Cerca nel blog

domenica 31 marzo 2013

Perse ndermarrjet tona nuk punojne per projektet?


Egziston ne ndermarrjet nje tematike pak e erret dhe e mjegullt: project managment . Nga Wikipedia: me shprehjen anglisht project management, thene ndryshe edhe administrim, drejtim i projekteve, kuptohet teresia e aktiviteteve te zhvilluara per realizimin e disa qellimeve/objektivave te nje projekti. “Nje projekt eshte nje sforco e limituar ne kohe (me nje date fillimi dhe nje date te permbushjes) per te krijuar disa produkte dhe ose rezultate specifike, qe sjellin disa perfitime ose vlere te shtuar per angazhuesin/ose klientin”.
Ndermarrjet sot ankohen shume. E bejne kete kryesisht per shkake te nje paradoksi: ndersa puna pakesohet, koha e shpenzuar ne ndermarrje shtohet. Investohet me shume kohe ne “rikuperimin e kreditit”, ne administrimin e zakonshem, ne sforcon komerciale me klientet. Diferencat ngushtohen dhe investitoret jane gjithnje e me nervoze, me te tensionuar, me gjakenxehte.
A jemi te sigurt qe nen termin “krize”, mund te mbyllim gjithe pergjegjesite (fajet) e kesaj spiraleje negative? Ne eksperiencen e konsulentit verej te pakten tre dinamika, ne te cilat ndermarrjet aktualisht nuk jane te administruara.
·        A eshte valle puna e planifikuar dhe burimet vene te gjitha te destinuara nga nje vend ne tjetrin? Un enuk kam pare, qe punonjesve tu besohet nje projekt. Minuta e fundit dominon ndermarrjet.
·        Nuk egziston nje buxhet per projekte. Ndermarrjet shpesh  trasferojne parate nga kliente perfitues, qe u “mbulojne” edhe shpenzimet e projekteve, ne humbje te te cilave sipermarresi nuk ndjen te aplikoje, kurthin e humbjes se ndaluar (jam duke humbur para ne vend qe te fitoj, po ndaloj eshte mendimi qe e udheheq sipermarresin).
·        Veprohet me sjellje te paparashikueshme, pa patur as vizionin minimal te perfitimeve qe “pjesa e vet” i sjell efektivisht projektit.
Sipermarresi eshte nje figure decizive dhe qendrore ne ndermarrjet e vogla dhe te mesme, sepse “ben gjene e duhur”. Ai eviton te marre model managerial dhe vendos vet me intuite, duke gabuar ralle. Por kjo nuk mjafton as pe rnderrmarrjet e vogla e sidomos per ato t emesme e te medha. Ne nje moment ne te cilin burimet ekonomike dhe te perkoheshme jane themelore, dhe cdo energji e shpenzuar shkone e djegur, te aplikosh bazat e project managment ne aktivitetin personal eshte sot thelbesore.
Fjalet kyc ne kete proces jane: budgeting, planifikim dhe matje. Vetem duke arsyetuar mbi keto tema ndermarrjet tentojne dhe mund te konkurrojne ne nje kontekst gjithnje dhe me kompleks. Kerkesa sot megjithate lind spontanisht, sepse ndermarrjet tona nuk i aplikojne keto koncepte?
Ne kete rast behet fjale per incompetence apo per nje lloj “dembelizmi” ndaj inovacionit ne administrim? Nga kush presim detyren qe te formoj, ndihmoje dhe mbeshtes ndermarrjet tona ne nje proces virtuoz te rritjes dhe optimizimit?

sabato 30 marzo 2013

Nje profeci e paplote e Rifkin



Ne keto shenime po i  referohem Jeremy Rifkin dhe librit te tij “Revolucioni i trete industrial”. Ky liber i tij  permban nje profeci per gjysem, te paplote. Si e tille ajo nuk ka propabilitet te realizohet. Per fat te keq.
Ne cfare konsiston revolucini i trete industrial? E thene shpejt ai vertitet rreth pak fjaleve si: energji e rinovueshme e prodhuar lokalisht, nje rrjet boteror i cili lidh te gjithe prodhuesit lokal, nje empati e re kundrejt Natyres, nje empatie re kundrejt njerezve e favoriuar nga berja e rrjetit. Me te gjithe keta element te domosdoshem ne rrugen e sotme te zhvillimit jam dakort. keto i kam vendosur nderkohe edhe ne fokus te punes se "Qendres per Studimine Politikave Europiane per Zhvillimin rajonal dhe Lokal".
Perse behet fjale, sipas meje, per nje revolucion te paplote, ne parashikimin e bere nga Rifkin? Kjo shihet ne raportin midis Rifkin dhe Zappateros (ish kryeministri i qeverise se majte te Spanjes ne vitet .e bumit ekonomik te saj..) te cilen vet Rifkin e tregon ne faqet: 163-166 te librit te tij. Ajo fillon me “bisedimin (diskutimin) e Zappateros’ per revolucionin e trete industrial dhe me impenjimin per ta realizuar ate si rrugen e zhvillimit themelor te Spanjes. Ky sigurisht qe eshte nje qellim fisnik. Me kete qellim Rifkin eshte angazhuar deri ne raskapitje per shkrimin e nje Master Plani per te arritur te ndertoj ne Spanje revolucionin e tij te trete industrial. Dhe kjo ndermarrje ka perfundur sic thote vet Rifkin ne nje hic, qe pasohet pastaj nga kriza e Spanjes ( nderkohe nuk duhet te mohojme qe pati nje periudhe te bumit ekonomik spanjoll).
Cfare na meson kjo histori?
Se pari duhet thene qe idete e Rifkin jane vertet te rendesishme, por procesi nepermjete te cilit jane dizenjuar dhe propozuar  ato eshte thjesht nje proces menaxhues ne te cilin: disa te mencur ndertojne nje Master Plan dhe te tjere e realiozjne ate. Pavaresisht gjithe qellimeve te mira, kjo eshte nje llogjiek direktive. Nese duhet nje shenje tjeter e besimit te tij ne direktive, ai beson ne mekanizmin e Lobimit (lobby). Rifkin propozon, qe te zvendesojme “lobby” e revolucionit te dyte me nje "lobby" te revolucionit te trete.
Dihet, qe ne nje shoqeri komplekse idete, qe lindin  nga drejtimi (pra nga pak njerez) jane teper te pjeseshme per te mobilizuar pjesen tjeter (pra shumicen realizuese) nese ata nuk i perqafojne me bindje dhe ne menyre te pershtateshme ato.
Nese te mencurit (ose klasa drejtuese) duan vertet te bejne nje revolucion nuk duhet te shkruajne sesi mendojne ata se duhet te jete bota mbas revolucionit, nuk duhet te bejne nje Master Plan. Perkundrazi ata duhet te shperndajne “sisteme te reja njohese”.Pra ngado qe te shkojme vijme gjithnje tek "DIJA".
Rilndja na meson: se ajo lindi nga rizbulimi i kultures klasike. Ajo u krijua nga personazhe te cilet kane furnizuar pa e ditur shoqerine e vjeter me nje skeme te re njohese. Sigurisht ata nuk kishin ndertuar nje Master plan te Rilindjes. Nga revolucionet njohese lindin veprat e artit. Ndersa Rifkin ka dashur te ndertoj ne menyre te ndergjegjeshme nje Rilindje (shoqerine frut te nje revolucioni industrial). Nje shoqeri qe eshte strukturalisht direktive.
Kush eshte skema njohese e shoqerise industrial?
Eshte vizioni i botes sipas fizikes klasike. Nese duam te ndertojme nje Rilindje te re duhet te zvendesojme kete skeme njohese. Prej me shume se 200 vjet kjo skeme (qe ka ne thelb pretendimin e plotesise dhe te te vertetes) eshte kontestuar. Fizika kuantistike dhe relativiteti i pergjitheshem (edhe pse shume mendojne se eshte klasike) nuk shenojne zvogelim (perdorimi i tij eshte i pershtateshem per sistemet mekanike dhe jo per sistemet njerezore) dhe nuk tregojne rrugen e superimit.
Ndertimi i nje shoqerie te re sot zhvillohet duke hedhur ne shoqeri mendimin kuantik. Dhe pastaj nje popull poetesh , shenjetoresh dhe drejtuesish do te bej reston. Sic e ka bere tashme.

Me mire te delegjitimosh apo te studiosh?



Shpesh degjojme te thuhet: “Ti nuk je presentabel, une po!” “Une duhet te mbroj historine time te kaluar, sepse kam qene njeri i drejte”... E kaluara jote ,megjithate eshte pak e “erret”, ti nuk je nje njeri i drejte.etj etj .”
Mediat, debatet publike jane plote me sforco te tilla per te  legjitimuar vetveten, sepse ti je “i miri” dhe per te delegjitimuar te tjeret, sepse ata jane “te keqinjte”. 
Ne kete pragzgjedhjesh, nderkohe qe fushata ka startuar  shume peprara ne kohe, doza  e perdorimit te frazave te tilla legjitimuese dhe delegjitimuese eshte rritur ne fuqi  eksponenciale.
Nisur nga ky fenomen le te shohim situaten e ketij vendi ku jetojme dhe te botes qe na rrethon. Mbas kesaj le te shohim ne sy njeri tjetrin dhe te lexojme ne thellesi te shpirtit. 
Ky lexim do te na lejoje te vleresojme se sa legjitim eshte vet ky proces legjitimim-delegjitimimi. Jemi po Ne, qe legjitimohemi dhe deligjitimojme te tjeret, qe bejme ose kemi bere pjese, prej shume vitesh, ne klasen drejtuese te ketij vendi. Atehere do te na duhet te gjitheve ne, te auto-delegjitimohemi perballe kesaj situate, sepse nuk kemi mundur te kerkojme zgjidhje jashte nesh: jemi ne ata, qe e kemi ndertuar kete situate ne te cilen jetojme. Sa me larte te jemi ne hierarkine e klases drejtuese, aq me shume duhet te ndiejme peshen e fallimentimit, qe me pare se falimentim i rezultateve eshte nje falimentim i yni.
Por te njohesh falimentimin nuk mjafton. Pastaj sigurisht jo me merite, pjesa me e madhe e atyre, qe kane keqmenaxhuar kete situate, bejne ende pjese ne klasen drejtuese dhe si te tille duhet te marrin persiper pergjegjesite e gjetjes se nje Strategjie te afte te ndertoj nje zhvillim te ri etik dhe estetik. 
Hapi i pare eshte paevitueshmerisht nje i vetem: te ndryshojme ne vet. Kjo nuk eshte retorike, por eshte nje gje precize per te ndryshuar urgjentisht: sistemet tona te dijes.
Te zhytur ne nje beteje te vazhdueshme mbytese te delegjitimimit reciprok, kemi humbur ne vorbullen e padijes. Kemi snobuar gjithe dijen qe njeriu ka krijuar ne dhjetevjecaret e fundit. Kemi mbetur me te njejtat ide te riperseritura prej dhjetra vjetesh, te cilat na pengojne realisht te shohim shenjat e te ardhmes, shenjat e asaj, qe po vjen, te cilat do te na lejojne te projektojme nje bote te re. Atehere gjeja e pare, qe duhet te bejme per te arritur te ndertojme nje reputacion tek gjeneratat e ardheshme eshte e thjeshte: te studjojme. Te perftojme te gjitha dijet, te cilat jane te pazvendesueshme per te luajtur realisht rolin tone si klase drejtuese, te cilat, shpesh na mungojne pothuajse totalisht.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 30.03.2013

venerdì 22 marzo 2013

Indeksi i munguar i Ekonomise se Dijes

Keto shenime i hodha nisur nga kerkesa, qe me beri nje vajze e talentuar, shume kerkuese ndaj vetes, shume e dhene mbas te rese dhe perditesimit te dijeve, nese kisha te dhena mbi Indeksin e Dijeve ne vendin tone. Me thene te drejten megjithese kam qene vitet e fundit shume e perfshire ne kete fushe, nuk e kisha hasur kete tregues, si edhe shume te tjere, ne statistikat tona. Vajzes e cila nga ana e saj kishte kryer kerkime i rekomandova, sitin e Bankes Boterore ( te cilin ajo e kishte vizituar) si dhe te studjonte Raportin e Zhvillimit Njerezor si dhe Indeksin e alfabetizimit, si nje nga Objektivate Mijevjecarit, te cilet ne menyre indirekte do e conin, sipas meje, tek ky tregues i munguar.
Dihet qe Banka Boterore ka krijuar banken me te gjere te te dhenave te indikatoreve krahasues ne nivel nderkombetare, te cilet shohin variablat kryesore ekonomik dhe social te konsiderueshem per vleresimin e shoqerise se dijes. Ajo ka aplikuar ne 2009 projektin “Knowledge Assessment Methodology” (KAM), Metodologjia e Vleresimit te Njohurive), i cili mbledh te dhena per 146 vende duke perdorur 109 indikatore cilesore dhe struktural, te vendosur te dispozicion nepermjete nje instrumenti interaktiv, qe u lejon perdoruesve te seleksionojne dhe agregojne ne shume menyra te dhenat e disponueshme. Variablat jane zgjedhur ne menyre te atille, qe te perfaqesojne kater shtyllate e hipotezuara si me themelore per ekonomine e dijes, te cilet lejojne  te kesh nje vleresim pereth konkurrueshmerise se sistemeve te ndryshme kombetare.
Keto shtylla jane:
(1) nje sistem nxitesash ekonomik dhe nje aset institucional (nxitesa ekonomik dhe rregjim institucional), ne gjendje  te furnizojne politika te mira ekonomike dhe institucione funksionale ne menyre qe te lejojne perdorim eficent te burimeve dhe per te nxitur kreativitetin, perdorimin dhe perhapjen e dijes egzistuese si dhe asaj ne formim;
(2) nje sistem efikas inovativ te formuar nga ndermarrjet, qendrat e kerkimit, universitetet dhe organizata te tjera ne gjendje te kontribuojne per rritjen e dijes globale, per asimilimin dhe ecurine e saj ndaj nevojave lokale (Innovation);
3) Niveli e arsimimit te popullsise, qe lejon te kesh ne dispozicion punonjes te arsimuar dhe qe zoterojne kompetenca te larta ne gjendje qe ti perdorin dhe ti ndajne ato me te tjeret si dhe te krijojne dije te re;
4) nje infrastrukture informative modern dhe te pershtateshme te bazuar mbi perhapjen e teknologjise se komunikimit, ne menyre qe te lehtesojne nje krijim eficent, implementim dhe perhapje te informacionit (ICT- Inovation and Communication Tecnology)
Seicila nga keto kater shtylla nga ana e saj perfshin tre  fusha qe jane perbere nga nje nenset prej 109 treguesish te  konsideruar domethenes per vleresimin e dy tipeve te treguesve (shih figuren).
·        Indeksi i ekonomise se dijes (Knowledge Economy Index KEI), i cili ka qellim te mase aftesine e disa vendeve te ndryshme  per te konkurruar  brenda nje ekonomie moderne te dijes. Midis indikatoreve, qe hyjne dhe bejne pjese tek KEI, dhe qe per sa i perket Shqiperise mendoj, qe jane me domethenes jane : (1)barrierat tarifore dhe normativat, te cilat matin nivelin e lirise ekonomike; (2) cilesia rregullatore, e cila mat incidencen e politikave “jo favorizuese ndaj tregut”, si kontrollin e cmimeve, nje mbikqyrje te papershateshme bankare, si edhe ne perceptimin e disa ngarkesave te tepërta te vendosura në fusha të tilla si tregetia me jashte dhe zhvillimi i sipermarrjes; (3)Dominimi i ligjit qe “mat nivelin e besimit dhe te pranimit nga operatoret te disa rregullave, qe qeverisin shoqerite. Keto perfshijne perceptimin dhe incidencen  si te krimit te dhuenshem apo jo te dhunshem, efikasitetin dhe sigurine e ligjit kundrejt kontratave.
·        Indeksi i dijes (Knowledge Index KI), i cili “mat aftesine e nje vendi per te gjeneruar, adaptuar dhe perhapur dije. Ky eshte nje tregues i potencialit kompleksiv te dijes ne nje vend te dhene”; ai eshte i pavarur, keshtu qe, nga ato qe mund te jene pengesat dhe lehtesite te prejardhur nga faktore politiko instutucional. Tek ky nuk bejne pjese treguesit specifik Te KEI, te treguar me pare..
3.1 treguesi i ekonomise se dijes sipas Bankes Boterore
Ne kete tabele jepet perqindja e eksporteve boterore te teknologjise se larte sipas rajoneve/vendeve per vitin 2005
  

ndersa ketu kemi skemen e ndertuar prej Bankes Boterore per te pasqyruar dhe per te ardhur tek keta tregues.
  
Nga sa thame me siper lind qarte nevoja e ndertimit te nje vizioni bashkekohore per vleresimin dhe prodhimin e dijes. Pamundesia per tu matur me te tjeret, ne kete rast duhet te sherbeje si detyrim se pari per ti ndertuar keta tregues, per te fotografuar realisht situaten ne momentin e dhene dhe se dyti, me kryesorja, qe duhet te jete objektiv i vazhdueshem per ne, eshte perditesimi dhe permiresimi i ketyre treguesve. Kjo pastaj do te na tregoje difektet e sistemit tone, duke na lejuar ne kete menyre, qe te bejme permiresimet e nevojeshme. Keshtu do te bejme te mundur, qe shkolla jone, praktikat tona te na bejne te dukemi edhe ne statistikat e eksoprtimit te teknologjise se larte, sic bejne vende te tjera po aq te vegjel sa ne ne permasa dhe popullsi, por shume me te strukturuar se sa ne. Shembullin pozitiv se nje shkolle e nje vendi te vogel mund te eksportoje talente e kemi ne balet, e kemi ne artin operistik apo instrumental. Mundet shume miren te behemi nje prej rasteve te vendeve te vogla nga te cilet marrin “leksione” edhe vende te medha. Kjo le te jete endrra jone. Per ta bere ate realitet duhet shume, shume ,shume pune, mund dhe djerse, duhen shume te rinj ambicioz, kerkues, plote endrra per ta bere Shqiperine nje vend me te mire.
Luiza HoxhajTirane me 22/03/2012