Cerca nel blog

mercoledì 24 marzo 2010

"Yes We can", reforma shendetesore e Presidentit Obama behet ligj

Presdienti Obama ka arritur te realizoj objektivin e tij kryesor me pak vota.
Dhoma e perfaqesuesve ka aprovuar me 219 vota( tre me shume se votat e domosdoshme prej 216) dhe 212 vota kunder, projektligjin e reformes shendetesore, qe kishte marre aprovimin e Senatit ne dhjetorin e kaluar.
Pra jo vetem imazh dhe karizem, por arritje dhe rezultate konkrete. Obama hyn keshtu ne histori me fakte dhe jo vetem me shkelqimin e nje prej fushatave elektorale me ekzaltuese ne SHBA.
Reforma ka arritur te marre rruge fale votave te antiabortisteve, te cilet kane arritur te realizojne me numrin nje te Shtepise se Bardhe nje mareveshje, e cila perfshihet ne ligj(edhe ky nje leksion me vete per politiken tone se si mareveshjet konverohen ne ligje dhe nuk trajtohen, ne mungese te plote transparence si mareveshje xhentelmensh,ndermjete personash jo xhentelmen, te cilet perfundojne ne kacafytje verbale: me preve ne bese, e hengre apo e mbajte fjlen etj si keto).
Perpara tij te gjithe presidentet kishin falimentuar ne tentativat e tyre, por Obama dhe demokratet shume te bindur ne domosdoshmerine e kesaj reforme nuk jane ndalur.
Pavaresisht egersise se opozites, pavaresisht sondazheve ne renie dhe takimeve te zgjedhjeve ndermjetese; Qellimi ishte teper i larte per tu thyer nga grushtimet.
“Sonte kemi demostruar qe jemi nje popull ende ne gjendje te bejme gjera te medha” ka thene Obama duke shtuar qe vota pertej te qenurit “nje gure i ri ne ndertimin e endrres amerikane” eshte edhe “nje fitore e popullit” dhe jo vetem e nje segmenti poltike.
Kjo ishte nje fitore e cila ben te mundur nje koperture sigurative per 32 milion amerikane, 94,7 % te qytetareve jo te moshuar, duke zgjeruar kujdesin shendetesore dhe duke ofruar perfitime fiskale pa te cilat shume qytetare amerikane do ta kishin te pamundur te kishin nje sigurim
Obama arriti ne kete menyre objektivin e tij themelor. Amerika priti 100 vjet ta arrinte kete moment. Fale kesaj reforme cdo amerikani i garantohet nje cilesi e larte e kujdesit shendetsor.
E veshtire te mendosh nje skenare te ngjashem ne vendin tone. Ku sic duket megjithese nje popull me standarte jetese shume me te uleta reforma jone shendetesore po ecen ne drejtim te kundert me kete objektiv madhor te arritur nga presidenti Obama.
Sipas meje qeveria duhet te marre leksion te mire nga eksperienca amerikane per te permiresuar shenjestren ne drejtim te politikave shendetesore, atyre te politkave sociale si dhe sherbimit universal nga shendeti deri tek amortizatoret sociale
Pa kete reforme te rendesishme te poltikes shendetesore dobesohet shume cdo mundesi politike e kujdesit shendetesor ndaj qytetareve. Pa folur mandej per mungesen e mjekeve ne qendra shendetesore apo zona te caktuara. Pa kete reforme te rendesishme do te vazhdojme te shohim njerez ne nevoje emergjente per kurim te enden pa rrugezgjidhje spitaleve sepse nuk kane mundesi te blejne medikamentet e nevojeshme per kurim, do te kemi trajtime te diferencuara,edhe per ata qe kane nje mbulim sigurativ.Pa kete reforme do te vazhdoj te na perndjeke shprehja " mjere ke ze halli"
Duhet nje sistem i tille i kujdesit universal ne te cilin shteti nuk abandonon qytetarin qe humbet punen dhe i trajton ata njesoj pavaresisht nga puna qe bejne.
Nuk eshte utopi realizimi i nje financimi te tille. Mjafton te reduktohet 10% evazioni fiskal.

Luiza Hoxhaj
Tirane 24.03.2010

sabato 13 marzo 2010

Perballimi i temes se qytetarise dhe integrimit nga perspektiva e shqiptareve neper bote.

“Qytetari” dhe “Integrim”: jane keto temat, qe duhen bashkuar urgjentisht ne nje diskutim, qe nje komitet per shqiptaret neper bote, prane komisionit te ceshtjeve te jashtme ne kuvendin e Shqiperise, duhet te propozoj dhe te zgjidh sa me shpejt. Eshte ky nje propozim i avancuar per te ngritur seline e punes se ketij Komitetit te Perhershem per Shqiptaret neper bote.
Kemi nevoje te prezantojme nje reflektim mbi keto tema, duke pare edhe ligjin ne cilesine e qytetarise se vendeve te tjera si ne kontinentet ku emigrojne shqiptaret ashtu edhe ne vendet europiane, qe jetojne ose kane jetuar me pare eksperienca te emigrimit te ngjashme me ato shqiptare, duke filluar nga fqinjet tane Italia dhe Greqia.
Kemi pergjegjesine e lidhjes se temes se qytetarise me ceshtjen e integrimit duke furnizuar nje perspektive, qe con ne ballafaqimin e eksperiencave tona. Problematika jone e integrimit duhet trajtuar ne dy dimesione: se pari integrimi mbare shqiptare dhe se dyti integrimi yne i perbashket ne strukturat euroatlantike.
Qeveria dhe maxhoranca jane duke demostruar nje shterje te ndjeshmerise mbi keto tema. Ata kane injoruar deri tani: si ceshtjet e lidhura me qytetarine, qe jane vecanerisht te ndjshme ne komunitete tona ne bote ashtu edhe rihapjen e temes per te rimarre qytetarine shqiptare.  Partite politike si ne pozite dhe ne opozite jane duke tentuar ti paraprijne nje momenti te tille, por pa bere asnje perpjekje apo ndermarrje ligjore qe ne te ardhmen e afert te japin oferten e tyre per zgjidhjen e kesaj problematike. Shqiptaret neper bote ne pikpamje financiare me prurjet e tyre apo remitancat sic quhen ndryshe jane nje shtylle e forte e financave shqiptare, gati nje e treta e PBB. Menyra se si i trajtojme ne shqiptaret neper bote, te kujton shprehjen e fameshme tek filmi "Shoqja nga fshati": "Epo qumeshitn ja duan fshatit po vajzat s'ja marrin". Edhe ne parate e emigranteve i duam po asnje perpjekje nuk bejme ne keto momente qe t'ua lehtesojme atyre kthimin, duke bere nje atdhe sa me atraktive dhe duke lehtesuar proceduart e investimit te tyre ne ekonomi. Ata per ne jane nje prurje jo vetem ekonomike, por edhe kulturore, dijesh, ekseprience dhe shume mire mund te sjellin ketu zhvillim, duke aplikuar fenomenin spin-off.
E rendesishme eshte te operohet zyrtarisht ne keta muaj te pare te vitit, duke theksuar edhe tematiken mbi rrjetin konsullor, (i cili ne fakt eshte nje rrjet ne zgjerim e siper. Arrij ne kete perfundim, duke ndjekur dinamiken e prezences se shqiptareve neper bote)si dhe ate mbi informacionin, si per sa i takon sektorit te vendimarrjes nga qeveria ashtu edhe persa i perket RTSH, i cili si nje televizon publik duhet te kete nje hapesire te caktuar ne planin e tij editorial per ceshtjen e shqipetareve neper bote.

martedì 9 marzo 2010

Per Grate nje barazi shansesh ne fakt dhe jo me fjale

Nje dite mbas festimit te 8 Marsit dhe diskutimeve te ndryshme here here edhe kundershtuese ne se duhet te jete apo jo feste 8 Marsi, ne se duhej te festohej(Pati diskutime qe e shpallnin 8 Marsin si feste trashegimi nga socializmi etj). apo te protestohej ne kete dite, nisur nga simbolike e asaj, qe perfaqeson kjo dite: sakrificen e grave te fabrikes se tekstileve ne New York, per te siguruar te drejtat e tyre etj, mendova te shkruaj keto rreshta me qellim ridimensionimin e urimit tim. Keto diskutime se bashku me urimet e shumta qe morrem na shoqeruan gjate dites se djeshme, por edhe sot ne studio te ndryshme televizive.
Mendimi im eshte se cdo date, cdo perkujtim, duke qene i tille ka ne vetvete elemente celebrues, pra mund te jete edhe feste. Ne festime te tilla ruhet edhe nje raport me ate se cfare perfaqeson, simbolizon ajo dite pa mbetur rob i kesaj simbolike.
Ne kete kontekst ne Shqiperi diten e festes se 8 Marsit pame te parakalonin perpara nesh larmi aktivitetesh: simpoziume, takime te drejtuesev te larte te grupimeve te ndryshme politike me grate e grupimeve respektive, shetitje te lira etj. Shumica e grave festuan ne menyre tradicionale festive. Do te vecoja ketu takimin festiv te 350 grave te komunitetti shqiptare ne Torornto, Kanada, nderkohe qe pati edhe nje pjese grash te cilat protestuan simbolikisht si ndonje shoqate grash ne kryeqytet, por edhe realisht, si ne Durres apo Orikum te Vlores etj.

Nisur nga sa me siper urimi im ne diten e festes se 8 Marsit do te ishte: Nje barazi reale, e ndertuar mbi inisativa konkrete dhe jo vetem me fjale, qe nxit grate te jene me te shumta ne cdo sektor.

Sipas meje eshte i nevojeshem nje protagonizem me i madh i vet grave, i cili duhet te jete i perbere , ndertuar mbi ide, programe dhe rezultate. Keto duhet te demostrojne rrjeti i grave dhe struktura te tjera te ngjashme, te cilat duhet te sherbejne per te mbeshtetur dhe vleresuar projektet femerore, duke u dhene atyre me shume ze perballe institucioneve lokale apo kombetare. Keto jane praktika konkrete dhe te dobishme.

Grave vlejne tu kujtojme edhe kurajon. Kurajoja eshte femer, grate mund te kene nje rol themelor ne luften kunder krimit te organizuar jo vetem ne institucione, por edhe ne jeten private dhe sociale, duke qene teper te vendosura.

Prandaj nje urim per te gjitha grate eshte gjithashtu,qe te arrijne se bashku te afirmojne dhe mbrojne cdo dite te drejtat dhe vlerat e tyre.

Luiza Hoxhaj

Tirane me 9 Mars 2010

domenica 7 marzo 2010

Kurajo per te jetuar

Domosdoshmeria e te deshmuarti: Shembulli i Nedo Fiano, nje i mbijetuar i kampit te shfarosjes ne mase te Auschwitz.

Ne vitet para viteve 90 Fiano nuk kishte ndonje imazh publik. Marrja persiper e pergjegjesive per te treguar Shoah dhe kampet naziste te shafrosjes ne mase vetem ne fillim te viteve 90, kur ka filluar nje aktivitet te deshmise neper Itali, qe e ka sjell qe atehere deri tani te marre pjese ne 842 takime

" Ne fillim te viteve 90 nuk ka ndodhur asgje e vecante as ne jeten time publike dhe as ne ate timen personale, e cila te nxiste fillimin e ketij aktiviteti"
-tregon ai dhe
" qe jeta nuk ka nje pershkim linear, ajo eshte nje barometer natyral, qe i sugjeron seicilit prej nesh nga nje dite tek tjetra, qe te shkruaj poezi apo te ze te kendoj. Une jam bindur qe duhet te flas per Shoah me shpresen qe te ngulitet tek gjeneratat e reja nje aksion qe frenon perseritjen.
Pastaj jam ndjere si nje udhetar qe ndjen te kete mundesine e fundit per te marre nje tren qe ndoshta nuk do te kaloj kurre".
Fiano ia atribuon racizmit shteteror - doktrines naziste dhe pastaj asaj fashiste te races- pjesen me te madhe te pergjejgesive te persekutimit te hebrenjve:

"Kur filluan te dilnin ligjet raciale"- aresyeton ai- "rregjimi kishte induktuar mbi popullsine nje menyre te te menduarit e te binduri, qe ne fillim bindi edhe disa ebrenj... Babai im aderoi ne Partine Fashiste, askush nuk mund te parashikonte se si do te perfundonte ajo. Nuk mund te me turperonin me shume se kaq pritshemerite e shokeve te klases, te cilet nuk hezitonin te me margjinalizonin nga frika e prinderve dhe e autoriteteve. Me trishton vecanerisht fakti qe asnje prej tyre nuk ka ardhur te me takoj me mbas".

Fiano nga anae tij preferon te tregoj se sa te spiegoj tmerrin qe ka pare kur thote qe:

"Nuk kerkoj te kuptoj komportimin e xhelateve, sepse trembem qe do te rezultonte ne nje justifikim te pejseshem. Me rezulton vetem qe levizje te tilla si kjo naziste, ajo sovietike apo edhe kjo fashiste, ngrene krye ne momente krizash te medha, momente kur njerezit ndiejne nevojen e mrekullive tokesore dhe tremben se kohet tona ndajne kete karakteristik te kohes se Gjermanise se Weimar ose te Italise se viteve 20".

Pas shume vitesh deshmish eshte i pari liber autobiografik. Fiano kthehet ne realitetin e Shoah me nje roman "E kaluara rikthehet".

"Kujtimi i Auschwitz eshte nje fakt present qe jeton me mua. Jam rritur me kete kujtim, i cili ka kondicionuar jeten time" -ka theksuar Fiano_"dhe jam i bindur qe nje njeri pa kujtime eshte me i dobet. Duke kujtuar Auschwitz ndiehem i privilegjuar sepse konservoj jeten, dashurine ,dinjitetin. Kujtesa eshte nje pike referimi, nje guide per komportimin tim. Vetem per ndryshimin kundrejt ketij kujtimi mund te jem i lumtur".

Ne prezantimin e relaitetit njerezor te Shoah kujtimet e nenave dhe baballareve te vrare ne kampet shfarosese.

Mbi diten e kujteses

Perpara se te vdiste Van Gogu peshperiti: "Trishtimi do te zgjas pergjithmone"

Shume shpesh pereth perkujtimeve gjendet nje vello e rende e retorikes celebruese, duke na larguar te gjitheve nga detyra e kujtimit dhe reflektimit.
Kujtesa rrezikone ne kete menyre te pershkohet nga nje menyre teper e ftohte dhe zyrtare, sepse ajo jeton realisht ne mendjet dhe mbi te gjitha ne veprimet e qytetareve.
Besoj se menyra me e mire per te kalur kete dite te kujteses eshte ajo e berjes se sforcos se te treguarit, fale modelit te shume tregimeve si ato qe u thane ne diten e dhenies se cmimit Nobel Elie Wiesel (cmimi Nobel per paqen ne vitin 1986) ne kushtet e viktimave cnjerezore te nazifashizmit.
Per kete mund ti referohemi shembullit te shkrimtarit me origjine ebree, i cili perballoi sfiden e te treguarit te historise se tij personale dhe familjare.
Elie Wiesel thellohet ne temat kyce te jetes se tij si njeri dhe si shkrimtar sic eshte ajo e luftes se tij te pandaleshme midis kujteses dhe harreses, kerkimit te nje atdheu dhe te nje dinjiteti, pergjegjesise se te qenit i mbijetuar dhe nevojes se te kujtuarit ne menyre, qe tmerret te mos perseriten me.

"Elio Weisel eshte bere nje personazh kaq i ndritur sa shpesh harrojme qe eshte mbi te gjtiha nje shkrimtar i madh, nje tip muzikanti i heshtjes, ne gjendje te peshperij ate c'ka nuk eshte mundur te thuhet". ("Le Monde des livres").

"Ne perfytyrimin tone kalojne njerez qe ndiheshin ne faj te jene ebrei, rome, homoseksual, te paafte, opozitare politik etj. Ata kalojne duke u skartuar ne syte e nje shoqerie e cila nuk pranonte pasurine e te qenit te ndryshem. (Ketu mund te bejme paralelen edhe me emigracionin shqiptare, ne fillimet tij, kur shpesh emigranteve shiqptare u duhej te ndiheshin gjithashtu "ne faj", sepse ishin shqiptare. Cudi historia perseritet edhe pse ne copeza te imta te saj). Sot kemi fatin, qe fale kontributit te shume burrave dhe grave pertej te gjashetdhjetave ta hedhim kete barbari prapa shpine.Vetem kujtesa mund te vendos te jape sigurine nga keto barbari, qe prezantohen gjithmone ne menyre iracionale dhe te pakontrolluar. Kujtesa eshte per mua domosdoshmeria qe te vazhdosh te indinjohesh ne cdo rast edhe ne shoqerine tone demokratike kur nje individ apo grup individesh diskriminohen per prezantimin e tyre si te ndryshem, ne te gjitha formatet qe pemenda me siper. Vetem keshtu do te mund te jetojme dhe te praktikojme ne cdo dite shpirtin e asaj dite"- thote shkrimtari i dhimbjes se madhe..