Cerca nel blog

giovedì 31 maggio 2012

Te mos “hame” territorin tone


Po e perserisim prej kohesh, nuk mundemi me t’ua delegojme te “treteve” temat, qe shohin perdorimin e territorit dhe burimeve territoriale.
Do te n’a duhet te gjejme energjite per te dedikuar pjese te kohes sone ketyre argumentave dhe te jemi “intrasigjent” me ke spekulon me peisazhin duke e shperfytyruar ate.
Disa eksperte na kane treguar  vazhdimisht per “brishtesine e territorit tone” nepermjete takimeve me ta, nepermjete intervistave televizive, studimeve apo shkrimeve te tyre. Gjeja qe me se shumti me ka shtangur, eshte situata ne te cilen ndihesh duke i thene vetes qe: shume nga katastrofat natyrore, qe jane verifikuar deri me tani, kane qene te parashikueshme dhe qe ne ne vend posedojme njohurite kulturore dhe teknike per tu mbrojtur nga keto evente. Mjafton te permedn si shembull vetem permbytjen e fundit ne kaskaden e Drinit. Po perse nuk eshet reaguar?
Shoqata, Qendra kerkimore, levizje ambjentaliste, Profesioniste dhe edhe Shoqata Kombetare e Ndertuesve, na sugjerojne qe kerkimi dhe inovacioni teknologjik, duhet te kaloj neeprmjete idese se nje “qytet i ri”, i cili duhet te jete planifikuar, duke i bashkangjitur nevojen per te mbrojtur territorin dhe duke i vendosur nje frenim serioz konsumit te dheut.; zhvillimi dhe trasformimi urban, qe kane lene gjurme ne mirembajtjen, per rikualifikimin energjetik te dnertesave, per te garantuar nje ambjent urban me te jetueshem, me te gjelber dhe me te pershtateshem ndaj nevojave te qytetareve.

mercoledì 30 maggio 2012

Smart city


Smart City”-Nje ide virtuoze.
Ta bejme Vloren nje laborator per nje projekt europian te smart cities: duke ndjekur per ambjentin dhe peisazhin normat e Unionit europian. Per kete qellim duhet te forcojme kapacitetet locale, si ato administrative ashtu edhe ato vendimemarrese. Kur do te kene force ligjore vendimet e keshillit bashkiak? Kjo eshte nje pyetje qe duhet te marri pergjigje. Duke dialoguar me sipermarrjet private pa i penguar ato, perkundrazi, duke u krijuar klimen e favoreshme pa i lejuar, qe te  kalojne kornizat ligjore, por duke i respektuar ato rigorozisht. Komuniteti europian nxit zhvillimin e te ashtuquajturve “smart city”, qytete te afta te bashkojne qendrueshmerine dhe konkurueshmerine ne nje zhvillim ekonomik me kosto te ulet dhe me reduktim te impaktit negative mbi ambjentin. Komunitete inteligjente, qe qe shkojne drejt zgjidhjeve te integruara dhe te qendrueshme; kjo sfide u pershtatet dhe drejtohet se pari qytetareve dhe realiteteve urbane me dimensione mesatare. Behet fjale  per rruge te reja te zhvillimit te qytetit eficent, ekologjik dhe digital, ku rrjetet e komunikimit te  gjeneratave te reja aplikojne te dhena te hapura dhe te gjeneruara nga vet perdoruesit, do te  synojne te permiresojne cilesine e jetes, te punes dhe te maredhenieve midis personave. 
Tema e ndotjes, mbetet pika e dobet. Perse?
Perfshirja ne negociata dhe dialog e sa me shume aktoreve. Meqe ne duam te integrohemi ne Ue kete duhet ta realizojme me standarte, duke pershkuar nje rruge moralisht dhe juridikisht te detyrueshme. Kushdo qe investon ne kete qytet apo rrotull tij, i huaj apo vendas qofte duhet te zbatohje keto rregulla.
Ne se shohim programet europiane nje nga temat me interesante eshte ajo e “smart city”, qytetit inteligjent dhe te qendrueshem, te cilat synojne te permiresojne cilesine e jetes te qytetareve te tyre dhe te ambjentit ne zonen urbane perkatese. Vlora eshte nje vend ideal per te eksperimentuar, cilesin e welfare, te trasportit, eficenzen energjetike.
Qytete tona kane permasat ideale per te qene laborator eksperimental te ketij projekti. Do te me pelqente te filloja nga Vlora, duke stimuluar nje tip pakti, per te riprodhuar pastaj modelin ne qytete te tjera duke qene ne kete menyre nje lloj gabine rregjie: nje bote per te paraprire disa tendenca ve dhe politikave europiane.
Do te jemi nje model per qeverine qendrore, dote deshmojme te jemi reformatoret e Shqiperise, ne cilesine sociale, komunikative, ne ate te nje ambjenti te shendetshme si dhe qeverisjes urbane.

“Novacion” dhe “inovacion”, nje ceshtje permbajtjeje

Dy artikuj ne faqet e Harvard  Business Review  te muajit Maj , qe mbajne firmen  e Ron Ashkenas, fokalizojne shume mire temen gjithnje e me te debatuar te inovacionit.
Artikulli i pare me titull shume eksplicit  “Managers Don't Really Want to Innovate” (Manageret nuk duan vertet te inovojne”, analizon motivacionet reale per te cilat ndodh kjo: Fokalizimi  afatshkurter, frika te radikalizojne biznesin korrent, oriantimi ndja proceseve me permiresim te ngadalte te ekzistueses (si psh Six Sigma).
E gjithe kjo sillet me nje batute efikase te autorit , qe I bent e thone managereve: “une dua te inovosh, por vetem mbasi te kesh bere punen tende”. Nderkaq te besh inovacion te thelle nuk ben pjese ne punen e perditeshme te personave.
Nje kontradite bajate me sa thame ne fillim.
Artikulli i dyte me titull  “It's Time to Rethink Continuous Improvement” (Koha te rimendojme permiresimin e vazhdueshem) analizon pikerisht shkakun e trete te pengeses ndaj permiresimit Six Sigma, Kaizen, Learn e variacionet e tyre mund te jene te rrezikehsme per inovacionin organizativ. 
Sa me teper lidhet nje ndermarrje me administrimin cilesor, aq me teper e pengojne inovacionin e thelle”. 
Avancojme atehere me nje propozim gjuhesor, i cili sjell mbrapa disa precizime domethenese. Do te quajme “Novacion” termin teknik shuem te njohur ne fushen juridike, kapaciteti per te bere dicka te re, te krijosh inovacion radikal, ate qe bota anglosaksone e quan breakthrough innovation. 
Inovacion  ne fakt eshte te besh dicka te re brenda dickaje, te treguar nga parashtesa “in” (ne), pra nje permiresim i ekzistueses. Keshtu duke perdorur termat e informatikes , si nje proces per te realizuar versionet pasardhese (2.0, 3.0) i te njejtit aktivitet, produkt,proces.. por gjithmone per te njejtin. 
Duke u nisur nga stimujt e qarte te  Ankashas dhe nag sa termat jane abuziv dhe konfuz, une mendoj sef litet dhe kuptohet shume shpesh per inovacion dhe pak per novacion real dhe krijohet nje konfuzion midis te dyjave. 
Diferenza midis tyre nuk eshte gjuhesore por substanciale. 
Nje inovacion eshte i arritshem “algoritmikisht”, me nje proces racional dhe te disiplinuar, urdherues, top-down, hierarkik, te planifikueshem ne tavoline, te matshem, ne rritje. Ka kufi te percaktuar, dihet ku mund te filloj dhe  ku te mbaroj dhe procedon me hapa te vegjel konstant

lunedì 21 maggio 2012

Eshte e rendesishme te kesh nje vizion

Perse eshte e rendesishme ne moment kritike te kesh nje vision?
Shikoni ate qe po ndodh sot ne vendin tone. Jemi plotesisht ne krize ekonomike. Por jo vetem. Mund te shtojme edhe nje krize kulturore, gjeneratash, morale dhe mbi te gjitha ne nje krize te demokracise.
Ka ardhur momenti te themi se cfare duhet te bejme per ta shpetuar vendin nga kriza shume dimensionale. Periudha historike qe po jetojme kerkon sakrifica. Dhe per kete te fundit jemi te gjithe te afte. Ashtu sic kane bere brezat paraardhes duhet te bejme edhe ne. Na duhet te perveshim menget.Ok. Jemi gati per kete. Na duhet te punojme fort per te rindertuar pjese te tera te ekonomise. Ok. Jemi dakort edhe per kete.
Perse gjeneratat e reja duhet te jene me pak te gatshem per sakrifica se baballaret tane,  gjysherit tane, te cilet kane perballuar situaten e luftes dhe ate te mbas luftes?Jemi edhe ne te gatshem per to, ne se eshte per kete. Energjia dhe fantazia sigurisht nuk na mungojne dhe as shpirti i sakrifices. 
Po atehere?
 Ajo per te cilen kemi nevoje sot eshte vizioni, drejtimi. Kemi nevoje per aresye te mira per te bere keto sakrifica. Keto aresye, baballaret dhe  gjysherit tane i kishin: ata e dinin qe ishin duke ndertuar Shqiperine e pasluftes; e dinin qe e nesermja do te ishte me e mire se sotmja. Ajo qe jemi duket sheshit ne ne kete pesimizem kozmik, qe duket se ka mberthyer gjithekend dhe gjitheshka eshte pikerisht kjo mungese e nje drejtimi, mungesa e vetedijes se mbrapa cdo sakrifice, do t ekete dicka te mire per ne dhe per femijet tane. Nuk jemi me te sigurte se e nesermja do te jete me e mire se e sotmja. Perkundrazi.
Ne cdo aktivitet te kesh nje drejtim eshte fondamentale, ashtu si te kesh optimizemin e kujt punon per te ndertuar dhe jo vetem per te mbijetuar. Njerezit mund te bejne gjera te pabesueshme, ne se duan qe ti bejne ato. Dhe per te dashur qe te bejme dicka cdokush prej nesh ka nevoje te dije perse duhet t’a bej. Ne favor te cfare duhet ta bej? Pra cdokush prej nesh duhet se pari te dije drejte cfare, per ku eshte duke levizur.
Motivimi, qe mbush me forca veprimet tona qendron pikerisht ne qellimet qe ne vendosim, ne objektivat qe duam te arrijme. Kur idete jane te qarta linde brenda nesh nje energji e pashtereshme. E dime perse dhe e dime per ku synojme. Keto mjaftojne. Se si do ta gjejme sigurisht.
Pra kemi nevoje te “shohim” ku jemi duke shkuar, qe te mundim t’i paraprijme rrugetimti tone me mendim. Kemi nevoje te inkuadrojme veprimet tona ne nje skenar qe per ne ka nje sense. Mendimi na shkon tek personazhet e medha te historise, te cilet kane perballuar veshtiresi te medha dhe kane arritur rezultate te jashtezakoneshme.
 Cfare i ka shtyre ata kaq perpara? Cfare i ka mbajtur te lidhur fort me mendimet dhe qellimet gjate rrugetimit e tyre? Cfare i ka lejuar ata te ringrihen edhe kur ishin te stermunduar? Sigurisht thellesia e motivacionit te zjarrte per ate qe ishin duke bere. Bindja e thelle per te bere dicka te drejte per ata vet dhe per te dashurit e tyre. Fokalizimi drejt rezultatit. Ata e dinin se cfare ishin duke bere dhe ku donin te arrinin. Kaq u mjaftonte per te mos u ndalur.
Dhe eshte ky sens i te ardhmes, ky drejtimti drejt te cilit duhet te ankorojme veprimet tona, ky vizion pozitiv, qe ajo qe jemi duke bere ka nje sens dhe nuk humbet ne asgje, qe na sherben per tu rikuperuar. Jane keto shinat mbi te cilat duhet te bejme te ecin sakrificat tona: mbi cfare te shpenzojme kohen tone ne menyre konstruktive per nje te ardhme me te mire, dite pas dite. Vetem keshtu gjitheshka duhet te rimerret, qe te kete nje sens dhe ky realitet i shtypur nga etja per te rigjetur thellesine e situates dhe te asaj te te qendruarit brenda per te rigjeneruar baterite per tu rinisur drejt perpsektivave te reja.
Fjale te bukura qe ju drejtohen juve do te mendoni. Po ashtu jane do tu pergjigjesha. Por Eh, jane pikerisht fjalet ato qe e levizin boten perpara se te trasformohen ne veprime.
Mbas ketyre fjaleve natyrshem lind pyetja: Cfare mund te bej seicili prej nesh ne vogelsine tij?
Sipas meje pergjigjia do te ishte: Te gjej aktivitetin e vet, drejtimin e vet, motivimin e tij, sensin e tij. Te perfshijme ke punon per ne dhe me ne. Flas duke u ndjere pjese aktive e nje projekti me te madh ne te cilin edhe une kam nje rol, edhe ti ke nje rol. Ti mund te jesh nje profesionist, nje sipermarres, nje manager, nje nenpunes, nje punonjes, nje i papune. Ti mund te jesh kushdo. Flas per nje projekt jo thjesht te bukur, perkundrazi per nje projekt shume te bukur.
Tashme ajo qe konkretisht ne mund te bejme cdo dite eshte kjo: te zgjohemi me idene qe kemi ende projektin tone per te realizuar. Qe kemi nevoje per te tjere per ta realizuar ate dhe qe te tjeret kane nevoje per ne per te realizuar projektin e tyre.  Kjo na ben te ndihemi jashtezakonisht mire, sepse gjitheshka eshte ende perpara gjithekujt.

domenica 20 maggio 2012

Nevojitet kurajo per te ndryshuar


“Eshte normale qe te egzistoj frika tek cdo njeri. E rendesishme eshte qe ajo te jete e shoqeruar me kurajon. Nuk duhet lejuar qe te te pushtoje frika, ne te kundert ajo kthehet ne nje pengese qe nuk te lejon te besh perpara”- ka thene Paolo Borsellino.
Ne duhet te ndryshojme ne substance, ne sjelljen tone, ne menyren e funksionimit, duhet te pasurojme sistemin tone me vlerat e pasura demokratike. Per kete nevojitet kurajo

sabato 19 maggio 2012

Te rikuperojme te kaluaren per te ndertuar te ardhmen


Rikuperimi i te kaluares per te ndertuar te ardhmen mund te jete nje rruge e mire per te krijuar nje ndergjegje te re dhe te rinjte duhet te jene te destinuar te impenjohen ne kete drejtim. Ata duhet te dine ti perkasin kesaj historie dhe te mesojne ta duan te kaluaren tone kulturore dhe historike per te mundur te ndertojme te ardhmen tone dhe te brezave pasardhes.