Cerca nel blog

martedì 19 giugno 2012

Mjaft me me shkaterrime

Rio+20: United National Conference: Partnerships for the future We want (on sustainable Development).
Do te marrin pjese  dhe perfaqesuesit tane qeveritare ne kete event shume te rendesishem  nderkombetar. Cfare do te thone ata valle kur: Thelbi e kesaj konference njezet vjete mbas konferences se  vitit 1992, po ne Rio eshte si ta ndryshojme boten per mire. Si mund ta klasifikojne ata ne diskutimine tyre kete "zhvillimin tone, i cili mbasi ka masakruar, pyje e shkretuar brigje detare e lumore, po na ulet kembekqryq ne mes te kryeqytetit me masakren e radhes ne Rrugen e Elbasanit, ne  parkun e liqenit artificial, ne monumente kulture si aksesoret e Pallatit te brigadave e kushedi se ku me.
Kur?, Kush do ti thote: " Mjaft", ketij ndryshimi per keq ne te cilin po investohemi cdo dite, dikush me keqqeverisjen e te tjere si ne, publiku i gjere, me heshtjen tone po njesoj te demeshme. Kjo eshte e ardhmja qe duam?

http://youtu.be/UDNDTThxjPY

lunedì 18 giugno 2012

Perse?

Fjala me e dobishme ne te gjitha gjuhet eshte fjala: Perse?. Veprimi me i dobishem per sesicilin prej nesh vec e vec dhe sidomos per ata, qe kane mbi supe delegimin e pergjegjesive vendimarrese, nga te gjithe ne se bashku eshte tu japim pergjigje ketyre perseve qe na lindin? Sa e bejme nje gje te tille mbetet te cmohet

martedì 12 giugno 2012

“Novacion” dhe “inovacion”, nje ceshtje permbajtjeje


Dy artikuj ne faqet e Harvard  Business Review  te muajit Maj, qe mbajne firmen  e Ron Ashkenas, fokalizojne shume mire temen gjithnje e me te debatuar te inovacionit.
Artikulli i pare me titull shume eksplicit  “Managers Don't Really Want to Innovate” (Manageret nuk duan vertet te inovojne”, analizon motivacionet reale per te cilat ndodh kjo: Fokalizimi  afatshkurter, frika te radikalizojne biznesin korrent, oriantimi ndaj proceseve me permiresim te ngadalte te ekzistueses (si psh Six Sigma).
E gjithe kjo sillet me nje batute efikase te autorit, qe i bent u thote managereve: “une dua te inovosh, por vetem mbasi te kesh bere punen tende”. Nderkaq te besh inovacion te thelle nuk ben pjese ne punen e perditeshme te personave.
Nje kontradite bajate me sa thame ne fillim.

Artikulli i dyte me titull  “It's Time to Rethink Continuous Improvement” (Koha te rimendojme permiresimin e vazhdueshem) analizon pikerisht shkakun e trete te pengeses ndaj permiresimit Six Sigma, Kaizen, Learn e variacionet e tyre mund te jene te rrezikeshme per inovacionin organizativ.

Sa me teper lidhet nje ndermarrje me administrimin cilesor, aq me teper e pengojne inovacionin e thelle”.

Avancojme atehere me nje propozim linguistik, i cili sjell mbrapa disa precizime domethenese. Do te quajme “Novacion” termin teknik shume te njohur ne fushen juridike, kapaciteti per te bere dicka te re, te krijosh inovacion radikal, ate qe bota anglosaksone e quan breakthrough innovation.

Inovacion  ne fakt eshte te besh dicka te re brenda dickaje, te treguar nga parashtesa “in” (ne), pra nje permiresim i ekzistueses. Keshtu duke perdorur termat e informatikes , si nje proces per te realizuar versionet pasardhese (2.0, 3.0) i te njejtit aktivitet, produkt, proces.. por gjithmone per te njejtin.

Duke u nisur nga stimujt e qarte te  Ankashas dhe nga sa termat jane abuziv dhe konfuz, une mendoj se flitet dhe kuptohet shume shpesh per inovacion dhe pak per novacion real dhe krijohet nje konfuzion midis te dyjave.

Diferenza midis tyre nuk eshte gjuhesore por substanciale.

Nje inovacion eshte i arritshem “algoritmikisht”, me nje proces racional dhe te disiplinuar, urdherues, top-down, hierarkik, te planifikueshem ne tavoline, te matshem, ne rritje. Ka kufi te percaktuar, dihet ku mund te filloj dhe  ku te mbaroj dhe procedon me hapa te vegjel konstant.

Rikualifikim, zgjerimi I horizontit personal, fleksibilitet.


Rikualifikim, zgjerimi i horizontit personal, fleksibilitet. Shperndarje transversalee punes. A eshte gati sistemi yne i punes per kete ndryshim te domosdoshem?
Kjo eshte nje pyetje qe e shtrova per miqet e mi ne fb dhe mendova njekoheisht ta trasferoj edhe ketu ne blog, se bashku me ato pak komente, duke e konsideruar si nje mundesi me shume per te zgjeruar pjesemarrjen ne diskutim

domenica 10 giugno 2012

Prodhimi i qumeshtit dhe mishit nga dhite

Marre nga qendra e trasferimit te teknologjise



Qumështi:
Nga dhitë janë shumë mundësi për të marrë rendiment të lartë qumështi. Në dhitë Sanna & Alpine duke ndjekur një skemë të punës seleksionuese mund të merret një rendiment 800-1500 kg /krere .
Dhitë prodhojnë më shumë qumësht në laktacionin e tretë dhe të katërt. Prodhimi i qumështit në laktacionin e pare dhe të dytë janë 70-90% të atij të tretë.
Duke filluar nga laktacioni i pestë vihet re rënie e prodhimit të qumështit. Prodhimi maksimal është midis javës së 3 dhe të 8 të laktacionit. Qumështi bije 10 % çdo muaj dhe pastaj më shpejt duke filluar nga 7 muaj. Fermeri duhet të drejtojë të ushqyerit e tyre për të marrë rendimente sa më të larta në këto faza të laktacionit.
Përmbajtaja e yndyrës dhe proteinës janë të larta menjëherë pas pjelljes (gjatë ditëve të kulloshtrës ), ulen pastaj menjëherë, rritet nga java e 20 e laktacionit, afër tharjes pastaj është shumë e lartë. Kjo gjë duhet ptë kihet parasysh për tregëtimin e qumështit të tyre .
Nga qumështi i dhive, për përbërjen kimike ë që ka si (Alfa kazeina, Raporti Yndyrë proteinë etje), përgatiten djathra speciale që në tregun ndërkombëtar janë nga më të shtrenjtët dhe që bëjnë të mundur sigurimin e të ardhurave të kënaqshme për fermeret. Vëndet e zhvilluara mbi 90% të qumështit të dhive e përpunojnë në djathë .
Përgatitja dhe tregëtimi i djathit bëhen në kushtet e fermës , pra janë krijuar fermat me cikël të mbylluar ( Prodhim - përpunim –tregëtim ), çka ka bërë të mundur rritjen e të ardhurave nga fermerë e dhive. Kështu 38
1 litër qumësht I përpunuar në djathë kushton 2-3 herë më shumë se sa i pa përpunuar  

Prodhimi i mishit
Krahas prodhimit të qumështit nga këto raca prodhohet mish nga kecat në periudhën e këputjes. Për traditën që ka popullsia shqiptare dhe tregu botëror ky product është objekt i punës teknike dhe aktivitetit ekonomiko financiar të fermës. Nga këto raca prodhimi i mishit sigurohet vetën nga kecat në këputje që nuk të destinuara për remont apo reproduktorë. Mishi i prodhuar nga kecat është shume cilësor dhe i kërkuar në trgun e brendshëm dhe të jashtëm, gjë që përbën burim të ardhurash për vlerat e larta që ka në treg. Çmimi i mishit të kecave në këputje renditet mbas atij të viçit dhe në disa sezone e kalon atë.
Për kushtet e vëndit tone prodhimi i mishit nga kecat si dhe për specjet e tjera përbën prioritet për arsye se:
-Kushtet e tregëtimit të produkteve blegtorale ( keca etj) janë më të favorshme, sepse fermeri e drejton këtë në bazë të interesave të tij.
- Prodhimi i mishit nga të dhirtat realizohet me kosto më të ulët se speciet e tjera, sepse ai është kryesisht i bazuar në kullotë dhe me përdorim të kufizuar të ushqimeve të koncentruara.
- Për fermerët është më e lehtë të tregëtohen kafshë të gjalla( keca , dhi etj) duke evituar shpenzimet e transportit, taksat e tregut etj.
Prodhimi i mishit nga të dhirtat është prioritar dhe për arsye të vlerave dietike ushqimore që ka
Karakteristikat e mishit te kecave .
, Mishi i kecave ka një aromë dhe shije të pëlqyeshme specifike. Ai është me më pak dhjamë se sa mishrat e tjerë të kuq dhe zakonisht më i butë. 

Krahasimi i mishit te ekcave me mishrat e tjere (100gr mish i pjekur).
 

 Lloji i kafshës


 Kalori


Yndyrë totale


Yndyrë e saturuar


proteina
Keca
122
2.58
0.79
23
Viça
245
16.00
6.80
23
Derra
310
24.00
8.70
21
Qingja
235
16.00
7.30
22
Shpendë
120
3.50
1.10
21 






domenica 3 giugno 2012

Cfare eshte puna?

Pyetja eshte e thjeshte.. Pergjigjia me pak e thjeshte. Eshte per kete shkak qe e hapa kete rubrike per diskutim ne faqen time, duke kerkuar te fillojme ti japim nje pergjigje kesaj pyetjeje, sigurisht jo nepermjete komenteve te mia por nepermjete interpretimeve tuaja, gje qe do te na ndihmoj te reflektojme, kuptojme dhe rizbulojme sensin dhe vleren e PUNES! Duke kuptuar sesnin e punes do te dime tu japim pergjigje me te sakte interpretimeve mbi punesimin dhe papunesine, lojes me shifrat e tyre etj. Po e konkretizoj diskutimin me nje vidio interpretim te prof Gianni Vattimo

venerdì 1 giugno 2012

Bashke me urimin per festen e femijeve


“Filli i sjelljes qe ushqen rrugetimin tone te jetes eshte siguria se tek cdo njeri ka nje potencial te pashprehur, i cili pret vetem te rizgjohet”. Patrizio Paoletti.
Perifrazimi i nje  figure te shquar ne fushen e pedagogjise e gjeta si menyre per te derguar ftesen e hapur per refleksion te cdo individi ne lidhje me ate se cka duhet te bejme per ta konkretizuar nje gje te tille, me qellim qe cdokush te jete: nje edukator i mire, nje prind i mire, nje qytetar i mire. Kjo sigurisht obligon ndergjegjesimin se cdo individ posedon potencial te pashprehur, per te cilin duhet ndertuar ambjenti, konteksti dhe rrethana te tilla,  qe te lejojne mundesi te plota per tu zhvilluar. Kete vemendje e duan mbi te gjitha femijet. Ata “ngrene zerin e tyre” ne kete dite nepermjete festimeve.
Nen kete perspektive cdo event, pra edhe 1 Qershori: dita nderkombetare e femijeve, mund te interpretohet si nje mundesi e mire edukative ne baze te te ciles gjejme ide dhe instrumenta per te vezhguar, medituar, pra edhe permiresuar ambjentin ku ata jetojne, edukohen dhe do te frymezohen per te ardhmen. E nesermja e tyre fillon sot.
Ne kete dite pyetja e pare qe duhet te bejme eshte:
sa i pershtateshem eshte ky ambjent per kete brez qe ndoshat do te kete shansin ta bej me te mire kete vend” Cmund te bejme ne per ta permirtesuar kete realitet.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 1 qershor 2012