrova këto radhë edhe për faktin e thjeshtë meqë kjo cështje ka marrë edhe vëmendjen e disa analistëve të respektuar, pak skeptik ndaj këtij premtimi. Autostrada blu, apo autostrada e detit, sic do na pëlqente ta thërrisnim ne vlonjatet, e prezantuar dhe premtuar nga Lideri i PS z.Edi Rama, në takimin e prezantimit të kandidatëve socialistë në Vlorë me vecanti prezantimin e tij si kandidat për deputet i këtij qarku, e përfshirë edhe si nje nga nga pritoritet e programit te Rilindjes, dhe e atakuar nga lideri i Pd z.Sali Berisha, nuk është një utopi, por është një premtim realist. Kjo autostradë është në koherencë të plotë me projektet europiane: për të ndërtuar Autostradën e Detit Mesdhe. Ky projekt madhor pan-europian është një projekt për të vlerësuar, ballafaquar dhe optimizuar transportin në të gjithë  Europën. Objektivi i këtij projekti është: të racionalizoj, të përmirësoj dhe optimizoj metodat e punës si dhe procedurat e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, seicili në segmentin e interesuar (mallrat nga portet drejt autostradës në brendesi te vendit, flukset e turisteve nga portet drejt autostratdes së detit). Realizimi i këtij projekti do ti shërbej shumë  njërit prej sektorëve prioritar të zhvillimit të vendit dhe qarkut të Vlorës në vecanti si një rajon prioritar për turizmin e të gjitha llojeve: bregdetar, sportiv, malor, kulturor, arkeologjik, përfshi edhe atë elitar. Kjo gjë u spiegua shumë mirë edhe gjatë prezantimit të programit të Rilindjes. Ajo thjesht do jetë një nga treguesit se Shqipëria do të eci me hapin e kohës. Pulsi i saj i zhvillimit duhet të jetë në të njëjtën frekuencë me zhvillimet sipas standarteve më të përparuara të kohës. Forca e këtyre premtimeve sipas meje qëndron pikërisht në gjërat e thjeshta të jetës sonë të përditëshme
Pika e dytë e fortë, që u ofroi në prezantimin e tij në Vlore Rama ishte premtimi se: Agrobisnesi dhe turizmi, të shoqëruara me infrastrukturën e përshtatëshme (kupto lidhjet me akset kombëtare të rrugëve lokale, përfshi rrugën e Labërisë, një ëndërr e herëshme e cila do të rijetësonte këtë zonë, aksesin në internet) do te ndertojne te ardhmen e qarkut te Vlores. Zhvillimi i sipërmarrjes në Vlorë, sipas tij (ndaj të njëjtin mendim) e ka një zemër, që rreh: Agrobisnesin dhe turizmin, të cilët duhet të nxiten dhe të promovohen, duke krijuar rrjetet e nevojëshme të kooperimit. Në këtë mënyrë do të promovohet Vlora. Ky është një vizion pragmatik, që bazohet në avantazhet që sjell adaptimi i një modeli strategjik dhe organzativ, mundësi të rëndësishme të potencimit të këtyre sektorëve kyc, duke përshkuar së bashku lindjen e një evolucioni, të një zhvillimi, i cili nuk bazohet në vepra faranoike. Jam e bindur se tek bashkëpunimi qëndron forca për të përballuar sfida të mëdha sic janë zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit.
Kjo bindje bazohet në traditën e qarkut tonë, në vlerat e tij, në idetë, që gjenerojnë në përditëshmërinë tonë. Historia na tregon se këto sektorë operojnë në bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin dhe duhen vleresuar si të tillë, si motorë të zhvillimit tonë ekonomik dhe social dhe si burim i mirëqenies. Egzistojnë tashmë inisiativa ekselente, në qarkun e Vlorës. Jam shumë e bindur se duke lenë dhe krijuar hapesirën e nevojëshme, lirinë e nevojëshme të individit, për koncepte të reja do të lindin ide të mira në rajon. Idetë e mira janë shpesh fillimi i një historie suksesi. Por vetëm idetë e mira nuk majftojnë. Për realizimin e tyre nevojiten edhe partner të mirë. Në këtë rast është partia socialiste me programin e saj, që ofrohet si partner i qytetarit, për realizimin e ideve më të mira dhe për zhvillimin e qarkut tonë në vecanti dhe të vendit në përgjithësi. I vetem mund të prodhosh por vetëm së bashku mund të realizosh vlerë të shtuar: zhvillim.
Pikë tjetër që ka lenë skeptik një pjesë të mirë të opinionbërësve është se portit nuk ju kushtua vemendja e duhur. Përkundrazi do të thosha unë. Porti ishte një nga shigjetimet për premtimet e pambajtura të mazhorancës aktuale. Rikthimi në vëmendje te publikut tek rëndësia e dikureshme, që ka patur porti i Vlorës 5 shekuj më parë është i shoqërua me premtimin se do ja kthej Vlorës shkëlqimin, që ka patur në hartën e porteve detare. Kësaj ideje i shërben edhe “autostrada e detit”. Por kjo jo domosdoshmërisht realizohet duke përqafuar projektin aktual të portit, i cili është në papajtueshmeri me prioritetet kryesore të zhvillimit të qarkut të Vlorës. Sigurisht kjo kërkon dicka shumë më të mirë se ai projekt. Në kohën e duhur në renditjen e duhur të prioriteteve, unë besoj se qeverisja e ardhëshme do të jap opsionin më të mirë. Projekti i zhvillimit të Vlorës me resurset, larminë e prioriteteve, larminë e klimës dhe vlerave historike, kulturore dhe arkeologjike kërkon një projekt më të mirëmenduar, i cili do të harmonizojë të gjitha këto prioritete. Në Vlorë dhe jo vetëm u prezantuan gjërat e thjeshta të përditëshme, të cilat nuk i njohin ata, që nuk i kanë në kurriz cdo ditë, të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendi qysh në momentin e parë. Ato janë prioritete të cilat së pari duan vullnet, i shoqëruar ky me dijen dhe kapitalin social të nevojshëm. Ato janë cështje të cilat duan thjesht ta duash këtë vend dhe të investohesh për prosperitetin e tij. Nëse e duam këtë vend e vetmja “vepër e madhe” për të cilën vendi ka nevojë është vendosja nën siguri e territorit të tij dhe ristartimi i bujqësisë cilësore.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 21.05.2013

venerdì 17 maggio 2013

Qyteti inteligjent: për një rritje sociale dhe ekonomike

Me qëllim që tu vi në ndihmë pjesëmarrësve në konkursin Smart R-evolucion, një ditë në qytetin tënd iteligjent smart city) të të ardhmes, e gje me vend të zhvilloj në linjë të përgjithëshme konceptin e qytetit inteligjent apo sic njihet ndërkombëtarisht: Smart city.
Cfarë është Smart City? Përse politikbërës të ndryshëm, duke kërkuar një vizion të ri të të ardhmës për një mijëvjecar më të mirë kanë individualizuar në ndërtimin e qytetit inteligjent (Smart City) një zgjidhje konkrete dhe virtuoze?
Është evident tashmë si koncept sesi duhet të jenë qytetet dhe komunitetet smart, si ato duhet të rishihen, sesi ato duhet të evolojnë, duke u kthyer të vendosim në vend të parë shoqerinë, qytetarin, shëndetin e tij, mirëqënien e tij, duke furnizuar instrumente, mjete, vende për dimesionin njerëzor. E gjithë kjo do të jetë e mundur vetëm nëse do të rimendohet i gjithë koncepti i lidhur me infrastrukturën, me lëvizjen, shërbimet, ndërtesat e reja, pra me Rikualifikimin e egzistueses.
Arësyeja përse këtu po zhvillojmë konceptin e Smart City lind nga fakti, që të gjitha studimet mbi zhvillimin urban tregojnë, që tashmë më shumë se 3,3 miliard persona jetojnë në qytete dhe se në 2015 në botë do të jenë 60 qytete me më shumë se 8 milion banorë. Përvec kësaj sot 45%  konsumitr energjetik dhe 50% e ndotjes atmosferike botëror vjen nga qytetet.
Alarmi është lëshuar dhe Unioni Europian për këtë arësye i ka dhënë jetë një Strategjie të gjerë për zhvillimin dhe për rritjen e sektorëve përcaktues si: punësimi, arsimi, kërkimi dhe inovacioni, integrimi social dhe reduktimi i varfërisë, klima dhe energjia. Nga plani Europa 2020, i nënshkruar nga bashkiaket  e qyteteve më të rëndësishme të Europës si Parisi, Berlini, Roma, Londra, Madridi, Vienna, Praga, Copenhagen, Varshave, Oslo, Stokholm për tu kthyer të jenë ata protagonistët e të ardhmes së vet.
Ky plan largepamës, Strategjia Europiane 2020 do të ketë sukses vetëm me një veprim të vendosur dhe të gjerë në nivel europian, kombëtar dhe lokal. Në komunikatën zyrtare të firmosur nga 28 kryebashkiakët e 28 qyteteve më të rëndësishme europiane thuhet: “Objektivate e Startegjisë Europa 2020 nuk mund të jenë të arritëshme pa përfshirjen tonë direkte. Kryeqytetet europiane janë udhëheqësit e rritjes ekonomike dhe sociale, përvecëse të inovacionit, duke furnizuar shpesh bazat e zhvillimit kulturor dhe shkencor, të komuniteteve të vecanta, falë rrjetit të Universiteteve, qendrave të kërkimit dhe shkollave.
Kështu që pyetjeve se cfarë është Smart City, mumd ti përgjigjemi: një qytet inteligjent është frut i vullnetit për të shpëtuar jetën tonë nëpërmjet ndërhyrjes në favor të eficencës energjetike, të fondeve të rinovueshme, të punësimit të të rinjve, të inovacionit teknologjik dhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kërkimi i cilësisë së jetes kalon në Europë nëpërmjetë qyteteve të medha.
Një qytet inteligjent është një hapësirë urbane e mirëdrejtuar nga një politikë largëpamëse, që përballon sfidën, që globalizmi dhe kriza ekonomike vendosin në terma të konkurrencës dhe të zhvillimit të qëndrueshëm me një vëmendje të vecantë për kohezionin social, për shpërndarjen dhe disponibilitetin e dijes, për kreativitetin, për lirinë dhe lëvizjen efektivisht të përdorëshme, për cilësinë e ambjentit natyror dhe kulturor”.
Luiza Hoxhaj
Elsperte për cështjet e zhvillimit rajonal dhe lokal