Cerca nel blog

mercoledì 26 gennaio 2011

“New York Times”: Ndaloni vetë-shkatërrimin e Shqipërisë

Shkruar nga AMA-News Opinione Jan 26, 2011
Daniel Korski*

Në një moment Shqipëria është destinacioni që duhet vizituar, i rekomanduar nga Lonely Planet për vitin 2011, një vend anëtar i NATO-s, qytetarët e të cilit shijojnë udhëtimin pa viza në Bashkimin Europian; në momentin tjetër forcat e qeverisë qëllojnë dhe vrasin protestues në rrugë dhe Ministria e Jashtme Britanike po paralajmëron vizitorët që të qëndrojnë larg turmave të njerëzve në Tiranë.
Shqipëria, e cila iu arratis një diktature të ngjashme me atë të Koresë së Veriut në vitin 1991, u rrëzua dhunshëm në vitin 1997 e tani duket se po shkon sërish drejt një tjetër katastrofe.
Europës i intereson nëse vendi do të zhytet në konflikte të brendshme, ose do arrijë të zmbrapset duke u kacavirrur.
Shqipëria ka qenë së fundmi një forcë për paqen në Ballkan, duke ndërtuar lidhje me armiqtë e vjetër si Serbia e u ka bërë thirrje vëllezërve etnikë në Kosovë e Maqedoni për të punuar për paqen. Trupat ushtarake të këtij vendi punojnë përkrah me ushtarët e NATO-s në Afganistan. Një rikthim tek konflikti do ishte i keq për Ballkanin, i keq për Europën dhe i keq për NATO-n.
Kriza aktuale megjithatë ka rrënjë të thella. Që nga viti 1992, asnjë nga zgjedhjet e organizuara në Shqipëri nuk janë konsideruar të lira e të ndershme nga Organizata për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë, trupa që monitoron zgjedhjet.
Në zgjedhje luftohet si në beteja me ushtritë që i shpallin besnikëri njëri- tjetrit, por jo procesit demokratik. Zgjedhjet janë një mundësi për politikanët për të shkatërruar kundërshtarët e për të pasuruar miqtë.
Zgjedhjet e fundit, në qershor të vitit 2009, nuk ishin ndryshe. Lideri i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, protestoi kundër rezultatit duke bojkotuar parlamentin. Bojkoti është ende në fuqi, duke i pamundësuar Shqipërisë një kanal për shkarkimin e mosmarrëveshjeve.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka qeverisur në një mënyrë që ka bërë që Freedom House ta cilësojë vendin si “pjesërisht të lirë”, i njëjti status i dhënë për Abkazinë, Gambian e Nagorni-Karabakun.
Rivaliteti tejet i personalizuar e i mprehtë mes Ramës e Berishës ka vepruar si sharrë me dy krahë që pret në mes institucionet e vendit.
Merrni çështjen e Kushtetutës së Shqipërisë së vitit 1998. Tre vite më parë, Berisha dhe Rama në mënyrë cinike ranë dakord për disa reforma gjithëpërfshirës, duke ndryshuar brenda natës dokumentin, siç thotë ish- presidenti Alfred Moisiu.
Të dy liderët kanë menduar se do të qëndrojnë për të përfituar nga ndryshimet. Tani që vetëm njëri po përfiton, tjetri po tërbohet. E njëjta gjë u përsërit me prezantimin e një kodi të ri elektoral.
Korrupsioni është ndoshta problemi më i madh. Vendi i 95 nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në vitin 2009 ishte një përpjekje në grup. Megjithatë, Berisha ka refuzuar të shkarkojë aleatët kryesore që përballen me padi.
Një shpërthim në depot ushtarake që vrau shumë njerëz, detyroi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu. Që nga ajo kohë, ai është rizgjedhur dhe imuniteti parlamentar, që e gëzonte përpara dorëheqjes, i është rikthyer nga Gjykata e Lartë (ai është momentalisht ministër i Mjedisit i Berishës). Janë të panumërta rastet e tjera në mesin e anëtarëve të klasës politike të të gjitha palëve.
Situata në media gjithashtu është e zymtë, pavarësisht garancive kushtetuese për lirinë e shprehjes.
Mediat normalisht cilësohen si partizane politikisht, dhe gazetarët mbeten subjekt padish, kërcënimesh e dhune fizike. Vitin e shkuar një gazetë kritike, Tema, u dëbua nga zyrat e saj pavarësisht një urdhri gjykate që e ndalonte një veprim të tillë. Botuesi i Tema-s më pas u godit nga truprojat e një manjati nafte, i lidhur me qeverinë.
Pas vitesh me këtë lloj aktiviteti, institucionet shqiptare në mënyrë jo të habitshme janë në një rrëmujë. Madje dhe gjyqësori është një rrëmujë, për sa kohë ka një debat politik në lidhje me faktin nëse duhen arrestuar gjashtë komandantë të gardës kombëtare, të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve.
Në vend që të ndalojnë dhe të shohin dëmet që kanë shkaktuar, Rama e Berisha kanë mprehur armët. Ata tani po shikojnë të angazhojnë mjete ekstra- institucionale për të fituar ose për të ruajtur pushtetin. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet të “fitojë pushtetin me anë të forcës” dhe se ka orkestruar “një tentativë të qartë si kristali” për të rrëzuar qeverinë legjitime.
Ai synon tani që të nxjerrë në rrugë demonstruesit e tij.
Rama, nga ana tjetër, proteston se shteti i Berishës nuk është demokratik e thotë se vetëm një revolucion i stilit tunizian mund të sjellë ndryshime në vend.
Bashkimi Europian e ka përqendruar vëmendjen vitet e fundit diku tjetër në Ballkan. Tani, megjithatë, BE duhet të bëjë të qartë se politikanët shqiptarë duhet të distancohen nga përdorimi i dhunës dhe t’i japin fund shkatërrimit të institucioneve të shtetit.
Nëse jo, atëherë shqiptarët do të humbin të drejtën për të lëvizur pa viza në Europë dhe vendi do të harrojë çdo shans serioz për një anëtarësim në BE. Madje dhe anëtarësimi i vendit në NATO mund të jetë në rrezik.
Për të treguar shqetësimin e saj, Catherine Ashton, përfaqësuesja e parë e lartë e BE për politikat e jashtme duhet të dërgojë një negociator të lartë në Shqipëri. Një komision i përbërë nga ish- presidentë duhet të ngrihet për të hetuar dhunën e fundit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të organizojë dhe të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin që vjen, duke dërguar një mesazh të qartë se institucionet e Shqipërisë nuk janë më të besueshëm ose në gjendje për ta bërë këtë vetë.
Një qeveri e re duhet të mbajë një agjendë konkrete për reforma.
Kjo mund të ndalojë politikanët shqiptarë që të shkatërrojnë institucionet. Nëse kjo nuk bëhet, pasojat do të ndjehen përtej kufijve të Shqipërisë.

*Daniel Korski është një anëtar i lartë i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë

domenica 23 gennaio 2011

Ka nje Shqiperi me te mire.

“ Ne se ti do te ecesh shpejt, ec i vetem. Ne se ti do te shkosh larg, ec se bashku me te tjeret”. ( proverb afrikan)
“If you want to go fast, go alone. If you want to go far, go together” (africans proverb).


Ky proverb i vjeter afrikan, ne kontekstin aktual shtron perpara seicilit prej nesh dilemen: Po ne ku duam te shkojme afer apo larg? Si duhet te jete ecja jone, e gjate apo e shkurter qofte, e shpejte apo e ngadalte? Si duhet te jete ecja jone: e vetmuar ne rruge te pashkelura apo te ndjekim praktikat dhe modelet me te mira demokratike, te cilat kane provuar dhe provojne cdo dite se jane rruga e duhur edhe per ne?
Pergjigjia do te na vinte e menjehereshme. Duam te shkojme afer dhe larg njekohesisht. Asgje me shume asgje me pak: Ne aspirojme Europen. Sa afer dhe sa larg qenkemi prej saj. Spaskemi shume pune, por edhe sa shume pune paskemi njekohesisht. S'na duhet shume energji fizike se sdo te udhetojme shume, ne jemi gjeografikfisht ne Europe, asaj i perkasim qysh ne zanafillen tone, por nderkohe na nevojitet te shpenzojme shume energji mendore. Duhet te nderojme mentalitet, duhet te behemi realisht qytetare europian, qytetare te respektuar ne vendin tone, qytetare qe na e degjojne zerin ne shtetin tone, qytetare qe vendosim per fatet tona, pra qe qeverisemi dhe vetqeverisemi. Qytetare qe dine te zgjedhim qeveritare per te na qeverisur, jo per te na sunduar, qeveritare sherbetor te ligjit, jo te vetes. Qytetare qe njohim dhe kerkojme te na respektohen te drejtat tona. Kete duhet ta bejme shpejte, vec e vec dhe te gjithe se bashku, duke reflektuar seicili prej nesh, nen nje fryme te re qytetarie dhe te gjithe se bashku per te ndryshuar atdheun tone te perbashket, duke e sjelle Europen ne shtepine tone, duke e bere atdheunt tone nje vend i cili ka ne qender te tij qytetarin dhe askend tjeter mbi te, por gjithekend ne sherbim te tij. Ekziston nje pjese populli e paperfaqesuar. Le ti japim ze atij. Kjo Shqiperi me e mire ekziston. Ne vecse duhet ta bejme ate te dukeshme per te tere. Ne kete moment kur ka deshtuar demokracia pjesemarrese, eshte momenti te aplikohet demokracia e drejte perdrejte. Askush ska pse te kete frike nga kjo. Politika duhet te degjoje sovranin, s’duhet ta refuzoje ate,por vecse bashkarisht te rivendos rregulla te reja ,te ndereshme, trasparente dhe kushtetuese loje. Ti japim vendin e merituar ligjit dhe institucionit. Kete mund ta realizojme vetem te gjithe se bashku, me vullnet pozitive, duke dale mbi veten dhe mbi ndasite. Eshte momenti qe te flase perseri sovrani. Prej tij ska pse te kete askush frike. Gjykimi i tij ka qene gjithnje me i miri. Keshtu ka qene nga hera kudo. Te ne pse jo?. Kjo eshte sipas meje menyra me e shendeteshme per te dale nga tyneli ku kemi hyre. Vetem keshtu do te jemi pjese e Europes se vlerave. Vetem keshtu riverifikohet vullneti politik, ne se duam seriozisht te shkojme drejte kesaj europe apo e kemi shkuarjen drejt saj thjesht nje slogan te perdorur vetem si fasade mashtruese.
Duhet te shkojme larg....me shpejtesi.
Luiza Hoxhaj

domenica 16 gennaio 2011

Statistikat e animuara bejne diferencen jo fjalet

http://www.ted.com/talks/lang/alb/hans_rosling_reveals_new_insights_on_poverty.html
Nje nga kronikat televizive te gazetarit Marin Mema ne rubriken "Shqiperia tjeter"ne Top Chanell me beri ti rikthehesha kesaj vidioje, te cilen e kisha par kohe me pare dhe me kishte terhequr jashte mase.Ky sistem duhet perdorur edhe tek ne per ti dhene nje pergjigje me shifra demagogjive mbi zhvillimin, zhdukjen e varferise etj etj. Cdo gje eshte mundur me vullnet. Ky eshte sipas meje mesazhi i duhur per ti aplikuar keto lloj statistikash. Vecse nevojitet kurajo. Kurajo per ta pare realitetin ne sy,ashtu sic eshte. Mendova ta ndaj kete eksperience me lexuesit e ketij blogu. Ka vlere dhe mund te sjell ndryshim edhe ne punen e cdo studjuesi, apo personi qe ne pune e tij implikon shifrat. Kjo eshte me e shpejta qe mund te beja nderkohe qe jam ulur dhe po shkruja disa radhe mbi varferine, nje copez nga realiteti trondites te te ciles prezantoi rubrika ne fjale.

sabato 15 gennaio 2011

Cilesia e elitave politike dhe etika politike

“..veprimi i qeverise do te duhej te ishte zhvilluar per mireqenien e te gjithe qytetareve dhe jo te nje grupi apo te nje klase te vecante..”.
                                                                                        mbeshteste Aristoteli
         Mu desh ti referohesha kesaj teze te mbeshtetur nga Aristoteli, per te tentuar ne menyre modeste te bej nje analize pak komplekse, e cila na imponohet nga zhvillimet e fundit ne skenen politike shqiptare, mbi kompozimin, tendencat dhe evolucioni e asaj qe quajme elite, duke u ndalur edhe mbi ate, qe duhet te jete nenklase e elites, klasen drejtuese, ne formen e nje teresie personash te ndergjegjshem per rolin e tyre si mbartes te nje projekti te perbashket shoqeror, te cilin duhet ta zhvillojne ne realitetin konkret ne favor te te gjitheve.
Per nje kohe te gjate studimi i elitave politike ka qene objekt ekskluziv i shkencave poltike, te sociologjise dhe antropologjise. Vone elitat poltike jane bere objekt i analizave te ekonomise, duke njohur rolin e nderveprimit midis politikes dhe ekonomise (rendesia e madhe e dukeshme e raportit midis ekonomise dhe politikes i ka fillimet e saj ne refleksionet e protestantizmit), duke kualifikuar te paren e dy termave, nepermjet konsideratave mbi cilesine e subjekteve poltike. Ne disa raste, ku ben pjese edhe vendi yne, pershtateshmeria e klasave poltike dhe drejtuesve eshte nje nga kufizimet me te medha, biles pengesa, sipas kendveshtrimit te analizave, per efikasitetin e veprimeve per zhvillim. Sot eshte themelore te pyesesh per cilesine e elitave politike, e lexuar kjo jo vetem nepermjete cilesive dhe integritetit moral, por nepermjet nje te dhene me te matshme: ate te paisjeve me njohuri dhe aftesi te politikaneve. Kjo ka rendesi per vet faktin e te qenit te saj nje pjese shume e rendesishme e shoqerise, te pakten per dy arsye: a) sepse bejne ligje; b) sepse kondicionojne formimin e elitave te tjera.
Kriza e 2008, dhe ne vijim, pervec te tjerave, ka afirmuar primatin e politikes mbi ekonomine, megjitheqe ende mendohet, qe tregjet jane ne gjendje te funksionojne ne menyren perfekte, mjafton qe ti besh te vetveprojne. Ne ditet e sotme eshte arritur ne nje rizbulim te disa prej recetave keynesiane dhe te perqendrimit te nderhyrjeve ne ekonomi. Kriza ka demostruar ne fakt jo konsistencen dhe mbi te gjitha rrezikshmerine te besosh pa kushtesisht ndaj tregut te lire, duke kerkuar nje nderhyrje te forte nga ana e shtetit dhe autoriteteve rregullatore. Eshte kerkuar gjithashtu me urgjence nje rregullim i tregjeve financiare, tashme pa kontroll, si dhe domosdoshmeria e rimarrjes se rritjes, per te mbetur sistemi aktual nje sistem produktiv, pavaresisht pse i cenuar nga kriza, dhe rikuperuar punesimin dhe te ardhurat e humbura.
Kush mund ti bej keto rregulla ne se jo politika? Kush vendos mbi shpenzimet publike dhe sektoret, qe duhen mbeshtetur ne se jo politika?
Por per te shkruar ligje dhe per te bere politika te mira nevojiten drejtues te zotet dhe kompetente, pasi ligjet, qe ata bejne dhe politikat, qe aplikojne, jane per nga natyra e tyre zgjedhje kolektive dhe si te tilla ato incidojne mbi interesat e nje kategorie te panumert personash. Te besh zgjedhje te mira kerkohet nje aftesi per te mbledhur dhe elaboruar informacion te gjere dhe kompleks, jo vetem te dish te pergjigjesh dhe te vendosesh, duke konsideruar vetem kundrejt interesave te percaktuara nga momenti historik. Rreziku ne kete rast eshte se mund te behen zgjedhje jo “optimale”, zgjedhje qe nuk jane mjaftueshmerisht te barabarta, qe nuk rezultojne perfshirese, ose qe nenshtrojne interesin kolektiv ndaj interesit te “grupit” duke garantuar prodhimin e te mirave te “klubit” dhe jo te te mirave kolektive. Pikerisht aftesia per t’iu pergjigjur nevojave me te pergjitheshme eshte ajo pike qe luan rol ne debatin midis elites politike dhe asaj te shoqerise civile ne ditet e sotme.
Studimi i elitave politike eshte domosdoshmeri edhe per faktin e rendesishem se jane ato, qe kondicionojne formimin dhe te “tipeve “ te tjera te elitave te vendit, te elitave “drejtuese”. Klasat politike me cilesi te ulet jane te orientuara te zgjedhin klase drejtuese po me cilesi te ulet. Kjo ndodh: a) ose per leverdi, sepse kjo kategori me thjeshte i ben oragnike objektivat e veta, b) ose per paftesi per te zgjedhur. Ne se klasat drejtuese zgjidhen mbi bazen e kritereve te tjera, te ndryshme nga ato “meritokratike”, atehere ketu kemi te bejme me nje problem etik.
Klasat drejtuese kane nje funksion te rendesishem ne shoqerite tona. Ato bejne te mundur objektiva te paaritshem ne raste te tjera, duke shmangur pengesa dhe garantuar rritjen ne periudha afatgjata. Po si formohen ato? Si seleksionohen ato?
Formimi dhe rinovimi i klases politike eshte nje problem thelbesor per cdo rend politik, siodmos per demokracine eficienza e te ciles varet edhe nga ekzistenca e elitave politike kompetente, te pergjegjshme, per sa te jete e mundur te ndershme, dhe mbi te gjitha te afta te individualizojne dhe ndjekin interesin e pergjithshem te komunitetit. Ndertimi i proceseve nepermjet te cileve formohen elitat politike eshte nderkaq nje problem me interes te madh. Procese te tilla jane ne fakt te kondicionuar nga nje seri variablash te cilet kane nevoje te llogarisin: kushtet ekonomike, artikulimet e shoqerise, mobilitetin social, kulturen dhe mentalitetin e klases drejtuese dhe ne fund sistemin politiko-institucional Ne realitet procese te tilla jane te lidhur me raportin midis shoqerise dhe pushtetit politik, midis klases drejtuese dhe elitave politike.
Prej shume vitesh e dime, qe fatkeqesia e Shiqperise se sotme, eshte brishtesia ose me keq mungesa e klases drejtuese ne lartesine e detyres se saj. Ndersa veset jane ne syte e te gjitheve, me e veshtire duket, te pakten gjykuar nga cilesia e debatit publik, te thuash se cilat jane cilesite e kerkuara. Eshte perpara syve te te gjitheve paftesia e shtreses drejtuese per te zgjidhur disa nga problemet emergjente qe zgjasin prej vitesh. Do te evidentoja te pakten dy probleme lidhur nga zhvillimet e fundit ne vend: se pari ato te funksionimit demokratik te sistemit tone, i cili ende klasifikohet si demokraci hibride nga agjencite te specializuara nderkombetare. Se dyti e njejta konsiderate vlen te thuhet per alluvionet (permbytjet), te cilat nga te jashtezakonshme jane kthyer ne te zakoneshme ne vendin tone (me risk te larte hidrogjeologjik). E njejta situate dramatike riprezantohet rregullisht pas cdo shiu te zgjatur, ne zona me nivel te larte te ndertimeve, duke i kthyer strukturat banuese ne te papershtatshme. Kjo emergjence me shume se neglizhenca e perditeshme, te ben te hedhesh syte mbi stofen dhe cilesine e kujt duhet te qeverise dhe t’i zgjidhe ato. Te njohesh kompozimin dhe strukturen e klasave drejtuese eshte e rendesishme per te kuptuar se si elitat mund t’u pergjigjen krizes se besimit, duke u investuar per rikuperimin e autoritetit, bazuar mbi kompetencen dhe etiken.
Disa te dhena mbi nivelin e arsimit te elites politike te thone se cilesia e elites politike shqiptare eshte kryesisht mediokre: perqindja e te zgjedhurve te rinj apo konfirmimi i atyre ekzistues ne Parlament ne posedim te nje niveli te larte arsimimi (jo thjesht posedim diplome) ka shkuar ne zvogelim konstant ne kohe. Ky perkeqesim ben qe parlamenti yne te jete i populluar me servil, ngaterestar dhe orator, me shume se sa profesor dhe profesionist ne profesionin e tyre. Kjo eshte shume preokupante per te ardhmen e vendit, mbasi rezultati neto i te pasurit elite poltike pak te arsimuar eshte nje varferim civil komplesiv. Te shtosh spesorin e dijeve ne fakt shton mbi te gjitha cilesine njerezore, shton etiken individuale dhe kolektive. Nga krahasimi i te dhenave mbi arsimin e deputeteve ne legjislatura te ndryshme, duket evidente qe ekziston nje korrelacion midis pakesimit te nivelit arsimor te deputeteve tane dhe humbjes se cilesise se poltikes, ne te cilen niveli me i ulet i arsimit eshte vetem njeri nga treguesit. Ne vendet e tjera nuk ndodh keshtu. Perse atehere duhet te ecim ne drejtim te kundert kur dihet, qe shqiptaret gjithmone e kane cmuar dijen (mjafton tu referohemi sakrificave te prinderve shqiptar ne cdo kohe per ti paisur femijet e tyre me diplome universitare)? Nje situate e tille, sipas meje, buron nga pamjaftueshmeria dhe ineficenca e kritereve te perzgjedhjes se perfaqesise poltike, ku per shkake te cilesise se ulet politike jane orientuar per te zgjedhur klasen drejtuese te cilesise se ulet dhe nje pjese, jo e vogel e parlamentareve aktuale, as qe mund te ishin pjese e klases drejtuese ne sensin e vet, ne se do te perdoreshin kriteret meritokratike. Mendoj qe menyra ne te cilen behet seleksionimi i klases poltike dhe ketu natyrisht konkurojne roli i kombinimit te ligjit elektoral (mungesa e preferences) me makanizmat e selksionimit te brendshem partiak, pasi jane ato qe prodhojne kete situate, si shkaqe endogjene, pa perjashtuar gjithashtu edhe shkaqet ekzogjene. Te rinjte dhe grate jane kategorite me te peanlizuara ne nje sistem, qe nuk cmon meriten dhe dijet, por pushtetin e zoteruar nga oligarkit e konsoliduara. Eshte teper e thjeshte te konstatosh, qe klasa drejtuese tek ne eshte e vjeter dhe maskiliste (sidomos ne mentalitet). Te gjithe mbeshtesim qe duhet te ekzistoj nje mobilitet gjeneratash dhe qe grave duhet tu jepen me shume mundesi per te arritur ate qe meritojne. Per keto shkaqe te pakten mekanizmat e brendshem te seleksionimit dhe ligji elektoral duhet te korigjohen, ne te kundert gjerat keqesohen. Sa me e hapur dhe me mobilitet te larte social te jete shoqeria, aq me i shpejte eshte procesi i nderimit te klases se saj politike. Nje shoqeri e tille nuk mund te pranoj dhe duartrokase batuta te tilla si ajo e kreut te qeverise ne daljen e pare publike per bitin 2011 se: “Ketu do te jemi edhe ne 3 janar te 2018 per te bere bilancin e realizimit” apo edhe aplikimin e shantazhit apo nxjerrjes se “xhevahireve” kur na cenohet interesi individual. Kjo eshte shprehje e koncentruar e sa konstanton analiza se nje nga karakteristikat e elitave ekzistuese shqiptare eshte: “Stabiliteti” i elitave me tendence kembimi gjeneratash te ulet, sidomos ne sektore politiko-ekonomik, ku analiza vec kesaj evidenton edhe nje lidhje te forte midis komponenteve politik dhe managerial dhe se si ne kohe mbivendosjet e tyre jane shtuar. Lidhjet gjithnje e me te ngushta midis botes se bisnesit dhe politikes (ne te dy krahet politik) munden lehtesisht te demtojne kontrollin politik, i cili demton llogaritshmerine, per rrjedhoje pergjegjshmerine. Per kete arsye eshte mire qe rolet e menaxhereve dhe ato politik te mbeten te ndare.
Stabiliteti autoreferencialist, mbyllja ndaj prurjeve te reja apo mungesa e vizionit ne klasen drejtuese shqiptare jane te kritikueshme. Edhe ato ndryshime qe ndodhin jane me shume fryt i konsensusit dhe domosdoshmerise se krijimit apo mbajtjes ne kembe te maxhorancave te caktuara se sa i kompetencave dhe cilesive qe zoteron nje person ne elite. Normalisht publiku duhet te di se cfare cilesish duhet te plotesojne perfaqesuesit e klases drejtuese, qofshin te rinj apo te vjeter, burra apo gra te cilet shpesh duhet te marrin vendime te veshtira, ndonjehere jo popullore. Ato mund te permblidhen me dy fjale: pergjegjeshmeri dhe aftesi projektuese. E para te imponon te marresh pergjegjesi jo vetem ndaj interesave private, por edhe atyre kolektive, kurse e dyta kerkon inteligjence inovative dhe inisiativa te realizueshme. Per te pasur nje klase drejtuese cilesore nuk eshte i mjaftueshem kooptimi i te rinjve ( jo ralle me meriten si mbajtes te cantave te shefave politik apo akademik qofshin) apo grave (disa me meriten si bija ose bashkeshorte te dikujt). Per kete nevojiten dispozitat e seleksionimit, qe tek ne funksionojne keq ose nuk ekzistojne fare, me qellim qe elitat e te ardhmes te mos jene sozi ose fotokopie e elitave paraardhese ose e atyre qe i inspirojne.
Si do te jete klasa e neserme drejtuese shqiptare? Ne cfare shkollash formohen sot truri shqiptar? Ku studiojne profesoret, qeveritaret, drejtoret, nepunesit, eksperte, gazetare, juriste teknike etj qe do te marrin ne dore fatet e Shqiperise se neserme? Keto pyetje duhet te jene preokupimi yne pertej te perditeshmes se mundimeshme.
Ketu duhet te perfshijme edhe universitetet cilesore, ne bankat e te cileve ulen ata, te cilet do te drejtojne Shqiperine e neserme. Duke vleresuar qe e ardhmja e cdo vendi matet me cilesine e klases se vet drejtuese, rendon mbi shpatullat e universiteteve aktuale domosdoshmeria e krijimit te nje baze kulturore per elitat e te ardhmes. Edhe pse procesi i kembimit jep fryte pozitv ne terma te qeverisjes se sistemeve, eshte domsodoshmeri, qe ai te zhvillohet me gradualitet dhe pa rokada detyruese, por duke pergatitur klasen drejtuese me synim krijimin e nje hapesire kulturore ku elitat legjitimohen reciprkisht, duke shkembyer ide dhe vlera. Kujt mendon qe “rotacioni” eshte zgjidhja e problemit te klases politike te paafte, do te ishte me mire te pergjigjeshin jo me listen se sa te rinje jane kooptuar ne drejtimin e partive por me kerkesen e nje ballafaqimi mbi ide dhe programe. Ndoshta jo te gjithe te vjetrit jane per tu nderuar dhe jo te gjithe te rinjte jane per tu vleresuar. Ne momentet historike te inovacioneve teknike dhe organizative, te rrugeve te reja tregtare dhe te zbulimeve shkencore, te zhvillimit te nje aktiviteti te ri njerezor, qe mund te jene origjina e lindjes se nje drejtimi te ri social, thene ndryshe te nje klase te re, eshte me e thjeshte qe “beteja” te zhvillohet atje ku te vjetrit gjejne me shume veshtiresi. Historia e sotme eshte mbushur me shembuj, qe konfirmojne kete opinion. Ne vendet me te indistrializuara kontrollin po e merr ajo qe quhet “shoqeria e dijes” e cila po formohet edhe ne Shqiperi, duke formuar nje klase te vertete, qe duket se po ben diferencen.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.01.2011

Boruar ne gazeten Tirana Observer dt 16.01.2011

martedì 4 gennaio 2011

Platforma europiane kunder varferise dhe perjashtimit social

Me nje komunikate te titulluar “Platforma europiane kunder varferise dhe perjashtimit social”, Komisioni europian ka treguar, qe UE e vendos luften kunder varferise ne qender te objektivave per rritjen e punesimit.
Njekohesisht me mbylljne e vitit europian per luften kunder varferise dhe perjashtimit social, ekzekuitvi europian ka nenvizuar ne fakt se si UE duhet te intensifikoj impenjimin ne dhjetevjecarin qe hyri, per te zgjidhur kete problem themelor, sepse te sjellesh grupet ne nevoje ne qender te shoqerise sone dhe tregjeve te punes eshte esenciale per nje rritje te qendrueshme dhe perfshirese. Reduktimi i varferise eshte nje volant i kesaj rritjeje te se ardhmes.
Komisioni do te mbeshtes angazhimet kombetare duke mobilizuar politika ne temen e mbrojtjes sociale, punesimit dhe arsimimit pervec angazhimit te fondeve te financimit europian, por do te prese nga shtetet anetare qe te fiksojne objektivat e veta ambicioze kombetare dhe te perllogarisin cdo vit progresin e realizuar. Ata do te jene te thirrur te ilustrojne inisiativat e tyre ne fushen e relacioneve kombetare mbi strategjine “Europa 2020” ne se ajo kontribuon per rritjen e punesimit. Komisioni do te vleresoj pastaj nderhyrjet te tilla dhe do te identifikoj praktikat me te mira.
Platforma e prezantuar nga Komisioni permban disa nderhyrje te konsideruara prioritare vecanerisht te rendesishme midis tyre:
-Promocioni i inovacionit ne politikat sociale, gje e cila inkurajon inovacionin per te gjetur zgjidhje inteligjente ne Europen post-krize, mbi te gjitha ne terma te mbeshtejtes sociale me efikase dhe me eficiente.
-Perdorimi me i mire i mundshem i te gjitha fondeve te vendosura ne dispozicion te UE, ne vecanti Fondin social europian si dhe propozime per t’u dhene prioritet inisiativave te politikave sociale ne veshtrim te finacimeve te ardheshme
-Me qellim berjen e sherbimeve sociale me eficiente dhe qe t’u pergjigjen me mire nevojave te reja sociale: Komisioni do te publikoj ne vitin 2011 nje Liber te bardhe per te perballuar tematiken e sigurise, pershtateshmerise dhe qendrueshmerise se pensioneve. Jane parashikuar nderhyrje te lidhura me cilesine e sherbimeve sociale dhe pabarazise ne planin shendetesore dhe perjashtimit nga strukturat banuese, ndersa 2012 do te jete Viti europian i mplakjes aktive.
Duke perfshire nje game shume me te gjere partneresh ne luften kunder perjashtimit: Komisoni do te definoj orientimin vullnetar per perfshirjen e aktoreve kompetente ne definimin, konfigurimin dhe realizimin e nderhyrjeve per reduktimin e varferise ne nivel kombetar, rajonal dhe lokale.
Duke qene nje nga shtate inisiativat qe perbejne strategjine “Europa 2020” te UE komunikata referuar platformes europiane kunder varferise dhe perjashtimit social, definon veprimet e nevojeshme per te inkurajuar nderhyrjet ne te gjitha nivelet me qellim qe te arrije objektivat e reduktimit te varferise. Nje inisiative e tille eshte pastaj komplementare dhe e lidhur forte me inisisativa te tjera, qe do te bejne qe te finalizohet shtimi i punesimit dhe permiresimi arsimimit dhe aftsive.

Komunikata eshte disponibel ne linkun:
http://www.strategiadilisbonalazio.it/Archivio/Documenti/COMM_2010_0758_EN.pdf

Piattaforma europea contro la povertà e l’esclusione sociale

Con una comunicazione intitolata “La piattaforma europea contro la povertà e l’esclusione sociale”, la Commissione Europea ha indicato che l’UE pone la lotta contro la povertà al centro degli obiettivi per la crescita e l’occupazione. In concomitanza con la chiusura dell’Anno europeo per la lotta alla povertà e all’esclusione sociale, l’esecutivo europeo ha sottolineato infatti come l’UE debba intensificare gli sforzi nel decennio a venire per risolvere questa problematica fondamentale, perché “portare i gruppi vulnerabili al centro delle nostre società e dei mercati del lavoro è essenziale per una crescita sostenibile e inclusiva. La riduzione della povertà è un volano di questa crescita futura”.
La Commissione sosterrà gli sforzi nazionali mobilitando le politiche in tema di protezione sociale, occupazione e istruzione nonché le fonti di finanziamento europeo, ma spetterà agli Stati membri “fissare i propri ambiziosi obiettivi nazionali e rendicontare annualmente i progressi realizzati”: essi saranno chiamati a illustrare le loro iniziative nell’ambito delle Relazioni nazionali sulla strategia “Europa 2020” in quanto contributo per la crescita e l’occupazione; la Commissione valuterà poi tali interventi e identificherà le buone pratiche.
La piattaforma presentata dalla Commissione comprende alcuni interventi considerati prioritari perché particolarmente importanti, tra questi:
- la promozione dell’innovazione nella politica sociale, cioè incoraggiare l’innovazione per trovare soluzioni intelligenti nell’Europa post-crisi, soprattutto in termini di sostegno sociale più efficacie ed efficiente.
- Fare il miglior uso possibile di tutti i fondi messi a disposizione dall’UE, in particolare del Fondo sociale europeo, e proporre di dare priorità alle iniziative di politica sociale in vista dei futuri finanziamenti.
- Rendere i servizi di protezione sociale più efficienti e maggiormente rispondenti ai nuovi bisogni sociali: la Commissione pubblicherà nel 2011 un Libro bianco per affrontare la tematica della sicurezza, adeguatezza e sostenibilità delle pensioni. Sono previsti inoltre interventi correlati alla qualità dei servizi sociali, alle disparità sul piano sanitario e all’esclusione dalle strutture abitative, mentre il 2012 sarà l’Anno europeo dell’invecchiamento attivo.
- Coinvolgere una gamma molto più ampia di partner nella lotta contro l’esclusione: la Commissione definirà orientamenti volontari per il coinvolgimento degli attori competenti nella definizione, configurazione e realizzazione di interventi per la riduzione della povertà da adottarsi a livello nazionale, regionale e locale.
Essendo una delle sette iniziative faro della strategia “Europa 2020” dell’UE, la comunicazione relativa alla piattaforma europea contro la povertà e l’esclusione sociale definisce le azioni utili per incoraggiare gli interventi a tutti i livelli al fine di raggiungere l’obiettivo di riduzione della povertà. Tale iniziativa è poi complementare e fortemente correlata alle altre iniziative faro finalizzate all’aumento dell’occupazione e al miglioramento dell’istruzione e delle abilità.

La comunicazione è disponibile al seguente link:
http://www.strategiadilisbonalazio.it/Archivio/Documenti/COMM_2010_0758_EN.pdf