Cerca nel blog

lunedì 11 gennaio 2010

Sos refugjateve ambjentale

Trajtimi i situatave katastrofike nepermjete mjeteve te sigurimit
Alarmi SOS per refugjatet ambjentale ne vendet me te varfera per shkake te katastrofave gjithmone eme frekuente, te cilat ne vitet ne vazhdim do te jene edhe me te shpeshta u dha nga ekspertet per fenomenin e migrimit. Sipas percaktimit te tyre 'refugjate ambjentale" jane ata , qe kane humbur gjitheshka per shkake te fenomeneve katastrofike natyrore. Levizja e tyre orientohet drejte fshatrave dhe qyteteve te tjera me te aferta. edhe vendi yne sic po e tregojne gjasat eshte i ekspozuar ndaj ketyre fenomeneve. Permbytjet apo rreshqitjet e tokes nuk jane fenomene aq te rralla per ne. Ky ekspozim eshte rritur ne permasa te frikeshme edhe per shkake te keq menaxhimit te burimeve natyrore si dhe te prishjes se paktit tone me natyren, duke cenuar rende ekuilibrat e saj. Ndertimet te zona te papershtateshme, shpyllezimet, mungesa e investimeve ne vepra mjedisore etj jane disa nga shkaqet te cilat bejne, qe te jemi me te ekspozuar perballe katastrofave natyrore. Veprimet dhe mosveprimet jane te shtrira ne kohe, shumedimensionale si dhe ne sektore te ndryshem, duke e bere keshtu te veshtire daljen e pergjegjesive. Ne kete rast gjen tamam vend shprehja popullore se: ".. faji u be qyrk dhe nuk e veshi askush".
Analiza se si perballohen keto situata dhe se sa te pergatitur ishim per nje moment te tille vjen me mbas. Momentalisht energjite e te gjitheve duhet te kanalizohen ne zgjidhjen e situates. Kjo analize duhet te jete shumedimensionale, kurse angazhimi ne kete rast duhet te jete shumesektorial. Ajo qe shohim ne realitet ne rastin e prag katastrofes ne kaskaden e Drinit pertej lojes me termat tregon qarte se jo te gjitha strukturat jane perfshire ne perballimin e saj. Kjo nuk eshte nje situate e papritur dhe si e tille nuk duhet te jete e pamenaxhueshme. Minimizimi i demeve te shkatuara prej saj eshte ne proporcion te drejte me shkallen e reagimit qeveritar si dhe me faktin se sa ne kemi punuar per kete dite. Per mendimin tim situata, qe vjen pas eshte edhe me e veshtire, kur do te dalin ne pah pergatitja jone reale per tu perballur me to. Shpenzimet e rikuperimit te situates dhe kthimit te saj ne gjendjen e mepareshme, ne eficiente, jane teper te medha.
Shpresoj ende qe me masa te shpejta, me impenjim qeveritar, por edhe me solidaritet qytetar te kapercejme situaten si dhe te frenojme ne maksimum demet te cilat sjellin per rrjedhoje efektin e migrimit ambjental. Shembulli i disa komunave te demtuara nga termeti ne qarkun e Dibres, plage ende e hapur flete qarte se ajo qe vjen pas eshte edhe pjesa me e veshtire e zgjidhjes se problemit.
Ne muajin maj u be publik nje njoftim i agjensise Router e cila bente te ditur se viti qe sapao mbyllem do te sihte nje vit i shoqeruar nga zjarret dhe permbytjet, situate kjo e cila normalisht do te karakterizonte edhe vendin tone. Kjo me obligoi qe t'i kthehesha ne ate kohe temes se sigurimeve dhe mbrojtjes nga katastrofat. Ne njoftimet publike shihej qarte se pergatitjet per perballimin e ketij sezoni po beheshin vetem nga sektori i emergjences civile. Mendimi im ka qene dhe eshte se kjo situate kerkon angazhimin jo vetem te sektorit te emrgjences civile, por edhe ate te Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare dhe natyrisht ne linje vertikale edhe nje vendimmarrje qeveritare si dhe rregullimet perkatese ligjore. Rastet te tilla kur investime serioze kthehen ne pak minuta ne asgje duhet te jene te mbrojtura me mbulese sigurative. Situata aktuale ne Qarkun e Shkodres dhe ate te Lezhes therret ne rend te dites te mendohet seriozisht per nje skeme qeveritare te sigurimit ndaj katastrofave. Duke vleresuar praktikat boterore rezulton se keto situata perballohen jo vetem shteterisht, por edhe nga vet popullatat, duke perdorur per kete qellim skemat e sigurimit ndaj katastrofave, te cilat mund te jene teresisht private, teresisht shteterore apo edhe mikse: partneritet publik/privat. Here pas here ne diskutimet, prononcimet apo shkrimet mbi sigurimet, trajtohen problemet te madhesise se tregut, faktoreve dhe rruget qe cojne ne rritjen eketij tregu, kulturen e popullates ne kete fushe, pengesat dhe veshtiresite qe hasen ne rrugen per konsolidimin e ketij sektori, gjetja e rrugeve, qe do te conin ne rritjen e ketij tregu etj. Situata e fundit ne qarqet Lezhe e Shkoder nxjerr ne evidence se krahas sensibilizimit dhe rritjes se punes per edukimin e popullates me kulture sigurative duhet te diskutohet si nje rruge e mundeshme rritja e grupeve shoqerore apo profesionale, qe i nenshtrohen sigurimit te detyrueshem. Une do te ndalesha ne vecanti ne rastin e trajtimit te situates se katastrofave nepermjete mjeteve te sigurimit si dhe mundesite, qe ekzistojne per te aplikuar ne kete rast sigurimin e detyrueshem.
Ne se perfaqesuesit e kompanive te sigurimit e shohin kete aplikim nga pikpamja e rritjes se volumit te primeve e per rrjedhoje e rritjes se fitimit te tyre, une do te jap mendimin tim duke e pare nga nje tjeter kendeveshtrim qe eshte:
Se pari: nevoja e zgjidhjes se situatave katastrofike per popullaten;
Se dyti: lehtesimi i barres se qeverise ne perballimin e sukseshem te situatave katastrofike. Problemi i trajtimit te situatave katastrofike nepermjete mjeteve e programeve te sigurimit ne bote eshte nje situate shume e zakoneshme. Ashtu sic dihet synimi i skemes se sigurimit ne kete rast konsiston ne pasjen e nje numri te madh njerezish kontribues, te cilet ne total do te kene nje numer relativisht te vogel pretendimesh. Duke patur rastin ku cdo person kontribuon ne grupin apo fondin e premiumeve, do te kete fonde te mjaftueshme, qe mundesojne rimbursimin e numrit te vogel te njerezve qe jane pa fat dhe kane humbje.
Ne kete menyre ne shperndajme riskun. Potenciali i humbjeve te medha i perqendruar ne pak persona zvendesohet me mundesine apo sigurine e nje humbjeje shume te vogel(premium) per nje numer te madh njerezish. Kur mendojme per sigurimin e makinave ose sigurimin e shtepive kemi rastin klasik, sepse mund te jemi shume te sigurt qe ne rrjedhen normale te ngjarjeve, relativisht pak makina apo shtepi do te demtohen. Keshtu qe gjitheseicili ka pak a shume mundesi te barabarta humbjeje dhe eshte i motivuar te bleje sigurimin per mbrojtje. Por ne rastin e sigurimit nga katastrofa situata eshte ndryshe. Duke folur ne pergjithesi humbjet jane shume te ralla, keshtu qe njerezit nuk jane te prirur te mendojne se kane nevoje per sigurim. Fatkeqesisht kur ndodhin humbjet ato tentojne te jene jashtezakonisht te renda dhe me nje shperndarje te gjere. Mandej ne menyre tipike njerezit i drejtohen qeverise per asistence dhe kjo mund te vendose nje barre shume te rende ne financat e qeverise. Nje fenomen tjeter qe ndodh shpesh ne sigurimin e katastrofave eshte ai qe quhet "zgjedhje e kundert" ( Adverse selection). Marrim per shembull sigurimin nga permbytjet ( rast ne te cilin ndodhemi realisht). Njerezit qe jetojne prane brigjeve te lumit do te vuajne gjithnje deme nga lumi, qe del nga shtrati. Por njerezit qe jetojne ne zona me te larta brigjet e lumit e dine se ata nuk do te vuajne nga humbjet kur shperthen lumi. Pra njerezit e vetem qe do ta blejne mbulimin jane ata qe do te pesonin humbjet dhe ata qe nuk do te pesonin humbje nuk do ta blenin sigurimin. Pra jemi ne rastin tipik te situates per sigurim, kur ka nje numer te madh njerezish dhe vetem pak prej te cileve do te vuajne nje humbje. Por nuk duhet te harrojme se rrethi i personave, familjeve apo pasurive te patundeshme qe preken per shkak katastrofash vjen duke u zgjeruar: rreshkitjet, termetet, renia e zjarreve nuk jane fenomene dhe aq te ralla tek ne.
Sigurimi nga termetet rast i ngjashem.
Shohim nje situate te ngjasheme ne rastin e sigurimit nga termeti. brenda nje vendi mund te kete disa rajone qe jane zona me aktivitet te larte sizmik dhe disa rajone qe nuk jane ne keto zona. Njerezit qe jetojne ne zonat me aktivitet te larte sizmik duan sigurimin nga termeti dhe ata qe jetojne ne zonat e tjera priren te mos e blejne sigurimin. Gjithashtu edhe brenda zones me intensitet te larte sizmik ne e dime se disa tipe strukturash jane shume me te rrezikuara per t'u prishur se sa te tjerat, keshtu qe do te shohim se njerezit qe do ta blejne mbulimin jane ata me riskun shume me te larte: ata qe kane struktura me risk te larte shembjeje ne zonat me aktivitet te larte sizmik.
Nje menyre per tu ardhur rrotull ketyre problemeve eshte te merret nje rajon mjaftueshmerisht i madh ne menyre qe te kemi nje miks te zonave me risk. Pas kesaj behet mbulimi i detyrueshem. Kjo ben te mundur, qe te kemi nje fond premiumesh, i cili do te jete i mjaftueshem per te mbuluar shumen e priteshme te pretendimeve dhe gjithashtu nuk do te kemi "kunder zgjedhje" (antiselektion). Ne kete rast disa mund te argumentojne se po detyrohen njerezit me risk te ulet te subvencionojne ata me risk te larte. Ne te vertete kjo eshte ekzaktesisht ajo qe ajo qe po ndodh ne kete rast, por shume qeveri perdorin aresyetimin se nga perspektiva e politikes publike me te vertete nuk ka zgjehdje tjeter vec te ndiqet kjo metode. Po te konsiderojme faktin , qe mund te te krijohen skema te tilla ne nivel rajonal ky fond behet akoma me i ndjeshem, pasi rritet mjaftueshmerisht numri i personave qe kontribuojne ne skeme. Nuk duhet harruar se edhe vet investitoret apo perdoruesi i kaskades se Drinit ne kete rast, psh duhet te paguaj sigurimin e detyrueshem per pergjegjesine per demin e shkaktuar ndaj te treteve ( banoreve te zonave te permbytyra). Ne kete rast mund te ndiqet modeli i Turqise per mbulimin e detyrueshem nga termeti. Sipas ketij modeli te gjitha ndertesat duhet te mbulohen dhe qe te gjtiha paguajne nje tarife baze(premium), bazuar mbi disa tregues, sic jane siperfaqja e dyshemese ose vlera e percaktuar e tregut si dhe disa perllogaritje te tjera per shumen e demit qe mund te pesojne ne rastin e nje termeti apo permbytjeje.
Fonde per te mbuluar demet e nje termeti, ose rasti tjeter katastrofe.
Ideja eshte te ngrihet nje grumbull fondesh te mjaftueshme per te mbuluar demet nga nje termet i mundshem ne ate shtet (Turqi). Ky shembull vlen si model per vendin tone, per cdo shtet ne bote si dhe per cdo rast katastrofe sic mund te jene edhe zjarret apo permbytjet. Ne fakt nuk eshte e mundur qe te sigurosh fonde te mjaftueshme ne nje vit apo qofte edhe ne disa vjet. Por Banka Boterore dhe disa agjensi nderkombetare kane dhene kredi per fondin dhe kjo kredi do te shlyhet me rritjen e fondit ne mundesi nga marrja e terifave. Ketu nuk perjashtohen perkundrazi presupozohet edhe nje kontribut vjetor i qeverise nga rezerva pe fuqi madhore e cila duhet te derdhet rregullisht ne kete fond dhe jo te perdoret ne fund te vitit per qellime te tjera sic edhe mund te kete ndodhur rendom tek ne nder vite. Fakti qe fenomene te tilla natyrore nuk ndodhin me frekuenca vjetore nuk do te thote qe ato fonde te"digjen", perkundrazi ato duhet te akumulohen per nje "dite te keqe". ne rastin e vendit tone, per shkak te permasave, per shkak te tradites se pritshmerise se larte nga shteti, por edhe per shkak te kultures se ulet sigurative do te ishte shume e pershtateshme skema mikse: pjesemarrja me fonde private, shteterore si dhe me kredite prej strukturave nderkombetare efinanciare, te permendura me siper.
Ne kete rast qellimi eshte qe ata te mund te kalojne pjese te ketij fondi ne tregjet nderkombetare te risigurimit, keshtu risku me ne fund fillon te rishperndahet ne vende te ndryshme ne vend qe te ngelet vetem mbi pronaret e ndertesave apo pasurive te tjera te luajteshme ose te paluajteshme qe demtohen. Natyrisht do te ishte shume e rendesishme venia ne perdorim e skemes, per t'u siguruar qe gjitheseicili, perfshi edhe qeverine, paguan premiumin e kerkuar dhe qe parate mandej investohen dhe jane te vlefeshme per pagesat e pretendimeve dhe investimeve perkatese. Ne cdo skeme te kesaj natyre eshte gjithnje shume e rendesishme te behet gjitheshka e mundur per te zvogeluar mundesine e humbjes.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 08.01.2010