Cerca nel blog

giovedì 6 marzo 2008

A eshte koha per ndarje?

Duke konsideruar shkrimin e meparshem "Te duash, te dish, te mundesh", shoh se po ndodh e kunderta e asaj qe shpresoja. Bashkimi opozitar i lindur pas 3 Korrikut 2005, si nje reflektim ndaj asaj qe u mungoi atyre zgjedhjeve, pra bashkepunimi dhe koordinimi i koalicionit,ne ate kohe pozitar, tashme po shkermoqet. Shume analiza, shume reagime dhe kundereagime, ne emer te politikes se re, por me gjuhen e politikes se vjeter. Situata e pergatitjes se infrstruktures zgjedhore po kalon te njejtin kalvar dhe me sa duket do te jape te njejtat fruta te papjekura ne rastin me te mire dhe te hidhura ne rastin me te keq. Per kodin zgjedhore po punojne te njejtet eksperte te cilet ne fazen e pare jane uruar per gjetjen e tyre dhe direkt pas zgjedhjeve jane kritikuar per mangesi te modelit etj, nga te njejtet njerez politikberes. Asnjehere problemin nuk e shohim tek zbatimi ligjit, por gjithomne tek ligji. Gjithmone fajin e ka "Parajsa". Behen teori te medha, tentohen modele te vendeve me demokraci te konsoliduar dhe funksionale dhe harrojme se te gjitha klasat tek ne jane te pa konsoliduara. Situate teper trishtuese dhe aspak premtuese. Nuk i eshte lene aspak terren problemeve te dites. Pyetjes qe ben dikush; A eshte koha per ndarje? ,nuk i jepet dot pergjigje. Aresyet per mendimin tim jane dy:
-Se pari: A ka qene realisht e bashkuar opozita apo jo? Ne se po mbi c'parime?
-Se dyti: A kane aktualisht nje ceshtje madhore per te cilen duhet te luftojne te bashkuar apo jo? A nuk eshte e tille reforma zgjedhore?
A eshte vendosur realisht qytetari ne qender te vemendjes dhe procesit demokratik, bazuar ne politiken e re, ne ndryshimin e madh?
Ne se po modeli i ofruar nga dy partite e medha, cudierisht ne nje mendje e meshiron apo jo kete qendervendosje?
Perse te mos vendose qytetari me voten e tij per probleme madhore sic eshte reforma ne drejtesi dhe ajo zgjedhore?
Eshte fatkeqesi qe perseri zgjedhesi shqiptar po tentohet perseri, qe te vendoset perballe alternatives, qe te zgjedh te keqen me te vogel, pra ta jape perseri voten e tij kunder nje modeli qeverises dhe jo pro nje alternative tjeter qeverisese. Kete problematike do te perpiqem t'a shtjelloj ne vijim.