Cerca nel blog

sabato 3 novembre 2012

Poster i Ekspo e dijes


Leksioni inagurues


Ekspo e dijes

Ekspo e dijes eshte nje aktivitet kombetar, i cili i jep ze kujt do ta ndryshoj per mire kete vend. Jo pa qellim prezantimi i tij realizohet ne qytetin e Vlores ne muajin e festimeve te 100 vjetorit. Pa dije dhe kulture nuk shkohet asgjekundi. Vlora eshte qytet i historise, kultures dhe dijes


venerdì 2 novembre 2012

Ekspo e Dijes: nje risi



QENDRA E Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal
Eshte themeluar me dt 04.05.2012, në Tiranë, në bazë të Ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jo-Fitim-prurëse” me vendimin Nr 738 dt 04.05.2012 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane. Selia e saj eshte në Tiranë,Rruga “Komuna e Parisit”, Pallatet Alban Tirana, pallati nr. 4,. Qendra ushtron veprimtarine e saj ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise
Objekti i veprimtarisë se Qendrës “QENDRA E Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal’’ do te jete:

·        Qendra operon në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal. Impenjimi i saj është promovimi i këtyre politikave me qëllim hartimin e strategjive të integruara të zhvillimit, (në kontekstin kombëtar, ballkanik, mesdhetar, evropian dhe global).

·        Qendra propozohet si vendi ku do të promovohen dhe organizohen takime, që trajtojnë temën e zhvillimit të qëndrueshem rajonal dhe lokal.

·        Qendra projekton dhe realizon studime dhe kontribon për krijimin, midis aktorëve publik, privat dhe studjuesve të kësaj fushe, prezent në territor, të një rrjeti të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, dijeve dhe materialeve mbi politikat shumënivelëshe të zhvillimit rajonal dhe lokal në territorin e Republikës së Shqipërisë (gjë e cila nënkupton konsiderimin përvec strategjive dhe politikave të qarqeve dhe njësive përkatëse vendore edhe të Direktivës europiane dhe strategjive kombëtare në këtë fushë);
·        Qendra vendos marrëdhënie me organizata analoge vendase dhe te huaja me qellim shkëmbim eksperience, promovimin e praktikave të mira si dhe mbledhjen dhe prezantimin e rasteve të studimit me interes kombëtar, rajonal dhe lokal;
·        Qendra vepron si një qendër trajnimi dhe sensibilizimi, për persona dhe grupe te interesuara, brenda fushës së aktivitetit te saj. Ajo organizon dhe promovon seminare, takime dhe konferenca në këtë fushë;
·        Ne funskion te objektivave te tille Qendra do te organizoj konferenca dhe seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe perditesimi: duke promovuar studime dhe laboratore kerkimi, duke promovuar dhe marre pjese ne projekte me qellime te tilla, do te publikoj dokumente dhe studime, do te mbledh dhe beje te qarkulloje informacioni dhe do ti jape impuls aktualizimit te veprimeve te perbashketa per te arritur qellimet e saj.
·        Qendra mund te aderoj ne inisiativa koerente me qellimin e saj social duke bashkepunuar me Ente publike dhe private, vendase ose te huaja, perfshi universitetet.
Ky eshte nje pershkrim i permbledhur i veprimtarise se qendres. Bazuar ne kete objekt, ne funksion te qellimit te saj per te krijuar komunitetin e nevojshem, qe do te realizoj ate, me qellim krijimin e kesaj sinergjie, duke realizuar, projekte te perbashketa, ne perputhje me objektin e mesiperm, qendra kerkon me menyre te vecante bashkepunimin me Bashkin e Vlore, si vendi ky projektohen dhe zbatohen politikat e zhvillimit te qytetit te Vlores, si kryeqendra e Qarkut Vlore, me kapacitete me te larta te kapitalit social ne qark. Objektivi eshte te rrisim rritmet e konvergjences se ,qytetit, qarkut me nivelet me te larta kombetare dhe me synim per me tej ne nivele rajonale. Bashkepunimi mund te jete duke nenshkruar nje mareveshje ne parim ne perputhje me kete objekt, duke proceduar ne vijim  rast pas rasti ne perputhje me cdo projekt, i cili do te kete interes te perbashket.
Duke shfrytezuar kete mundesi po ju prezantoj aktivitetin e pare te qendres ne te cilin ftoheni te merrni pjese si partnere:
“ Ekspo e Dijes: nje process i konstruksionit social”.
Ekspo e dijes eshte nje event kombetar, i cili u jep ze kujt deshiron te ndryshoj vendin per mire”. Jo pa qellim prezantimi i tij behet ne Vlore ne kete 100 vjetor te pavaresise .
Aktoret pjesemmares do te jene: Keshilli i qarkut Vlore, Bashkia Vlore dhe struktura te tjera ne nivel, vendor, universiteti “Ismail Qemali” Vlore, Dhoma e tregetise Vlore, Shkolla e mesme artistike Vlore, krijues dhe shoqata kulturore. Nje prof i Copenhagen Business school, i cili do te mbaj leksionin, mbi ekonomine kulturore, inovacion dhe kreaktivitet si dhe nje referim per menaxhimin e qytetit. Tema e leksionit inagurues eshte zgjedhur ne pershtatje me momentin historic, qe po perjetojme. E kam quajtur leksion inaugurues projektit, i cili do te permbaj nje cikel leskionesh mbajtur prej gjashte prof: tre nga Copenhagen Business school, dy nga universiteti i Padovas dhe nje universiteti “Ca Foscari” te Venezias, nje cikel workshopesh, laboratore dhe studime ne terren, botimin e nje kolane librash dhe artikujsh  dhe permbyllet me nje Konference rajonale, e cila duke pasur aktore jo vetem njerezit, qe prodhojne dije por edhe zbatuesit e kesaj dijeje, projektuesit dhe ekzekutuesit e projekteve te zhvillimit, te cilet jane operatoret dhe entet publike e private prezent ne territor. Produktin final do te kemi rastin ta paraqesim edhe perballe autoriteteve Komunitare. Ne lidhje me kete projekt, i cili do tekete nje shtrirje kohore 12 mujore do te kemi rast te flasim ne vijim, duke mirepritur edhe kontributin tuaj gjate plotesimit dhe zhvillimit te tij. Sot ftesa eshte per  vendosjen e bashkepunimit ne parim si dhe pranimin nga ana juaj  te ftese per pjesemarrje ne  prezantimin e kesaj ideje ne daten 06.11.2012 ora 11.00, ne ambjentet e Universiteti Ismail Qemali te Vlores. Pjesemarrja dhe kontributi Juaj jane te shume te cmuar per realizimin e ketij projekti. Per me shume detaje Komunikojme ne vijim.

Per Qendren e Studimit te Politikave Europiane

te Zhvillimit Rajonal dhe Lokal

Luiza Hoxhaj

Drejtore ekzekutive