Cerca nel blog

domenica 30 settembre 2012

Në 28 Nëntor nderi na do në Vlorë

  Përpos vlerësimit që kam për Alancën Kuq e Zi si për  kontributin që ajo po jep për ti dhënë sa më shumë frymëmarrje demokracisë në këtë vend ashtu edhe për kurajon që tregojnë përfaqësuesit e saj në artikulimin e problematikave të mprehta të vendit tonë, dëshiroj të ndaj me ju moskuptimin tim, njëkohësisht edhe mosdakordimin tim, në lidhje me thirrjen e lëshuar prej përfaqesuesve të saj në tubimet e fundit në cdo qytet të Shqipërisë, që në 28 Nëntor të gjithë shqiptarët të mblidhen në pikën kufitare të Morinës.
Përse ku udhëtim në drejtimin e kundërt me atë në të cilin lëvizën përfaqësuesit nga të gjitha trojet shqiptare në 28 Nëntor 1912?: Në atë kohë të gjithë përfaqësuesit iu drejtuan Vlorës (përfshi Isën dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës, Dibrës, Shkodrës, e kështu me radhë nga mbarë trojet shqiptare). Ngjarjet përkujtohen atje ku ndodhin. Praktika botërore na tregon të njjëtën gjë. Mjafton të përmend festimet në përkujtim të fitores mbi nazi-fashizmin. Liderët botërorë me në krye ish presidentin Klinton zbarkuan simbolikisht me një anije në brigjet e Normadisë, ashtu sic kishte ndodhur 60 vjet më parë me zbarkimin e forcave aleate.
A's'do të ishte më mirë një udhëtim i tillë simbolik në drejtim të Vlorës, njësoj sic bëri Ismail Qemali me shokë 100 vjet më parë?
Simbolika e shembjes së një muri ndarës formal, edhe sikur ky të jetë qëllimi i thirrjes, (të cilën e quaj të drejtë, por të përshtatëshme në një moment tjetër) nuk mund ti mbivendoset Ditës së Pavarësisë. Ky veprim pa dashje bën të njëjtën gjë, që po bën edhe Berisha: I largohet Vlorës. Në gjykimin tim kjo nuk është e drejtë. Edhe vet shqiptarë të Kosovës dëshirojnë, që atë ditë të vinë për të festuar në Vlorë. Këtë ma kanë konfirmuar shumë miq të mi nga Kosova.
Në 28 Nëntor të gjithë Shqiptarët nderi i kërkon në Vlorë. Aty ku u nënshkrua akti i shenjtë, aty duhet të respektohet. Aktet e shenjta shenjtërojnë edhe vendet ku kryhen, edhe ata që i kryejnë. Nga ky regull universal nuk mund të përjashtohet 100 Vjetori i Pavarësisë. Për fatin e saj të mirë Vlora ka hedhur vellon e shenjtërisë, për shkak të këtij akti. Vlora dhe Pavarësia tani janë një simbiozë, e cila nuk c'bëhet më. Për këtë arësye madhore atje, në Vlorë, duhet të peshoj më shumë festa dhe nderimi.
Bashkimin e vendosën në atë kartë të thjeshtë "Baballarët" e kombit tone, dyzet firmëtarët e Aktit të shenjtë të pavarësisë. Ajo letër e thjeshtë nuk c'bëhet dot. Ajo vetëm respektohet, nënshruesit e saj, përfaqësues nga gjithë trojet shqiptare, po ashtu.
Le ti nderojmë këta burra të shenjtë, të gjithë papërjashtim, me plakun flokëbardhë në krye, sic bëjnë gjithë kombet e qytetëruar. A s'mdodh kështu me nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Po në Italinë fqinje me Garibaldin?...E kudo gjetkë.
Të gjithë nderohen për veprën e tyre madhore, për cdo gurë që vendosin ne themelet e kombit. Gurin e madh e të rëndë të Pavarësisë e vendosen ata dyzet nënshkrues të Aktit të Pavarësisë 100 vjet më parë. Nderi u takon atyre.
Mbasi t'i jemi përulur me përunjësi veprës së nënshkruesve të Pavarësisë, akt ky i papërsëritshëm, në nderim të tyre, le të punojmë për të shembur muret ndarëse ndërmjet vet nesh. Prej aty mund të realizohet objektivi për t’iu drejtuar lirisht pikës së Morinës. Le ti shembim këto mure, duke shembur burokracitë dhe barrierat ndarëse, qofshin ato subjektive apo objektive. Le ta vendosim gurin tonë drejt

Luiza Hoxhaj
Tirane me 30/09/2012

sabato 29 settembre 2012

Shoqeri e gjeneralisteve apo?

Mendimtarët e biznesit flasin për "fushen e ekspertizes" si një burim i qëndrueshëm përparësië në mjedisin e sotem konkurrues. Ne jemi bërë një shoqëri e specialistëve. Logjika është e thjeshtë: të mësosh më shumë për funksionin tend, te perftosh statusin "exspert dhe ju do të shkoni më tej në karrierën tuaj.
Ndofta koha po ndryshon per ata specialiste te cilet mesojne shume me shume per me pak dije perderisa ata  i "dine te gjitha", dhe nuk dine asgje?
Perafersisht 2.700 vjete me pare poeti grek Archilocus shkruante keshtu: "Dhelpra di shume gjera, por iriqi di nje gje te madhe". A ka ardhe koha te perdorim  meatforen e dhelpres dhe iriqit ne dobi te  zhvillimit?

lunedì 10 settembre 2012

venerdì 7 settembre 2012

Kush eshte fituesi?

Fitues eshte ai person ose lider i cili njeh talentin e tij natyral, punon mbi kufizimet e tij per ti kthyer ato ne aftesi dhe i perdor keto aftesi per te realizuar objektivat e tij. Larry Vird.  E thene shqiptarce fituesi eshte nje person me kembe ne toke

giovedì 6 settembre 2012

Arkitektura dhe peisazhi: disa konsiderata

Arkitektura nuk eshte vecse nderhyrja e njeriut ne peisazh, e cila e permbush detyren e saj vetem atehere kur vendin ne te cilin eshte nderhyre, nuk mund te mendohet pa modifikimet qe ka pesuar. Maredhenia midis infrastruktures dhe peisazhit eshte megjithate nje aspekt themelor i cdo veprimi arkitekturor dhe duhet te orientoj projektin e zhvillimit te ardhshem urban. Varferimi i "civilizimit aktual" ka cuar ne nje krize te artit bashkekohore, duke bere qe te perserisin ne menyre te vazhdueshme te njejten gje ne menrye pak a shume uniforme ose te palidhur  estetikisht .Si nje gjarper babezia po gllaberon dhe shemton cdo dite peisazhin tone.
 C'mendoni ju per kete situate? A keni te njejtin perceptim apo mendoni ndryshe? Kush duhet te fitoj babezia apo estetika?