Cerca nel blog

mercoledì 24 aprile 2013

Mbi temën e zhvillimit lokal



Në vend të prezantimit të një strukture të re sic është “Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal”, po trajtoj temën e mëposhtëme si shprehje e thelbit të drejtimit të punës së saj në vijim.
Tema mbi proceset e globalizimit dhe europianizimin e zhvillimit lokal dhe politikave respektive është gjithmonë  dhe më prezente në refleksionet mbi proceset e globalizimit dhe europianizimit.
Këto dy makro-procese kanë sjellë një sërë sfidash për nivelet lokale institucionale, dhe kanë vendosur në pah potencialin e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të sistemeve lokale për të qenë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kontekstin global. Së fundmi është evidentuar fakti i rimarrjes së rëndësisë së dimensionit lokal si në fushën e politikbërjes europiane ashtu dhe në atë të cdo shteti anëtar, apo aspirant për anëtarësim në BE.
Në terma organizativ përfshirja në rritje në këtë proces e aktorëve lokal është bërë një domosdoshmëri për ta bërë më trasparent procesin vendimarrës dhe shtuar efektshmërinë e institucioneve, ndërsa nga pikëvështrimi i politikave të variablit lokal ka patur si qëllim të rrisë efikasitetin dhe eficencën e ndërhyrjeve publike në procesin e zhvillimit. Përsa i përket këtij aspekti të fundit, pjesëmarrja lokale ka qenë thellësisht e instrumentalizuar për të arritur një nga objektivat strategjik të Bashkimit Europian, pohim ky i zhvillimit të ekuilibruar dhe kohezionit ekonomik dhe social.
Eksperienca pozitive e përdorimit të modelit pjesëmarrës të politikbërësve që parashikojnë përfshirjen e aktorëve publike dhe privat aktivë në nivelin lokal (Programi Leader, Interreg, Equal, Urban ...etj) është përhapur edhe në fusha të tjera të vendimarrjes. Gjithësesi rol themelor aktorëve rajonal dhe lokal u është dhënë me lancimin e strategjisë europiane për konkurrueshmërinë, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Partnertariati lokal përfaqëson sot një parim kardinal në implementimin e një sërë politikash kyce të BE, të cilat janë: inovacioni, ambjenti, kërkimi shkencor, edukimi dhe formimi profesional, trasporti dhe energjia.
Dinamikat e cituara më sipër janë bërë objekt i kërkimit në fusha të disiplinave të ndryshme. Keto do të jenë disa nga shtyllat e punës së Qendrës.
Analiza të pafundme i janë bërë vet konceptit të zhvillimit lokal, si për temat relative të zhvillimit të territorit ashtu dhe për pluralitetin e modeleve lokale të zhvillimit, duke ju referuar përafrimit analitik, duke propozuar celësa të ndryshëm interpretative të fenomeneve në diskutim.
Midis pyetjeve të cilave duhet tu japim një përgjigje në vijim janë:
• Si mund tu përgjigjen në nivel lokal sfidave konkurruese që shtrohen përpara sistemeve lokale nga globalizimi i ekonomisë?
• Cilat mund të jenë sot, sipas këtij skenari politikat për promovimin e zhvillimit lokale?
• Si mund të ekuilibrojmë objektivat e rritjes me ato të qëndrueshmërisë?
• Cilat modele organizativ garantojnë efikasitet më të madh të politikave?
• Cilat metodologji mund te perdoren per vleresimin e impaktit per zhvillim?
Kjo listë, natyrisht jo e ezauruar nxjerr në pah se sa e pasur është axhenda e kërkimit mbi temën e zhvillimit lokal dhe se sa i domosdoshëm është vizioni transversal i fenomeneve në diskutim. Kjo liste nxjerr gjithashtu në pah se sa shumë punë kemi për të bërë ne në këtë drejtim.
Konceptimi i politikave të zhvillimit lokal nuk duket të këte ngjyrimet e një politkebërjeje bashkëkohore. Le tia japim së bashku tonacionin e duhur bashkëkohor këtij procesi, duke përhapur dije të përshtateshme, duke promovuar praktikat më të mira, duke kryer studime dhe zhvilluar kërkime në fushat, që lidhen me temën transversale dhe multidisiplinare të zhvillimit lokal.
Një hap i parë në këtë drejtim është përafrimi ndërdisiplinor në këtë strukture të cilës po i japim jetë cdo ditë: Qendrën e Studimit të Politikave Europiane të Zhvillimit Rajonal dhe lokal.
Luiza Hoxhaj
Eksperte per zhvillimin rajonal dhe lokal

venerdì 19 aprile 2013

Konkurs: Qyteti inteligjent: Smart R-evolucion



Konkurs

Qyteti inteligjent: Smart R-evolucion
Një ditë në qytetin tënd inteligjent (“smart city”) të të ardhmes

Sot gjithëshka është bërë smart: shtëpitë, qytetet, telefonia, sjelljet dhe mendimet. Por cfarë do të thotë Smart city? Bëhet fjalë për një vision të ri të qytetit: një qytet “inteligjent”, i cili merr kanotacione të ndryshme sipas kontekstit. Qytetet tona kanë nisur, ndonese në mënyrë të zbehtë , një proces të zhvillimit të tyre në celësa inteligjent.

Smart city është një qytet, i cili përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve të tij nëpërmjetë një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të bazuar  mbi kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, i cili drejtohet sipas një llogjike të planifikimit të integruar. Smart city konsiston në rigjetjen  dhe përmirësimin e vlerave antike dhe raporteve të reja falë mbështetjes së inovacionit teknologjik të përshtatshëm ndaj distances, nevojave dhe kohës aktuale.
Si e imagjinoni një ditë cfarëdo të kaluar në qytetin tuaj inteligjent? Cili do të jetë horizonti i ri në qytetin e të ardhmes, me cfarë energjie do të furnizohet ai, si do të lëvizim, si do të komunikojmë në të? Cilat do të jenë arritjet e nevojëshme, cilat do të jenë dëshirat e tua për një qytet vërtet inteligjent?
Celësi i këtij konkursi është: Cliro imagjinatën tënde dhe trego “smart city”, qytetin tënd inteligjent. Tregoje atë nëpërmjete imazheve.
Konkursi realizohet me qëllimin për të promovuar dhe zbuluar procesin e trasformimit dhe të zhvillimit të qyteteve tona në qytete inteligjente. Një qytet, që na propozohet për të përmirësuar cilësinë e jetës nëpërmjetë një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të bazuar mbi kërkimin, inovacionin, teknologjinë, instrumente të aftë për ta bërë më të mirë jetën tonë.
Territori
Gjithë territori i Shqipërisë
Fokus grup
Ky projekt u drejtohet të gjithë personave, rezidente në Shqipëri, si individ të vecantë apo grupe të përbëra nga klasa shkollore, të lindur përpara vitit 2000.
Kohëzgjatja e konkursit
Konkursi do të bëhet efektive duke u nisur nga 20 Prill 2013. Pranimi i punimeve do të zgjasë deri në 30 Qershor. Shpallja finale e cmimeve fituese do të realizohet gjatë muajit Korrik 2013 në prezencë të përfaqësuesve të donatorëve, të noterit si dhe aktorëve të tjerë të interesuar (shoqata e bashkive etj). Nga data 15-30 Korrik 2013 do të përgatitet Cd m punimet e prezantuara në konkurs, e cila do të jetë e disponueshme on-line
Objektivi i konkursit
Nëpërmjetë ftesës për pjesëmarrje në konkurs ne do të mund të identifikojme, vlerësojmë dhe ballafaqojmë, nivelin e njohurive, duke e kthyer atë në një faktor të përbashkët të shkembimit të eksperiencës nga ana e brezit të ri në lidhje me temën e: Qytetit inteligjent (Smart city). Pra ne do të synojmë të promovojme procesin e trasformimit të qyteteve tona në qytete Inteligjente. Në qytete që propozojnë përmirësimin e cilësise se jetes nëpërmjet një zhvillimi të qëndrueshem, bazuar mbi kërkimin, inovacionin, teckologjinë: instrumente këto të afta të përmirësojnë jetën tonë. ë
Modalitetet e pjesëmarrjes
Pjesëmarrja në konkurs është falas dhe e hapur për këdo. Të gjithë individet, personalisht ose në grup të përbërë nga një klasë shkollore, të lindur përpara vitit 2000, do të kenë mundësi të marrin pjesë në konkurs, duke plotësuar formularin e pjesëmarrjes, i cili do të jetë disponibel për tu shkarkuar on line në faqen web të projektit, duke dërguar veprën origjinale në një zarf të mbyllur: në adresën e Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimi Rajonal dhe Lokal, brenda orës 12.00 të datës 30.06.2013. Zarfi mund të dorezohet dorazi me postë të thjeshtë apo ekspres. Në rast të dërgimit me postë, vula e postes është vlefëshme si afat dorëzimi.
Do të shpallet një fitues për cdo grup moshe, sipas ndarjes së mëposhtëme:
Grupi A-Pjesëmarrës deri në moshen 16 vjec
Grupi B-Pjesëmarrës nga 17-21 vjec
Grupi C- Pjesëmarrës mbi mosh Pjesëmarrës n 21 vjec
Grupi D- Pjesëmarrës në e grup të përbërë nga klasë shkollore e cdo niveli.
Shpallja e fituesve, një për cdo kategori, do të realizohet nëpërmjete vendimit të një jurie të krijuar për këtë qëllim. Juria do të jetë e përbërë nga pesë anëtarë eksperte të fushave të ndryshme, si arkitekturë, pikturë, komunikim, zhvillim etj.
Cmimi i parë per cdo grupim do te vleresohet me nje Tablete Samsung Galaxy
Emrat e fituesve do të certifikohen me akt noterial në dt ne daten qe do tju njoftohet.
Për të gjitha specifikat teknike do të lexoni informacionin e publikuar (Brenda dates 22 Prill) në faqen: www.crdls.com.